| Autori |
Mesazh |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Fjalimet Qe Ndryshuan Boten
Urrejtje, injorancė dhe djallėzi
Mbajtur mė 10 dhjetor 1975
Chaim Herzog
Zoti President! Ėshtė simbolike se ky debat, i cili mund tė jetė njė pikė kthesė nė fatin e Kombeve tė Bashkuara dhe njė faktor vendimtar nė ekzistencėn e mėtejshme tė kėsaj organizate, do tė organizohet mė 10 nėntor. Sonte, tridhjetė e shtatė vite mė parė, njihet nė histori si Kristallnacht, nata e kristaleve. Kjo ishte nata e vitit 1938, kur trupat naziste tė Hitlerit nisėn njė sulm tė koordinuar mbi komunitetin hebre nė Gjermani, dogjėn sinagogat nė tė gjitha qytetet e saj dhe ndezėn zjarre nė rrugė me librat e shenjtė dhe skrollet e Ligjit tė Shenjtė dhe Biblės. Ishte nata kur shtėpitė e hebrenjve u sulmuan dhe krerėt e familjeve u rrėmbyen, shumė prej tė cilėve kurrė nuk u kthyen. Ishte nata kur dritaret e tė gjitha bizneseve dhe dyqaneve tė hebrenjve u thyen, mbuluan rrugėt e qyteteve tė Gjermanisė me xhama tė thyera, tė cilat u thėrrmuan nė miliona kristale qė i dhanė asaj nate kėtė emėr. Ishte nata qė ēoi nė kremator dhe nė dhomat e gazit, Aushvic, Birkenau, Dachau, Buchenwald, Theresienstadt dhe tė tjera. Ishte nata qė ēoi nė holokaustin mė tė tmerrshėm tė historisė sė njerėzimit.
Nuk ngrihem mbi kėtė podium tė mbroj vlerat morale dhe historike tė popullit hebre. Ata nuk kanė nevojė tė mbrohen. Ata flasin vetė. Ata i kanė dhėnė njerėzimit diēka tė madhe dhe tė pėrjetshme. Ata kanė bėrė pėr njerėzimin mė shumė nga sa mund tė vlerėsohet nga njė forum i tillė.
Unė vij kėtu tė dėnoj dy djaj tė mėdhenj qė kėrcėnojnė shoqėrinė nė pėrgjithėsi dhe njė shoqėri kombesh nė veēanti. Kėto dy djaj janė urrejtja dhe injoranca. Kėto dy djaj janė forca motivuese prapa ithtarėve tė kėsaj rezolute dhe mbėshtetėsve tė tyre. Kėta dy djaj karakterizojnė ata qė duan ta zvarrisin kėtė organizatė botėrore, idealet e sė cilės janė ngjizur fillimisht nga profetėt e Izraelit, nė thellėsinė nė tė cilėn ėshtė thithur sot.
Sot nuk po shohim gjė tjetėr veē njė manifestim tė urrejtjes sė hidhur anti-semitike dhe anti-hebraike, e cila gjallėron shoqėrinė arabe. Kush do ta besonte se nė kėtė vit, nė 1975, falsiteti ligdashės i "tė vjetėrve tė Zionit" do tė shpėrndahej zyrtarisht nga qeveritė arabe? Kush do ta besonte se ne sot do tė meditonim njė shoqėri arabe qė na mėson urrejtjen mė tė turpshme anti-hebraike qė nė kopėsht? Po sulmohemi nga njė shoqėri qė motivohet nga forma mė ekstreme e racizmit e njohur nė botė sot. Ky ėshtė racizmi qė u shpreh kaq ngjeshur me fjalėt e liderit tė PLO-sė, Yassir Arafat, nė fjalimin e hapjes nė njė simpozium nė Tripoli, Libia: "Nuk do tė ketė prezencė tjetėr nė kėtė krahinė pėrveē prezencės arabe". Me fjalė tė tjera, nė Lindjen e Mesme nga Oqeani Atlantik nė Gjirin Persik, vetėm njė prezencė lejohet, dhe ajo ėshtė prezenca arabe. Asnjė person tjetėr, pavarėsisht se sa tė thella janė rrėnjėt e tij nė kėtė krahinė, nuk do tė lejohet tė shijojė tė drejtėn pėr vetėvendosje.
