Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Danilo Zeka: "Njė yll shqiptar nė Operan e Athinės" 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Danilo Zeka: "Njė yll shqiptar nė Operan e Athinės" 
 
Image Danilo Zeka, 29 vjeēar nga Tirana, i larguar nga Shqipėria nė vitin 1997, ėshtė momentalisht njė ndėr balerinėt me mė shumė role kryesore nė Operan Kombėtare tė Greqisė, nė Athinė.Eshtė njė ndėr talentet shqiptare, karriera dhe historia e tė cilit, pak nga modestia e ēuditshme qė e karakterizon dhe pak nga fakti qė e ka vizituar pak herė vendin e vet nė kėto vjet, ka kaluar pa u vėnė re nė Shqipėri. Por jo nė Greqi, ku ai merr pjesė nė shfaqjet klasike mė tė rėndėsishme tė kryeqytetit Helen, apo nė Europė ku ai pėrfaqėson Operan e Greqisė nė aktivitete apo festivale ndėrkombėtare, dhe nė projekte tė tjera nė televizionet e atij vendi, apo nė fushata publicitare.
Deri para pak muajsh, imazhi i tij ishte pjesė e njė fushate publicitare kombėtare nė Greqi. Ishte Danilo, nė qendėr tė reklamave nė metronė e Athinės, nė vendet publike e nė ēdo hapėsirė tjetėr tė pėrdorur pėr fushatėn.
Pak, ose aspak, ėshtė folur pėr tė nė shtypin shqiptar! Ndonėse pėrfaqėson njė histori gati tė pabesueshme mes artit, ambicies, dhe fatit tė mirė, jashtė vendlindjes.
Danilo ėshtė ndoshta ndėr tė paktėt balerinė tė karrierės, i cili baletin ka nisur ta mėsojė jo nė shkollė 8 vjeēare, por nė shkollėn e mesme. Pasi e pėrfundoi Shkollėn e Baletit, ai u emėrua nė Operan e Tiranės, ndėrkohė qė qėndroi atje pėr fare pak kohė. Njė ftesė e papritur, i vjen nė vitin e turbullt pėr shqiptarėt, 1997, pėr tė vizituar Zvicrėn, nė njė trainim ku veē tij ishin zgjedhur edhe tre kolegė tė tjerė shqiptarė. Pas dy muajve qėndrimi nė Zvicėr ai u rikthye nė Tiranė, nė momentin kur plasėn trazirat e vitit 1997.
E ardhmja i dukej e turbullt, ashtu siē, kuptohet, u dukej gjithė shqiptarėve. Derisa, ditėn e parė kur Aeroporti i Rinasit u rihap pėr fluturimet e kufizuara, ndėrkombėtare tė asaj periudhe, ai mundi t’i hipte avionit tė parė qė mbėrrinte nė Greqi, duke pranuar kėshtu njė ftesė qė i ishte bėrė nga njė trupė private teatrale. Ajo i propozonte tė punonte nė Greqi. “Ishte njė periudhė shumė e vėshtirė pėr Shqipėrinė dhe Danilo pranoi menjėherė, pa e menduar pėr herė tė dytė atė propozim”, thotė pėr MAPO, Dorina Zeka, e ėma e Danilos.
Iu deshėn vetėm 5 vjet dhe nė moshė fare tė re, Danilo, mė nė fund, u pranua nė Operan Kombėtare tė Greqisė, nė Athinė, ku vazhdon tė punojė edhe sot, si njė ndėr balerinėt kryesorė, rolet e tė cilit janė gjithmonė ne plan te pare.
Gazeta tė shumta greke shkruajnė artikuj pėr tė, ndėrkohė qė, pėr arsye qė askush nuk ėshtė nė gjendje t’i thotė, ai asnjėherė nuk ėshtė ftuar nga ndonjė organizėm kulturor nė Shqipėri. Ka interpretuar nė vepra si “Hamleti”, “Karmen”, apo “Zorba” me kompozitorin grek Niki Teodoracis, apo nė “Liqeni i mjelmave”, me koreografin e njohur rus Ilea Zaleski.
Nė shtator tė vitit 2004, ishte Danilo ai qė nė agoranė e Athinės ndezi pishtarin e Lojėrave paraolimpike. Moment i fiksuar nga aparatet e qindra mediave tė huaja e agjencive tė lajmeve, dhe i transmetuar live nga dhjetėra televizione me audiencė ndėrkombėtare. Kėto lojėra, tė destinuara pėr sportistė me aftėsi tė kufizuara, i pėrshėndeti dhe kryeministri i Greqisė Kostas Karamanlis, i cili tha, gjatė ceremonisė, se Greqia dėshironte tė jepte njė mesazh humanizmi dhe paqeje nė tė gjithė botėn.
Fakt ėshtė se Danilo asnjėherė nuk ka kėrkuar tė pajiset me njė pasaportė greke. Ai qėndron nė Athinė si njė qytetar me kombėsi dhe nėnshtetėsi shqiptare. Ai vazhdon, tė jetė shqiptar 100 pėrqind…
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!