Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Disa te thena per Vizat Italiane 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Disa te thena per Vizat Italiane 
 
KERKESA PER VIZE  
  
Ku paraqitet kerkesa

Kerkesat e takimeve per vize mund mund t'i drejtohen Kancelerise Konsullore ne tre menyra:

me fax ne numrin (00355) 4 250920
me poste te zakonshme
dorazi ne portinerine e Kancelerise Diplomatike (keshillohet te shkruhet mbi zarf kerkese per vize).
 
Keshilla per formulimin e kerkeses

Kerkesa te formulohet ne kompiuter ose me makine shkrimi ose te jete e shkruar te pakten me germa te medha. Formulari shperndahet falas nga Kancelaria Konsullore, ose mund ta shtypni duke klikuar ketu .
Duhen shkruar qarte emri, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit.
Te percaktohet qarte lloji i vizes se kerkuar, motivi per te cilin deshirohet te shkohet ne Itali, dhe kohae qendrimit ne Itali.
Kerkesa duhet paraqitur sa me perpara kundrejt dates se parashikuar per nisjen.
 

Kujdes

Kerkesa per vize duhet te paraqitet eskluzivisht nga i interesuari.
Te gjitha dokumentet qe jane ne gjuhen shqipe duhet te jene  te perkthyera ne ate italiane.
Te gjitha ēertifikatat e gjendjes civile duhet te jene te legalizuara nga Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise.
Kerkesat qe nuk shoqerohen nga nje dokumentacion i kompletuar do te refuzohen drejtpersedrejti ne sportel.
Informacione mbi gjendjen e praktikes do t'i jepen eskluzivisht te interesuarit qe do te thirret per kete qellim, por jo me telefon.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
BASHKIM FAMILJAR
  
Kjo lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per nje kohe qendrimi te gjate, te percaktuar ose te papercaktuar, te huajve te cilet deshirojne te bashkohen me nje familjar.

Dokumentat qe duhet te paraqiten:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
1 fotografi
Formulari i plotesuar ne ēdo pjese te tij
Nulla Osta
Origjinali dhe fotokopja e autorizimit te Kuestures italiane kompetente (Nulla Osta). (Nuk duhet ne rastin e bashkimit me nje qytetar italian).
Fotokopje e lejes se qendrimit te vlefshem te personit, i cili nga Italia kerkon bashkimin familjar. (Leter–njoftimi ne rast se eshte qytetar italian).
Cerfikate e gjendjes familiare (Ne Njesine Bashkiake)  
Certifikate lindjeje
(Certifikata duhet te kete fotografine dhe vulen e zyres kompetente).
Vetem ne rast bashkimi me bashkeshortin/en
- Certifikate martese
- Vertetim i gjykates shqiptare qe verteton se bashkeshortet nuk jane te ndare.
Ne rast bashkimi me prinderit ne ngarkim
- Certifikate e trungut familjar qe te permbaje emrat e te gjithe femijeve, edhe pse te martuar apo qe nuk bashkejetojne me, te lindur nga martesa (ne Bashki)
- Dokument i leshuar nga autoritetet kompetente shqiptare qe vertetojne te ardhurat dhe pasurite e mundshme te patundshme:
                  Te ardhura nga pensioni
                  ose Te ardhura nga punesimi
                  ose Te ardhura nga puna e pavarur  
                  ose Te ardhura nga pasuri e patundshme
- Faturat bankare (ose postare) qe vertetojne shumat e dergesave te te hollave nga Italia derguar prinderve ne ngarkim me date te meparshme nga ajo e kerkeses per autorizimin e Kuestures (Nulla Osta): keto dergesa parash duhet te jene te rregullta dhe te vazhdueshme per nje periudhe kohore te arsyeshme perpara dates se kerkimit te autorizimit (Nulla Osta) dhe me shuma te konsiderueshme, dhe jo simbolike, qe tregojne se prindi eshte ne ngarkim.