Ndėrsa qėndroj mbi kėtė podium, historia e gjatė dhe krenare e njerėzve tė mi shpaloset para shpirtit tim. Po shoh shtypėsit e njerėzve tanė nėpėr epoka ndėrsa ata kalojnė njėri tjetrin nė varganin e ligė, nė harresė. Qėndroj para jush kėtu si pėrfaqėsuesi i njė populli tė fortė qė lulėzon, i cili ka mbijetuar dhe do tė mbijetojė ndaj kėsaj shfaqjeje tė turpshme dhe ithtarėve tė kėsaj rezolute.
Momentet e mėdha tė historisė hebraike mė vinė ndėr mend ndėrsa qėndroj para jush, edhe kėtė herė pėrsėri viktimat e urrejtjes, injorancės dhe sė ligės. Kthej sytė prapa kėtyre momenteve. Kujtoj madhėshtinė e njė kombi, tė cilin kam nderin ta pėrfaqėsojė nė kėtė forum. Jam i ndėrgjegjshėm nė kėtė moment pėr tė gjithė popullin hebre kudo nė botė, qoftė nė liri apo nė skllavėri, lutjet dhe mendimet e tė cilėve janė me mua nė kėtė moment.
Qėndroj kėtu jo si njė lutės. Votoni ashtu siē ju thotė ndėrgjegjja morale. Pasi ēėshtja nuk ėshtė as Izraeli dhe as Zionizmi. Ēėshtja ėshtė ekzistenca e vazhdueshme e kėsaj organizate, e cila ėshtė tėrhequr nė pikėn mė tė ulėt tė diskreditimit nga njė koalicion despotėsh dhe racistėsh.
*Nga viti 1975 deri nė 1978, ambasadori i Izraelit nė OKB.
|
|
#1 27 Prill 2007 09:48
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Dashuria fillon nė shtėpi
Mbajtur mė 11 dhjetor 1979
Nėnė Tereza
Sot, mjeti mė i madh, shkatėrruesi mė i madh i paqes, ėshtė aborti. Dhe ne qė po qėndrojmė kėtu, prindėrit nga kanė dashur. Nuk do tė ishim kėtu sikur prindėrit do tė na e bėnin atė. Fėmijėt tanė, ne i duam ata, por ēfarė mund tė thoni pėr miliona tė tjerė. Shumė, shumė pak njerėz janė tė shqetėsuar pėr fėmijėt e Indisė, pėr fėmijėt e Afrikės, ku vdesin njė numėr i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kėshtu me radhė, por me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nėnės. Dhe ky ėshtė shkatėrruesi mė i madh i paqes sot. Sepse nėna vret fėmijėn e saj, atėherė ēfarė do tė bėjė me ty dhe mua, nuk ka asgjė midis nesh. Dhe pėr kėtė apeloj nė Indi, apeloj kudo. Le ti sjellim fėmijėt pėrsėri, dhe ky vit tė jetė viti i fėmijėve: ēfarė kemi bėrė pėr fėmijėt? Nė fillim tė vitit unė thashė, fola kudo dhe thashė: Kėtė vit le ti bėjmė tė ndihen tė dashur tė gjithė fėmijėt e lindur dhe tė palindur. Dhe tani qė jemi nė fund tė vitit, a i kemi bėrė fėmijėt tė ndihen tė dashur?
Nuk e besoj se jemi me tė vėrtetė punonjės socialė? Ndoshta bėjmė punė sociale nė sy tė njerėzve, por nė tė vėrtetė jemi soditės nė zemėr tė botės. Pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orė nė ditė. Jemi 24 orė nė prezencėn e tij, unė dhe po kėshtu dhe ju. Edhe ju duhet tė pėrpiqeni ta sillni prezencėn e Perėndisė nė familjen tuaj, pasi familja qė lutet sė bashku qėndron sė bashku. Dhe unė besoj se ne nė familjen tonė nuk kemi nevojė pėr armė dhe bomba, pėr tė shkatėrruar qė tė sjellim paqe, por mjafton tė mblidhemi sė bashku, tė duam njėri-tjetrin, tė sjellim paqe, atė gėzim, atė forcė nė prezencėn e njėri-tjetrit nė shtėpi. Dhe do tė jemi nė gjendje ta mposhtim atė forcė djallėzore qė ėshtė nė botė.
