Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Djali i trajnerit tė Kombėtares, Oto Bariē Junior, tregon... 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Djali i trajnerit tė Kombėtares, Oto Bariē Junior, tregon... 
 
Edhe ky si i ati. Ėshtė 49 vjeē dhe ngjan si 29. A nuk duket edhe Bariē si 20 vjet mė ri se ē'ėshtė nė tė vėrtetė? Edhe ky mban tė njėjtin emėr si i ati, Oto Bariē Junior. Flet si ai. I drejtpėrdrejtė si i ai, madje tė duket sikur ke Bariēin nė tavolinė, pasi ngjajnė gati si dy pika uji. Djali i trajnerit tė kombėtares shqiptare, nė vizitėn e tij tė parė nė Shqipėri, tregon se pėrse "geni" Bariē ruhet gjithmonė i ri si tė ishte futur nė frigorifer. Ai flet pėr familjen e teknikut qė drejton kuqezinjtė, pėr karrierėn, pėr vlerėsimet, por edhe pėr zhgėnjimet si ai i evropianit "Portugali 2004", ku pasi Bariē e ēoi Kroacinė deri nė finalet e kompeticionit, i kėrkuan qė ta nxirrte edhe Kampion tė Evropės. Bariē Junior tregon edhe njė pjesė tė fshehtė tė karakterit tė tė atit. Ai rrėfen edhe "pėrjashtimin" qė i bėri ai nga futbolli kur ishte 17 vjeē, duke i thėnė: "Bir ky nuk ėshtė zanat pėr ty, kėshtu qė mos harxho kohėn kot". Atėherė ai zgjodhi rrugėn e arkitekturės, duke u bėrė njė personazh jo pak popullor nė Kroaci dhe jashtė saj. Ky ėshtė Oto Bariē Junior, i cili nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", nė hollin e hotel "Rogner", rrėfehet mbi gjithēka sekrete pėrtej Oto Bariē, trajner i kombėtares shqiptare.

Vini pėr herė tė parė nė Shqipėri, cilat janė pėrshtypjet e para pėr vendin e punės sė babait tuaj?

Ėshtė e vėrtetė qė vij pėr herė tė parė nė Shqipėri, por nuk ėshtė se mund tė them shumė gjėra, pasi nuk kam mė shumė se dy-tri orė qė jam kėtu dhe ende nuk kam parė shumė gjėra pėr tė dhėnė njė gjykim mė tė mirė. Nė pamje tė parė shikoj njė vend tė vrullshėm dhe plot rini. Kjo tregon se ėshtė njė vend interesant pėr t'u parė mė nga afėr.
Tė flasim pak pėr babanė tuaj, i parė nga njė tjetėr kėndvėshtrim, nga sytė dhe fjalėt e djalit tė tij...
Jemi njė familje qė futbollin nė veēanti e kemi pėrkrahur dhe bėrė stil jete prej njė kohe shumė tė gjatė. Mjafton tė pėrmend kėtu faktin se babai im ėshtė trajner qė prej mė shumė se 40 vjetėsh, kėshtu qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr nuk ka sesi tė mos diskutohet edhe nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė shtėpi. Unė kam qenė dėshmitar nė njė fare mėnyre i tė gjitha stacioneve gjatė karrierės sė tij si trajner. Ndėrsa tani me kombėtaren shqiptare, shikoj se ai mundohet tė mbėshtetet tek disa futbollistė tė rinj tė cilėt nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė jenė shtyllat e kėsaj skuadre. Besoj se gjėja qė di tė bėjė mė mirė babai im si trajner ėshtė organizimi shumė i mirė i njė skuadre nga njėra ndeshje nė tjetrėn.

Si u arrit tė nėnshkruhej kontrata mes federatės shqiptare dhe babait tuaj para njė viti? Ishin drejtuesit e federatės qė telefonuan tė parėt apo ishte vetė mister Bariē qė u interesua pėr postin e trajnerit tė kombėtares shqiptare?

