| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Espanyol vs. Sevilla
Familjariteti ka sjellė respekt tė ndėrsjelltė mes dy skuadrave finaliste tė Kupės UEFA. Tė dyja klubet kanė thurur lėvdata pėr njėra-tjetrėn dhe janė tė vetėdijshme se kjo do tė jetė njė finale mė emocionale se finalet e viteve tė kaluara. "Espanjoli ėshtė gjithmonė njė kundėrshtar qė tė hap shumė probleme, - tha trajneri i Seviljas, Huande Ramos, i cili i drejtoi katalansit pėr njė kohė tė shkurtėr nė sezonin 2002 2003. Skuadra tė tilla, qė nuk janė favorite, janė shumė tė fokusuara, arrijnė finalen dhe krijojnė probleme". Mbrojtėsi i krahut, Daniel Alvesh, e pranon se Espanjoli do tė tregojė rezistencė mė tė madhe se Midėllsbrou nė sezonin e kaluar. "Do tė na pėlqente tė ndesheshim kundėr njė skuadre qė nuk na njeh mirė, sepse ne kemi karakteristikat tona, stilin tonė tė lojės dhe ėshtė mė vėshtirė tė ndeshesh me Espanjolin, sepse ata na njohin nė mėnyrė perfekt, - tha braziliani. - Por kjo ėshtė rruga qė kemi nisur dhe do ta ēojmė deri nė fund. Espanjoli shėnon shumė, kėshtu qė duhet tė jemi tepėr tė kujdesshėm".
Sulmi - Forca goditėse e Espanjolit ėshtė parė edhe nė humbjen e tyre 4-3 ndaj Realit tė Madridit. Katalanasit kaluan nė disavantazh 2-0 mė, pas 3-1. Valter Pandiani shėnoi njė tregolėsh nė hapėsirėn e 19 minutave. Por vendimi i trajnerit Ernesto Valverde, pėr tė lėnė pushim disa lojtarė pėr finalen e "Hampden Park", ka ndikuar disi, pasi madrilenėt nė minutat e fundit shėnuan golin e fitores. "Nuk e kuptoj se ēfarė ndodhi, pėr pak sa nuk mė ranė edhe kėto pak flokė qė mė kanė mbetur nė kokė, - tha Pandiani. - Shėnoj tre gola kundėr Realit nė "Bernabeu" dhe dal nga fusha si humbės. Ėshtė e pabesueshme". Pandiani ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė Kupėn UEFA me 11 gola, ndėrkohė qė Espanjoli, qė e mundi Verderin nė gjysmėfinale, ka shėnuar gjithesej 32 gola deri tani. Por me njė Frederik Kanute tė rinuar, sulmuesin brazilian Luis Fabiano, rusin Aleksandėr Kerzhakov dhe uruguajanin Ernesto Ēevanton, gjithashtu edhe Sevilja ka njė sulm qė tė detyron respekt.
Talenti - "Sevilja luan prej gjashtė vitesh nė La Liga dhe ēdo verė ata janė pėrmirėsuar, duke blerė lojtarė me cilėsi, si dhe duke zhvilluar talente tė reja, - tha mbrojtėsi i Espanjolit, David Garsia. - Mbi tė gjitha, nė dy vitet e fundit ata janė bėrė njė skuadėr me shumė forcė sulmuese". Ashtu si Espanjoli, Sevilja ka lėnė pushim disa lojtarė tė formacionit tė parė pėr ndeshjen e kampionatit, por arritėn tė fitojnė 2-1 nė shtėpinė e Rekreativos. Pasi kanė siguruar njė vend nė finalen e Kupės sė Mbretit, mbetet ende e mundur qė ata tė fitojnė tre trofe kėtė sezon, gjithashtu kanė mundėsi qė tė jenė klubi i dytė qė e fiton Kupėn UEFA pėr dy vite radhazi. "Jemi krenarė e tė lumtur qė kemi mundėsinė tė arrijmė tre trofe, megjithatė, shpresojmė tė fitojmė ndonjėrin prej tyre, - tha Ramos. - Objektivi ynė ishte tė arrinim sa mė larg qė tė mundeshim nė tė gjitha kompeticionet. Edhe nėse do tė dėshtonim, do tė ndiheshim tepėr krenarė pėr kaq sa kemi arritur".
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 16 Maj 2007 21:51
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Sevilja pėr rekord, Espanjoli pėr lavdi!