Ka kaq shumė vuajtje, kaq shumė urrejtje, kaq shumė varfėri, dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona do tė fillojmė nė shtėpi. Dashuria fillon nė shtėpi, dhe nuk ka rėndėsi se sa shumė bėjmė, por sa shumė dashuri vendosim nė veprimet qė bėjmė. Pėr Perėndinė e Madhėrishėm nuk ka rėndėsi se sa shumė bėjmė, pasi Ai ėshtė infinit, por sa shumė dashuri vendosim nė ato veprime. Sa shumė prej Tij japin nė personin tė cilit po i shėrbejmė.
Dhe me kėtė ēmim qė kam marrė si ēmim paqeje, do tė pėrpiqem ta bėj shtėpinė e shumė njerėzve qė nuk kanė shtėpi. Sepse besoj se dashuria fillon nė shtėpi, dhe nėse krijojmė njė shtėpi pėr tė varfrit, besoj se gjithnjė e mė shumė dashuri do tė shpėrndahet. Dhe do tė jemi nė gjendje tė sjellim paqe nėse kuptojmė kėtė gjė, do tė jemi lajmi i mirė pėr tė varfrit. Tė varfrit nė familjen tonė fillimisht, nė vendin tonė dhe nė botė.
Nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje ta bėjmė kėtė, Motrat tona, jeta jonė duhet tė jetė e ndėrthurur me lutje. Ajo duhet tė jetė e ndėrthurur me Krishtin, nė mėnyrė qė tė kuptohet, qė tė ndahet.
Pėr shkak se sot ka kaq shumė vuajtje, dhe unė ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet pėrsėri. A jemi ne atje ta ndajmė atė pasion, ta ndajmė atė vuajtje me njerėzit? Varfėria ėshtė nė tė gjithė botėn, jo vetėm nė vendet e varfra, sepse unė kam gjetur varfėri edhe nė Perėndim, aty ku ėshtė kaq i vėshtirė tė hiqet. Kur marr njė person nga rruga, tė uritur, i jap njė pjatė me pilaf, njė copė bukė, e ngop. Atij i heq urinė. Por njė person i lėnė jashtė, qė ndihet i padashur, i padėshiruar, i tmerruar, personi qė ėshtė pėrzėnė nga shoqėria ajo varfėri tė vret kaq shumė dhe kaq fort, dhe kjo mua mė duket mė e vėshtirė.
Motrat tona po punojnė mes atyre njerėzve nė Perėndim. Prandaj duhet tė luteni pėr ne qė tė mund tė jemi ai lajmi i mirė, por nuk mund ta bėjmė kėtė pa ju. Ju duhet ta bėni kėtė kėtu nė vendin tuaj. Ju duhet ti njihni tė varfrit, ndoshta njerėzit tanė kėtu kanė tė mira materiale, gjithēka, por besoj se nėse tė gjithė hedhim njė sy nė shtėpinė tona, sa do tė vėshtirė ta kemi ndonjėherė pėr ti buzėqeshur njėri-tjetrit, duhet ta bėjmė, dhe ajo buzėqeshje ėshtė fillimi i dashurisė.
Nuk kam pėr ta harruar asnjėherė atė qė ka ndodhur disa kohė mė parė, kur katėrmbėdhjetė profesorė erdhėn nga Shtetet e Bashkuara nga universitete tė ndryshme. Ata erdhėn nė shtėpinė tonė dhe ne biseduam pėr dashurinė, dhembshurinė, pastaj njėri prej tyre mė pyeti: Mė thoni, nėnė, ju lutem na tregoni diēka qė ta mbajmė mend, dhe unė i thashė: Buzėqeshini njėri-tjetrit, gjeni kohė pėr njėri-tjetrin nė familjen tuaj. Buzėqeshini njėri-tjetrit. Dhe pastaj njėri prej tyre mė pyeti: A jeni e martuar? Dhe unė i thashė: Po, dhe ndonjėherė mė duket e vėshtirė ti buzėqesh Jezusit, pėr shkak se ai ndonjėherė bėhet shumė kėrkues. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė diēka e vėrtetė, dhe nė atė vend vjen dashuria, kur ėshtė kėrkuese, edhe atėherė mund tia japin Atij me gėzim.