1.     Kujtojme se nga 1.10.2003 ēdo vizekerkues duhet te paguaje ēmimin e vizes ne momentin e paraqitjes se kerkeses, pavaresisht nga leshimi apo jo i vizes.
2. Te gjitha dokumentat ne gjuhen shqipe duhet te perkthehen ne gjuhen italiane nga nje perkthyes zyrtar dhe noterizuar nga noteri, ndersa te gjitha certifikatat e gjendjes civile duhet edhe te legalizohen ne Ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare.
3.  Zyra ruan te drejten te kerkoje edhe dokumeta te tjera shtese perveē atyre mesiper, te cilat do te konsiderohen te nevojshem per vleresimin e leshimit te vizes.
4.   Te gjitha dokumentat duhet te paraqiten ne origjinal dhe te fotokopjuara.
5.   Kerkesat pa keto dokumenta do te refuzohen drejtperdrejt ne sportel.



Modifikuar pėr herė tė fundit nga a1 nė 01 Dhjetor 2005 18:34, Modifikuar 1 herė gjithsej





____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
BIRESIM  
  
Kjo lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per nje kohe qendrimi te gjate dhe te papercaktuar, prane biresuesve ose kujdestareve, te huajve te cileve i adresohet vendimi i biresimit ose i kujdestarise para biresuese, te marre nga Autoritetet kompetente te huaja ne perputhje me legjislacionin lokal. Megjitahte leshimi i vizes i nenshtrohet daljes se nje autorizimi te percaktuar, i leshuar nga Komisioni per Adoptimet Nderkombetare (ligji 31.12.1998, nr.476).


Dokumentat qe duhet te paraqiten:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
1 fotografi
Formulari i plotesuar ne ēdo pjese te tij

 

1. Te gjitha dokumentat ne gjuhen shqipe duhet te perkthehen ne gjuhen italiane nga nje perkthyes zyrtar dhe noterizuar nga noteri, ndersa te gjitha certifikatat e gjendjes civile duhet edhe te legalizohen ne Ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare.
3.  Zyra ruan te drejten te kerkoje edhe dokumeta te tjera shtese perveē atyre mesiper, te cilat do te konsiderohen te nevojshem per vleresimin e leshimit te vizes.
4. Te gjitha dokumentat duhet te paraqiten ne origjinal dhe te fotokopjuara.

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
BIZNES  
  
Ky lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per qendrim te shkurter, te huajve qe deshirojne te udhetojne per qellime ekonomike-tregtare.

Saktesojme se per leshimin e kesaj viza, se pari nevojitet regjistrimi i firmes prane Zyres Tregtare te Ambasades, qe ndodhet  ne Rrugen e Elbasanit ne Tirane. Praktika e vizes shqyrtohet nga Zyra Tregtare, qe pas verifikimit te dokumentacionit te treguar me poshte, leshon nje fature per te kryer pagimin preventiv dhe te menjehershem te takses per vizen e kerkuar, prane Zyres se Arkes se Zyres Konsullore te Ambasades e ndodhur te Rruga Lek Dukagjini 2. Viza do te terhiqet ne daten qe shkruhet ne fature.

Per regjistrimin prane Zyres Tregtare Ambasades kerkohen dokumentat e meposhtem:  

