arlindc
Anėtar

Postime: 179
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 34 Vendodhja: Greqi
Pėrdorues #: 2816
Gjuha Sitit: Albanian
|
 ENGJĖLLUSHE HIDA : FALENDEROJ ZOTIN QĖ MĖ BĖRI BIJĖN E TIJ
FALENDEROJ ZOTIN QĖ MĖ BĖRI BIJĖN E TIJ
ENGJĖLLUSHE HIDA
Linda mė 20 Korrik tė vitit 1984 nė Qytetin e Elbasanit. Fėmijėrinė time e kalova me vuajtje shpirtėrore dhe me shumė probleme, sepse prindėrit e mi u ndanė qė kur isha e vogėl. Bashkė me vėllain u rritėm pa kujdesin e prindėrve, sepse edhe babai punonte shumė. Ngaqė nuk kujdesej asnjeri pėr ne, qė nė moshė tė vogėl u sėmurėm nga sėmundje ngjitėse. Mėsuesja nė klasė mė linte tė rrija vetėm dhe nė fund tė rreshtit. Askush nuk mė jepte pėrkrahje, dhe nuk ndjeja as dashuri, prandaj nuk kisha as dėshirė pėr tė mėsuar. Kur isha nė klasė tė tretė, babai im u martua me njė grua tjetėr dhe qė atėherė jeta ime pak a shumė ndryshoi, por nė shpirtin tim vazhdimisht ndieja njė boshllėk tė madh.
Megjithėse babai na donte shumė ndihesha shumė e vetmuar. Nėnėn nuk e takonim, sepse kishim urrejtje pėr tė. Vitet kalonin dhe unė sa vinte e mbyllesha nė vetvete. Qaja vazhdimisht nė vetminė time dhe prekesha shumė shpejt nga fjalėt e njerėzve. Nė moshėn 12-vjeēare fillova tė zihesha me vėllanė, me njerėzit e afėrt dhe nuk doja tė flisja mė me asnjeri.
Urrejtja kishte mbushur zemrėn time. Nuk kisha dėshirė pėr asgjė dhe e vetmja gjė qė dėshiroja, ishte qė ti jepja fund jetės.
Ditėt kalonin dhe gjėndja ime sa vinte e keqėsohej. Njė ditė mora vendimin tė shkoja tek mamaja ime, tė cilėn kisha 8 vjet pa e takuar.
Kėshtu bėra sikur e doja dhe shkova tė jetoja me tė, duke menduar se diēka do tė ndryshonte pėr mė mirė. Por nė vend qė gjėrat tė shkonin pėr mė mirė, ato ndryshuan pėr mė keq. Sjellja ime dhe veshja ime u bėnė mė tė kėqija se mė parė. Fillova tė zihesha me nėnėn dhe nuk i flisja mė as babait.
Nė atė kohė Zoti mė ruajti edhe njė herė dhe nuk lejoi qė unė tė bėja atė qė mendoja.
Tek pallati ku banonte mamaja ime zura njė shoqe, e cila sot ėshtė kunata ime dhe njėkohėsisht edhe motėr nė Krishtin me tė cilėn kalonim mirė.
Jeta ime dalngadalė filloi tė ndryshojė. Fillova tė kėrkojė Zotin. Duke bėrė shoqėri me shoqen time, u njoha me burrin tim tė sotėm. Zoti bėri mrekulli tek ne, dhe na dha shumė dashuri pėr njeri-tjetrin.
Kur ishim tė fejuar, Iliri shkonte tek Dėshmitarėt e Jehovait dhe ata i bėnin mėsim. Por mua nuk mė tėrhiqnin fare fjalėt e tyre dhe nuk hyja fare nė dhomė kur ata bisedonin. Zoti mė kishte dhėnė dashuri pėr Ilirin, dhe unė nuk ia prishja pėr asgjė.
Mbasi u martuam filluam tė shkojmė te salla e tyre. Por diēka nuk na pėlqente nga ato qė na thoshin. Njė herė Iliri tha: Njė ditė do ta gjejė tė vėrtetėn.
Nga ana ekonomike kalonim shumė vėshtirėsi dhe burri im shkoi nė Greqi. Atje njohu kishėn e vėrtetė tė Jezus Krishtit. Kur erdhi na tha mua dhe kunatės qė tė lexonim Biblėn. Filluam tė mblidhemi nė kishė dhe dėgjonim Fjalėn e Zotit. Pėr herė tė parė atje dėgjova tė flisnin gjuhė tė huaja dhe ēuditesha, sepse nuk e dija se ē’do tė thoshte kjo gjė.
Por Zoti shumė shpejt mė rilindi , mė ndryshoi jetėn dhe mė bėri bijėn e Tij. E falenderoj qė mė pagėzoi edhe mua me Frymėn e Tij tė Shenjtė.
Tani lutem qė Zoti tė shpėtojė edhe prindėrit e mi, por edhe gjithė njerėzit e tjerė.
Uroj qė Zoti Jezus tė na bekojė tė gjithėve dhe tė na mbushė me dashuri, sepse dashuria e Zotit do tė na ēojė nė qiell. Amin
|