Ashtu siē kam thėnė sot, kam thėnė edhe nė tė kaluarėn, se nėse nuk shkoj nė parajsė pėr gjėrat e tjera, do tė shkoj nė parajsė pėr tė gjithė reklamėn, pėr shkak se mė ka pastruar dhe mė ka sakrifikuar dhe mė ka bėrė gati pėr tė shkuar nė parajsė. Besoj se kjo ėshtė diēka, se duhet ta jetojmė jetėn tė pėrsosur, kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne. Sikur vetėm tė kujtonim se Perėndia na do ne, dhe se ne kemi njė mundėsi pėr tė dashur tė tjerėt ashtu siē ai na do ne, jo nė gjėrat e mėdha, por nė gjėrat e vogla me dashuri tė madhe, atėherė Norvegjia do tė bėhet njė ēerdhe dashurie. Sa bukur do tė ėshtė qė kėtu ėshtė qendra e paqes. Qė nga kėtu tė dalė gėzimi i jetės sė njė fėmije tė palindur. Nėse bėheni njė dritė qė digjet pėr paqen nė botė, atėherė me tė vėrtetė Ēmimi Nobel pėr Paqen ėshtė njė dhuratė nga populli norvegjez. Perėndia ju bekoftė!
* Anjeza Gonxhe Bojaxhi ka lindur mė 1910, nga njė familje shitėsish shqiptarė. Ka shkuar nė mė shumė se 200 misione nė 25 vende tė botės. U lumturua nė tetor 2003.
____________
Lot Dielli
|
|
#2 27 Prill 2007 19:34
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Liria e zgjedhjes ėshtė parim universal
Pėr Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 7 dhjetor 1988
Mikhail Gorbachev
Liria e zgjedhjes ėshtė njė parim universal ndaj tė cilit nuk ka pėrjashtime. Nuk kemi arritur nė konkluzionin e pandryshueshmėrisė sė kėtij parimi thjesht pėrmes motiveve tė mira. E kemi kuptuar pėrmes njė analize tė pjesshme tė procesit objektiv tė kohės sonė.
Vendi ynė po pėson njė rritje tė shpejtė revolucionarėsh. Procesi i rikonstruksionit po e shton hapin. Nėn distinktivin e demokratizimit, ristrukturimi tani ka pushtuar politikėn, jetėn ekonomike e shpirtėrore dhe ideologjinė. Kemi shpalosur njė reformė ekonomike radikale, kemi mbledhur eksperiencė, dhe qė nga viti i ri do ta transferojmė tė gjithė ekonominė kombėtare drejt formave tė reja dhe metodave novatore tė punės. Pėr mė shumė, kjo do tė thotė njė riorganizim tė marrėdhėnieve tė prodhimit dhe perceptimi i potencialit tė pafund tė pronės socialiste.
Jemi mė shumė se besimplotė. Kemi njė teori, politikė dhe forcėn avangardė tė ristrukturimit tė njė partie e cila po ristrukturon veten nė pėrputhje me detyrat e reja dhe ndryshimet radikale tė shoqėrisė. Dhe gjėja mė e rėndėsishme: tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha gjeneratat e qytetarėve nė vendin tonė tė madh janė nė favor tė ristrukturimit.
Sot mund t'ju informoj pėr gjėrat e mėposhtme. Bashkimi sovjetik ka marrė vendimin tė zvogėlojė forcat e armatosura. Gjatė dy viteve tė ardhshme, forca e tyre numerike do tė zvogėlohet me 500 mijė persona, dhe volumi i ushtrisė konvencionale do tė ulet nė mėnyrė tė ndjeshme. Kėto zvogėlime do tė bėhen nė njė bazė tė njėanshme, pa pasur lidhje me negociatat e mandatit tė takimit tė Vjenės. Nė pėrputhje me aleatėt tanė tė Paktit tė Varshavės, kemi marrė vendimin tė tėrheqim gjashtė divizione nga GDR-ja, Ēekosllovakia dhe Hungaria, dhe t'i shpėrndajmė ato nė vitin 1991.
