Dy herė radhazi Evropa e shtyu vendosjen e statusit tė Kosovės pėr efekt tė zgjedhjeve parlamentare e presidenciale nė Serbi. Tani edhe kjo pengesė u hoq. Tani tė gjithė janė tė gatshėm tė pranojnė shpalljen e pavarėsisė. Nė tė vėrtetė, jo tė gjithė. Edhe Tadiēi i moderuar, nė respektim tė Kushtetutės dhe vendimeve tė Parlamentit serb, ėshtė i detyruar formalisht tė mos e njohė shkėputjen e Kosovės. Rumania dhe Qipro gjithashtu janė deklaruar kundėr. Por Washingtoni dhe Brukseli janė tė vendosur tė shkojnė pėrpara. Asgjė nuk e pengon Parlamentin e Kosovės tė shpallė pavarėsinė tė dielėn qė vjen. Ngrihen tri pyetje mbi zhvillimet e mundshme njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė: E para, ēfarė shtrėngime mund tė marrė Beogradi ndaj Kosovės; e dyta, cilat do jenė reagimet e serbėve nė Kosovė, veēanėrisht atyre tė Mitrovicės; e treta, si do tė lėvizė mė tej Rusia. Padyshim Washingtoni dhe Brukseli i kanė llogaritur kėto zhvillime tė mundshme. Por ėshtė me shumė rėndėsi qė vetė shqiptarėt tė jenė tė pėrgatitur mirė pėr t'u bėrė ballė situatave reale tė imagjinueshme. Le tė shqyrtojmė veēas secilin prej zhvillimeve tė pritshme.
Lidhur me bllokimin e Kosovės nga Serbia, flitet sė pari pėr mbylljen e tregtisė dhe ndėrprerjen e ujit e tė energjisė elektrike. Vitin e kaluar Kosova importoi nga Serbia artikuj ushqimorė, lėndė ndėrtimi pėr 190 milionė euro, baras me 16 pėr qind tė importit total. Kėto Kosova mund t'i blejė fare mirė nga vendet fqinje. Importi i energjisė elektrike nga Serbia dhe nėpėrmjet Serbisė ėshtė 30 milionė euro. Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, qė e zotėron mė sė miri punėn e vet, thotė se njė bllokim i energjisė nga Serbia do tė shkaktonte reagimin e vendeve tė rajonit dhe tė UCTE-sė, Qendrės Rregullatore nė Zvicėr. Gjithsesi, ky bllokim veē do tė shtonte nė njė orė mė tepėr mungesėn e energjisė nė Kosovė. Sa pėr ujin, bėhet fjalė pėr burimin nė Gazivoda, nė veri tė Kosovės, qė ėshtė nė kontrollin e UNMIK-ut, jashtė mundėsive tė Serbisė pėr bllokim. Nėse Serbia mbyll kufirin dhe pėr lėvizjen e njerėzve, kosovarėt gjithnjė kanė pėlqyer rrugė tė tjera pėr tė shkuar aty ku duan tė shkojnė. Shqipėria, Maqedonia dhe Mali i Zi i kanė tė hapura tej e ndanė rrugėt pėr kosovarėt.
Kėrcėnimet e Beogradit nė rrafshin ekonomik nuk pėrbėjnė ndonjė problem dhe janė tė vėshtira pėr t'u realizuar, se do tė binin nė radhė tė parė mbi vetė serbėt e Kosovės. Shqetėsimet reale shkojnė nė njė drejtim tjetėr.
Flitet prej kohėsh se me shpalljen e pavarėsisė, radikalistėt mund tė realizojnė tėrheqje masive tė serbėve nga Kosova, pėr t'u dhėnė shkak bandave etnike qė tė shkaktojnė turbullira. Vėshtirė se serbėt e Kosovės do t'i nėnshtrohen nė masė njė loje tė tillė.
