Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Divjaka dhe Laguna Karavastase 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Divjaka dhe Laguna Karavastase 
 
Pak Historik nga Qyteza e Divjakes


Bashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Divjaka kufizohet ne Veri me Emisarin e Terbufit (vendasit e quajne "Kanali i madh"). nga Lindja ka per kufi kodrat e Germenjit dhe Shenepremtes, ne Jug kufizon me fshatin Xeng dhe ne Perendim shtrihet pisha (Park Kombetar). Vendasit pyllin e pishes e quajne "Vgjesht" d.m.th pishe e bute.

Perrenjte e Dikurshem



Dikur ne mes te fshatit kalonte perroi i Murtajes qe vinte rrembyeshem nga kodrat e Germenjit te Vogel. Nga Jugu ndodhej perroi i Vikthit, i cili ushqehej me uje nga perroi i Vidhit qe zbriste nga kodrat e Germenjit te Madh. Te dy keta perrenj bashkoheshin tek Lera e Prenit e cila derdhej ne kenete. Shpeshere gjate kohes se dimrit dhe vjeshtes keta perrenj pengonin kalimin e banoreve nga nje pjese e vendit ne tjetren dhe permbytnin sidomos lagjet, Zhuka dhe Pasku.
Ne Verilindje te fshatit ndodhej Blaca, nje mocal i madh qe zinte me dhjetra hektare toke plote kashte e truske ke vendasit zinin peshk e gjuanin shpend e kafshe te egra. Ne vitin 1935 fshati u mundua ta thante mocalin me ane te nje kanali por nje pjese ngeli akoma mocal.

Fshati ka patur shume sope rere. Nje nga me te njohurit ishte Sopi i Madh, i gjate rreth 5 km, qe e ndante Divjaken gati ne dy pjese te barabarta, me kodrat ne lindje dhe me pishen ne perendim. Ky sop fillon nga kanali i madh ne jug dhe perfundon ne veri te fshatit Mize. Ne disa vende ky sop ngrihet mbi kater metra i larte. Afer varrezave te fshatit ndodhej Sopi i Manofeve, pjese e sopit te madh. Ne kete sop qene varrosur gjate lufterave te para shume ushtare te huaj, sidomos Turq qe vendasit i quanin "Manof". Ne te dalur te fshatit, nga perendimi, eshte Sopi e Lundres e shume sope te tjere prej rere me toponime te ndryshme, rreth 50 te tille. Keto sope jane te lena mbas nga deti Adriatik qe ne kohet e lashta parahistorike. Shumica e ketyre sopeve jane zhdukur per shkak te kanalizimeve gjate viteve, me perjashtim te Sopit te Madh, i cili sa vjen e zvogelohet nga rera qe merret per ndertime te ndryshme.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Informacion per vizitorét



Plazhi i Divjakes

Duke qene se ne
Shqiperi ēmimet ndryshojne vazhdimisht, vizitorėt jane tź kėshilluar qė
tė informohen rreth kostos se transportit, strehimit dhe ushqimit nga
operatorėt turistikė nė Tiranė dhe ne rrethe ose nga Shoqata e Ruajtjes
dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror (PPNEA)


Udhėtimi per nė Karavasta

Per
tė udhėtuar per nė lagunen e Karavastasé nuk ka nje transport tė
rregullt. Ne qytetet kryesore mund tė meret me qira nje taksi. Distanca
nga Tirana né Karavasta ėshtė 120 km dhe udhėtimi normalisht


Udhėtimi perreth Lagunės sė Karavastasė

E
vetmja mundėsi e transportit perreth lagunes ėshtė marrja me qira e nje
automjeti. Per informacion drejtohuni nė qendren e informacionit nė
qytetin e Divjakės.

Strehimi

Ne
qytetin e Divjakės gjenden me lehtėsi dhoma fjetje me qera dhe banorėt
vendas njihen per njė mikpritje shumė te ngrohte. Informacion per sa me
sipėr mund tė merret nė qendrén e informacionit nė sheshin qendror te
qytetit tė Divjakės, e cila ben dhe prenotimet.

Ushqimi
Ne
plazhin e Divjakės gjenden shumź restorante té vegjel dhe bare disa
prej tė cilave ofrojnź njė menu té pasur me peshk tė freskėt.
Gjithashtu banorźt vendas qe japin dhoma me qera sigurojnė edhe vaktet
e tjera te ushqimit sipas kérkesave te pushuesve.


Cfare i ofron Karavastaja vizitorėve

Informacion
te mėtejshėm mund te gjeni nė qendren e informimit né Divjakė, ose
nepérmjet kontaktimit me Shoqaten e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit
Natyror (PPNEA) ne Tiranė: Rruga "Asim Vokshi', Pail. 33 Shk.4 Ap.7,
Tiranė, tel/fax 22839.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: " Divjaka " 
 
Pozita Gjeografike dhe Mjedisi Natyror
 
Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale eshte rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.
 
Divjaka shtrihet ne brendesi te nje fushe. Ne territorin e saj ka pasuri nentokesore siē eshte gazi natyror. Keto pasuri jane shfrytezuar nga njerezit qe prej 30 vjetesh. Format kryesore te relievit jane : koder - 100Ha,  fushe - 1800Ha,  pyll - 1275Ha,  sip.ujore - 595Ha.  
 

