Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Festivalet E Femijeve Te Tiranes 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Festivalet E Femijeve Te Tiranes 
 
Qendra Kulturore Kombetare e Femijeve, me nje histori 60-vjecare e me nje kontribut te njohur ne edukimin dhe zhvillimin e talenteve te reja, ka nje merite te vecante si organizatore e te parit Festival te Kenges per Fatosa e Pioniere. Per te gjalleruar jeten kulturore, me forcat e saj me te mira krijuese, QKKF, qe dikur mbante emrin Pallati i Pioniereve, organizoi ne vitin 1962 (viti kur u mbajt edhe Festivali i Pare i Kenges ne Radio), Festivalin e Pare te Kenges per Femije. Festivali u organizua disa jave pas themelimit te orkestres simfonike te RTSH. Nje vit me pas, ne Shkoder u organizua Festivali i Pare Kombetar i Kenges per Fatosa e Pioniere. Festivali i Tiranes mbeti nje nga festivalet me te mira ne rrethe, ku jo vetem u angazhuan artistet me ne ze te kohes, por dolen me dhjetera kengetare, krijues nga kjo veprimtari, me meritat e padiskutueshme te udheheqesve te muzikes, duke filluar nga kompozitori Tonin Harapi, i palodhuri Robert Radoja, Sokol Shupo, Nestor Kraja, Selim Ishmaku, Luan Bakiu, Adrian Hila e deri te me i fundit, Agim Rreza, i cili vazhdon traditen 45-vjecare te kenges per femije. Ne morine e krijuesve qe u angazhuan, permenden emrat me te medhenj te kenges, kompozitoret Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Nikolla Zoraqi, Limos Dizdari, Tish Daija, Shpetim Kushta, Alfred Kacinari, Vladimir dhe Miron Kotani, Adrian Hila, Shpetim Saraci, Edmond Zhulali, Dorian Nini etj. Keta kompozitore e shume te tjere krijuan kenge te mrekullueshme, pjesa me e madhe e te cilave, edhe sot kendohen nga brezat e rinj te femijeve.

Udha e kenges per femije ka qene e gjate dhe e bukur. Nga kjo veprimtari kane dale emra te shquar kengetaresh e artistesh. Mjafton te permendesh Irma dhe Eranda Libohoven, Alida Hiskun, Suzana Frasherin, Suzana Turkun, Ardit Gjebrene, Inva Mulen, Pirro Cakon, Zana Celen, Mariza Ikonomin, Jonida Maliqin, Elsa Lilen, Alketa Vejsiun, Era Rusin, Ada Gurren, Ester Hoxhen e shume te tjere, te cilet kane kontribuar me shume sukses ne veprimtari te medha te kenges. Keta emra femijesh, dikur i bene nder kesaj veprimtarie, duke shpalosur talentin e tyre edhe ne Festivalin e madh Kombetar ne Shkoder ku, shpeshhere, jane shpallur fitues, edhe ne saje te notave te bukura te kompozitoreve tane, te kenduara aq embel e me dashuri nga femijet, sipas poezive te teksteve te poeteve tane me te mire, si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Minella Krriqi, Zhuliana Jorganxhiu, Alqi Boshnjaku, Jorgo Papingji, Agim Doci e shume te tjere.

Festivalet e Tiranes kane ecur paralelisht me festivalet kombetare dhe, ne pjesen derrmuese te rasteve, kane mbajtur peshen kryesore ne festivalin kombetar, jo vetem per faktin se ketu ishin te grumbulluar forcat me te mira krijuese, femijet me te talentuar, por sepse, realisht, ne Tirane behej nje pune e madhe kulturore, artistike e edukuese. Deri ne vitin 1990, keto festivale mbeshteteshin nga Ministria e Arsimit, me pas ato kaluan ne varesine e Drejtorise Arsimore te Tiranes, me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, nga ku varen aktualisht.

Festivalet e Kenges per Femije ne Tirane paten angazhimin e madh edhe te koreografeve Panajot Kanaci, Agron Aliaj, Llaqi Nako, Enver Birko, Abedin Metuli, Blerina Arbana etj. Ndersa skenografia e tyre u realizua me mjeshteri nga skenografet Agim Zajmi, Shaban Hysa, Bashkim Zahaj, Adnan Kastrati, Klajdi Ymeri etj. Keto festivale u organizuan fillimisht nga orkestra e RTSH, nen drejtimin e Ferdinand Dedes, Eno Kocos, Alqi Lepurit etj., si dhe nga formacionet e vogla orkestrale te femijeve.

Festivali i Femijeve te Tiranes eshte nje feste e bukur e kenges se cilter feminore. Ne vitin 1997, per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, ky festival nuk u zhvillua. Kete vit zhvillohet Festivali i 45 i Kenges per Femije, per here te pare Mbarekombetar, me pjesemarrjen e femijeve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, duke qene ne nje hap me Festivalin Kombetar te zhvilluar ne Shkoder, qe prej 10 vjetesh.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!