"Marrėveshja e xhentėllmenėve" tashmė ėshtė bėrė njė marrėveshje zyrtare. Yamaha dhe FIAT i do tė bashkėpunojnė nė dy vitet e ardhshme. Kėshtu, skuderia e Valentino Rosit mė nė fund ka arritur tė gjejė sponsorin kryesor pėr sezonin e ardhshėm, pas largimit tė "Camel" it. Shifra qė firma italiane automobilistike duhet tė japė pėr skuderinė japoneze Yamaha, ėshtė rreth 7.5 milionė euro pėr ēdo sezon. Nė kėtė mėnyrė, motorėt M1 do tė mbulohen nga ngjyra e kuqe dhe nga stema e shoqėrisė FIAT. Ditėn e hėnė pritet njė konferencė pėr shtyp, ku do tė prezantohet marrėveshja, e cila u zyrtarizua dje mes Yamahas dhe FIAT it. Njė ide tė tillė e ka pasur Lapo Elkan qė nė vitin 2004, por vetėm nė fillim tė vitit 2007 ėshtė arritur tė konkretizohet. Nė kėtė mėnyrė, FIAT i hedh njė hap drejt motoēiklizmit dhe drejt kategorisė mė tė madhe tė saj Moto Gp. Skuderia qė kanė zgjedhur italianėt, ėshtė nga mė tė mira dhe pėr mė shumė ka si pilot ish shtatė herė kampionin e botės nė kėtė sport, Valentino Rosin. Nė kėtė mėnyrė, "Doktori" mund ta ndiejė skuadrėn e tij mė italiane, pas disa inxhinierėve bashkėkombas qė ka dhe pas qendrės sė Yamahas nė Monza. FIAT i e bėn kėtė pilot akoma mė tė motivuar pėr tė rimarrė titullin kampion, pasi e humbi nė sezonin e kaluar kundrejt amerikanit tė Hondės zyrtare, Niki Heiden.
Deri tani ishte folur pėr njė marrėveshje verbale, megjithatė dje ėshtė vendosur firma mbi kontratė. Gjithsesi, nė prag tė prezantimit zyrtar pritet tė pėrfundojnė marrėveshjen edhe pėr disa detaje tė vogla. Sipas zėrave qė qarkullojnė, kompania FIAT duhet t'i paguajė skuderisė japoneze rreth 7.5 milionė euro nė sezon. Nė tė njėjtėn kohė thuhet se Valentino Rosi nuk do tė pėrfitojė asgjė nga kjo marrėveshje e arritur midis dy firmave, megjithatė ai ndihet shumė mirė pas firmosje sė kontratės. Ky lloj sponsorizimi ėshtė njė stimulim reciprok qė ėshtė pėrpjekur tė bėjė Lapo Elkan dhe FIAT i nė vetvete ėshtė i kėnaqur. "Pasi kemi arritur nė kėtė pikė, mund tė them se edhe paraqitja e re e motorit Yamaha M1 do tė jetė blu nė pjesėn e sipėrme dhe e bardhė nė pjesėn e poshtme, ku do tė vendoset dhe stema e FIAT it me ngjyrė tė kuqe. Sipas specialistėve, ky lloj kombinimi ngjyrash do t'i turbullojė disi kundėrshtarėt. Duke parė njė pengesė e tillė nga ana vizuale dhe me njė Valentino Rosi akoma mė shumė tė karikuar se nė tė shkuarėn, spektakli do tė jetė akoma mė i madh..."
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------