Nėse Sevilja do tė arrijė ta ngrejė trofeun pėr herė tė dytė radhazi, nė dėm tė patriotėve tė Espanjol, atyre menjėherė do t'u kujtohet ajo natė e ftohtė nė Donetck, pasi ka qenė momenti mė pėrcaktues. Ndeshje, ku luhej se cila skuadėr do tė arrinte 1/8-at. Portieri i Seviljas, Andres Palop, vrapoi nė portėn tjetėr, kur kishin mbetur edhe katėr minuta pėr t'u luajtur. Goditje nga kėndi pėr Seviljen. Pas krosimit tė Daniel Alvesh, Palop e gjeti rrugėn e rrjetės me kokė. Barazimi dramatik heshti tė gjithė "Olympiyskiy stadium", qė "ziente" nga tifozėt entuziastė tė Shakhjtarit. Sevilja u fut nė kohėn shtesė me njė frymė tjetėr dhe zėvendėsuesi Ernesto Cevanton shėnoi golin e fitores. Pas fitores, Palop u mundua ta kalojė me modesti golin shpėtimtar. "Vendosa tė shkoja nė portėn tjetėr dhe ta provoja, - tha portieri 33-vjeēar. - Ēdo mbrojtės kishte nga njė lojtar kundėrshtar pėr tė markuar, ndėrsa unė u mbeta i vetėm. Vetėm sa kopjova lėvizjet qė bėjnė shokėt e mi nė stėrvitje". Sevilja, qė pėsoi njė humbje surprizė nė fazėn e grupeve ndaj holandezėve tė AZ Alkmarit, u testua edhe njėherė nė ēerekfinale ndaj Totenhemit. Spanjolėlt fituan 2-1 nė ndeshjen e parė, si dhe nė ndeshjen e kthimit shėnuan dy gola, duke krijuar pėrshtypjen se ēdo gjė kishte pėrfunduar. Megjithatė, anglezėt u pėrgjigjėn duke shėnuar dy tė tjerė. Kjo nuk mjaftoi pėr anglezėt dhe nė gjysmėfinale ata u vendosėn pėrballė patriotėve tė Osasunės. Nė ndeshjen e parė nė "Pamplona" u mundėn 1-0, nga njė gol i vetėm i Roberto Soldados. Nė "Sanēez Pizjhuan" gjėrat ndryshuan, nė sajė tė Luis Fabianos dhe Renatos.
Ecuria befasishme - Rruga e Espanjolit drejt finales sė parė europiane, qė nga koha kur ata u mundėn ndaj Bajer Leverkusenit mė 1988-n, ka qenė mė shumė impresionuese sesa surprizuese. Katalanasit tėrhoqėn vėmendjen nė fitoren 2-0 kundėr Ajaksit dhe qė nga ajo kohė nuk janė mundur nė 14 ndeshje radhazi. Gjithashtu, ata kanė nė dispozicion golashėnuesin mė tė mirė, Valter Pandianin, 11 golat e tė cilit e kanė drejtuar Espanjolin drejt finales sė parė qė nga 1988-a. Livorno, Makabi Haifa dhe Benfika kanė qenė "viktimat" deri nė gjysmėfinale. Aty ata u pėrballėn me Verderin. Nė ndeshjen e parė nė Barcelonė golat, me autor Moises Hurtado, Pandiani dhe Ferran Korominas, i dhanė espanjolit njė avantazh 3-0. Nė ndeshjen e kthimit ata kanė fituar pėrsėri dhe arritėn tė prekin finalen. Verderi u fut mes tetė mė tė mirave tė UEFA-s, pasi arriti vendin e tretė nė grupin e Ligės sė Kampioneve. Qė nga viti 2000, kur u lejua qė skuadrat e vendit tė tretė nė grup do tė luanin nė Kupėn UEFA, tre prej tyre kanė ngritur trofeun: Gallatasaraj mė 2000, Fejnordi mė 2002 dhe CSKA-ja e Moskės.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 16 Maj 2007 22:01
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Espanjol-Sevilje, Gllazgou Pėr Njė Natė Flet Vetėm Spanjisht