Tė them tė drejtėn, pėr kėtė gjė nuk jam shumė i sigurt. Por ajo qė mė kujtohet mirė, ishte fakti se babai mė tregonte se kishte njė mirėkuptim me drejtuesit e federatės, sidomos nė planin qė ai i kishte servirur atyre pėr kombėtaren qė ai dėshironte tė drejtonte dhe tė udhėhiqte.
Megjithėse ėshtė trajneri mė i vjetėr nė moshė nė Evropė, a mendoni se babai juaj do tė ketė dėshirė tė rinovojė kontratėn e tij me FSHF-nė?
Ai ka ardhur kėtu pėr njė qėllim tė caktuar; tė ngrejė njė skuadėr e cila tė mund tė jetė kompetitive nė vitet nė vazhdim. Pėr mė tepėr nuk di se ēfarė tė them, pasi kėto janė terma tė cilat duhen studiuar nė fund tė njė sezoni, atėherė kur vihet shenja e barazimit dhe shikohen rezultatet. Nėse ėshtė arritur ai qėllim qė ishte vėnė nė fillim, nuk ka pse tė mos vazhdojė. Mendoj se kėtu nuk ka tė bėjė aspak mosha. Unė njoh nė Evropė persona tė cilėt drejtojnė federata dhe institucione tė ndryshme dhe janė shumė mė tė moshuar se babai im.
Ju bėra kėtė pyetje pasi disa kohė mė parė mister Bariē nuk po gėzonte njė shėndet shumė tė mirė, ēka shqetėsoi jo pak federatėn shqiptare dhe mediat sportive....
Shiko, nuk ka tė bėjė fare ai rast i veēantė. Gjithkush mund tė sėmuret njė herė nė njė vit apo dy. Kanė qenė mediat qė nė njė farė mėnyre abuzuan me atė histori. Ai udhėtonte me makinėn time dhe kishte ngritur disi mė shumė seē duhej ajrin e kondicionuar. Duke mos arritur dot qė ta sinkronizonte, pasi nuk ishte mėsuar me atė makinė, mori njė tė ftohtė nė pjesėn e majtė tė kraharorit, por kaq. Ishte thjesht njė e ftohur normale dhe jo siē e paraqitėn mediat.

Si ėshtė e mundur qė juve nuk jeni marrė me futboll dhe keni zgjedhur njė rrugė krejt tjetėr, atė tė arkitekturės?

Jeta ime mori njė rrjedhė tjetėr nė moshė 17-vjeēare. Asokohe stėrvitesha pranė njė skuadre tė rinjsh tė qytetit dhe njė ditė babai erdhi tė mė shihte. Nė disa raste siē duket unė nuk i pėlqeva, kėshtu qė nė fund tė seancės stėrvitore ai mė mori mėnjanė dhe mė tha: "Ti nuk je pėr futboll, ėshtė mė mirė qė tė merresh me diēka tjetėr", kėshtu qė e lashė fare dhe vazhdova arkitekturėn. Tani kam njė studio arkitekture sė bashku me bashkėshorten time nė Zagreb.
Bashkėshortja juaj ėshtė kroate?
Po, ėshtė kroate. Dhe quhet Alemka. Kemi njohur njėri-tjetrin shumė kohė mė parė dhe jemi tė martuar prej 22 vjetėsh tashmė.

Ēfarė vlerėsoni ju mė shumė nė punėn e babait tuaj?

Ka shumė gjėra, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė fakti se ai urren tė dėshtojė dhe, ca nga fati dhe ca nga puna qė ka bėrė, them se ia ka dalė mbanė nė pėrgjithėsi.
Gjithmonė?
Jo, gjithmonė. Mbaj mend se rreth fundit tė viteve '80 shkoi nė Gjermani pėr tė drejtuar Shtutgartin dhe arriti qė tė formonte njė skuadėr tė mirė. Por mė pas u detyrua tė largohej sepse drejtuesit e klubit i thanė se nuk kishin para tė mjaftueshme pėr tė blerė ata futbollistė qė ai dėshironte tė kishte nė skuadėr.
Duket sikur mister Bariē ėshtė "i dashuruar" pas futbollistėve tė rinj...
Po, ėshtė e vėrtetė. Le tė themi se ėshtė njė strategji e tij. Ai tenton gjithmonė tė ulė moshėn mesatare nė ekip, duke punuar mė shumė pėr tė ardhmen sesa pėr njė tė tashme e cila mbase nuk jep domosdoshmėrisht rezultatet e kėrkuara. Kėtė gjė ka pasur synim gjithmonė dhe kėtė gjė po dėshiron tė bėjė edhe tani me kombėtaren shqiptare. Ai do tė krijojė njė skuadėr e cila tė mbėshtetet tek njė kolektiv i mirė dhe jo vetėm tek njė futbollist i vetėm. Pėr shembull, ti mund tė kesh Maradonėn nė skuadėr, por kur nuk ke pėrreth tij edhe ca tė tjerė tė mirė, pak a shumė si ai, atėherė nuk ke pėr tė marrė kurrė rezultate.

Po nė rastin e Shqipėrisė?