Klima  eshte mesdhetare dhe eshte nje klime jo e shendetshme sepse ka shume kontraste midis stineve. Temperatura mesatare shumevjeēare vjetore eshte 21°C.
Temperatura mesatare shumevjeēare e Janarit eshte 5°C.
Temperatura mesatare shumevjeēare e korrikut eshte 30°C. Temperatura minimale absolute eshte -1°C.Temperatura maximale absolute eshte - 38°C. Rreshjet bien kryesisht ne stinen e pranveres. Rreshjet e debores jane te rralla ne kete vend. Rreshjet e bresherit bien me shume ne stinen e pranveres. Takohen deri ne 3 dite me bresher ne vit. Ngricat jane te rralla.
 
Takohen deri 10 dite me ngrica ne vit. Ngricat e para shfaqen ne muajin Janar ndersa te fundit ne muajin Mars. Periudha e thatesires zgjat rreth 90 dite ne vit. Ka patur raste edhe te thatesirave te tejzgjatura dhe kane qene rreth 3 raste ne 10 vjet.
Era eshte e shpeshte. Ererat dominuese te gjysmes se ngrohte te vitit vijne nga jugu ndersa te gjysjmes se ftohte nga veriu. Ne Divjake nuk mungon edhe rasti i stuhive. Ato ndodhin me shpesh ne Mars dhe numerohen mesatarisht 2 dite me stuhi ne vit. Demet qe kane sjelle stupite kane qene: rrezimi i dritherave, rrezimi i pemeve te vjetra qe shpesh here shkaktonte edhe rrezimin e linjave elektrike.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Perkatesia Administrative ,Tipi i Vendbanimit
 
Bashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Kjo bashki permbledh 9 komuna. Ky vendbanim eshtre krijuar qe ne kohet e hershme dhe gjurmet per banimin e ketij vendi jane te shumta. Te tilla mund te permendim: ene balte, monedha, vegla pune, si edhe eshtra njerezish te gjetura ne afersi te Divjakes.
 
Divjaka eshte nje vendbanim i perqendruar(me nje qender). Kryesisht banoret e lagjeve apo te grupshtepive kane lidhje gjaku. Distanca midis lagjeve eshtew rreth 1km. Ne Divjake egzistojne rreth 2000 shtepi dhe distanca nga nje shtepi tek tjetra eshte rreth 10m. Shtepite jane te ndertuara me tulle te pjekur dhe te mbuluara me tjegulla. Banesat jane kryesisht njekateshe me bodrum , por kohet e fundit po ndertohen  shtepi dy a me shume kate(vile).

Popullsia
 
Numri i popullsise se Divjakes eshte 7069 banore, prej te cileve 2054( 0-15 vjeē), 4198 (16-60), 817 (mbi 60 vjeē).
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: " Divjaka " 
 
Laguna e Karavastase

Laguna e Karavastasė - gjendet nė pjesėn qendrore tė ultėsirės perendimore té detit Adriatik. Ajo kufizohet nga lumi i Shkumbinit nė Veri, lumi i Semanit nė Jug dhe kodrat e Divjakės ne Perendim.
Kjo lagune (rreth 4,200 ha) ėshtč e mirėnjohur per praninė e nje kolonie te Pelikaneve Dalmat, i cili ėshtė nje shpend i rrezikuar per zhdukje nź shkallź botėrore. Prezenca e kźsaj kolonie ka qenė njė ndėr arsyet kryesore qė cuan né dhenien lagunes sė Karavastasė statusin e nje zone tė lagesht te rėndėsisź ndėrkombėtare nė kuadrin e Konventės sė Ramsarit. Ne kete zone gjithashtu jane te pranishėm me teper se 200 lloje tė tjera zogjsh disa prej te cilėve jane rrezikuar per zhdukje nź shkallė botėrore si p.sh. Karabullaku I vogel, Rosa kokebardhė, Shqiponja e madhe e rosave dhe Shqipja e stepave.

Pėbėrja e Lagunės

Perreth lagunės haset njė mozaik habitatesh bregdetare si kallamishte, duna rére, pyje, marina dhe kėneta te kripura. Ne dunat e vjetra bregdetare qė shtrihen pergjatė vijés bregdetare sot lulėzon nje pyll i pasur gjetherenės dhe pisha, nje pjesė e tė cilit ėshtė shpallur Park Kombėtar.
Brezi i dunave qė ndan lagunen nga deti formon nje plazh rėre 100m tė gjerė, qź fillon menjėherź pas pyllit me pisha, duke formuar njė pamje mjaft tė bukur dhe terheqese per vizitorėt e shumtė vendas qė vijnė ketu gjate muajve tė verės.
Me tepėr se 16,500 banorė jetojne nė afėrsi te kesaj lagune. lnfrastruktura e 12 fshatrave ėshtź nź nje gjendje tė veshtire. Ne lagune ushtron aktivitetin e saj nje kooperativź
peshkimi me 83 punetore e cila peshkon Shojza, Levrek, Koce, Ngjaia dhe Qefull kryesisht per eksport nź itali.
Plazhi i Karavastasé preferohet nga pushues vendas, numri i te cilėve arrin deri ne 8,000 vizitore per njė ditė gjate muajve tė veres. Megjithėse frekuentohet nga nje numer i madh pushuesish strukturat e shėrbimit jane te demtuara dhe kane nevoje per riparime te metejshme.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Administrimi i Lagunes

