Trajtim nė tri faza
Njė nga gabimet mė tė zakonshme nė trajtimin dhe pastrimin e lėkurės ėshtė pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i sė njėjtės linjė produktesh. Qumėshti, toniku, kremi i ditės dhe i natės zėvendėsohen vetėm kur flakoni boshatiset. Nė tė vėrtetė, pėr ēdo stinė duhet tė pėrshtaten kurat qė pėrdoren pėr trupin dhe fytyrėn. Nė qoftė se nė dimėr shkon shumė mirė njė pėrbėrje mė e ngjeshur, nė verė pėrshtatet mė mirė njė hidratues i hollė. Nė vjeshtė dhe pranverė, qė janė stinė tė ndėrmjetme, duhet favorizuar rigjenerim i qelizave tė epidermės nėpėrmjet pastrimeve tė thella, hidratimit, kurave, masazheve dhe maskave specifike.
Faza e parė: Pastrimi
Lėkura shfaqet shpesh si e mbuluar me njė cipė opake qė ul shkėlqimin dhe vė nė dukje defektet. Kryesisht, pas njė vere det dhe diell, lėkura ėshtė e zbehtė dhe kur nxirja nga dielli nis tė largohet, lėkura merr njė ngjyrė vėrtet tė papėlqyeshme. Pėr tė larguar stresin nga fytyra duhet para sė gjithash njė pastrim i mirė.
Pėr tė paktėn njė javė ėshtė i nevojshėm pėrdorimi i njė detergjenti tė mirė sapuni, i cili i vendosur nė njė gomė tė butė dhe i lagur mė ujė mund tė shėrbejė si pastrues shumė i mirė. Veprimi duhet pėrsėritur ēdo mėngjes dhe mbrėmje pėr shtatė ditėt e para dhe duhet vazhduar gjithė muajin vetėm nė mbrėmje. Nė qoftė se dėshironi, mund tė siguroni njė pastrim tė mirė me mėnyrat e vjetra, por tė vlefshme shtėpiake.
Pasi pastrohet fytyra nė thellėsi, kalon mbi tė njė tampon pambuku tė zhytur nė tonik. Pastaj e lė tė thahet vetė dhe ditėn vendos njė krem hidratues, kurse natėn njė krem ushqyes. Mbi lėkurat mikse dhe tė yndyrshme nė vend tė kremit ushqyes pėrdoret njė pastrues. Pėr tė pėrftuar rezultate tė shkėlqyera, kėshillohet pėrdorimi i njė maske kozmetike qė aplikohet nė mbrėmje, njė ditė po, njė ditė jo, pėr shtatė ditė. Pastaj dy herė nė javė pėr 15 ditėt pasuese dhe pastaj njė herė nė javė rregullisht. Pėr tė favorizuar veprimin e maskės nė lėkurė, ėshtė mirė qė para aplikimit fytyra tė lahet me ujė tė ngrohtė dhe detergjent qumėsht dhe kur ėshtė ende e lagur tė masazhohet me lėvizje rrethore. Shpėlahet mė pas me ujė tė ngrohtė tė bollshėm, dhe thithet me njė peshqir tė pastėr pjesa e mbetur tė ujit. Vetėm nė kėtė fazė mund tė vendoset njė shtresė tė bollshme maske dhe lihet tė veprojė pėr kohėn e duhur. Koha e qetėsisė ėshtė mirė tė respektohet deri nė sekondėn e fundit. Mė pas fytyra lahet dhe pastrohet me detergjent pastrues pėr lėkurėn ēdo mbetje e maskės.
Faza e dytė: Trajtime specifike
Mbi njė lėkurė plotėsisht tė pastėr ēdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Ėshtė e rėndėsishme tė zgjedhėsh produktin specifik mė tė pėrshtatshėm pėr nevojat e lėkurės. Para sė gjithash duhet tė dish ēlloj produkti tė zgjedhėsh dhe ku. Ekzistojnė mundėsi tė ndryshme: Nga produkti natyral, tek ai industrial, nga preparati bimor tek ai kozmetik, nga parfumeria te farmacia...ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė nė rafti mos tė mungojė gjė. Mė tė rėndėsishmit janė qumėshti dhe toniku, tė pazėvendėsueshėm pėr pastrimin e lėkurės. Kėtyre mund tu shtohet njė pastrues truku pėr sytė dhe buzėt, i nevojshėm pėr tė hequr buzėkuqin qė qėndron gjatė dhe rimelin rezistent ndaj ujit, dhe nė rast se nuk duam ti mungojė gjė repartit pastrimi i parė, mund tė sprucojmė mbi fytyrėn, qafėn dhe zonėn e dekoltesė me ujė termal, qė do tė japė njė ndjenjė tė menjėhershme freskie.
