
Donald Llambro, analisti shqiptar i Washington Times
Pas njė serie me artistė dhe fotomodele, Shekulli-Kontakt kėtė radhė ėshtė nė gjurmėt e njė gazetari tė njohur amerikan me origjinė shqiptare. Ai quhet Donald Llambro dhe ėshtė shef i reporterėve politikė nė gazetėn e madhe The Washinton Times. Ai ėshtė gjithashtu anėtar drejtues i sindikatės sė kolumnistėve amerikanė (editorialistė). Donaldi intervistohet shpesh pėr ēėshtje tė politikės amerikane dhe nga Zėri i Amerikės nė shqip, ku theksohet origjina e tij shqiptare. Donaldi ėshtė vlerėsuar shumė nė rrethet e medias amerikane pėr opozicionin real qė i ka bėrė kandidaturės sė Kerrit gjatė fushatės elektorale kundėr Bush. Ai evidentoi njė kontradiktė nė thėniet e Kerrit gjatė debatit tė tij tė dytė televiziv pėrballė Bushit. Nė qarqet e gazetarisė amerikane thonė se kjo kundėrvėnie ndikoi jo pak nė nivelin e mbėshtetjes elektorale tė sfidantit tė Bush. Konkretisht, kundėrvėnia ishte nė thėniet e Kerrit lidhur me luftėn nė Irak. Dondald e vuri nė pozicion tė vėshtirė kandidatin pėr president, kur i kujtoi se gjatė debatit tė dytė ai ishte shprehur: Unė besoj qė Sadam Hysein ėshtė njė kėrcėnim, ndėrkohė qė disa minuta mė vonė gjatė debatit, Kerry u shpreh se Bush preokupohet pėr Irakun, ndėrkohė qė ai nuk pėrbėn asnjė kėrcėnim. Nė Tiranėn e mbushur me akuza dhe kundėrthėnie, ndoshta Donaldi nuk do tė ishte vlerėsuar kaq shumė pėr njė vėrejtje kaq tė hollė. Por ja qė pėr fatin e tij, ai po e zhvillon karrierėn nė njė vend shumė mė tė ndryshėm, ku qoftė edhe nga njė paradoks mendimesh, njerėzit nxjerrin shumė mėsime
Shekulli
____________
Lot Dielli