Shtatzėnia
Vizitėn e parė gjinekologjike Migena e ka bėrė kur ishte 2 muajsh, kur edhe ka marrė lajmin se sė shpejti do ti jepte jetė njė fėmije. Edhe pse ishte ende nė fejesė, por njėkohėsisht i duhet tė mbarojė edhe vitin e fundit tė universitetit, lajmi dhe mė vonė kujdesi pėr fėmijėn ka qenė nė plan tė parė. Nuk u mėrzita, edhe nėse do tė ndodhte nė ēastin kur merr fėmijėn nė krahė pendohesh edhe pėr njė ēast trishtimi qė mund tė kesh pasur, ai ishte fėmija im, fryti i njė dashurie tė madhe mes meje dhe Eltonit, dhe kjo vetėm na lumturoi, thotė Tuhuri. Ndryshe nga shumė prindėr tė tjerė, ēifti tregon se qė kur ishin tė dashuruar edhe kur mėsuan pėr foshnjėn, dėshironin shumė tė kishin njė vajzė. Eltoni thotė gjithmonė se ėshtė mė mirė tė kesh njė vajzė, se janė shumė tė ėmbla dhe tė bukura, edhe unė si nėnė doja vajzė, shpjegon ajo. Pėrpos kėtyre dėshirave, kur nė 31 nėntor prindėrit kanė mėsuar se do tė gėzoheshin me njė djalė, nuk janė trishtuar, madje kjo ka qenė edhe arsyeja qė kanė menduar pėr njė fėmijė tė dytė. Nėse do tė ishte vajzė, nuk do mendonim pėr fėmijė tjetėr, ne u gėzuam me njė djalė, tashmė na mbetet qė pas disa vitesh tė bėhemi edhe me njė vajzė, shprehet 26-vjeēarja Migena mes buzėqeshjesh.
Lindja
Lindja e fėmijės ėshtė bėrė me operacion, kjo pėr shkak tė peshės sė tij prej 4.2 kilogramė, por edhe sepse ai ka qenė e rrethuar me kordon. Pėrpos kėtyre, mjekėt qė janė kujdesur pėr ardhjen nė jetė tė djalit shprehen se gjendja e tij shėndetėsore paraqitet shumė e mirė. Duke qenė nėn efektin e anestezisė sė pjesshme nėna e ka pasur tė lehtė tė ndjekė me sy ēdo kujdes qė i ėshtė bėrė tė voglit, por edhe tė fiksojė orėn e saktė tė ardhjes sė tij nė jetė. Ishte ora 10:15 kur i dėgjova zėrin pėr herė tė parė dhe kur ma vunė sipėr gjoksit zemra filloi tė mė rrihte shumė shpejt, ishte kėnaqėsia mė madhe pėr mua, thotė Migena.
Emri
Djali do tė quhet Livio. Ka qenė nipi i Eltonit ai ka qė sugjeruar kėtė alternativė, e cila ka marrė aprovimin e tė dy prindėrve. Livio na u duk njė emėr shumė i bukur dhe i ėmbėl, e kemi marrė kėtė vendim disa muaj para se ai tė vinte nė jetė, shton Tuhuri. Dhurata e parė qė i ėshtė bėrė foshnjės ka qenė njė komplet bojė qielli nga gjyshja e tij, tė cilin Migena ia ka veshur menjėherė pas ardhjes sė tij nė jetė. Ngjyrat qė duket tė jenė preferuar pėr garderobėn e djalit janė e bardha, bojėn qielli dhe e kuqja. Pėr sa i pėrket dhomės sė gjumit prindėrit kanė menduar qė edhe pėr njė vit foshnja tė qėndrojė me ta dhe mė pas tė ketė dhomėn e tij tė veēantė.
Mjekėt
Migena falėnderon tė gjithė mjekėt dhe mamitė e spitalit universitar obstetrik gjinekologjik Mbretėresha Geraldinė qė janė kujdesur pėr shėndetin e saj dhe vogėlushit. Njė falėnderim i veēantė shkon pėr mjekun Shkėlqim Balili dhe maminė Rudina Metani.
Nena
Sipas mjekėve qė janė kujdesur pėr Migena Tuhurin, gjendja shėndetėsore e nėnės pas lindjes sė fėmijės ėshtė shumė e mirė. Nisur nga ky fakt, ata i kanė rekomanduar vetėm marrjen e disa vitaminave dhe pushim absolut. Aktualisht nėna ėshtė studente nė Universitetin Bujqėsor dhe mendon ti rikthehet studimeve pas disa ditėsh.
____________
Lot Dielli