Akti i themelimit te ndermarrjes;
Statuti;
Regjistrimi prane Gjykates ku te rezultojne qartesisht perqindjet e kuotave te ortakeve dhe vendime te asemblese lidhur me pjesemarrjen ne kapitalin shoqeror;
Regjistrimi prane Zyres se Taksave (ose liēenca) ose ne mungese te kesaj vertetimin mbi  pagesen e taksave te leshuar nga Zyra e Taksave te Ministrise se Financave shqiptare;
Regjistrimi ne zyren e TVSH (NIPT-i) dhe pagesa e TVSH per muajin e fundit me referim diten e prezantimit ne Zyren Tregtare;
Deklarata e titullarit ose e ortakut mazhoritar ose e perfaqesuesit legal te shoqerise ku te tregohen "bashkepunetoret-vartesit e ngushte" te shoqerise, ose emrat e punonjesve prania e te cileve te rezultoje  "jetesore" per aktivitetin prodhues te shoqerise;
lista e punonjesve se bashku me daten e marrjes ne pune, kualifikimin ose funksionin e tyre. Shtesa te personelit apo ndryshime te mundshme te ndodhura pas regjistrimit ne Zyren Tregtare duhet t'i paraqiten kesaj Zyre Tregtare e cila do te marre masat per ndryshimin e listes. Ne ēdo rast keta te punesuar do te marrin vize vetem pas nje periudhe 6-muajsh nga data e lajmerimit ne Zyren Tregtare (data e vlefshme eshte ajo e marrjes se njoftimit nga kjo Zyre), duke paraqitur vertetimin e derdhjes se kontributeve shoqerore. Vizat qe u leshohen punonjesve jane ne ēdo rast te lidhura me kerkesen qe keta te dergohen nga punedhenesi per te mesuar ose verifikuar perdorimin dhe funksionimin e pajisjeve te blera ose qe do te blihen ne kuadrin e kontratave tregtare ose te bashkepunimit industrial;
Faturat, pullat doganore, kontrata dhe dokumente te tjera te domosdoshme qe vertetojne ekzistencen e marredhenieve tregtare me firma dhe shoqeri italiane;
Kontrate pune e perkthyer ne italisht dhe e noterizuar (ne rastin e punonjesve);
Kopje e derdhjeve te sigurimeve shoqerore te kryera ne sportele bankare ose postare;
Per kerkesen e vizes duhet te paraqiten keto dokumenta:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
Nr. 1 fotografi
Ftesa origjinale (e bere jo me shume se 90 dite nga  paraqitja e kerkeses prane Zyres Tregtare ) te shoqerise italiane e cila duhet te permbaje emrin e personit, motivin dhe kohen e vizites ne Itali. Ftesa duhet te parashikoje gjithashtu mbulimin e shpenzimeve te ndenjes duke perfshire dhe shpenzimet e mundshme shendetesore dhe te permbaje deklaraten e ftuesit  sipas se ciles ky i fundit njeh pergjegjesine e natyres penale (favorizim) ne rast se personi i garantuar/ i ftuar nga ai shkel normativat mbi emigracionin. Firma e perfaqesuesit te shoqerise italiane qe ka bere ftesen duhet te jete e shoqeruar me nje kopje te leter njoftimit te vlefshem te personit qe firmos.
- Ne rast se personi qe ben ftesen nuk deklaron marrjen persiper te shpenzimeve shendetesore, vizekerkuesi duhet te paraqese dokumentacionin e duhur qe verteton mbulimin e asikuracionit ne Itali per shpenzime te mundshme mjekesore dhe shendetesore te zakonshme ose emergjence qe mund te dalin te nevojshme.
- Ne rast se Zyra e gjykon te nevojshme, te interesuarit mund t'i kerkohet dokumentacioni qe provon disponibilitetin ne Itali te mjeteve ekonomike te nevojshme ne lidhje me motivimin e kerkeses per te shkuar ne Itali.
Vertetimi origjinal i Dhomes se Tregtise kompetente lidhur me shoqerine italiane (visura camerale e leshuar jo me pare se 90 dite nga data e paraqitjes se dokumentacionit prane Zyres Tregtare).


Vizekerkuesi duhet te kete parasysh sa me poshte vijon:
- Regjistrimi prane Zyres Tregtare, megjithese eshte kusht thelbesor per paraqitjen e kerkeses per vize, nuk jep te drejten e leshimit te vizes;
- Dhenia ose mohimi i vizes vendoset nga pergjegjesi i Zyres se Vizave;
- Aresyeja e mohimit te mundshem te vizes i motivohet dhe komunikohet gjithmone me shkrim te interesuarit (eskluzivisht vetem atij);
- Paraqitja e ftesave te bera nga qytetare italiane ose te huaj ne ngarkim te te cileve ne Itali rezultojne procedime gjyqesore ose sinjalizime nga kuesturat, mund te jete motiv per mohimin e vizes;
Kujtojme se megjithe leshimin e vizes per bisnez dhe te lejes se qendrimit, Ligji Italian ndalon punesimin ne Itali.


