Kam akoma emocione nga shfaqja "Trojanėt" nė teatrin "Melina Merkuri" Virona Athinė
Silueta e rėndė e madhėshtore e aktores sė shquar Margarita Xhepa lėviz nėpėr skenė, me aq domethėnie e solemnitet. Ajo ėshtė nė rolin e Elektrės, tė cilės i kanė prerė gjuhėn dhe nuk mund tė flasė
por shpirti i saj gjen shteg e oshėtin nė klithma aq ngjethėse, qė elektrizojnė gjithė mjedisin
Dhe ja, Margarita "e pagjuhė" vjen pėrsėri nė skenėn greke me njė forcė universale, pėr tė thėnė nė rolin e Hekubės, gjithēka qė do tė thote njė zemėr e fuqisheme qė ka parė aq shumė nė jetė
E takova, te dashurėn Margaritė, para se tė fillonte shfaqja dhe do t'ju them diēka nga mendimet e saj tė arta pėr rolin e mrekullueshėm tė Hekubės, tė tė madhit autor tė antikitetit Euripidit: "Preka ėndrrėn me kėtė rol tė fuqishėm qė mė besoi regjisori grek Theodhorppulos. Kam qėnė 30 vjeēe, kur njerezit e mėdhenj tė skenes sonė Kujtim Spahivogli e Mihallaq Luarasi, donin tė sillnin nė teatrin tonė njė vepėr klasike greke. Ajo nuk u ralizua, pėr arsye teknike, me sa mė kujtohet, por mua mė ngeli njė peng i madh, qė jeta ma solli tė mė realizohet tani. Jam nė moshė tė tillė qė mund tė interpretoj me thellėsinė e shpirtit tim njė figurė tė tillė qendrore nga tragjedia greke. Luaj rolin e trojanes sė famshme ish-mbretėreshės sė Trojės, Hekubės. Kjo figurė shpreh njėherėsh aq shumė mendime tė fuqishme qė vinė nga thellėsia e lashtėsisė pėr ti folur tė sotmes dhe tė ardhmes. Figura e Hekubės ėshtė aq domethėnėse me pėrjetimet e saj si grua, si nėnė, si atdhetare e flaktė. Mesazhet e saj janė aq prekėse, kudo nė botė, nė ēdo kohė, nė ēdo gjuhė. Dhimbja e saj pėr zhdukjen e Trojės ėshtė aq e madhe sa prek ēdo pjesėz tė mendimit njerėzor
tė ndijimit njerėzor.
Edit Durham ka thėnė: Nė se dikush nuk do dijė tė rrijė nė trojet e veta, nė Ballkan, nuk do tė ketė asnjeherė qetėsi. Mesazhi i veprės tė autorit grek Euripidi vjen i qartė pėr paqe mes kombeve qė rrojnė nė troje tė lashta". Margarita humb nė mendime. Vėshtrimi i saj lundron larg dhe afėr pėr tė lėnė pėr disa ēaste tė flasin edhe aktoret e tjera qė e bėjnė unike dramėn greke duke e ngjizur me personalitete tė papėrsėritshme.
E ėmbla Luizė, (Luiza Xhuvani luan rolin e Andromakės, gruas sė Hektorit) fillon tė thotė thjeshtė disa fjalė pėr rolin e saj: "Unė interpretoj njė heroinė qė ėshtė personifikimi i virtyteve mė tė mira femėrore, shėmbelltyrė e dashurise bashkėshortore dhe amėtare. Nė se Kasandra jepet e perėndizuar, personazhi i Andromakės ėshtė pėrfaqesuesja e gruas me kėmbė nė tokė, e gruas sė fortė realiste qė di tė pėrballojė ēdo situatė. Krejt e kundėrta e Helenės qė personifikon gruan qė e mposht pathosi i dashurisė, Andromaka e pėrjeton nė skenė ēastin tragjik tė vrasjes sė tė birit. E ndėrtuar nė kėtė formė roli i saj ėshtė aq i veēantė dhe i papėrsėritshėm".
