Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Dasma Tepelenase 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Dasma Tepelenase 
 
Dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.

Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit.
Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar.
Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".

Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.

Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.
Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet.
Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithshka u dedikohet atyre.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!