| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 F1 2007
Raikoneni, "thembra e Akilit" pėr Ferrarin e 2007
Kimi Raikonen ende nuk e ka provuar makinėn e re Ferrari F2007, megjithatė Ferrarit i kanė shkuar qė tani disa kėshilla nė lidhje me mėnyrėn e pilotimit qė ka piloti finlandez. Kėto fjalė kanė ardhur pikėrisht nga dikush, i cili e njeh mjaft mirė Raikonenin. Bėhet fjalė pėr zviceranin Mario Ilian, i cili prej shumė vitesh ndėrton motorėt Mercedes qė pėrdor skuderia McLaren nė Formulėn 1. Nė gazetėn sportive gjermane "Bild", Ilieni ka akuzuar pilotin e ri qė ka marrė skuderia nga Maranelo, se nuk di ta kursejė makinėn dhe e ēon gjithmonė drejt limiteve. "Ferrari duhet tė ndėrtojė njė tank pėr Kimi Raikonenin nėse do tė fitojė titullin kampion me tė," - ka kėshilluar Ilieni inxhinierėt e Ferrarit. Duket qartė se nuk kursehet aspak nė lidhje me deklaratat akuzuese ndaj ish pilotit tė skuderisė McLaren Mercedes. "Kimi kėrkon ta sforcojė gjithmonė makinėn, pjesa tjetėr nuk i intereson aspak. Tė gjithė pilotėt e tjerė e trajtojnė makinėn mė mirė se ai. Askush nuk i mban pedalet gjithmonė nė fund, xhiro pas xhiroje, dhe askush nuk hipėn mbi bordurat e kthesave aq ashpėr." Sipas Mario Ilienit, ka qenė stili agresiv i pilotimit tė Kimi Raikonenit qė ka sjellė aq shumė probleme nė sezonet e kaluara pėr makinėn McLaren Mercedes. Pėr sa i pėrket blerjes sė re tė skuderisė nga Uokingu, Fernando Alonsos, Ilieni thotė ai e piloton mė qetė makinėn atėherė kur duhet. "Pėr mendimin tim, mėnyra e pilotimit qė bėn Alonso e ka ēuar drejt kėtyre sukseseve," - ka pėrfunduar deklaratėn e tij inxhinieri zviceran.
Sauber: Kimit nuk i interesojnė pjesėt teknike tė makinės
"Ferrari duhet tė "luftojė" pėr besueshmėrinė e makinės nė sezonin 2007, tani qė ka marrė Kimi Raikonen," - ka thėnė Piter Sauber. Ky i fundit ka qenė personi qė nė vitin 2001 i dha mundėsinė finlandezit tė debutonte nė Formulėn 1. Aktualisht, Raikoneni ėshtė 27 vjeēar dhe pasi garoi pėr 5 vjet me radhė me skuderinė McLaren Mercedes, vendosi tė kalonte te Ferrari si zėvendėsuesi i Majkėll Shumakerit. "Zhan Todt e di shumė mirė se cila ėshtė pika delikate e Raikonenit, sidomos nga kėndvėshtrimi teknik," - ka vazhduar Sauber njė ditė pas prezantimit tė makinės sė re nė Valencia tė skuderisė BMW Sauber. Mė pas ai ka shtuar: "Kimi ėshtė njė pilot, i cili nuk interesohet shumė pėr teknikėn e makinės, por nė ditėt e sotme pėrmirėsimi i makinave gjatė sezonit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Gjithsesi, unė dua tė them se ai ėshtė njė mbėshtetje e madhe pėr shokun e skuadrės, Felipe Masėn." Ka qenė pikėrisht Piter Sauber ai qė i ka dhėnė mundėsinė edhe Felipe Masės tė debutojė nė Formulėn 1, njė vit pasi kishte marrė Kimi Raikonenin.
Endi Tufa
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 21 Janar 2007 10:09
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alonso provon dje makinėn e re McLaren Mercedes
Kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, ka debutuar dje me makinėn e re McLaren me numrin 1. Rreth orės 10.00 tė paradites sė djeshme, spanjolli ka dalė nga garazhet e McLaren it nė pistėn e Valencias, pėr tė provuar makinėn e re MP4 22. Pas disa xhirosh ėshtė parė qė makina McLaren me numrin 1 ka ndaluar nė pistė duke nxjerrė tym dhe duke derdhur vajin e motorit. Tė pranishėm nė pistė kanė qenė edhe pilotėt e skuderisė BMW Sauber. Ndėrsa nė pistėn tjetėr spanjolle, nė atė tė Jerezit, ėshtė testuar makina e re Renault me pilotin italian Xhankarlo Fizikela. Entoni Davidson ka testuar gjithashtu makinėn Super Auguri.