Takimi per t’u pritur ne Zyren Tregtare mund te kerkohet duke telefonuar ne numrin 00355 4 375205 ose duke derguar nje faks ne numrin 00335 4 375206.
Punonjesi me cilesine e Shoferin duhe te kerkoje vize te llojit “Transport” duke paraqitur dokumenta qe tregojne kushtet profesionale te tija dhe dokumenta qe lidhen me aktivitetin qe zhvillon me rastin e qendrimit te kerkuar.



1.  Kujtojme se nga 1.10.2003 ēdo vizekerkues duhet te paguaje ēmimin e vizes ne momentin e paraqitjes se kerkeses, pavaresisht nga leshimi apo jo i vizes .
2.  Te gjitha dokumentat ne gjuhen shqipe duhet te perkthehen ne gjuhen italiane nga nje perkthyes zyrtar dhe noterizuar nga noteri, ndersa te gjitha certifikatat e gjendjes civile duhet edhe te legalizohen ne Ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare.
3.   Zyra ruan te drejten te kerkoje edhe dokumeta te tjera shtese perveē atyre mesiper, te cilat do te konsiderohen te nevojshem per vleresimin e leshimit te vizes.
4.  Te gjitha dokumentat duhet te paraqiten ne origjinal dhe te fotokopjuara.
5.   Kerkesat pa keto dokumenta do te refuzohen drejtperdrejt ne sportel.

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
FTESE
  
Kjo lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per nje periudhe qendrimi te shkurter, te huajve qe ftohen nga ente, institucione, organizata publike apo private por te njohura, per te marre pjese ne veprimtari, manifestime te karakterit politik ose shkencoro-kulturor, me shpenzimet e qendrimit te paguara nga enti ftues.
Kjo vize i leshohet edhe te huajve qe thirren ose ftohen nga autoritetet gjyqesore italiane per periudhen e kerkuar nga ky autoritet.
 


Dokumentat qe duhet te paraqiten:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
1 fotografi
Formulari i plotesuar ne ēdo pjese te tij
Ftesa nga Italia
Prezantimi i nje ftese formale nga nje Ent, Institucion, Organizate Publike apo private por te njohura, ne te cilen keto angazhohet te marrin persiper shpenzimet e qendrimit te qytetarit te huaj.

Ne ftese duhet domosdoshmerisht te tregohen ditet dhe kohezgjatja e vete fteses (per shembull, kerkese per vize me shume hyrje gjate nje periudhe te caktuar kohe). Gjithashtu, ftesa duhet te permbaje imenjimin per te perballuar shpenzimet e ushqimit dhe te strehimit si dhe shpenzime te mundshme mjekesore. Ne rast se ne ftese mungon mbulimi i shpenzimeve mjekesore, vizekerkuesi duhet te paraqese sigurimin shendetesor per jashte shtetit.

 
Dokumentet e kerkuara ne rast pjesemarrje ne grup ne
manifestimet kulturore-sportive

Ftese e detajuar si me siper, ku te specifikohen qarte elementet e nevojshem si me poshte:
- qellimi i manifestimit
- deklarata qe verteton njohjen e legjislacionit ne fuqi mbi pergjegjesine penale (favorizim) te ftuesit ne rast te shkeljes se ligjit mbi imigrimin, qofte dhe nga nje anetar e grupit.
-  vendi i qendrimit dhe i strukturave pritese si dhe Enti apo shoqata qe do perballoje shpenzimet per ēdo pjesetar te ftuar per ushqim, strehim dhe shpenzimet shendetesore per periudhen e qendrimit.
- lista e te ftuarve, duke treguar per secilin emrin dhe mbiemrin, vendin dhe daten e lindjes, pasaporten, daten e skadimit te pashaportes si dhe profesionin e cdo pjesetari te grupit.
- Nulla Osta (Autorizimi) i CONI (ne rast garash sportive)