Ngėrēi i vėrtetė ėshtė Mitrovica, qė ka mbetur prej fillimit tė konfliktit si zonė serbe, nė kundėrshtim me rezolutėn 1224. Ka tė ngjarė qė Beogradi tė shpallė aty njė "Serbecka Republika", siē bėri nė Bosnje, kėlyshė tė zinj dėshtakė. Veē krenarisė nacionaliste, njė lėvizje e tillė mund tė diktohet edhe nga fakti se dikur minierat e Mitrovicės kanė qenė tė parat nė Evropė pėr prodhimin e plumbit dhe tė zinkut, ndėrsa sasia e arit dhe argjendit tė nxjerrė prej andej, gjithnjė ka qenė sekret i qeverisė jugosllave. Por nė Kosovė ėshtė e do tė jetė NATO, qė nuk do tė lejojė nė asnjė anė prekjen e tėrėsisė territoriale tė Kosovės.
Rusia e pėrdori me tė tepėrt kartėn e Kosovės pėr t'i thėnė Perėndimit se tashmė ajo ėshtė rikthyer si fuqi e madhe dhe se asgjė s'mund tė bėhet pa pėlqimin e saj, sidomos nė Evropė. Por me transferimin elegant tė ēėshtjes sė Kosovės nga Kėshilli i Sigurimit nė Komunitetin Evropian, Rusisė nuk i mbetet veē tė tresė inatin brenda vetes dhe tė pranojė si fakt tė kryer "katastrofėn" e pavarėsisė sė Kosovės. Flitet se Moska, ashtu si Beogradi, ka pėrgatitur njė paketė sekrete pėr Kosovėn. Le tė shohim se ē'pėrmban kjo paketė kur tė hapet. Rusia mund tė pengojė pėr njė farė kohe hyrjen e Kosovės nė disa organizma ndėrkombėtare dhe kjo nuk ėshtė kushedi se ēfarė. Me shtrirjen e rrymave tė naftės dhe gazit nė drejtim tė Serbisė dhe Bullgarisė ngjan se Rusia po u kthehet strategjive sllavo-ortodokse tė sė kaluarės, por kėto nuk e vėnė nėn shtrėngim Kosovėn. Lėvizje tė tilla shkojnė nė drejtim tė SHBA-sė dhe Evropės pėr interesa tė tjera. Britma e Moskės se pavarėsia e Kosovės pėrbėn njė precedent, nuk bind askėnd. Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, qė u shkėputėn mė parė, nuk pėrbėn asnjė precedent. Aq mė pak mund tė jetė e tillė Kosova, me kombėsi tė njėjtė dhe qė nuk e lidhte asnjė gjė me popujt sllavo-ortodoks tė ish-Jugosllavisė sė fandaksur.
Fitorja e Tadiē mund tė mos ndryshojė qėndrimin e egėr tė Beogradit ndaj Kosovės, sepse politika e drejtimit tė shtetit mbetet nė dorė tė kryeministrit Koshtunica, i cili kėrcėnon prerjen e marrėdhėnieve me shtetet qė do tė njohin Kosovėn. Zemėrimi i Koshtunicės u shfaq haptazi mė 6 shkurt, kur refuzoi nėnshkrimin e MSA-sė me Komunitetin Evropian. Por s'mund tė thuhet se Koshtunica ndihet nė terren tė qėndrueshėm. Zgjedhjet e fundit treguan se tė paktėn gjysma e serbėve kuptuan mė nė fund atė qė ka thėnė prej kohėsh Milovan Gjilasi, qė Serbia do tė hyjė nė rrugėn e pėrparimit vetėm kur tė shpėtojė nga barra e Kosovės.
Nėse ato qė pėrmenda mė lart pėrputhen me realitetin, mund tė themi pa mėdyshje se nė aspektin e jashtėm Kosova e ka zgjidhur plotėsisht problemin e pavarėsisė. Gjithsesi, nėse Serbia i vė shtrėngime Kosovės, Evropa nga ana e saj duhet t'i shtrėngoje Serbisė integrimin nė tė njėjtėn masė. Kurse problemet e Perėndimit me Rusinė kalojnė nė pėrmasa tė tjera.
