Ne nje ceremonial te hershem, i cili na ka ardhur i gjalle, fale nje dokumentari te "Luce" ne fundvitet '30, nje cift shqiptar ne veri te vendit, martohet sipas nje rituali, qe duket se eshte i percaktuar mire. Nusja eshte e mbuluar dhe eshte e veshur me kostumin popullor te zones, ndersa dhenderi po ashtu mban nje veshje kombetare te zgjedhur. Pak caste, perpara se te futen ne shtepi, ajo pozon perpara te gjithe dasmoreve, ne krah te dhenderit. Eshte vjehrra, qe e para permes xhirimeve te shpejta te dokumentarit te kohes, e merr dhe ia vendos gishtat ne deren e shtepise. Kjo eshte shenja e besimit. E cila perseritet, pak a shume ne te njejten menyre, ne te gjitha vendet, ne kete kohe, qe nuk jane pasqyruar ne dokumentar. Keshtu zhvillohej ceremoniali martesor, ne vitet '40 ne Shqiperi, sipas dokumentarit italian. Por, evidenca te qarta te saj kemi, per te gjitha ata, qe kane shkruar per Shqiperine. Historianet kane lene nje evidence te qarte, keshtu, per ceremonialin e Skenderbeut me Doniken. Nje nga dasmat me te degjuara te historise sone, per pompozitetin dhe graden e te ftuarve.
Para Luftes se Madhe
Duke iu kthyer kujtimeve filmike te "Luce", pak me tej, ne ekstremin verilindor te Shqiperise etnike, nusja merrej e shoqeruar me flamurin kombetar. Madje, edhe ne qytetet e Kosoves, respektohej ky veprim. Ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme, nusja e mbuluar, kryente ritualet, e percaktuara qarte, ndersa vjehrra, qe ate dite transformohej si "Zonja e pare e shtepise". Ne disa, fshatra, ajo qellonte te ishte shume me e madhe edhe sesa dhenderi (per shkak te emigrimit). Ne qytete, nuk dukej se mund te ndryshonin me shume ceremonite. Ato, fale perberjes te gjere demografike shqiptare, qe kishte maxhorance fshatare, kishin shume elemente tradicionale. Ndryshimi, i vetem brenda trevave, kishte lidhje me ndryshimin e besimeve fetare. Dhe, besime te ndryshme aplikonin zakone te ndryshme. Nderkohe, ne zonat me pak te urbanizuara, respektohej elementi i rrembimit, (madje veprimi quhej si nje zotesi e dhenderit); kurse ne disa zona malore, nuk u harrua deri vone elementi i blerjes se nuses. Madje, dhenderi i ardhshem, duhej te ishte i afte qe te kishte nje sasi te mjaftueshme per ta blere te shoqen. Nga kjo sasi te hollash, ai kishte te drejte, qe te zgjidhte nusen-mall te tij. E cila, qe diten e pare, do te ishte skllavja e re e shtepise. Keto zakone me shume e roberonin femren shqiptare. Ne shumicen e rasteve, kuptohet se prirja kryesore ishte dasma me ane te njohjes me shkuesi.
Dhe, megjithe kenaqesine e madhe jetesore, se ato do te krijonin familje, ne pergjithesi femrat e konsideronin veten krejtesisht te roberuara. Vetem, ne qytete, dhe kontaktet me jashte te familjeve te borgjezise shqiptare, dhe pronareve te tokave bene qe te ndryshonin krejtesisht keto ceremoni. Kuptohet ne pak familje. Qe shfrytezuan edhe lidhjet martesore, per forcimin ekonomik dhe per aleanca te ndryshme mes tyre. E rende vazhdoi te paraqitej per femren shqiptare, gjendja e saj ne zonat rurale dhe ca me shume ne zonat, qe ishin larg qendrave urbane, deri ne mesin e shekullit te kaluar. Ceremoniali i brendshem, pastaj ishte njelloj. Preferohej lidhja martesore prane autoriteteve fetare. Muzika zgjidhej nga vendi, origjina e te cilit ishte dhe origjina e ciftit martesor. Paja e nuses, do te percaktohej nga mundesia e familjes, apo nga marreveshja, qe ishte bere gati matematikisht, ne mes perfaqesuesve te dy paleve.