Dominim spanjoll. Tė skualifikuar nga Kupa e Kampioneve Primera Division mund tė krenohet me trofeun e vogėl evropian, kupė e cila do tė gjejė padronin pikėrisht sonte pas 90 minutash nė stadiumin Hampden Park tė Glasgout. Sevilja do tė mundohet tė mbrojė atė qė fitoi edhe vitin e kaluar pėrballė Midlesborout, ndėrsa Espanjoli do tė bėjė realitet njė ėndėrr qė i shpėtoi nga duart 19 vjet mė parė. Nė finalen e Kupės UEFA 1987-1988 kjo skuadėr u mund nga Bajer Leverkusen pas gjuajtjeve tė penalltive me rezultatin 3-2. Dy ndeshjet vajtje-ardhje kishin pėrfunduar 3-0 si nė Spanjė dhe Gjermani. Nė atė skuadėr luante edhe trajneri i tanishėm i kėsaj skuadre Ernesto Valverde. Ndėrkohė mbrojtėsi i Espanjolit, David Garsia, pohon se finalja do tė shėrbejė si njė vitrinė e mirė pėr tė treguar cilėsinė e futbollit spanjoll. Ekspertėt panė tre ekipe anglezė nė katėr mė tė mirėt e Ligės sė Kampioneve, si njė superioritet i futbollit britanik, por nė Kupėn UEFA tė gjithė janė duke parė fuqinė e futbollit iberik, ku nė finale janė dy ekipe spanjolle. Ne shpesh dėshirojmė tė themi se Liga spanjolle ėshtė mė e fuqishmja dhe fakti qė kemi njė finale tė Kupės UEFA tė gjithėn spanjolle, kur nė gjysmėfinale mbėrritėn tri tė tilla ėshtė njė provė e tillė, ka thėnė Garsia pėr uefa.com. Espanjoli ndodhet nė mesin e tabelės nė Primera Divizion, por ka shkėlqyer nė Evropė, duke shėnuar 32 gola nė 14 ndeshje. Ndėrsa nė kampion tjetėr portieri Andres Palop, duke folur pėr uefa.com, vlerėsoi se Espanjoli ėshtė njė kundėrshtar i frikshėm.
Rruga e Espanjolit
Gjysmėfinale
Espanjol-Verder Bremen 3-0
Verder Bremen-Espanjol 2-1
Ēerekfinale
Espanjol-Benfika 3-2
Benfika-Espanjol 0-0
1/16 e finaleve
Makabi Haifa-Espanjol 0-0
Espanjol-Makabi Haifa 4-0
1/32 e finaleve
Livorno-Espanjol 1-2
Espanjol-Livorno 2-0
Rruga e Seviljes
Gjysmėfinale
Osasuna-Sevilja 1-0
Sevilja-Osasuna 2-0
Ēerekfinale
Sevilja-Totenham 2-1
Totenham-Sevilja 2-2
1/16 e finaleve
Sevilje-Shakhtar 2-2
Shakhtar-Sevilje 2-3
1/32 e finaleve
Steaua-Sevilje 0-2
Sevilje-Steaua 1-0
Espanjol-Sevilje
Hampden Park, Glasgou
Sot, ora 20:45
Gjyqtar: Masimo Busaka (ZVI)
Espanjol: Kameni, Hurtado, Jarke, Velasko, Sa, De la Penja, Zabaleta, Rufete, Kosta, Pandiani, Tamudo
Pankina: Ribas (p), Garcia, Lakruz, Torrejon, Martinez, Ito, Kamara, Jonatas, Riera, Soriano, Pedraza
Trajner: Ernesto Valverde
Sevilje: Palop, Navarro, Eskude, Oēio, Alves, Poulsen, Mareska, Renato, Adriano, Kanoute, Shevanton
Pankina: Kobenjo (p), Dragutinoviē, Kastedo, Puerta, Valente, Marti, Navas, Sales, Alfaro, Luis Fabiano
Trajner: Juan de la Cruz Ramos
Fakte
Real Madrid ėshtė e vetmja skuadėr, e cila deri tani ka mundur tė mbrojė me dinjitet edhe pėr njė vit tjetėr trofeun e Kupės UEFA. Madrilenėt pasi e fitonin nė 1985 e pėrsėrisnin edhe nė 1986 ndaj Midlesbrough nė finale. Tė njėjtėn gjė dėshiron tė bėjė edhe Sevilja sonte, pasi ka fituar Kupėn UEFA vitin e kaluar.
Kjo ėshtė finalja e tretė absolute nė gjithė historinė e Seviljes nė Kupat e Evropės. Vitin e kaluar kjo skuadėr u pėrball nė finalen e kėtij kompeticioni me Midlesbrough, ndėrsa mė pas fitoi Superkupėn Evropiane ndaj Barcelonės me rezultatin 3-0.