Shoqata ose Enti shqiptar duhet te paraqese:
- Statuti i shoqates ose se entit shqiptar qe merr pjese ne manifestim.
- Kualifikimi profesional i cdo pjesemarresi, duke paraqitur diplomen ose deklaraten e entit se cilit i perket, ne lidhje me profesionin e ushtruar.
- Lista e pjesemarresve ne manifestim duke treguar gjeneralitetet dhe numrin e pashaportes se secilit.
- Nota Verbale nga ana e Ministrise se Kultures shqiptare ku prezanton shoqaten ose entin.  
 

1.  Kujtojme se nga 1.10.2003 ēdo vizekerkues duhet te paguaje ēmimin e vizes ne momentin e paraqitjes se kerkeses, pavaresisht nga leshimi apo jo i vizes.
2.  Te gjitha dokumentat ne gjuhen shqipe duhet te perkthehen ne gjuhen italiane nga nje perkthyes zyrtar dhe noterizuar nga noteri, ndersa te gjitha certifikatat e gjendjes civile duhet edhe te legalizohen ne Ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare.
3.  Zyra ruan te drejten te kerkoje edhe dokumeta te tjera shtese perveē atyre mesiper, te cilat do te konsiderohen te nevojshem per vleresimin e leshimit te vizes.
4. Te gjitha dokumentat duhet te paraqiten ne origjinal dhe te fotokopjuara.
5.  Kerkesat pa keto dokumenta do te refuzohen drejtperdrejt ne sportel.

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
KURE MJEKSORE  
  
Kjo lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per nje qendrim te shkurter ose te gjate por me kohe te percaktuar, te huajve te cilet kane nevoje t’i nenshtrohen trajtimit mjeksor prane institucioneve shendetesore italiane publike ose private te akredituara.
Kjo lloj vize mund t'i leshohet edhe personit qe shoqeron apo asiston te huajin e semure.
 

Dokumentat qe duhet te paraqiten:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
1 fotografi
Formulari i plotesuar ne ēdo pjese te tij
Epikrize
Origjinali dhe fotokopja e diagnozes leshuar nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Teresa" e perkthyer dhe e noterizuar.
Deklarate e Struktures Spitalore italiane, publike ose private te akredituar (nga ASL), ku te cilesohet:
- Lloji i kures mjeksore;
- Data e fillimit dhe kohezgjatja e parashikuar e kurimit si dhe kostoja e mundshme e tij. Nuk mund te merren ne konsiderate kerkesat per vize qe kane te bejne me struktura private te pa akredituara, edhe kur i huaji merr persiper plotesisht koston e kurimit.
  
Vertetimi i kesaj strukture shendetesore qe konfirmon depozitimin e  kryer  te nje shume si garanci, ne Euro, e barabarte me te pakten 30% te kostos totale, ose te asaj te parashikuar,per sherbimet shendetesore te kerkuara. Njoftojme se NUK  do te merren parasysh vertetimet e strukturave spitalore ose te leshuara direkt nga Ndermarrjet Shendetesore publike, ne te cilat nuk tregohet kostoja - perfundimtare ose ajo e parashikuar- e kurimit, apo qe  ku deklarohet se trajtimi se cilit do t'i nenshtrohet qytetari i huaj eshte i "formes falas".  Trajtimi mjekesor falas duhet te jete i autorizuar dhe i vertetuar nga Ministria e Shendetesise italiane dhe vetem ne kuadrin e Programeve humanitare te parashikuara nga legjislacioni.  