Pas Lufte
Kjo gjendje u trashegua edhe pas luftes. Vetem se me nje ndryshim. Rregjimi komunist nuk deshironte, qe t'i qendronte, qe ne fillimin e tij strikt, zakoneve te kaluara. Dhe, filloi qe ne mase, perfaqesuesit e saj t'i braktisnin keto ceremoni. Kjo, pak me vone, u be nje norme masive. Dhe, te rinjte, qe vinin nga zona te ndryshme te vendit, per pune te ndryshme vullnetare, qe hapi sistemi komunist, filluan qe t'i marrin dhe t'i aplikojne keto zakone. Filluan qe te demaskonin sistemin e njohjes me shkuesi, pavaresisht se shmangia e tij nuk ka mbaruar ende. Disa kohe, madje ishte jo e pelqyeshme qe te mbahej, edhe uniforma e marteses, nga ana e nuses. Dasmat u reduktuan, ndersa dominonte kudo muzika e sistemit te ri, qe kishte lindur. Ne ceremoni, perpos shendetit te ciftit, duhej qe te tregohej besnikeria e dasmoreve per Partine.
Ciftet, pastaj si muaj mjalti, duhet qe te shkonin ne nje nga kampet e pushimit, kur ndersa ciftet ne fshat ishin me te privuara, fale gjendjes ekonomike. Me kalimin e kohes, por kryesisht qe me ndarjen e fese, ritualet ishin reduktuan disi. Ndersa per sa i perket pushimeve, ato duhet te kishin kujdes, qe te mos tejkaloheshin. Eshte akoma e gjalle nje kenge, qe tashme eshte kthyer, ne nje perqeshje per sistemin e kaluar. Dicka qe tingellon e tille: Te dielen u martove/ te henen ne pune shkove/. Nje perqeshje tipike cinike e sistemit! Nga ana tjeter, varferia beri, qe te kurseheshin shume. Kurse, ata qe ishin me ne gjendje, ne te shumten e heres, dasmat ne qytet i benin neper lokale dhe me pak ne shtepi, ndersa ne fshat, ashtu si tradicionalisht, neper shtepira te ndryshme. Ku, kohe me pare, duhej qe te pergatiteshit marrja e lejeve per gjetjen e ushqimit dhe ceremoniali tjeter plotesues.
Pas viteve '90
Ka ndryshuar shume, duke iu referuar koheve te dikurshme. Ose me sakte eshte nje institucion, qe gjithmone ne Shqiperi ka pesuar ndryshime. Mbase nje tregues eshte edhe migrimi i madh ne vend. Ku, kuptohet se shumica ende mundohet qe te respektojne traditen e vendeve nga kane ardhur. Por, duhet thene se neper qytete rituali martesor eshte reduktuar, fale koncepteve te reja dhe gjendjes ekonomike. Ndersa, eshte bere me shume si shenje shoe, tek familjet e pasuruara per te demostruar fuqine; eshte kthyer ne nje 'torture', per ata qe duhet ta bejne dhe qe nuk kane mundesi. Qe nderkohe, kane zgjedhur nje rruge tjeter duke e thjeshtuar ne mase, ne praktiken e kokteleve. Ka ndryshuar muzika, sepse ajo nuk eshte me si dikur, ku dominonin kenget kushtuar partise dhe kenget standarte. Epersia e ritualit te kesaj kohe ne rradhe te pare duket nga elementi i marrjes se nuses, i cili eshte kthyer ne nje demostrim, ku cdo "karvan" do te tregoje supremacine e tij, kundrejt te tjereve. Por, ajo qe duhet theksuar, eshte se ka ndryshuar shume marredhenia e brendshme ne mes dy bashkeshorteve. Vertete, ruhet deridiku ceremoniali, por te dy bashkeshortet kane me shume te drejta tek njeri-tjetri. Ata jane pjese integrale e dasmes dhe jane kthyer puthjet publike, mes ciftit, perpara dasmoreve, dikur element i ndaluar.
Tashme te gjitha ciftet deshirojne qe te filmohen dhe kameramani eshte pjese integrale e dasmes se familjes. Ne shtepite fshatare vazhdon elementi, ku dajat merren vesh me njeri-tjetrin, ndersa ne qytet ceremonia eshte pak me liberale. Atje ku behen ceremonite eshte taksative, qe numri i familjareve te dhenderit, te jete me i madh ne delegacionin ceremonial. Por, eshte kufizuar koha e pushimit pas martesor, kjo per shkak te pamundesise, per te gjetur shume kohe te lire. I gjithe ceremoniali, qe i jane shtuar edhe elemente evropiane, e kane bere dasmen shqiptare nje kategori, qe i afrohet shume, ceremonive evropiane te ketij lloji.
____________
Lot Dielli
















