Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Erdhi vera, tendencat drejt flokut tė shkurtėr 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Erdhi vera, tendencat drejt flokut tė shkurtėr 
 
Vera qė po vjen ėshtė paraprirė dhe me lanēimin e modės sė kėtij sezoni. Modė qė nuk presupozon vetėm veshjen, por edhe flokėt, look-un tonė. Pėr kėtė arsye, vetėm pak kohė mė parė ėshtė organizuar nė Bologna, (Itali) panairi i pėrvitshėm, ku parukierė nga e gjithė Evropa kanė diskutuar e performuar stilet e reja dhe tendencat e flokėve. Dhe pikėrisht pėr tė gjitha ato vajza qė janė tė apasionuara pas modės dhe qė padyshim kanė nevojė pėr njė guidė tė modės sė sivjetshme, “Bluetooth” ua ofron atė. Kemi ndaluar nė njė prej salloneve tė bukurisė mė tė njohura nė kryeqytet, pėr t’u servirur tendencat e kėtij sezoni. Si duhet t’i mbajmė flokėt? Cilat janė ngjyrat e pėrshtatshme tė tyre? Cili ėshtė grimi qė na kėshillon moda sot pėr ēdo ditė, pėr njė eveniment, apo si duhet tė jetė njė nuse e stiluar dhe ēfarė tualeti duhet tė pėrdorė? Tė gjitha kėto do t’i mėsoni mė poshtė
Flokė tė shkurtėr, me ngjyra natyrale, ngjyrė platini ose tė verdhė pėr evenimente, gruaja e viteve ‘800 nė flokė dhe nė grim, janė kėto tendencat e modės sė kėtij viti. Klodi Mengri, drejtuese e sallonit tė bukurisė “Clo”, ( qė gjendet tek tek pallati i bar ish-Mjelmės nė katin e IX) tregon se tendencat e kėsaj vere bazohen nė emrat mė tė mėdhenj tė botės sė modės sot.

Tendencat nė verė
Mes luftės sė flokėve tė gjatė dhe atij tė shkurtėr, pėrsėri triumfon floku i gjatė, por gjithsesi mė shumė se tė gjitha vitet e tjera ėshtė rekomanduar floku i shkurtėr “colo scoperto”, ku nėnkuptohet qafa e nxjerrė. Ėshtė rikthyer nė tendencat e ‘alta modės’ gruaja e viteve ‘800 ‘donna nobile’, ku kemi njė fytyrė tė bardhė gati pa vetulla, pa buzė dhe me flokėt platin. “Pra ėshtė pikėrisht gruaja e viteve ‘800, me flokėt e verdha platin dhe nė tonalitetet mė tė lehta, mė normale, mė njerėzore”, - shpjegon Mengri. Tek ngjyrat e flokėve me rekomandime tė emrave mė tė mėdhenj tė modės sot, ėshtė e kėshillueshme flokėt me goditjet e diellit. Domethėnė, ndėrthurje ngjyrash tė tonaliteteve tė njėjta me tone nė lėvizje tė vogla, qė do tė thotė, flokė natyralė sikundėr dielli tė lė atė lloj shije. Brunia nuk ėshtė absolutisht e rekomanduar pėr verėn.

Tendencat nė grim
Pėr sa i pėrket grimit janė shumė pastel, ku pėrdoret shumė e bardha nė pjesėt e brendshme tė syrit dhe pasteli dhe shumė pak buzė tė lyera. Ndėrsa nė darkė apo nė evenimente, ekziston akoma ngjyra e buzėve me tė kuqin e fortė dhe flokėt e verdhė, por qė nė linjat e pėrgjithshme tė verės ėshtė pasteli. Kėshillohet tualet me ngjyra tė buta dhe tė qeshura. Shpeshherė edhe pak ekzibicion nė lyerjen e ngjyrės sė buzėve dhe syve. Njė diferencė, njė kombinim i keqkuptuar si tė thuash njė lejla me njė tė kuqe nė buzė, apo njė bojė qielli nė sy dhe njė rozė tė fortė nė buzė. “Kėto lloj divergjencash janė shumė nė modė. Unė mendoj se ėshtė shumė e bukur kjo, mjaft kreative”, - shton ajo.
Tendencat tek nuset
“Ėshtė interesante tek nuset qė ende nuk arrin tė aplikohet tek ne, ajo ēka moda ofron sot, qė ėshtė flokė gati i pakrehur, i lėnė shumė i zakonshėm, kjo edhe nė tendencėn e pėrgjithshme, pasi e gjitha ndjek tė gjithėn. Edhe tek floku i pėrditshėm edhe tek flokėt e nuses, ėshtė i njėjti stil qė ėshtė nė modė”, - shprehet Mengri. Tek nusja duhet patjetėr qė tė shkojė me stilin e pėrgjithshėm tė fustanit. Ajo qė rekomandohet kėtė vit ėshtė pėrsėri njė fustan shumė romantik shumė i pėrpunuar dhe sigurisht tek flokėt ka njė tendencė tė atyre viteve, por e sjellė nė kuptimin kezhuėll, nė kuptimin e tė lėnit pak mė lirshėm, tė lėnė pak si tė pakrehur, tė lėnė jo si shumė tė pėrpunuar me pėrdredhje tė thjeshta, tė lėnė nė atė mėnyrė, qė tė duket se nuk ke qenė tek parukierja. “Mua mė pėlqen ky lloj modeli dhe ėshtė stili im. Po e gjej shumė pak tė aplikueshėm tek njerėzit, shumė pak njerėz e kapin dhe e kuptojnė mė shpejt. Edhe nė qoftė se u pėlqen tė veshin njė fustan tė atyre viteve dhe tė atij stili, flokun e kanė lėnė pak mbrapa. Duhet nė fakt qė tė bashkohen, tė ndjehet njė e tėra. Sidomos nuset mendojnė, qė atė ditė duhet tė jenė nė njė perfeksion por kėtė perfeksion e shohin vetėm nė gjėrat e forta, ndėrkohė qė perfektja ėshtė kur e gjitha ėshtė e shkrirė, kur e gjitha ėshtė e tė njėjtit stil, e gjitha ėshtė e menduar mjaft mirė. Ajo pėrbėn pastaj perfeksionin”, - vazhdon ajo.