Zona bregdetare ne afersi té lagunes se Karavastasź ka perfituar nga mbrojtja e natyrshme gjė qé rezulton nga paqendrushmeria gjeomorfologjike, kufizimet nė levizje dhe vendbanime te banoreve te zones, gjatė regjimit te meparshem. Fundi i regjimit komunist krijoi mundėsi per njė rritje dhe zhvillim veēanerisht té zones bregdetare. Ne ditėt e sotme mundėsia e popullates per te lévizur ėshtź rritur per arsye se shumė njerez sot kane makinat e tyre private. Kéta dy faktore jane né origjinen e dy tendencave per zhvillim te cilat potencialisht mund tė demtojne ekuilibrin ekologjik ne kėtė zone dhe qe njekohesisht kane ndryshuar thelbėsisht kontekstin e administrimit té lagunes sč Karavastase. Mendohet qe rritja e numrit tė vizitoreve nė kete zone te jete nje nga shkaqet e paksimit te numrit tė pelikanéve.

Duke marre ne konsiderate situatén e re tė krijuar eshte pergatitur nje Plan i ri Administrimi i cili mbėshtetet nga nje Ligj per Administrimin e Lagunes se Karavastasė ne kuadrin e te cilit parashikohet krijimi i njė mekanizmi finaciar te veēante, i quajtur Fondi i Karavastase. Qellimi i ketij plani eshte te siguroje qe aktivitete tė ndryshme te pranishme ne kete zone, si bujqesia, peshkimi, zbavitja te administrohen dhe planifikohen ne menyre te tille qe te mos dėmtojnė vetitė natyrore tė ekosistemit, duke siguruar perfitimin maksimal per perdoruesit e tanishėm, pa kompromentuar mundėsinė e ketij ekosistemi per te kenaquar kerkesat dhe aspiratat e gjeneratave tė ardhshme. Ky parim eshte edhe nje nga kérkesat e Konventes se Ramsarit (shih faqe 11). Zbatimi ne praktike i kėtij parimi kerkon arritjen e nje marrveshje nepermjet paleve té interesuara, pronareve té tokave, perdoruesve tė burimeve natyrore (peshkatare, bujq, gjuetaret, pylltarė), autoritetet lokale dhe rajonale si dhe vizitoret.

Ne menyre qe te balancohen interesat e tė gjithe paleve, plani i administrimit parashikon njė seri zonash sic shihet edhe ne harte. (vijon)
Zonat e mbrojtura rreptesisht do te perdoren per aktivitete qe kane per qeliim mbrojtjen e natyrźs si dhe per pune kerkimore shkencore. Parandalimi i shqetesimit te zogjve qe folenizojnź ne kete zone do te jetė nje nga prioritetet. Ne kete drejtim ka nevoje per studime te metejshme lidhur me pranine vendndodhjen e llojeve qe kane nevoje per mbrojtje. Per shembull sot dihet shume pak lidhur me rruazoret dhe gjitaret e medhenj tė zones se Karavastase.

Eshte propozuar tė krijohet njė Autoritet i vetem drejtues per Zonen Ramsar, i cili do te veproje si nje Autoritet i vetėm shumedisiplinor bazuar ne zone, pergjegjes per mbikqyrjen e zbatimit te Planit te Administrimit. Kjo strukture do te jetė i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar, pergjegjes per administrimin e tokes nen pronesi shteterore si dhe do te kete te drejtė per dhenie koncesionesh apo per dhenie me qira te siperfaqeve te caktuara toke ose ujore. Kjo strukturė gjithashtu do té jete i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar i cili do te jete pergjegjes per vendimet lidhur me planifikimin e territorit duke pasur keshtu mundesi per kontrollimin e aktiviteteve ekonomike dhe atyre rekreative/zbavitźse nė zone.

Eshtė e nevojshme qė Autoritetet drejtuese té zones Ramsar tč sigurojnė qė mbeturinat urbane (plehrat) dhe ujrat e zeza tė trajtohen sic duhet nė pellgun ujembledhės te lagunes. Gjithashtu, ėshtė e nevojsheme qé aktivitetet bujqėsore te miré-administrohen lidhur me perdorimin dhe reciklimin e ujit si dhe aspektet e vaditjes dhe drenazhimit tė siperfaqeve bujqésore. Pėrdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike duhet te kufizohet vetém per zona tė vecanta, produkte dhe sezone te vecanta. Ndėrtimi i infrastrukturės se nevojshme per trajtimin e ujrave té zeza éshté mjaft i kushtueshėm dhe nuk mund te perballohet nga fondet e Autoritetit té zones Ramsar, por nje investim i ketij lloji mund te konsiderohet si nje prioritet kryesor nga populisia lokale brenda dhe jashtė zones Ramsar.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Karakteri fizik

Klima

Laguna e Kravastasė shtrihet ndermjet dy zonave klimatike; asaj Mesdhetare dhe e Nen-zončs Qendrore. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve éshtė 550 - 1200 mm e shperndaré né 85
- 100 ditė te vitit, duke qené né keto shifra nje nga vlerat me te ulta ne Shqiperi. Dy tė tretat e kėsaj sasie bien né peniudhen Nentor - Mars. Muajt me te lagesht jane Tetori dhe Néntori. Reshjet jane pothuajse krejtésisht né formé shiu dhe shumé pak bie breshér dhe bore. Dimri ėshtė i buté dhe Janari éshté muaji me i ftohté i vitit (temperatura mesatare 8.5*C). Temperatura mesatare vjetore eshtė 18.8*C.
Ultésira bregdetare rrihet mjaft nga erėrat te citat jane me té forta gjate muajit Shkurt. Era fryn ne dy drejtime kryesore Jug-Lindje gjate vjeshtés dhe dimrit, dhe Veri-Perendim gjatė pranveres dhe verés.