Espanjol luan pas 19 vjetėsh finalen e dytė nė Kupėn UEFA. Nė 1987-1988 kjo skuadėr u mund nga Bajer Leverkusen pas gjuajtjeve tė penalltive (3-2). Dy ndeshjet vajtje-ardhje kishin pėrfunduar 3-0 si nė Spanjė dhe Gjermani. Fakt ėshtė se trajneri i tanishėm i kėsaj skuadre ka qenė dėshmitari i asaj dopio pėrballje teksa mbronte ngjyrat e Espanjolit si futbollist.
Italia ėshtė vendi qė dominon Kupėn UEFA me nėntė trofe tė fituara deri tani. Pas saj vjen Gjermania dhe Anglia me nga 6 kupa.
Espanjol ka luajtur pėrballė njė skuadre spanjolle nė njė kompeticion evropian vetėm njė herė nė 1998, nė Kupėn Intertoto ndaj Valencias. Espanjoli humbiste atėherė nė fushėn e vet 1-0, por fitonte nė Mestaja 2-0, duke u kualifikuar.
Nė 118 takime tė luajtura pėrballė njėra-tjetrės Sevilja ka fituar 55, Espanjoli 42, dhe 21 ndeshje janė mbyllur nė barazim.
Espanjoli ėshtė skuadra qė ka shėnuar mė shumė gola gjatė kėtij viti nė Kupėn UEFA me 32 gola.
Fituesit e Kupės UEFA
2005-2006:
Sevilja, (Spanjė)
2004-2005:
CSKA Moskė (Rusi)
2003-2004:
Valencia (Spanjė)
2002-2003:
Porto (Portugali)
2001-2002:
Fejenord (Holandė)
2000-2001:
Liverpul (Angli)
1999-2000:
Galatasaraj (Turqi)
1998-1999:
Parma (Itali)
1997-1998:
Inter (Itali)
1996-1997:
Shalke (Gjermani)
1995-1996:
Bajern (Gjermani)
1994-1995:
Parma (Itali)
1993-1994:
Inter (Itali)
1992-1993:
Juventus (Itali)
1991-1992:
Ajaks (Holandė)
1990-1991:
Inter (Itali)
1989-1990:
Juventus (Itali)
1988-1989:
Napoli (Itali)
1987-1988:
Leverkusen (Gjermani)
1986-1987:
Goteborg (Suedi)
1985-1986:
Real Madrid (Spanjė)
1984-1985:
Real Madrid (Spanjė)
1983-1984:
Totenham (Angli)
1982-1983:
Anderleht (Belgjikė)
1981-1982:
Goteborg (Suedi)
1980-1981:
Ipsuiē (Angli)
1979-1980:
Eintraht (Gjermani)
1978-1979:
Mynshengladbah (Gjermani)
1977-1978:
PSV Eindhoven (Holandė)
1976-1977:
Juventus (Itali)
1975-1976:
Liverpul (Angli)
1974-1975:
Mynshengladbah (Gjermani)
1973-1974:
Fejenord (Holandė)
1972-1973:
Liverpul (Angli)
1971-1972:
Totenhem (Angli)
|
|
#3 17 Maj 2007 15:43
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Espanyol Vs. Sevilla
Sevilja ka fituar Kupėn UEFA pėr tė dytin vit me radhė, duke barazuar rekordin e Realit tė Madridit, e vetmja skuadėr qė e kishte fituar dy herė radhazi kėtė veprimtari. "Andaluzianėt" e drejtuar nga Huande Ramos kanė mundur Espanjolin nė "derbin" spanjoll tė luajtur nė Gllasgou tė Skocisė, vetėm pas penalltive. 120 minutat u mbyllėn nė barazim 2-2. Pėr katalanasit, qė luajtėn me dhjetė futbollistė qė nga minuta e 68, rezultuan fatale gabimet e Luis Garsias, Honatas dhe Torrejonit, nga pika e bardhė.
