Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Diabeti, origjina e sėmundjes qėndron te kequshqyerja 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Diabeti, origjina e sėmundjes qėndron te kequshqyerja 
 
Tre milionė persona janė me diabet, ndėrsa tre milionė tė tjerė nuk janė nė dijeni qė vuajnė nga kjo sėmundje. Ky ėshtė alarmi i Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Parandalimin e Diabetit. Ēdo dy sekonda nė botė shfaqet njė rast i ri. Kjo ėshtė risia e fundit e diabetit tė tipit 2 qė ka pushtuar tokėn, cilėsuar ndryshe edhe si sėmundja e pleqėrisė (por qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve prek 30-vjeēarėt). Nė vitin 2007, numri i diabetikėve arriti nė 246 milionė, ndėrsa nė 2025-ėn ėshtė parashikuar qė kjo shifėr tė arrijė nė 380 milionė. Por nėse llogariten prediabetikėt (shenjat e para me glicemi nė pamje normale), vetėm nė vitin 2007 numri i tyre arrinte nė 555 milionė, ndėrsa nė 2025-ėn ai do tė shkojė 789 milionė. Kjo po qė ėshtė njė epidemi e vėrtetė. Zakonisht kur flasim pėr diabetin tė gjithė jemi tė prirė tė mendojmė se kjo anomali vjen si pasojė e mbipeshės. Ēdo vit nga kjo sėmundje vdesin plot katėr milionė persona. Nė fakt, kjo patologji nuk pėrfshin vetėm vendet e pasura, por edhe ato nė zhvillim, veēanėrisht “vendet e reja tė pasura”, siē janė Kina, India, Rusia, Brazili.
Dieta mesdhetare
Dieta mesdhetare, qė ėshtė edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur ėshtė “braktisur” nga tė gjithė. Njerėzit janė tė shėndoshė sot, e diabetikė nesėr, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnė shumė mė pak se ato “mbrojtėse”. Kujt duhet t‘i trembet njeriu: tėrmeteve, luftėrave apo sėmundjeve infektive? Njeriu i mijėvjeēarit tė tretė duhet tė frikėsohet nga zjarri dhe diabeti. Kėto janė dy “bombat”, qė mund tė bllokojnė zhvillimin ekonomik, tė varrosin bilancet, tė nxisin luftėra tė reja klasash: varfanjakė tė uritur, pasanikė tė sėmurė. Nė kėtė rast, fjala e duhur do tė ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk ėshtė shumė e vėmendshme ndaj kėtij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida janė sėmundjet qė tėrheqin mė shumė vėmendjen e saj.
Mungesa e informacioneve
Njė tjetėr dizavantazh mbi kėtė ēėshtje ėshtė edhe shkollimi jo i mjaftueshėm i njerėzve, pra mungesa e informacioneve tė shumta mbi shėndetin dhe ushqimet qė duhen pėrdorur, si pėr shembull: orizi ėshtė mė diabetik se makaronat, apo qė yndyrat e hidrogjenizuara janė mė diabetike se vaji ose gjalpi. Sa vetė e dinė kėtė gjė? Shumė pak, nėse kemi parasysh edhe grafikun zbritės tė njerėzve qė me kalimin e viteve kanė njė pankreas i cili nuk arrin mė tė prodhojė sasinė e duhur tė insulinės.
Dhe pas kėsaj ē‘ndodh? Nėse sasia e insulinės qė prodhon pankreasi nuk mjafton, atėherė ajo duhet injektuar. Pėr kėtė problem nuk ekzistojnė kura alternative. Pra ėshtė e udhės qė ēdo njeri tė kujdeset pėr veten, tė mos abuzojė me ushqimin apo pijet alkoolike. Nėse pėrpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do tė shihni pėrmirėsime dhe jo pėrkeqėsime, veēanėrisht njė kujdes tė veēantė duhet tė tregoni pėr zemrėn. Gjithashtu, njė regjim i rregullt nė tė ngrėnė dhe njė ushqim i freskėt e i pasur me vitamina ndihmon nė mirėqenien e njė individi.
Rreziku
Njė nė tre fėmijė ėshtė obezė dhe rrezikon tė sėmuret me diabet kur tė rritet. Kjo pėrqindje ėshtė rritur nė krahasim me 20 vjet mė parė, ku njė nė dhjetė fėmijė ishte obezė. Kėsaj pėrqindjeje i shtohen edhe fėmijėt qė kanė vuajtur mė parė nga mbipesha dhe janė prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijė). Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve bėhet fjalė pėr diabetin e tipit 1. Mjekėt pohojnė se deri tani, te fėmijėt e vegjėl janė diagnostikuar thuajse 100 raste tė diabetit tė tipit 2, atij qė lidhet ngushtė me obezitetin. Njė vėmendje e veēantė i duhet kushtuar edhe stilit tė gabuar tė jetesės.


Ja disa kėshilla kundėr diabetit
Kėto kėshilla janė tė vlefshme edhe pėr tė moshuarit dhe mė kryesorja ėshtė qė duhet t‘u nėnshtroheni herė pas here kontrolleve mjekėsore: pėr obezėt ēdo vit, ndėrsa pėr njerėzit normalė ēdo 3 vjet.

Ecni sa mė shumė, pėr shembull duke shkuar mė kėmbė nė shkollė

Hani nė mėnyrė tė shėndetshme duke pirė sa mė pak lėngje frutash tė konservuara, pasi ato kanė shumė sheqer

Qėndroni ulur sa mė pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojėrave

Bėni aktivitet tė rregullt fizik dhe flini sa mė shumė

Kėshilla e fundit: duhet tė hani medoemos mėngjes
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!