Gjeomorfologjia

Pjesa qendrore e bregdetit Shqiptar formon pjesén e Ultėsirźs sé Adriatikut, qé perbehet nga molasėt e Miocenit dhe Pliocenit me permbajtje nafte dhe gazi. Siper kétyre shtresave ndodhen depozitimet me origjinė detare dhe aluvionale te Kuaternarit. Shelfi kontinental dhe vargjet antiklinale né brendési tė kontinentit te formuar nga depozita tė Pliocenit dhe Tortonianit, gjithashtu permbajne ndoshta sasi nafte dhe gazi.
Nga pikėpamja gjeomorfologjike dallohen qarte dy proēese:
a) Grumbullimi dhe depozitimi i rerės me origjine kryesisht nga brendésia e kontinentit, e cila ndryshon vijén bregdetare, krijon laguna, rimbush plazhet.
b) njė erozion te mesem deri né té fuqishém, qė ndikon né brigjet e ulta dhe né rripat ranore. Zona e Karavastasé shtrihet né pjesen me dinamike te bregdetit Shqiptar ku ka depozitim té sedimenteve nga tumenjtė Shkumbin dhe Seman.

Laguna e jashtme - Godulla - eshté krijuar nga rrymat bregdetare gjate ketij shekulli, por brezi i reres qe e ndan ate nga deti tani éshté duke ju nenenshtruar nje erozioni tź forte. Sedimentet e lumit te Shkumbinit ishin duke krijuar njė laguné te re te vogel té quajtur "Lag una e Spiaxhos", por gjaté dimnit te vitit 1995/96 grykederdhja e lumit té Shkumbinit u zhvendos 5 km né veri duke bere qé ky proces i fomimit te kesaj laguné te nderpritet.

Uji i lagunės

Ekologjia dhe peshkimi né lagunen e Karavastasé, si per ēdo lagune tjetėr, influencohen né njė shkallé te madhe nga shkalla e eutrofikimit dhe kripésia e ujrave te késaj lagune. Kater faktorė bejne qé eutrofikimi dhe kripésia te jené ēeshjte kritike per Karavastasé. (i) sasia e vogel e ujit te embėl qé derdhet né laguné; (ii) njė komunikim i dobet i lagunés me detin; (iii) ndotje me origjiné nga toka dhe nga deti; dhe (iv) ujerat e cekéta (thellėsia maksimale 1.3 m) gjate verés nxehen vende-vende se tepermi den né 30CC. Gjaté stinés Se verés ekziston rreziku zhvillimit te nje gjendje Hiper-Eutrofikimi, kur bakteriet behen hiper-aktive né kushtet e njé temperature te larté dhe konsumojne gjithe oksigjenin e pranishem. Ne kushte mungese oksigjeni (anaerobike) sedimentet ēlirojne sulfur hidrogjeni 1 ciii eshte tepér helmues per floren dhe faunén dhe mund te shfarosė bimé dhe kafshė té ndryshme qé jetojne né lagune pertej njé pike nga ku ato mund ta rimarrin veten.

Pellgu ujémbledhés i veté lagunes sé Karavastasé ėshté i vogel. Vija ujendarese e kétij pellgu ujémbledhés formohet nga Kanali i Térbufit nė veri, kodrat e Divjakes né Lindje dhe Kanali i Myzeqese ne Jug. Diga artificiale ndainé lagunen nga fushat e drenazhuara. Dy kanale te médhenj drenazhojné tokat bujqesore me nė bnendési té zones sė Karavastasé, duke anash-kaluar lagunén. Ne vere, kur reshjet jane te pakta niveli i ujit te Jagunes bie nreth 30 cm dhe kripesia e ujit arrin vlerén 35 g/liter. Ne vené knipėsia e ujit ne afersi té tokés se thaté éshté aktualisht me e madhe se ajo e ujit né afersi tė kanaleve te komunikimit me detin (Jashtė stinės se verės vlerat tipike jane 19 g/l prane tokčs se thatė dhe 25 g/l afėr kanaleve).
Ne te njejten kohė shkémbimi i ujit me detin éshtéiI pakét. Uji i lagunes qarkullon si rezultat i veprimit te baticé-zbatices me njé cikėl prej 12 orésh. Per gjashte ore niveli ujit ngrihet dhe ai futet né laguné, né gjashte ore tė tjera kemi zbaticė dhe uji i lagunes rrjedh per nė det. Ky cikél ka njé ndikim te vogel né nivelin e ujit né lagune, i cili ngrihet vetém 2 cm, sepse niveli i baticė-zbaticés čshte i vogel (30 cm) dhe kanalet e komunikimit te lagunes me detin jane tė vegjel. Volumi i uje-shkembimit me detin gjate njé cikli baticé-zbatice éshtė perafersisht 1/50 e volumit te lagunes. Kjo eshté nje vleré e vogel po té krahasohet me lagunen e Venecies, ku per cdo cikel laguna shkémben me detin rreth 1/3 e gjithe volumit té saj.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Caktimi i Lagunės se Karavastasė si Zone Ramsar