Pėr pastrimin e thellė nuk mund tė mungojnė kremrat me grimca, maska, argjilė e blertė dhe ndonjė esencė vajore pėr tu pėrzier me argjilėn. Nuk duhen nėnvlerėsuar avujt me bimė, qė hapin poret duke ndihmuar lėkurėn tė nxjerrė papastėrtitė, pa harruar qė nė tė njėjtėn kohė barėrat ndihmojnė pėr zbutjen e irritimeve tė lėkurės.
Pėr tė pėrftuar efektet maksimale tė avujve, nė njė enė mė ujė tė vluar hidhen bimėt e marra nė dyqanin e kozmetikės (tė cilat janė pėrzgjedhur mė parė sipas llojit tė lėkurės). Pasi mbulohet kokė me njė peshqir, ėshtė e kėshillueshme qė tė qėndrosh mbi enė pėr rreth 10 minuta, duke u pėrpjekur qė avulli tė bjerė drejtpėrdrejt mbi fytyrė.
Ndėrmjet bimėve qė shėrbejnė si detergjent mund tė shėrbejė kamomili, si freskues do tė ishte iedal limoni, gjethet e mentes dhe portokalli i hidhur, kurse pėr shenjat mund tė pėrdoret njė bimė e veēantė qė quhet ylang ylang.
Pėr pėrgatitjen e maskės me argjilė janė tė kėshillueshme esencat vajore: pėr lėkurė tė yndyrshme mund tė zgjidhni rozmarinėn; pėr lėkurė tė thatė, por tė papastėr, besojini nga ekstraktit tė trėndafilit ose i kamomilit.
Pas avullit lėkura ėshtė vėrtet e pastėr dhe ka nevojė pėr disa minuta qetėsi, duke e masazhuar nė mėnyrė delikate me mollėzat e gishtave dhe duke vendosur njė krem hidratant mbi fytyrė dhe qafė deri nė pėrthithjen e plotė.
Faza e tretė: Dieta kozmetike
Gjithsesi bukuria vjen gjithmonė nga brenda. Ja pėrse pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme dhe me shkėlqim nuk mjaftojnė vetėm trajtimet e jashtme. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve njė ērregullim i tė ushqyerit ose njė dietė e varfėr nė vitamina ose kripėra minerale, qėndrojnė nė themel tė problemeve mė tė zakonshme tė lėkurės. Lėkura e yndyrshme ose e papastėr ėshtė simptoma mė e dukshme e njė tė ushqyeri jokorrekt, tė pasur me ushqime tė yndyrshme dhe shumė tė pėrpunuar, ashtu siē lėkura e zbehtė ėshtė sinonim i mungesės sė vitaminave. Mjafton tė ndryshosh regjimin e ushqimit pėr tė parė efektet e para mbi lėkurė. Mbi tė gjitha pini shumė ujė, shtoni perime tė freskėta nė ēdo vakt, zvogėloni sasinė e substancave tė pėrpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundėsisht hani ushqime tė pasura me fibra, kos, fruta tė freskėta dhe drithėra. Ideale do tė ishte pėrdorimi i disa pėrzierjeve bimėsh tė pėrgatitura enkas. Shumė nga ato rezultojnė, pėrveēse tė efektshme, edhe shumė tė pėlqyeshme, sidomos nė dimėr kur janė tė ngrohta.
Kur pėrgatisni pėrzierjen e barėrave kini parasysh jo vetėm nevojat estetike, por dhe ato fiziologjike, sepse nė rast se vuani p.sh. nga tretja e ngadaltė apo ndonjė shqetėsim tjetėr, bėjani tė ditur specialistit dhe do tė merrni njė pėrzierje qė mund tju ndihmojė nė tė gjitha frontet.
Hapi i parė ėshtė rregullimi i ushqimit, por kjo nuk mjafton. Duhet tė zgjidhni njė trajtim tė pėrshtatshėm qė tė pėrsėritet rregullisht. Maska kundėr plakjes, hidratues tė thellė, kremra me vitamina A ose E... nuk ju mbetet veēse tė kėshilloheni me farmacistin, specialistin e barėrave, ose ti drejtoheni njė estetisti tė specializuar ose ti nėnshtroheni njė kontrolli te dermatologu. Ēdo produkt qė do zgjidhni, kujtohuni qė ta pėrdorni nė sasinė e duhur dhe periodikisht, sipas rekomandimeve. Mbani mend qė rigjenerimi qelizor kėrkon kohė, ja pse pėr tė pasur rezultate tė dukshme duhen tė paktėn 30 ditė. Ta ndėrpresėsh ciklin nė mes, ėshtė njėlloj sikur tė anulosh ēdo arritje tė bėrė deri nė atė pikė, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė po e nisėt njė trajtim, ta ēoni atė deri nė fund. Disa minuta kushtuar pamjes tuaj, do tju dhurojė njė ndjenjė tė kėndshme fizike dhe emocionale. Dihet se pėr tu ndier mirė me tė tjerėt, duhet tė ndihemi sė pari mirė me veten.
____________
Lot Dielli
















