Kryeministri yne Berisha i premton italianeve se do ndertoje Centrale Berthamore, Tece, Impjant plehrash, qe eshte ne pritje e nuk dihet se sa premtime te tjera te bera fshehtas.
Sali Berisha ėshtė i shqetesuar per nevojat e fqinjeve tane italiane. Italianet kane shume vite, qe kerkojne te ndertojne ne Shqiperi projekte te domosdoshme per vendin e tyre, por qe jane te palejueshme e te papranueshme nga legjislacioni Italian, sikurse dhe nga interesat kolosale ne turizem.
Le ti marrim me rradhe:
1. Ndertimin i Centralit Berthamor, i cili ka per qellim te prodhoje energji per Italine e ndoshta me gjere.
Berisha deklaron Vendi ynė ėshtė i hapur pėr energjinė atomike dhe i ofron tė gjitha garancitė pėr tė ndėrtuar energji nukleare tė sigurtė. Do tė kemi sistemet mė tė mira tė gjen, gjeneratės sė katėrt. Asnjė nuk do ketė frikė, nė Mesdhe.
Zoti Berisha ka parasysh ketu Gerdecin, i cili kishte sisteme te tilla sigurie sa ndodhi ajo qe dime.
2. Petrolifera, investim Italian qe do te magazinoje, perpunoje e shesi te gjitha produktet e naftes, por sic duket do te ushqeje Tec-et, qe po ndertohen ngjitur me te ne gjirin e Vlores dhe qe do te prodhojne energji kryesisht per Itali. Italia nuk e ka te lehte te ndertoje TEC per te prodhuar energjine per shkak te ligjeve te forta, qe mbrojne mjedisin si dhe kundershtimit te publikut Italian teper vigjilent e te pergjegjshem per mbrojtjen e mjedisit. Keshtu duket qe ka lidhje te padukshme midis Petroliferes e TEC-ve qe duket se jane shume me shume se nje.
3. Imjanti per perpunimin e plehrave e mbetjeve urbane. Ky project eshte i ngrire dhe dihet qe italianet kane qene dhe jane gati dhe ruajne vetem momentin per ta realizuar. Berisha ka qene dhe eshte i gatshem ta aktivizoje, por nuk e ka te lehte.Ky projekt, pavaresisht se kush kerkon ta beje, do te rrise kapacitetin e perpunimit te plehrave e mbetjeve urbane te Italise. Perpunimi i mbetjeve ne Itali eshte problem shume i madh. Sot Italia i perpunon ne Gjermani, e cila shquhet per impjante super te investuara, qe nuk shkatojne ndotje, por Italia atje e paguan shume shtrenjte kete perpunim. Mund ta beje shume me lire ne Shqiperi kete pune edhe pa perpunuar asgje, sic u tentua nga Nano, ti depozitonte ne natyre mijera e miliona tonelata mbeturina italiane ne natyre ne zonen e Kasharit.
Si eshte e mundur qe Kryeministri te beje si zot vendi dhe te jape toka, leje, mbeshtetje sikur te ishte ne arat e babait te tij? Si mundet ky shqiptar te punoje kunder interesave te vendit te vendit, kunder popullit te vet, ti shpalle lufte natyres se mrekullueshme te Shqiperise e shqiptareve? Si mund te jete i verber, i shurdhet, i pandjeshem se cfare mendojne zotet e vertete te vendit?
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