Duke njohur vlerat e tokave nen uje lidhur me shumllojshmerine e gjallesave qė jetojne nė kėto mjedise, si dhe duke pasur parasysh shpejtesine me te cilén keto habitate ishin duke u zhdukur si rezultat i nderhyrjes njerezore, ne Shtator 1971 ne qytetin Iranian te Ramsarit 18 shtete firmosen konventen "Tokave te Lageta te Rendesise Ndėrkombėtare Veēanerisht si Habitate te Shpendeve Ujore" e njohur me shkurt si "Konventae Ramsarit". Ne vitin 1996 kjo konvente kishte mbi 90 pale kontratuese. Palet kontratuese pas firmosjes se kesaj konvente duhet qe te deklarojne te pakten nje nga zonat e lageta te vendit te tyre per tu perfshire ne listėn e Zonave te Lageta te Rendesise Nderkombetare.

Nė 22 gusht 1994 Keshilli i Ministrave e deklaroi zonen e lagunes se Karavastase dhe Parkun Kombetar te Divjakes, si zone per tu perfshire nč listen e zonave tė lageta te rendesise nderkombetare te konventės se Ramsarit. Duke nenshkruar konventen, Shqiperia pranonte te mbronte karakterin ekologjik te kesaj zone nč veēanti, ndersa ne nje plan me te gjere neneshkrimi i kesaj konvente obligon Qeverine Shqipetare ne ndjekjen e nje politike qe synon mbrojtjen e gjithe zonave te lageta ne Shqiperi, duke inkurajuar sa me teper qe te jete e mundeshme perdorimin e qendrueshem te tyre.
Nė vazhdim te interesit te treguar nga Qeveria Shqipetare ne mbrojtjen e kėsaj zone Bashkimi Europian nepermjet Programit PHARE ka financuar nje projekt per te ndihmuar Komitetin e Mbrojtjes se Mjedisit (KMM) ne punen e tij per reaiizimin e nje administrimi te qendrueshem tė zones Ramsar si dhe te gjithe pellgut ujembledhes te kesaj zone. Faza e pare e ketij projekti (1995-1996) tashme ka perfunduar.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh " Divjaka " 
 
Rendesia e Karavastase

Ajo cka e ben tė vecantė nga pikpamja e vlerave natyrore pellgun e lagunes se Karavastasé ėshtė kompleksiteti i habitateve natyrore tė cilat hasen nė kėtė zone dhe nga shkalla e ruajtjes se tyre tź pa dėmtuara nga veprimtaria njerėzore.
Zona e Karavastasė siguron kushte per jetesen e nje sėrė llojesh dhe shoqerimesh shtazore dhe bimore, mjaft prej tė cilave jane ne rrezik zhdukje nė shkaiiė botėrore si per shembuli:

Pelikani Kacurrel (Pelicanus crispus,) - Laguna e Karavastasė siguron kushte jetese dhe folenizimi per mbi 5% te popullates boterore te kėtij shpendi;

Karabullaku i vogel (Phalacrocorax pygmaeus);

Shqiponja e detit (Haliaeetus albicilla);

Rosa kokebardhe (Oxyura leucocephala);

Shqiponja e madhe e rosave (Aquila clanga);

Shqipja e stepave (Circus macrourus);

Lundra (Lutra lutra), e kźrcėnuar botėrisht nga gjuetia dhe ndotja e mjedisit;

Breshka e zakonėshme (Testudo hermanni), e cila megjithese e perhapur ėshtė e kercėnuar nga tregetia e paligjėshme;

Lakuriqi i nates hundpatkua i madh (Rhinolophus ferrumequinum), i cili ėshtė i kercenuar né shkallė boterore per shkak te humbjes dhe dėmtimit te mjedisit ku ai jeton;

Dėllenja kokėrrmadhe (Juniperus oxycedrus ssp. macrocarpa), e cila ėshtė nje specie e rėndėsishme e nje shoqerimi bimor tė rrezikuar nė shkallė nderkombčtare.

Ne pyllin e Karavastasė gjendet gjithashtu njė lloj Orkideje
(Orchis albanica), si dhe nje hibrid ndėrmjet dy llojesh Orkidesh (Orchisxpaparistoi), tė ciiat jane endemike tė Shqiperise.
Ne kėtė zone gjithashtu gjenden lioje, té cilat jane té rralla ose vulnerabėl nė shkaiie rrajoni sic jane Dailendyshe deti ballėbardhź t'Sterna albifrons.) dhe Dalléndyshe detit (Glareola pratincola), per te ciiat Karavastaja mban nje pjese te konsiderueshme te popullates Europiane te ketyre shpendeve.