Njė vajzė e gjatė dhe e bukur hap skenėn nė mes tė njė heshtje tė thellė pritėse, nė atmosferėn mbresėlėnėse tė dy shkembenjve tė mėdhenj, qė janė dekor madhėshtor orgjinal i skenės sė teatrit aq tė njohur "Melina Merkuri". Eshtė aktorja Enejda Xhelili qė me lėvizjet e ngadalėshme, aq tė ēuditshme dhe mistike njėkohėsisht e bėjnė figurėn e Athinas tė tėrheqi mė tepėr vėmendjen e spektatorėve. Fillon njė dialog rrėnqethės mes Athinas dhe Poseidonit (luajtur me orgjinalitet nga aktori i njohur Guljelm Radoja) dhe tė gjithė spektatorėt si njė frymė e vetme hyjnė nė mistikėn e tragjedisė greke, ku fatet e njerėzve janė tė ndėrthurura me fatet e perėndive.
Vepra "Trojanėt", vjen kėsaj rradhe nė skenė me njė regjisurė interesante, moderne dhe klasike njėkohėsisht. Shpalosen para nesh karaktere tė fuqishme nė gjendjen aq tronditėse tė pėrmbysjeve tė mėdha. Troja, e dikurshme, e lavdishme, e shndritshme, pas marrjes me dinakėri nga ana e grekėve, kthehet nė vend katastrofik. Nėpėr gėrmadhat e mjera tek tuk lėvizin siluetat e grave, tė veshura me tė zeza, qė presin fundin e fatit te tyre tragjik.
Nė heshtjen ngjethėse tė humbjes sė madhe fillon tė rrezatojė dhimbje dhe krenari bashkė aktorja e madhe e skenės shqiptare Margarita Xhepa. Forca e brendėshme e saj skalit figurėn madhore tė Hekubės nė tė gjitha momentet e tragjedisė sė madhe. Ajo lėviz nė skenė si njė gurė i rėndė Troje qė nuk vdes kurrė. Ninulla e saj pranė nipit tė vrarė ėshtė kaq mahnitėse. Auditori ndjek me gojė hapur fjalėn e saj, lėvizjen e saj, interpretimin e saj ngjethės e nė momente kulmore, shpėrthen nė duartrokitje tė fuqishme. Regjia di tė theksojė me rradhė nė skenė karaktere tė tjera tė fuqishme grash si, Andromakėn, Kasandrėn
Skenat masive ngjethėse bėhen akoma mė emocionale nė atmosferėn e zėrave tė grave trojane qė lėvizin nė skenė tė bėra njėsh me personazhet kryesore, qė herė pėshpėrijnė, herė buēasin, herė kėndojnė, herė qajnė nėn zė
Gratė trojane janė njė personazh i vetėm qė lėvizin nė ritmin e tragjedisė, pėrmasat e sė cilės akoma nuk dihen. Tė gjitha bashkė ato, i bashkangjiten figurės kryesore tė Hekubės, qė skalit nė skenė Margarita Xhepa. Hekuba, simbol i dhimbjes dhe i mbidhimbjes njerėzore
ndėrsa kori buēet nė gjuhėn shqipe "Trojė moj e zeza Trojė". Zėri ngjethės i Margaritės monologon "Nė dorėn e zotit vehten lėshoje Ajme, Ajme". Flet nė gjuhėn e saj magjike Margarita. Spektatori duartroket me pathos njė vepėr tė vėrtetė skenike. Kasandra puth tokėn me lėvizje perėndeshe, Andromaka krijon njė figure hyjnore, Rajmonda Bulku nė njė formė krejt tė re jep nė skenė figurėn e Helenės. Zėri i spikatur i Marjeta Larjes thotė tė vėrteta tė mėdha nė rolin e njė nėne trojane. Figura qė levizin herė veē e herė nė grup duke mbajtur nė skenė aq bukur ritmin e tragjikes. Tė gjithė janė tė entuziazmuar pas pėrfundimit tė shfaqjes. Duket sikur duartrokitjet nuk do tė kenė fund. Njė mbiemocion tė krijon ēasti kur regjisori i veprės del nė skenė nė mes tė aktorėve dhe i puth duart aktores sonė tė madhe Margarita Xhepa. Nga publiku u digjua thirrja "Diva shqiptare"!













