| Autori |
Mesazh |
Stelar Dust
Rregjistruar

Postime: 87
Rregjistruar: Qershor 2007
Pėrdorues #: 3592
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Dokumentet Pėr Ditėn E Provimeve
Njė orė pėrpara kohės zyrtare ėshtė afati i pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit pėr tė gjithė maturantėt. Ata duhet tė jenė pėrpara orės 09:00 nė godinėn pėrkatėse ku do tė zhvillohet provimi, nė mėnyrė qė tė bėhen tė gjitha verifikimet e duhura. Gjithashtu, duhet qė nxėnėsit tė kenė me vete ditėn e provimit pėr identifikim certifikatėn personale me fotografi ose letėrnjoftim, pasi hyrja do tė bėhet nė bazė tė emrave qė janė tė afishura nė listat pėrkatėse tė ēdo shkolle. Sistemimi i ēdo nxėnėsi/kandidati, nė mjediset/sallat e provimit bėhet njė nga njė, sipas rendit tė hyrjes sė tyre. Ndalohet ndėrrimi i vendeve.
Nė ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetėm nė njė klasė, sistemimi i nxėnėsve bėhet sipas rendit alfabetik. Provimet e Maturės Shtetėrore do tė zhvillohen vetėm me shkrim. Ato do tė drejtohen, organizohen dhe realizohen nga Komiteti i Maturės Shtetėrore, nė mėnyrė tė centralizuar (vlerėsim i jashtėm), duke eliminuar nė kėtė mėnyrė diferencat e vlerėsimeve qė burojnė nga vlerėsimi i brendshėm (nė bazė shkolle). Hartimi i tezave tė provimeve dhe vlerėsimi do tė bėhet nė nivel qendror nga qendra e specializuar QKAVP, duke u bazuar nė urdhrat, udhėzimet dhe rregulloret pėrkatėse tė MASH, nėn drejtimin dhe administrimin e drejtpėrdrejtė tė Komitetit tė Maturės Shtetėrore.
Skualifikimi
Sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore, nėse njė nxėnės thyen rregullat e provimit, atėherė administratori i provimit njofton pėrgjegjėsin e administrimit tė provimit dhe merr kėto masa disiplinore. Masat disiplinore konsistojnė automatikisht deri nė pėrjashtimin e kandidatit nga provimi. Kėshtu, njė nxėnėsi i hiqet e drejta e dhėnies sė provimit tė maturės pėr 3 vjet, nė qoftė se pėrpiqet qė tė japė provim pėr njė nxėnės tjetėr. I njėjti penalizim ndiqet edhe nė rastet kur dikush nga kandidatėt kapet duke dhėnė apo marrė kopje nga persona tė tjerė brenda apo jashtė mjediseve ku zhvillohet provimi. Penalizime do tė ketė edhe pėr ata persona, tė cilėt blejnė njė kopje tė testit ose pėrpiqen tė marrin informacione nga persona tė tjerė mbi pėrmbajtjen e testit. Nga ana tjetėr kandidatėt duhet tė jenė tė kujdesshėm qė tė mos bėjnė komente mbi pėrmbajtjen e testit apo zgjidhjen e tij gjatė kohės sė zhvillimit tė provimit, pasi mund tė nxirren automatikisht nga mjediset.
|
|
#1 08 Qershor 2007 14:58
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Stelar Dust
Rregjistruar

Postime: 87
Rregjistruar: Qershor 2007
Pėrdorues #: 3592
Gjuha Sitit: Albanian
|
 8 Rregulla Dhe Dokumente PEr DitEn E Provimit
1- Nxėnėsi/kandidati paraqitet nė shkollė 1 (njė) orė pėrpara fillimit tė provimit. Nė kėtė kohė kryhet identifikimi i nxėnėsit/kandidatit, hyrja nė mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre nė vende si dhe leximi i rregullave pėr nxėnėsit/kandidatėt.
2-Procesi i identifikimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati gjatė hyrjes sė tyre nė mjediset e provimit kryhet nga pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit. Me kėrkesėn e tij, ai mund tė ndihmohet nga drejtori i shkollės dhe administratorėt e provimit.
3-Pas fillimit tė zhvillimit tė provimit, drejtori i shkollės NUK lejohet tė hyjė nė mjediset ku zhvillohet provimi.
4-Hyrja dhe ndarja e ēdo nxėnėsi/kandidati nėpėr klasa, bėhet duke ndjekur RIGOROZISHT rendin zbritės te listės emėrore te dėrguar nga AVA.
5-Nxėnėsi/kandidati, ditėn e provimit, ka me vete pėr identifikim certifikatėn personale me fotografi ose letėrnjoftim.
6-Lejohet hyrja nė provim vetėm e nxėnėsit/kandidatit tė shpallur nė listė.
7-Sistemimi i ēdo nxėnėsi/kandidati, nė mjediset/sallat e provimit bėhet njė nga njė, sipas rendit te hyrjes se tyre. Ndalohet ndėrrimi i vendeve.
8- Nė ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetėm nė njė klasė, sistemimi i nxėnėsve bėhet sipas rendit alfabetik.
|
|
#2 08 Qershor 2007 14:59
|
|
 |
Stelar Dust
Rregjistruar

Postime: 87
Rregjistruar: Qershor 2007
Pėrdorues #: 3592
Gjuha Sitit: Albanian
|
 14 Raste Kur Mund Tė Pėrjashtohesh
1- Nėse kandidati nuk ėshtė i pajisur me dokument identifikimi si certifikata personale.
2- Nuk qėndron nė vendin qė i caktohet.
3- Pėrpiqet tė japė provimin pėr njė nxėnės/kandidat tjetėr.
4- Bėn pėrpjekje tė fitojė nė mėnyrė tė padrejtė informacion mbi pėrmbajtjen e testit.
5- Merr ose jep ndihmė, informacion, kopje ose komunikon me nxėnės/ kandidatė tė tjerė.
6- Bėn komente lidhur me pėrmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatė kohės sė zhvillimit tė provimit.
7- Pėrdor mjete shkrimi tė ndryshme nga ato tė specifikuara pėr kėtė qėllim (tė cilat janė: stilolaps me ngjyrė tė zezė ose blu dhe vizore, laps, gomė - vetėm pėr provimin e Matematikės).
8- Merr me vete telefon celular, radio ose ēdo mjet tjetėr komunikimi nė mjedisin e provimeve.
9- Largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit.
10-Shkruan ose dėmton kodin e sekretimit (barkodin) tė vendosur nė test.
11- Nxėnėsi/kandidati pėrjashtohet nga provimi, nė qoftė se thyen rregullat e provimit.
12- Nxėnėsi/kandidati pėrjashtohet nga provimi dhe i hiqet e drejta tė japė provimet e Maturės pėr 1 vit, nė qoftė se nuk zbaton rregullat e pikave 54.3, 54.4,54.5, 54.8. Nė qoftė se pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit merr njė nga masat e parashtruara nė pikėn 55.1 ose 55.2, ai urdhėron nxėnėsin/kandidatin tė largohet nga salla e provimit, pa shqetėsuar tė tjerėt.
13-Nė rast se nxėnėsi/kandidati refuzon tė largohet nga mjedisi i provimit, pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit e informon atė mbi mosnjohjen e rezultatit dhe lejon vazhdimėsinė e provimit.
14-Maturantėt qė dorėzojnė testin e provimit pėrpara kohės sė pėrcaktuar, nuk duhet tė dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orėve nga fillimi i tij, por tė grumbullohen nė njė sallė, tė pėrcaktuar qė mė parė.
|
|
#3 08 Qershor 2007 15:00
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|