Karavastaja ėshtė e rźndėsishme gjithashtu per vlerat e saj natyrore nė shkallė kombetare. Ne Karavasta gjenden se paku 12 specie te gjitarėve dhe sė paku 16 specie zvarranikźsh dhe amfibėsh, si dhe me teper se 210 lloje zogjsh. Ka mundesi te egzistojne disa lloje lakuriqesh nate te cilet migrojne per ne Karavasta ose nčpėrmjet Karavastasé per ne vendet e shumėzimit me nź Veri, por per arsye se keto kafshe jane te veshtira per tu studiuar akoma nuk ka njohuri te sakta rreth levizjeve te tyre. Gjithashtu, akoma nuk dihet me saktesi numri i plote i llojeve te bimeve dhe i parruazoreve qe jetojnė ne zonen e Karavastasė por sidoqofte, sot dihet me siguri qe ne Karavasta gjenden:

Hidrokotilit i rėndomtė (Hydrocotyle vulgaris), i cili mendohej se ishte zhdukur né Shqiperi den nė vitin 1995;

Fier mashkulli (Dryopteris filix-mas) si dhe lioje te dellenjes te cilat jane ne rrezik zhdukje;

Fieri i krojeve (Adiantum capi/lus-veneris), i cili figuron si lloj i rrallė nė Librit tė Kuq te Bimeve te Shqiperise (J. Vangjeli et al. 1994).

Veēantia e lagunes se Karavastasė, e cila i jep asaj nje rendesi te veēante nė shkalie kombetare dhe nderkombetare, qendron ne faktin se ajo permban nje shumellojshmeri habitatesh tė ndryshme, te cilat se bashku ose vec e vec sigurojne mjedise te pershtatshme jetese per nje shumellojshmźri tė tille bimesh dhe kafshesh. Keto habitate dhe komplekset qe ato krijojnč, do te jene ne gjendje te sigurojne kushte te pershtatshme jetese vetem nė rast se ato do te vazhdojne te administrohen dhe te ruhen me kujdes, ashtu sic ėshte berė deri tani.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Divjaka Dhe Laguna Karavastase 
 
shume artikull i bukur dhe pse smarr vesh asnje fjele nga ajo gjuha qe eshte perdor si perkthim kjo do te thote qe dikush ka marre mundimin per ta shkrujtur ate kjo do te thote qe ai ka nje interes rreth divjakes dhe kjo gje me ben te ndihem fare mire faleminderit per kete artikull
 




Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Divjaka Dhe Laguna Karavastase 
 
Peshkataret, jeta mes ujit e steres
Nje dite me peshkataret e Lagunes se Karavastase. Si e kapin peshkun, si punon firma e tyre dhe si kane mbijetuar. Pse jetojne vetem me peshkun dhe pse nuk i kthehen edhe tokes, nga ku vazhdimisht u kane ardhur andralla. Pse nuk investohet dhe cfare do te benin ata, po te investohej per kete vend

Nga Karavastaja Ben Andoni

Peshkun e perdorin kudo dhe kurdo, banoret e varfer te kesaj zone. Me sakte, ai ka atributet e nje perendie per ta. U duket sikur u mbron ekzistencen, por nga ana tjeter edhe i ushqen per te perballuar jeten e tyre te veshtire, banoret e Karavastase. Me te vjetrit, qe jane ende gjalle, dalin ende ne brigjet e lagunes dhe 'bashkebisedojne' me peshqit, ndersa me te rinjte u duhet qe te marrin rremat dhe te lundrojne per t'u ushqyer me te. "Po, ne ushqehemi me peshkun, rritemi me peshkun dhe kur vdesim na kujtojne me peshkun", me thote Thanas Sota, nje peshkatar i vjeter ne profesion, por qe ne fakt nuk eshte me shume se 45 vjec. Jane njeqind veta, qe punojne ne Lagunen e Karavastase. Me mire peshkojne te organizuar, ne nje firme, per te mbijetuar. Ne mengjez nderrohen dhe i lene porosite e fundit njeri-tjetrit dhe pastaj u duhet qe te bejne nje sy gjume, per turnin e ardhshem. E dita nderron diten, njesoj. Eshte nje ritual qe eshte perseritur gjithmone. Megjithese para viteve '90, peshkataret e Karavastase, dilnin nga shtepia ne fillim te javes dhe perfundonin ne shtepi, ne fund te saj. "Peshkimi nuk ka kohe. Por, nga ana tjeter ka edhe kohen e tij", thote Tahir Zela, administratori i firmes se vetme te peshkimit, qe punon ne Lagune. Ne kete vend, ai punon dhe drejton, qe kur eshte diplomuar ne vitin e larget 1971. "Nuk e kisha menduar se do te lidhesha keshtu ndonjehere me peshkun, por jeta eshte jete. Edhe kur te dal ne pension, do t'u shfaqem si lugat ketyre", ben ai shaka me peshkataret, qe punojne prane tij.

Laguna dhe jeta

Laguna e Karavastase eshte atje ku ka qene gjithmone, por vetem gjeografikisht. Sepse, per njerezit qe nuk kane qene, ajo nuk eshte aspak aq afer. Pasi kalon Divjaken dhe futesh ne pyllin e saj, te duhet qe te udhetosh pergjate bregut, ne nje rruge ku nderthurren dunat ranore, hapesira e madhe me rere e plazhit dhe nje pyll i dendur me pisha. Pas ketyre, ne ekstremin tjeter, shkon ne Karavasta. Afrimin drejt saj ta lajmerojne postblloqet e rregullta te ndermarrjes dhe urdhri i prere i administratorit, qe askush nuk duhet qe te kaloje permes tyre... pa leje. Dhe, pa urdhrin e Zeles, ketu nuk leviz asgje. Me sakte nuk pitetin. Packa se disa 'guximtare', gjuajne fshehurazi edhe me mjete te denuara. Peshkimi ne Karavasta zhvillohet ne dajlanin e vendosur ne nje mjedis qe ndodhet mes tre kanaleve te komunikimit dhe detit. Per te kryer peshkimin punohet qe nga grepat per amatoret deri tek rrjetat dhe rrjetat selektive, per profesionistet. Te ashtequajturat Pireta jane te perdorshme per ngjalat, dhe ato jane vecmas vendit, ku merret peshku, me cernike, ne dajlan, ne vendet e posacme.

