Pandeli Simsia, New York, U.S.A.
Ne nje bisede me nje mikun tim amerikan kur po i flisja edhe per Shqiperine, mbeti i mahnitur per ato qe degjonte, te cilat ishin te panjohura per ate. Pak e njihte vendin tone, per te mos thene aspak. Ne kujtesen e tij i rrinin ende te fresketa ato pamje te tmerrshme qe kishte pare ne televizor gjate luftes ne Kosove. Pasi ia shpjegova tragjedine e ndarjes se kombit shqiptar, vazhdova t'i flisja perseri per Shqiperine, duke ia krahasuar me nje ''anije'' qe lundron ne detin e pafund te pasurive nentokesore. Duke me degjuar me vemendje me shikonte i habitur, sikur donte te me thoshte: ''Cudi, si nuk e kemi njohur deri me sot kete vend europian...'' dhe, per t'ia vertetuar ato qe i thoshja, kur mbarova biseden i dhurova nje video kasete me pamje nga Shqiperia dhe muzike shqiptare..., gjithashtu e udhezova edhe ne nje website shqiptar per te mesuar me teper rreth Shqiperise.
Vertet, po te veshtrosh harten e botes te duket sikur natyra e ka ''tepruar'' pak me privilegjin qe i ka bere ketij vendi te vendosur ne zemer te Europes, duke i dhene jo vetem pasurite nentokesore, por edhe pasurite e pashterrshme natyrore dhe njerezore.
Nje shprehje e urte thote: ''Si eshte me mire, te dish apo te kesh?''
Fatmiresisht, Shqiperia ka plot pasuri njerezore, por per fatin e saj te keq, nuk di ose nuk eshte ne gjendje t'i mbaje keto pasuri dhe kjo eshte nje fatkeqesi e madhe.
Nese do merrja shembuj sportistet shqiptare, ata sportiste qe kane mare udhet e botes, qe kunder deshires se tyre, por pro fitimit marramendes qe ata marin, jane te detyruar te mbajne mbi supet e tyre flamurin e shtetit te huaj qe nuk u shkon aspak dhe, si per ironi te fatit, korit te tyre ne cilindo shtet qofshin, kerkojne t'i bashkohen edhe kampionet e rinj shqiptare te sapodale.
Shteti dhe qeveria shqiptare nuk u jep perkrahje ne strehen e tyre sopranove dhe tenoreve shqiptare, qe me suksesin e tyre po ''cajne'' skenat boterore, duke i detyruar te largohen nga vendi.
Perse duhet te shterrojne institucionet e larta artistike te Shqiperise?! Ku jane sot balerinet dhe valltaret e talentuar te Teatrit te Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore?! Na i kane ''rrembyer'' te tjeret, duke shijuar ata artin tone te bukur, e ne na mjafton vetem nje vetekenaqesi duke u mburrur te themi: ''Jane shqiptare'' ashtu sic mburremi me Elsa Lilen kur e degjojme te kendoje ne Festivalin e San Remos duke thene, eshte shqiptare.
Megjithese largimi i pasurive njerezore shqiptare eshte perhapur ne mase te madhe, perseri Shqiperia eshte e afte te prodhoje kete pasuri me vlera te larta artistike, ndersa shteti dhe qeveria shqiptare duhet te ndiejne pergjegjesine e madhe per te mos e lejuar qe kete pasuri t'ia rrembejne te tjeret.
Keto dite sapo u zhvillua Festivali Europian i Kenges, ku per here te pare u perfaqesua edhe Shqiperia me Anjeza Shahinin dhe grupin e saj. Dihet gezimi dhe emocionet qe ndien te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.
Nuk ka rendesi ne cilin vend u renditem, ne te parin, ne te tretin, ne te shtatin... Rendesi ka qe Shqiperia me ne fund e ''cau'' perden qe e kishte bllokuar te hynte per vite me radhe.
Me kengen ''Imazhi yt'' Shqiperia hyri ne Europe duke i treguar edhe Europes njekohesisht imazhin e saj. Shqiperia konkurroi mes shoqeve te saja europiane. Nuk ishte rastesi Anjeza Shahini ne kete festival. Shqiperia ka nxjerre prej kohesh Anjeza te tilla, (por fati i saj i keq, diktatura komuniste shqiptare, e kishte denuar) e nese do te ndodhte nje gje e tille kohe me pare nuk do ishte cudi qe nje dite Festivalin Europian ta shihnim te zhvillohej ne Shqiperi, e kete pa dyshim do te na e sillnin Vace Zela, Sherif Merdani, Alida Hisku, Justina Aliaj, Nevruz Yzeiri, Irma Libohova, Parashqevi Simaku, Anita Bitri...
Vleresimi i Eurovizionit per kengen e Anjeza Shahinit eshte gjithashtu edhe vleresimi per jurine e Festivalit te 42-te te Kenges ne RTVSH, juri kjo, qe diti te zgjedhe me mjeshteri dhe profesionalizem kengen fituese ndermjet kengeve te tjera konkurruese ne ate festival, duke u prere rrugen te pakenaqurve qe kerkonin vleresimin. ''Parashikimi'' i te pa kenaqurve, duke e quajtur nje genjeshter pjesemarrjen e Shqiperise ne Eurovizion, nuk doli gje tjeter, vecse nje bllof i tyre.
Shteti dhe qeveria shqiptare duhet te ndjejne pergjegjesine e larte qe kane ndaj popullit te vet, ku pjesetar i ketij populli jane edhe artistet shqiptare. T'u krijoje kushtet dhe mundesite ne Shqiperi per t'i prere rrugen shtegtimit te tyre.
Nuk do te na vije mire nese pas disa vitesh te mesojme se edhe Anjeza Shahinin do na e ''marrin'' nga duart te huajt, vetem nese shteti i saj nuk do jete ne gjendje ta mbaje ashtu sic nuk ka ditur te mbaje shume artiste, sportiste kengetare te tille. Deshirojme te mos ndodhe nje gje e tille.
