Dokumentacioni qe verteton disponibilitetin ne Itali te burimeve te mjaftueshme per pagesen e pjese tjeter te shpenzimeve shendetesore dhe te atyre per ushqim dhe strehim jashte struktures sanitare dhe te shpenzimeve te kthimit ne atdhe te te asistuarit apo te personit qe mund ta shoqeroje.
Ne rast se shpenzimet mjekesore jane formalisht te mbuluara nga Ente publike ose private me kredibilitet te garantuar, nuk do te nevojitet natyrisht vertetimi i struktures sanitare qe verteton derdhjen e 30% te kostos totale dhe as dokumentacioni qe verteton zoterimin e burimeve ekonomike te mjaftueshme ne Itali per pagesen e shpenzimeve mjeksore dhe te shpenzimeve per ushqim e strehim te te semurit dhe te shoqeruesit te tij.
Ne rast se mbulimi i shpenzimeve mjekesore behet nga persona te trete (qytetar italian ose i huaj me banim te rregullt ne territorin kombetar italian), dokumentacioni lidhur me disponibilitetin ne Itali te burimeve te mjaftueshme per pagesen e shpenzimeve shendetesore, per ushqim dhe strehim, mund te perbehet nga nje "impenjim formal" me shkrim nga ana e garantit, dhe nga dokumentacioni bankar qe tregon zoterimin e mjeteve ekonomike te mjaftueshme.
NUK  mund merren parasysh kerkesat per vize te shoqeruara nga deklaratat e Keshilltareve ose te Keshillave per Shendetesine te Rajoneve te ndryshme, qe vertetojne te qenurit falas (ose marrjen persiper te shpenzimeve) per trajtimin mjekesor te parashikuar.

Po   keshtu nuk mund te merren ne konsiderate, per leshimin e vizave per kure mjeksore, deklaratat e thjeshta te leshuara nga vete Ndermarrjet Shendetesore Lokale (ASL) mbi disponibilitetin per te bere falas sherbimet mjekesore ne favor te qytetareve te huaj, pasi ofrimi i ketyre sherbimeve shendetesore ka padyshim nje kosto qe ndikon ne Fondin Shendetesor Kombetar.

     Shenime

Te miturit e shoqeruar
Per te miturit e shoqeruar nga nje prind eshte e nevojshme te paraqitet certifikata familjare e perkthyer dhe e legalizuar ne Ministrine e Jashtme dhe deklarata e aprovimit te prinderit perkthyer ne italisht dhe e noterizuar. I mituri duhet te jete i regjistruar ne pashaporten e prindit qe e shoqeron.
Te miturit e pashoqeruar
Per te miturit e pashoqeruar nga prinderit eshte e nevojshme te paraqitet certifikata familjare e perkthyer dhe e legalizuar ne Ministrine e Jashtme, deklarata e aprovimit te prinderve e perkthyer ne italisht dhe e noterizuar, si dhe pashaporta personale e te miturit
Personeli i specializuar dhe shoqeruesi
Viza per kurim mjekesor mund t'i jepet edhe personelit te specializuar qe shoqeron te semurin ose familiarit qe do ta asistoje. Ne kete rast shoqeruesi duhet te paraqese dokumentat per vize turistike.
Vizita te specializuara
Ne rast vizite te thjeshte mjekesore qe nuk kane nevoje per trajtim mjekesor, do te leshohet -ne rast plotesimi te kushteve dhe te kerkesave te percaktuara- vetem vize per "turizem" (shih tipologjine e vizes per " turizem") duke paraqitur konfirmimin e dates se takimit per viziten si dhe faturen e pageses se vizites.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tipologjite e vizave 
 
PUNESIM  
  
Kjo lloj vize u lejon hyrjen ne Itali, per nje kohe qendrimi te gjate, te huajve te cilet kerkojne punesim edhe me karakter sezonal.
 

Dokumentat qe duhet te paraqiten:

Pashaporta
(Pashaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj mbas skadences se vizes se kerkuar; pashaporta duhet te jete e firmosur nga titullari).
Fotokopje e pashaportes
 
1 fotografi
 
Formular i plotesuar ne ēdo pjese te tij
 
Kontrata dhe Autorizimi per pune
Origjinali dhe fotokopia e kontrates dhe autorizimit per pune te leshuar nga Drejtoria Rajonale e Punes italiane kompetente bashke ne Autorizimin e Kuestures ( Nulla Osta).
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!