Formacionet dhe njėsitė e sulmit dhe njė numėr tė tjerash, pėrfshirė dhe forcat e kalimit tė lumit, sė bashku me armatimet dhe pajisjet e luftės, do tė tėrhiqen gjithashtu nga grupet e forcave sovjetike tė vendosura nė kėto vende. Forcat sovjetike tė vendosura nė kėto vende, do tė shkurtohen me 50 mijė persona dhe ushtritė e tyre me 5 mijė tanke. Tė gjitha divizionet e mbetura sovjetike nė territorin e aleatėve tanė do tė riorganizohen. Ata do tė kenė njė strukturė tė ndryshme nga ajo e sotmja, e cila do tė jetė mbrojtėse, pas heqjes sė nė njė numri tė madh tankesh.
Sė fundmi, duke qenė se jam nė tokėn amerikane, por gjithashtu dhe pėr arsye tė tjera tė kuptueshme, nuk kam si tė mos pėrmend temėn e marrėdhėnieve tona me kėtė vend tė madh. Marrėdhėniet mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės vėrtiten prej mė shumė se 5 dekadash e gjysmė. Bota ka ndryshuar, po kėshtu dhe natyra, roli dhe vendi i kėtyre marrėdhėnieve nė politikėn botėrore. Pėr shumė kohė ato ishin ndėrtuar nėn pengesėn e pėrballjes, dhe ndonjėherė armiqėsish, ose tė hapura ose tė fshehura. Por gjatė viteve tė kaluara, nė tė gjithė botėn, njerėzit kanė psherėtirė me lehtėsim, falė ndryshimeve pėr mė mirė nė substancėn dhe atmosferėn e marrėdhėnieve mes Moskės dhe Uashingtonit.
Askush s'ka ndėr mend ta nėnvleftėsojė natyrėn serioze tė mosmarrėveshjeve dhe vėshtirėsitė e problemeve qė nuk janė zgjidhur ende. Megjithatė, jemi diplomuar nga shkolla fillore e udhėzimit pėr tė arsyetuar dhe jemi nė kėrkim tė zgjidhjeve nė interesin tonė pėr pėrbashkėt. Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanė krijuar arsenalėt mė tė mėdhenj bėrthamorė, por pasi kemi pranuar me objektivitet pėrgjegjėsinė e tyre, ato ishin nė gjendje tė pėrfundonin marrėveshjen e zvogėlimit dhe shkatėrrimit fizik tė njė sasie tė kėtyre armėve, tė cilat kėrcėnojnė shtetet e tyre dhe kėdo tjetėr.
Tė dyja palėt posedojnė sekretet mė tė mėdha dhe mė tė rafinuara ushtarake. Por ishin ato qė kanė hedhur bazat e zhvillimit tė njė sistemi tė ndėrsjellė verifikimi nė lidhje me shkatėrrimin, kufizimin dhe ndalimin e prodhimit tė armaturave. Ne e vlerėsojmė kėtė.
Po e pėrfundoj fjalimin tim tek Kombet e Bashkuara me tė njėjtėn ndjenjė me tė cilėn e fillova: njė ndjenjė pėrgjegjėsie ndaj popullit tim dhe komunitetit botėror. Po takohemi nė kėtė fundvit, i cili ka qenė kaq i rėndėsishėm pėr Kombet e Bashkuara, dhe jemi nė prag tė njė viti nga i cili ne presim kaq shumė. Dikush do tė donte tė besonte se pėrpjekjet tona tė bashkuara pėr t'i dhėnė fund njė epoke luftėrash, pėrballjesh dhe konfliktesh krahinore, sulmet kundėr natyrės, urie dhe varfėrie terrori, si dhe terrorizėm politik, do tė krahasohen me shpresat tona. Ky ėshtė qėllimi ynė i pėrbashkėt, dhe vetėm duke vepruar sė bashku ne mund ta arrijmė atė. Faleminderit.
*Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste Sovjetike (1985-91) dhe Presidenti i Bashkimit Sovjetik nga 1988 deri nė 1991.
____________
Lot Dielli
|
|
#3 02 Maj 2007 10:09
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ėshtė koha pėr negociata
Mbajtur mė 2 shkurt 1990
Frederik W. de Klerk
Zoti folės, anėtarė tė Parlamentit! Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 6 shtatorit 1989, e vunė vendin tonė nė rrugėn e ndryshimeve drastike. Si rrugė e nėndheshme ėshtė ndėrgjegjėsimi i njė numri tė madh afrikanėsh, se vetėm njė arsyetim mes liderėve pėrfaqėsues tė tė gjithė popullsisė do tė mund tė na sigurojė paqen afatgjatė.