Te gjithe jane te bindur per bisnesin e tyre, qe pervec se ka punesuar 100 njerez ne pune, mban edhe jeten e disa qindra te tjereve, ne fshatrat perreth, qe presin me padurim ne fund te muajit rrogen e tyre. Nuk mbin gje, per fatin e keq. Ketu e ndjen ne faktin e thjeshte sepse ketu njeriu gjen cuditerisht toponomi te tille si: Vendi i Vdekur, Toka e Vdekur... Por, ne kete vend, jane individet me te rradhe te faunes shqiptare. Shkencetaret pretendojne per 51.000 individe syresh. Jane sebashku rreth 228 specie shpendesh, 29 specie reptilash dhe amfibesh, si edhe 25 lloje sisoresh, qe nuk jane gjetiu ne Shqiperi. Thellesia e Lagunes eshte deri ne 8 metra, ndersa kripshmeria eshte 15 miligram per liter ne dimer dhe vazhdon me 58 miligram per liter ne vere. Ndersa ne te kaluaren prodhimi varionte nga 100-300 kilogram per hektare, e ku deri 60 tone ne vit i takonin ngjales, tashme prodhohen deri ne 800 kuintal peshk e ngjala. Por, ky vend nuk eshte me i njohur per jeten e varfer tyre sesa per individet e rralle te faunes dhe flores, qe mban. E te gjitha jane te dokumentuara ne Karavasta. Aq, sa per te, Shqiperia ka aderuar edhe ne marreveshjen e Ramsarit, vendim qe tashme duhet ti pergjigjet nje me nje Lagunes. Shume nga speciet jane te rralla dhe te kercenuara globalisht. Gati 6% e pelikanit kacurrel gjendet ne kete vend. "Dhe ne e ruajme ate, -thote per Pelikanin kacurrel, Zela,-sepse vertete ushqehet me gati 7 kilogram peshk, por nga ana tjeter eshte ai shkaku, qe ky vend ruhet kaq shume".

Peshkataret

Jane shume te disiplinuar dhe gati pa goje. Thanasi, qe mundohet te na tregoje gjithshka, heshton vazhdimisht. Mbase kete heshtje, ua dikton jeta e veshtire, qe i afron me shume me ujin sesa me steren. Vine nga Divjaka, Miza, Kryekuqi, Remsi, Karavastaja dhe pastaj nga te gjithe fshatrat. Nuk kane tjeter me cfare te merren pervec se me peshk. Thoma Ziu, Arqile Shuli, Llaz Xharo, Thoma Kola, Sherbet Sina, Arqile Todri etj kete pune e kane te fiksuar dhe nuk e nderrojne me asgje. Kjo tashme eshte sanksionuar ndoshta edhe ne AND-ne e tyre. Ndoshta ishte kjo ide, qe i beri ata qe t'i kthenin rremat dhe cerniket (rrjetat e vogla qe kapin peshk) ne arme per te mbrojtur institucionin e tyre, ne vitin 1997, kujton i menduar Tahir Zela. Ishte koha, kur bandat e armatosura, qe kane arritur deri ne 70 veta, kane dashur te hedhin ne ere kete institucion, qe mban me buken-peshk, nje komunitet te tere njerezish te varfer. Nje institucion qe perbehet nga pak ndertesa te vjetra, (qe mund t'i karakterizosh si muzeale) nga nje mjedis i thjeshte frigoriferik, vendin ku kapet peshku dhe pajisjet e tij me te domosdoshme. "Kjo eshte puna e tyre, por edhe jeta e tyre", thote Zela per peshkataret qe e nderojne njesoj si nje 'plak' te vjeter por dhe si nje profesionist te vertete. "Eshte i rralle, por edhe shume i veshtire peshkimi. Kjo eshte arsyeja qe dikur, profesionin e peshkatarit e rendisnin si te dytin ne veshtiresi, pas atij te minatorit", thote Zela, i veshur thjesht, qe shpesh here ka qene keshilltar, per problemet e peshkut ne vend. Ai, sebashku me kater ndihmes te tij, nga te cilet nje llogaritare, nje magazinier, nje marangoz, jane administrata e kesaj firme.