Pjesa e parė e sfidės nė "Hampden Park" u mbyll nė barazim 1-1. Sevilja kaloi nė avantazh nė minutėn e 18-tė me anė tė Adriano Korreiras. Mesfushori brazilian shėnoi pas pasimit tė marrė nga portieri Andres Palop, i cili nisi menjėherė njė top tė gjatė nė tė majtė dhe gjeti tė papėrgatitur mbrojtjen katalanase. Espanjoli, qė e kishte nisur ndeshjen duke rrezikuar me Raul Tamudon, diti tė reagojė menjėherė. Ivan De la Penja nuk pati fat nė minutėn e 26-tė, ndėrsa 120 sekonda mė vonė Albert Reira shėnoi golin e barazimit. Mesfushori i ardhur nga Bordoja e bėri gjithēka vetė... udhėhoqi topin pėr rreth 20 metra dhe pastaj lėshoi njė tė djathtė fatale pėr portierin Andres Palop. Goli i barazimit i dha krahė skuadrės sė drejtuar nga Ernesto Valverde. Espanjoli i mbylli 45 minutat e para nė sulm dhe Raul Tamudo u shfaq sėrish i rrezikshėm nė fundin e kėtij fraksioni. Qarkullimi i topit anonte nga Sevilja, por zbritjet e katalanasve krijonin panik nė prapavijėn e "andaluzianėve".
"X" NE 90 MINUTA - Pjesa e dytė nisi ashtu si e para. Raul Tamudo vuri nė provė reflekset e portierit Andres Palop pėr herė tė tretė, katėr minuta pas pushimit. Pėrgjigja e Seviljes erdhi me anė tė Frederik Kanutesė, por ishte sėrish Tamudo, ai qė u shfaq i rrezikshėm. Edhe kėtė herė portierit tė Seviljes iu desh tė bėnte mrekullinė pėr tė evituar kapitullimin e skuadrės sė drejtuar nga Huande Ramos. Espanjoli ishte i papėrmbajtshėm dhe Albert Reira i shkoi pranė goli tė dytė personal. Goditja e mesfushorit francez u ndal nė traversė, nė minutėn e 58-tė. Pikėrisht kur po krijoheshin premisat pėr golin e Espanjolit ndodhi episodi qė do tė vendoste jo pak nė fatet e sfidės. Mesfushori, Moises Hurtado, mori kartonin e dytė tė verdhė dhe i la katalanasit me dhjetė futbollistė. Trajnerit Valverde, i cili kishte guxuar tė luante me tri sulmues duke aktivizuar Pandianin nė vend tė Rufetes, iu desh tė bėnte njė hap prapa dhe tė largonte Raul Tamudon. Ai u zėvendėsua nga Lakruz. Vetėm nė dhjetė minutat e fundit, Sevilja nisi tė shfrytėzojė avantazhin numerik. Havi Navarro, Frederik Kanute dhe Hesus Navas patėn mundėsi pėr ta mbyllur finalen. Gjithsesi, fati dhe njė ndrėhyrje vendimtare e portierit Iraioz vendosėn se duhej koha shtesė pėr tė pėrcaktuar fituesen e "kupės sė vogėl".
DY GOLA - Koha shtesė kishte vetėm njė drejtim: Sevilja nė sulm dhe Espanjoli nė mbrojtje. Dani Alvesh dhe Hesus Navas filluan tė merrnin rregullisht fundoren, duke hedhur topa tė rrezikshėm nė zonėn e Espanjolit. Njė situatė e tillė solli edhe golin e dytė pėr Seviljen. Nė minutėn e fundit tė shtesės sė parė, Navas, i aktivizuar nė fillimin e 45 minutave tė dyta nė vend tė Enco Mareskės, kroson pėr Frederik Kanuten. Sulmuesi francez u gjet nė vendin e duhur nė momentin e duhur, duke shėnuar golin e fitores, me tė djathtėn, pesė metra larg portės kundėrshtare. Nė Gllasgou u krijua pėrshtypja se Sevilja do tė vinte "kurorėn" pėr tė dytėn herė me rradhė, por atėherė kur dukej mė e pamundur, Espanjoli gjeti golin e barazimit dhe shtyu festėn. Kampionėt nė fuqi po shpėrdoronin njė mori me raste, por mbetėn tė befasuar teksa Jonates mposhti Palopin me njė goditje tė saktė nga rreth 25 metra. 2-2 dhe gjithēka do tė vendosej nga 11-metrat. Atje ku u ngjit nė skenė Andres Palop. Numri 1 i Seviljes priti penalltitė e ekzekutuara nga Luis Garsia, Jonatas, dhe Torrejon, ndėrsa pėr shokėt e tij gaboi vetėm Dani Alvesh duke e shpėnė topin mbi traversė. Pėr herė tė pestė Kupa UEFA u fitua nga njė skuadėr spanjolle.
|
|
#4 17 Maj 2007 22:15
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|