"Kundėrshtari kryesor dhe mė i fortė nuk do tė jetė kampioni i botės, Fernando Alonso, por shoku im i skuadrės, Felipe Masa," ka thėnė Kimi Raikonen nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen gjermane "Bild". Duket si njė frazė qė fton nė njė sfidė pėr sezonin e ardhshėm pilotin spanjoll dhe shokun e ri tė skuadrės, Masa, i cili fitoi gjithashtu edhe garėn e fundit tė kėtij sezoni, atė tė Brazilit.
Rivalitet: Janė dy pilotė, tė cilėt do ta fillojnė sezonin e ri si tė barabartė, por me synim titullin kampion. Pėr Ferrarin do tė jetė njė sezon krejtėsisht i ndryshėm, pasi nuk do tė jetė mė Majkėll Shumaker. Ashtu si Masa, i cili e ka mbyllur mjaft mirė kėtė vit tė parė me "kokėkuqen", edhe Raikonen kėrkon njė sukses tė padiskutueshėm nė 2007 n. Ish skuderia e tij, McLaren, nuk ėshtė aspak e penduar qė e ka lėnė tė lirė finlandezin, pasi nė vend tė tij kanė marrė kampionin e botės, Fernando Alonson.
E shkurara: Menjėherė sapo ka pėrfunduar ky sezon, finlandezi ėshtė munduar tė ngacmojė rivalėt e sezonit tė ardhshėm. Pėr McLaren in ai ka thėnė: "Qė nga sezoni i ardhshėm, makinat Mercedes McLaren do t'i shoh vetėm nėpėr pasqyra." Ndėrsa nga ana tjetėr, skuderia anglo gjermane ka pohuar se nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur nė kėto sezonet e fundit. "Kanė qenė disa faktorė qė kanė ndikuar, tė cilat kanė sjellė kėto rezultate pėr mua nė 5 vite me McLaren in, pra vetėm 9 fitore. Megjithatė, mund tė them se shpeshherė makina nuk ka qenė konstante."
Optimizmi: Ai duket se ėshtė shumė i sigurt, edhe pse skuderia e re ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo e mėparshmja. Qė nė momentin kur zyrtarizoi kalimin te skuadra nga Maranelo, Raikoneni deklaroi: "Kisha kohė qė mendoja pėr njė kalim te Ferrari dhe jam i sigurt se kjo skuadėr ėshtė shumė argėtuese. Jam i sigurt se do tė kem mundėsi tė fitoj titullin kampion." Por kur ėshtė folur pėr paraardhėsin e tij, i cili kishte fituar shtatė tituj kampionė, ai ka deklaruar se nuk i interesonte. "Me makinėn dhe skuadrėn e duhur mund tė thyesh tė gjitha rekordet. Mund tė them se ato vende tė para nė statistika qė mban Majkėlli, nuk janė tė pathyeshme. Pa dyshim do tė mė pėlqente shumė tė isha unė ai qė i thyen ato rekorde. Ndoshta kjo kontratė qė kam firmosur me Ferrarin, do tė jetė e fundit, pasi nuk do tė firmos me ndonjė skuderi tjetėr.
Makina: Ai ka kėrkuar edhe njė ndihmesė nga Majkėlli, i cili pėr tė ardhmen do tė jetė asistenti i Zhan Todtit. "Do tė tregohesha budalla nėse nuk do t'i kėrkoja Majkėllit mbėshtetje dhe kėshilla. Do tė jetė me tė vėrtetė shumė mirė qė tė mė ndihmojė ai nė kėtė vit tė parė, ku unė do tė mundohem tė ambientohem sa mė shpejt. Nėse ai do tė bėjė testime pėr mua, kjo mė duket njė budallallėk," ka pėrfunduar Raikoneni.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------

