Pse nuk investohet

Nuk bejne dot nje hap me shume sepse u duhet qe te rinovojne licensen e tyre nje here ne vit. "Kjo eshte pengesa jone me e madhe per te investuar. Sepse, po te kishim nje license me afat me te gjate do te gjenim edhe hapesiren e duhur per te investuar me shume", thote Zela. Kjo eshte pengesa kryesore qe ne kete vend, nuk investohet. Dhe kete e shikon ne mjediset e vjetra kancelarike dhe nga vete dhoma e administratorit dhe godinat qe jane te sterlodhura nga perdorimi i gjate. "S'ka gje, puna nuk behet ketu, thote Zela. Atje behet puna", dhe tregon lagunen e madhe me sy. Kete e aprovon vazhdimisht edhe Thanasi, qe eshte nje nga dhjete brigadieret e ndermarrjes se tij. Ai, ashtu si gjithe te tjeret, paguhen me nje rroge qe varion 20.000-30.000 leke ne muaj. Me kete rroge, gati paguhen te gjithe njerezit e ekuipazhit te peshkatareve, te cilet jane te shperndare ne 30 varka. Qe duhet thene se nuk jane te reja, bashke me shume gjera te tjera, qe perbejne dhe marrin peshkun ne dajlanin e Karavastase. Nese do te investohej, ne kete vend, te gjitha keto pajisje do te ishin me te reja dhe kuptohet edhe prodhimi do te ishte me i bollshem . Dhe, nese do te investohej do te behej dicka per tre kanalet, me te cilat lidhet Deti me lagunen, qe te thelloheshin dhe keshtu te kishte mundesi qe te behej me mire nderrimi i ujrave gjate sezoneve te ndryshme, sipas Thanasit. Ne kete kuader do te sherbente edhe nje lufte me e mire qe i behej peshkimit pa leje, ose ata qe demtojne me pesticide, apo me gjueti tjeter te paligjshme.

Sfida-Te jetosh me peshkun

Per Thanasin 45 vjecar dhe per gruan e tij nuk ka asnje rruge tjeter. Po, te nderpritej peshkimi, "une do te shkoja ne Sarande", thote ai i bindur dhe me koken e ulur poshte, sikur kjo do te ndodhte sakaq. Ne shtepi ka televizorin dhe nje frigorifer qe e ka marre prej kohesh. I mungojne disa nga pajisjet e tjera elektroshtepiake, ashtu si edhe shume peshkatareve te tjere. "Te rroje gruaja", thote ai 'krenar', per kete fakt. Nga ndarja e tokave, nuk kane perfituar, sepse konsiderohen si punonjes shteterore. Per fat kane perfituar femijet. Kjo toke gjithsesi, nuk mjafton per te permbushur nevojat e familjes se Thanasit, qe perbehet nga vete ai, gruaja, dy djemte dhe vajza. Sepse toka nuk eshte pjellore. Gjithsesi ne kete mrekulli natyrore, nuk mund te shkojne te gjitha gjerat perfekt. Ajo qe mbillet, kryesisht foragjere dhe miser, perdoret per bagetine, ndersa Karavastaja, me resurset e saj te rralla, tashme te sanksionuara edhe ekologjike, mbetet vendi i vetem i mjaftueshem per ushqimin e tyre. Ja sepse ne mengjez heret, Thanasi me motocikleten e tij, e njellojte me te gjithe peshkataret, shkon ne drejtim te punes. Me pas, fillon punen qe nuk ka mbarim dhe perfundon, nje mengjez te ri, kur do te dorezoje cizmet, pantallonat dhe veshjet e tjera te peshkatarit.

Per veshtiresine

Veshtiresia e jetes se tyre eshte e madhe, por me shume ka te beje me prodhimin e tyre. Sepse, prodhimi i tyre, qe eshte i fresket, nuk mund te shkoje aq shpejt tek konsumatori. "Ndodh, ose na ka ndodhur, qe edhe ne kohen kur nuk punojme, tregtaret te cirren ne treg, sikur sheshin peshkun e Karavastase", thote Thanasi. "E kjo na ben qe te ulim cmimin. Eshte nje konkurrence e pandershme dhe per kete kane 'merite' tregtaret tane qe jane te parregullt", thote Tahiri. Kjo gjithsesi, nuk i pengon tregtare te tjere, qe te vine nga Vlora, apo nga Tirana qe te marrin te fresket peshkun e ketij vendi dhe pastaj ta servirin ne qytetin e tyre. Me nje mesatare prej 800 kuintalesh, qe prodhojne, ata e kane te mjaftueshme, per te siguruar, ne kushte konkurrence te rregullt te ardhura me te mira. Por, poret nuk mbarojne.

Dhe peshkataret zakonisht nuk flasin. E dine se kjo gjendje do te vazhdoje edhe me. Rruga do te jete e parregulluar, me te ardhurat e firmes do te behet pastrimi i kanaleve dhe tregtaret do te vazhdojne qe te shesin edhe kur nuk kapet peshkun e tyre.

Pas pune, peshkataret e ngrene zerin pak me shume se 'sa duhet' ne klubin e tyre, qe eshte ne mjediset e firmes. Tashme jo per veshtiresite, qe ata i kane te pandara, por thjesht per te gezuar nje dite me shume nga jeta e tyre. Sepse, ata dine te flasin vetem me punen e tyre. Mbase mund te jetonin me mire, me ndonje gje tjeter, por ne kete menyre u duket se jane shume mire. "Jemi me fat qe jetojme ne kete vend", thote Tahiri. Megjithese, intelektuali nuk e fsheh merzine, kur i permend sesi do t'i dukej, qe ky vend te shfrytezohej dhe te ishte per te gjithe ata, qe do te deshironin nga qenia si vend i mbrojtur. "Urbanizimi i pamenduar mund te sillte katastrofe per kete vend. P.sh. do te ishte veshtire, qe t'i shikonim perseri ato pak cifte te pelikanit kacurrel, qe kane mbetur e jane ne kete vend dhe qe bashkejetojne me peshkataret", te thote ai ne menyre lakonike, duke tretur veshtrimin e tejlodhur nga jeta, mbi lagunen e paane.




--------------------------------------------------------------------------------
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!