***
Nė dhjetė vitet e fundit Kosova ka qenė problem kyē pėr Evropėn dhe njė nyje pėr Kombet e Bashkuara. Tani erdhi lindja e vėshtirė e Kosovės. Pėr tė pritur kėtė lindje tė shtetit tė ri Evropa do tė dėrgojė aty njė ekspeditė prej dy mijė vetash, gjyqtarė, nėpunės e policė qė do tė mbikėqyrin zbatimin e paketės "Ahtisari". Nė krye u vu holandezi Piter Feis, politikan me pėrvojė nė situata krizash, qė ruan tė drejtėn tė anulojė ndonjė vendim tė Parlamentit tė Kosovės, nėse ky Parlament bėn marrėzira ndonjė ditė. Kosova ėshtė cilėsuar si shtet multietnik, rast krejt i veēantė, sepse asnjė shtet me 8 pėr qind minoritete tė ndryshme nuk ėshtė cilėsuar si i tillė. Minoriteti serb nė Kosovės, paketa "Ahtisari" i jep tė drejta ekstra-territoriale qė nuk i gėzon asnjė minoritet tjetėr nė rajon.
Pėrse kėto masa tė jashtėzakonshme pėr Kosovėn, pėrse kjo lindje kaq e vėshtirė. Dikush ka pėrshtypjen se Kosovės do t'i hapet dera e bodrumit tė errėt ku ka qenė mbyllur dhe se kallaballėku i egėrsuar mund tė bėjė zarar kur tė dalė jashtė. Kjo mund tė kuptohet deri diku pėr shkak tė historisė dhe ngjarjeve fare tė freskėta. Statistika tė besueshme na thonė se nė 100 vjet gjenocidi serb i programuar dhe i shpallur dhe nė platformat e bėra publike ka masakruar dhe zhdukur 200 mijė kosovarė. Ky gjenocid arriti pikat kulmore gjatė dy luftėrave botėrore dhe u rishfaq me brutalitet tė rėndė nė vitin 1908. Ende janė tė pazbuluara varret e mbi dy mijė viktimave tė kėsaj lufte tė fundit. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se, nė tė kaluarėn e largėt dhe shqiptarėt kanė bėrė ndonjė inkursion nė fshatrat serbe. Ky ėshtė terreni historik aktual nė tė cilin po lind Kosova. Por, nėse deri tani Kosova ka rėnkuar thellė, prej 9 vitesh ajo po tregon ēiltas se tragjeditė e sė kaluarės do tė jenė pėr tė vetėm njė kujtesė historike qė nuk do ta pengojė kurrsesi tė ndėrtojė tė ardhmen e saj evropiane. Gjermania dhe Franca bėnė nė 150 vjet tri luftėra tė pėrgjakshme, por ishin pikėrisht kėto dy vende qė u bėnė boshti i Komunitetit Evropian dhe qė jetojnė pa kufij ndėrmjet tyre. Kosova i shtriu dorėn Serbisė tė ndjekin tė njėjtėn rrugė. Kosova e bėn kėtė me pėrpjekje kėmbėngulėse pėr pajtim me 100 mijė serbė qė jetojnė aty, po edhe me traktatin e miqėsisė qė i propozoi aty mė parė vet shtetit serb. Kosova kėrkon tė harrojė e tė jetojė jetėn. Ajo drejtohet nga njė klasė politike qė pėrvetėson me shpejtėsi kulturėn perėndimore e tė integrimit. Kushdo qė e sheh me ndonjė rezervė pavarėsinė e Kosovės, shikon hije.
* * *
Pėr ēudi, gjithė tė huajt qė vijnė nė Tiranė bėjnė mė shumė kujdes dhe vėmendje pyetjen se mos shqiptarėt ėndėrrojnė fshehtas Shqipėrinė e Madhe. Por ne jemi tė paaftė tė mendojmė fshehtas. Tė huajve u themi me tė tepėr gjithēka dimė pėr njėri-tjetrin e doemos edhe pėr Kosovėn.