Nė rastin tuaj ai mė ka treguar se po mundohet tė mbledhė sa mė shumė futbollistė shqiptarė qė luajnė nė Evropė, tė cilėt kanė vite mbase qė kanė ikur me prindėrit e tyre nė kėto vende dhe t'i kthejė tė luajnė pėr kombėtaren shqiptare. Kjo pėr faktin se ata janė zhvilluar krejt ndryshe fizikisht nga ana sportive sesa lojtarėt kėtu, kėshtu qė po mundohet tė krijojė njė skuadėr tė mirė pėr tė ardhmen.
Kur pati firmosur pėr kombėtaren shqiptare mister Bariē, pati deklaruar se nuk e bėnte pėr para, pasi ishte i pasur. Madje pati theksuar duke qeshur, se shpeshherė vihet nė garė me ju, se cili ėshtė mė i pasur, babai apo i biri...
I vėrtetė ėshtė fakti se jemi njė familje e pasur. Kemi shtėpi nė Austri dhe Kroaci. Nuk kemi probleme pėr para, pra le tė themi se nuk jemi tė varfėr. Ndėrsa pėr sa i pėrket faktit se cili ėshtė mė i pasur, unė apo babai im, them se para 20 vjetėsh unė mbase mund tė kisha nevojė pėr tė financiarisht, ndėrsa tani realisht nuk kam aspak nevojė. Ashtu sikundėr ai. Njė gjė ėshtė e sigurt, se ai nė Shqipėri nuk ka ardhur pėr para. Ka pranuar njė rrogė normale qė i jepet njė trajneri profesionist tashmė nė botėn e futbollit. Unė personalisht e shikoj si njė sfidė qė ai ka dashur tė bėjė me marrjen postit tė trajnerit tė kombėtares shqiptare.

Sfidė?

Po. Sfidė me veten dhe me kėdo qė beson ende tek ai si trajner profesionist. Pesė vjet mė parė ai ishte trajner i Kroacisė dhe pasi ia doli ta ēonte nė evropian, filluan t'i kėrkonin qė ta nxirrte edhe kampione, duke mos qenė aspak realist pėr ekipin qė kishin. Normalisht gjithkush mund tė kėrkojė gjithnjė e mė shumė, por nuk ėshtė normale besoj unė, tė matesh me shtete si Anglia, Gjermania, Franca, qė nė fakt me Kroacinė kanė hasur gjithmonė vėshtirėsi, tė cilat kanė 20 milionė futbollistė dhe ku mund tė zgjedhėsh. Ndėrsa ti ke vetėm 2 milionė. Nuk ėshtė nė proporcion tė drejtė besoj. Mendoj se ai dėshiron tė formojė njė kombėtare shqiptare e cila tė mos ketė problem tė matet me skuadra tė rangut tė saj. Le te themi, Maqedonia, Bosnja, Slloveni, Estonia, Letonia, etj., por normalisht nuk mund tė pretendosh tani tė shkosh dhe tė ballafaqohesh me futbollin spanjoll apo italian.
Le tė kthehemi tek jeta familjare. Ēfarė pėlqen mė shumė mister Bariē? Nė media janė shkruar se ai ėshtė njė admirues i verės...
Nuk mund tė them se ėshtė njė person qė pėlqen tė pijė shumė. Ėshtė njė dashamirės i verės sė bardhė. Pėlqen mė shumė peshkun dhe preferon tė jetojė nė vende tė qeta. Nuk ka pirė kurrė nė jetėn e tij cigare, prandaj gėzon edhe njė shėndet tė mirė.
Para mister Bariē kombėtarja shqiptare pati nė krye edhe dy trajnerė tė huaj, Dosenėn dhe Brigelin, tė cilėt nuk patėn udhėtuar asnjėherė me zonjat e tyre drejt Shqipėrisė. A mos ndoshta edhe zonja Bariē do tė ndjekė kėtė shembull?
Jo, nuk besoj. Ajo ka dėshirė tė udhėtojė dhe mesa di unė ka shprehur dėshirėn disa herė qė tė vijė, por duke qenė se babai kur vjen nė Shqipėri ėshtė shumė i zėnė, i ka sugjeruar qė tė rrijė. Por tė jeni tė sigurt se do tė vijė edhe pse duhet tė kuptoni se edhe ajo ka njė farė moshe tani dhe nuk ėshtė se mund tė udhėtojė shumė. Tė paktėn jo sikundėr bėnte 10-20 vjet mė parė teksa e ndiqte babanė pothuajse nė ēdo ndeshje.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!