Shqiptarėt pėrballė modės
Sipas Mengrit, “shqiptarėt tentojnė dhe iu pėlqen shumė ta ndjekin modėn, por brenda kuadrit tė vetė. Problemi ėshtė se imitojnė shumė njėri-tjetrin, janė akoma njė stereotip”. Shpesh herė ėshtė dhe gabimi i atyre qė ua servirin, gabim i parukiereve. Njerėzit kanė diēka tjetėr nė mendje dhe nuk arrihet tė kapet nga parukieret nuk e gjejnė ta bėjnė tė tyren njė lloj modeli. Por qė tendencat aplikohen. “Unė personalisht tek klientet e mia jam e kėnaqur mund tė them se njė pjesė e mirė e tyre e kuptojnė tendencėn e modės, e pranojnė atė, e aplikojnė. Unė nė pėrgjithėsi jam nė tė qenurin moderne, me stil por brenda njė natyre dhe individualitetit tė tyre dhe pa i nxjerrė nga personaliteti i tyre. Sepse kur njerėzit i shkėput nga personaliteti i tyre nuk mė pėlqen mė del diēka e paqenė dhe gjithmonė jam drejt asaj qė tė ketė njė harmoni tė personalitetit dhe llok-ut tė personit”, vazhdon Mengri, e cila eksploron nė kėtė fushė qysh prej 17 vjetėsh. Me njė klientelė qė varion nga ata qė pėlqejnė tė ndjekin tendencat e deri tek personazhet e njohur tė skenės shqiptare, Klodi tregohet mjaft modeste duke mbajtur sekret emrin e secilit prej tyre dhe duke thėnė se “Nuk mund tė them se janė personazhe tė njohur, ata qė vijnė kėtu, sepse janė personazhe tė vėrtetė, njerėz qė unė jam e kėnaqur qė rri me ta. Por nuk dua t’i veēoj i dua tė gjithė njėsoj, i dua shumė fort”.

Sa kushton tė qenurit modern?
Prerja 1.500 lekė
Krehja e flokut tė mesėm 500 lekė
Krehja e flokut tė gjatė 700 lekė
Stilimi dhe grimi i njė nuseje
15 000 lekė

“Besoj se njerėzit me ēmimet janė tė kėnaqur, ndėrkohė qė unė jo, sepse pėr shėrbimin qė bėj ēmimet janė tė lira. Ēfarė ofroj ėshtė lirė, por ky ėshtė tregu”, - tregon Mengri. Sipas saj, “sot gjithsekush ka vendin e vet nė treg dhe unė jam pėrpjekur dhe nuk mund tė bėj ndryshe, qė tė pėrdor produktet mė tė mira qė mund tė jenė sot nė treg. Pėr shembull nė grim kėmbėngul nė atė qė ėshtė cilėsore, sepse ėshtė e vėrtetė tė ketė rėndėsi e para qė tė ketė konsistencė dhe tė ketė dhe cilėsinė e duhur. Unė pėrdor markėn “Mek” qė ėshtė njė nga mė tė mirat profesionale. Pėrdoret nė sfilita ėshtė shumė e mirė dhe nė pėrbėrjet e tjera pėrpiqem tė gjej mė tė mirėn. Dhe kjo justifikon dhe arsyen pėrse them qė ēmimet janė tė lira. Sepse duke pėrdorur produkte tė mira kushtojnė”.
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Faleminderit pėr kėtė temė Lot Dielli nga:
Sy Kaltra (02 Maj),  

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Erdhi Vera, Tendencat Drejt Flokut Tė Shkurtėr 
 
Me pelqen kjo moda e fundit, por kurre nuk do ti lyeja floket shume bjonde dhe te vendosja buzkuq shume te flakte Rolling Eyes
 




____________
I Love 2 B Loved By U
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!