Alternativa ėshtė dhunė gjithnjė e mė e madhe, tension dhe konflikt. Kjo ėshtė e papranueshme dhe nė interesin e askujt. Mirėqenia e kėtij vendi ėshtė e lidhur pa dyshim me aftėsinė e udhėheqėsve pėr tė pranuar njėri-tjetrin. Askush smund ti shpėtojė tė vėrtetės sė thjeshtė.
Vendi ynė dhe tė gjithė njerėzit e tij janė ngatėrruar nė konflikt, tension dhe luftė tė dhunshme pėr dekada. Ėshtė koha qė ne tė shkėputemi nga cikli i dhunės dhe tė ēajmė drejt paqes dhe ribashkimit. Shumica e heshtur ka njė dėshirė tė zjarrtė pėr kėtė. Tė rinjtė e meritojnė kėtė.
Me hapat qė qeveria ka marrė, ka treguar besim tė mirė dhe tavolina ėshtė shtruar qė udhėheqėsit praktikė tė fillojnė tė flasin pėr njė qeverisje tė re, pėr tė arritur nė njė arsyetim me anė tė njė diskutimi.
Agjenda ėshtė e hapur dhe qėllimi i pėrgjithshėm pėr tė cilin ne po aspirojmė duhet tė jetė i pranueshėm pėr tė gjithė afrikano-jugorėt.
Mes tė tjerave, kėto qėllime pėrfshijnė njė kushtetutė tė re demokratike, privilegje universale, jodominim, barazi para njė gjykate tė pavarur, mbrojtje e minoriteteve, si dhe tė drejta e individit: liri besimi, njė ekonomi tė arsyeshme tė bazuar nė parime tė provuara ekonomike dhe sipėrmarrje private, programe dinamike me qėllim arsim sa mė tė mirė, shėrbime shėndetėsore, strehim dhe kushte sociale pėr tė gjithė.
Nė lidhje me kėtė, zoti Nelson Mandela do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm. Qeveria ka theksuar se ai ka deklaruar se ėshtė i vullnetshėm tė bėj njė kontribut konstruktiv tė procesit politik nė Afrikėn e Jugut.
Doja ta shprehja hapur se qeveria ka vendosur ta lirojė zotin Mandela pa kushte. Kam marrė vendimin ta ēoj kėtė ēėshtje deri nė fund pa u vonuar. Qeveria do tė marrė vendimin sa mė shpejt pėr datėn e lirimit tė tij.
Pėr fat tė keq, do tė duhet pak kohė.
Do tė kalojė pak kohė, normalisht, para se tė merret vendimi pėr lirim, pėr shkak tė kėrkesave administrative dhe logjike. Nė rastin e zotit Mandela, ka faktorė tė tjerė qė pengojnė tė dalė menjėherė. Ai nuk ka qenė njė i burgosur i zakonshėm. Pėr shkak tė kėtij fakti, rasti i tij kėrkon njė maturi.
Njoftimet e ditės sė sotme nė veēanti, prekin thelbin e udhėheqėsve me ngjyrė, gjithashtu zotin Mandela, ata kanė mbrojtur gjatė viteve parimet e tyre duke iu nėnshtruar dhunės. Ka pasur supozime se qeveria nuk ka dashur tė flasė pėr tė dhe ata janė privuar nga e drejta e aktivitetit normal politik tė organizatave tė tyre.
Pėr kėtė arsye, e pėrsėris ftesėn time mė fort se kurrė. Ecni pėrmes derės sė hapur, zini vend nė tavolinėn e negociatave sė bashku me qeverinė dhe liderė tė tjerė, tė cilėt kanė pushtet brenda dhe jashtė Parlamentit. Pikėpamjet politike tė kujtdo do tė testohen kundrejt realizimit tė tyre, punės dhe drejtėsisė sė tyre. Koha e negociatave ka mbėrritur.
*President i Republikės sė Afrikės sė Jugut nė vitin 1989.
____________
Lot Dielli
|
|
#4 05 Maj 2007 10:39
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|