Gjatė vizitės sė Presidentit Topi nė Kosovė, veēanėrisht nė Pejė e Prizren, pati njė dyndje tė plotė tė qytetarėve. Ishin tė pėrzemėrt e entuziastė, por edhe shumė tė sjellshėm. Njė i huaj mund edhe tė thoshte, ja tek manifestohet bashkimi me Shqipėrinė, por unė qė e njoh gjuhėn e pafolur tė kosovarėve, them se gėzimi e brohoritjet e tyre ishin thjesht mirėnjohje qė u kemi qėndruar pranė dhe njė grishje pėr tė festuar sė bashku pavarėsinė e pritshme. Asnjė thirrje pėr bashkim nuk u dėgjua nga ato dhjetėra mijėra njerėz. Asnjė forcė politike e qenėsishme kėtu dhe nė Kosovė nuk ushqen ndonjė ide tė tillė. Do tė jemi dy shtete shqiptare bri njėri-tjetrit dhe bashkimi ynė do tė arrihet vetėm atėherė kur tė hyjmė nė Evropė. Dhe nuk dimė ē'tė bėjmė mė tepėr pėr tė shlyer nga mendja e tė huajve hijen e dyshimit rreth Shqipėrisė sė Madhe. Pėr kėtė do tė provojmė mė mirė nė muaj e viteve qė vijnė.
Shteti shqiptar duhet tė hartojė njė program tė qartė afatgjatė pėr bashkėpunimin me Kosovėn. Sa pėr tė nisur le tė hapim aty njė ambasadė nė pėrshtatje me rėndėsinė qė ka bashkėpunim. Kosova jeton nė varfėri me nivelin mė tė lartė tė papunėsisė. Por Kosova ka potenciale tė majtė njerėzore dhe materiale pėr njė rritje tė shpejtė. Rezervat e qymyrgurit llogariten nė 13 miliardė tonė qė mund tė bėjnė Kosovėn burim energjie edhe pėr rajonin. Pa janė edhe mineralet e tjera me ngjyrė. Kosova mund tė eksportojė drithėra dhe fruta, nėse i hapet rruga bujqėsisė nė atė tokė tė begatė. Atėherė le tė kemi njė program bashkėpunimi dhe ekonomik nė vėshtrim tė kėtyre zhvillimeve. Gjuha, historia dhe kultura e njėjtė na lehtėsojnė sė tepėrmi komunikimin nė fushat e arsimit, shėndetėsisė, drejtėsisė etj. Rruga e madhe Durrės-Kukės duhet tė shtrihet deri nė Vlorė. Kosova ka nevojė jetike pėr daljen nė det ashtu si na duhen ne rrugė tė shpejta e me degėzime pėr tė shkuar nė Kosovė e mė tej. Zhvillimi ynė ekonomik e shoqėror duhet tė rishikohet nė thellėsi, nisur nga faktori i Kosovės sė pavarur. A jemi duke bėrė pėrgatitjet e duhura pėr njė detyrim tė tillė?
Ne shqiptarėt e kemi zakon tė shkrehim armė nė dasmė. Tė Dielėn e Madhe, mė 17 Shkurt 2008, qė do tė shkruhet me gėrmat e arta bri 28 Nėntorit 1912, atė tė Diel pra, ēdo shkrehi arme do jetė njė mallkim dhe do tė ndėshkohet me 5 vjet burg. Tė Dielėn e Madhe qė po vjen, sė pari tė urojmė njėri-tjetrin brenda familjes, pastaj le tė shtrėngojmė duart me kėdo qė ndeshim nė rrugė, le tė pėrqafohemi e tė shkėmbejmė lule nė kėtė pranverė tė bukur tė kombit. Tė vetmet krisma qė mund tė dėgjohen atė ditė do tė jenė fishekzjarrėt nė mbrėmje. Le tė festojnė shqiptarėt kudo qė janė lirinė e Kosovės, paqe nė rajon nė tė ardhmen e shpejtė nė Evropė. Jemi nė tė drejtėn tonė tė festojmė.