F2007 ta, makina qė ka ndryshuar mė shumė
Ferrari ėshtė skuderia, e cila duket se ka bėrė mė shumė ndryshime nė makinėn e saj tė re pėr sezonin 2007, sipas Piter Sauberit. Njė nga ish bashkėpunėtorėt e kėsaj skuderie, dhe aktualisht kėshilltari i skuderisė BMW Sauber, ka shtuar gjithashtu se makina e tij e re nuk ka ndryshuar shumė nė krahasim me paraardhėsen. "Ndryshimi mė i madh nė tė gjitha makinat janė ngjyrat dhe emrat e sponsorėve, ka deklaruar 63 vjeēari pėr gazetėn gjermane "Blick". Nuk kam parė ndonjė gjė tė re te McLaren i apo te Toyota, ashtu si edhe te makina jonė." Ndėrsa pėr F2007 n qė ėshtė dhe makina e re e skuderisė nga Maranelo, ai ka shtuar: "Nga sa pashė, mund tė them se nė atė makinė janė bėrė ndryshimet mė tė mėdha nga kėndvėshtrimi aerodinamik."
Endi Tufa
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 21 Janar 2007 10:10
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ekleston: Valencia s'ėshtė gati pėr njė Ēmim tė Madh
Qyteti i Valencias ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė Formulės 1 nė kėtė javė. Aty janė prezantuar dy nga skuderitė kryesore tė kėtij sporti. Bėhet fjalė pėr skuderinė McLaren-Mercedes dhe pėr BMW-Sauber. Nė mėnyrė tė veēantė skuderia McLaren ka ngjallur mė shumė interes, pasi i pranishėm ka qenė kampioni i botės, Fernando Alonso. Nė rrugėt e Valencias kanė qenė tė pranishėm 200 mijė tifozė, tė cilėt kanė dalė pėr tė marrė makinėn e re McLaren MP4-22. Edhe pas kėsaj shfaqjeje, pronari i Formulės 1, Berni Ekleston, duket se nuk ka ndėr mend qė t'i japė lejen pėr tė organizuar njė Ēmim tė Madh. Nė "luftė" pėr tė organizuar njė garė tė tillė, ėshtė edhe qyteti i Barcelonės. Gjithsesi, prezantimi i makinės sė re McLaren dhe i kampionit tė botės, Fernando Alonsos, me kėtė skuderi, nuk sjell ndonjė avantazh pėr Valencian. "Kėtij qyteti i duhet akoma shumė punė pėr tė na bindur qė t'i japin lejen pėr tė organizuar njė garė tė tillė. Ne jemi ende nė pritje dhe po shohim me kujdes se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė organizatorėt. Nė garė pėr organizimin e njė ēmimi tė madh ėshtė edhe Barcelona, megjithatė edhe ata ende nuk kanė bėrė diēka qė tė na bindin pėr kėrkesėn. Ne na duhet tė shohim shumė gjėra pėr tė vendosur nėse ky ėshtė njė vend i pėrshtatshėm pėr gara apo jo," - ka pėrfunduar anglezi Ekleston.
Shumi mund tė rikthehet te Mercedes-i?!
Shtatė herė kampioni i botės, Majkėll Shumaker, i cili u tėrhoq nė fund tė sezonit tė kaluar, mund tė rikthehet. Ditėt e fundit kanė qarkulluar fjalė, sipas tė cilave ai mund tė shkojė te skuderia Mercedes-Benz. Menjėherė ka reaguar edhe drejtori i firmės automobilistike gjermane, Norbert Hag, i cili ka deklaruar se Shumakeri ėshtė i mirėpritur tek ata. "Nėse ai do tė mendojė ndonjėherė tė rikthehet aty ku e filloi karrierėn, numrin tim tė telefonit e ka," - ka pėrfunduar Hagu.
"Telefonica" ndėrpret marrėdhėniet me Renault-nė
Gjiganti i telekomunikacionit spanjoll, "Telefonica", nuk do tė sponsorizojė mė Renault-nė nė sezonin 2007. Kjo kompani, e cila e ka sponsorizuar skuderinė franceze qė nga sezoni 2004, nė kėtė sezon ėshtė tėrhequr. Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur vetė zėdhėnėsi pėr shtyp i "Telefonica"-s. Duket qartė se largimi i kėtij sponsori ka tė bėjė edhe me largimin e kampionit tė botės, Fernando Alonso, nga skuderia Renault.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 21 Janar 2007 10:15
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|