Zona te ndryshme ne Shqiperi jane shquar per zakone dhe tradita, te cilat kane mbetur ne kujtesen e shqiptareve dhe qe ne vite jane kultivuar pak ose aspak per tu ruajtur. Nje bukuri dhe interes te veēante ka edhe modeli i kapjes se flokeve te grave malesore dhe sidomos nė zonėn e Kelmendit.
Kerkimi qe nisi pak e nga pak filloi te zgjerohej duke me nxjerre ne pah perveē zakoneve te ketyre grave dhe traditave edhe vlera te tjera bukurie dhe morali te cilat ato i kane ruajtur dhe disa prej tyre vazhdojne ti ruajne te gjalla edhe sot e kesaj dite.Studimi im eshte kryer ne menyre individuale dhe ne terren duke dashur te nxjerre ne drite njohuri te tjera dhe informacione te dobishme per kulturen popullore aq te vyer te popullit tone, gjithashtu jam munduar ti kushtoj rendesi te veēante disa aspekteve pak te njohura te kapjes se flokeve dhe kujdesit qe grate malesore i kane kushtuar pamjes se tyre. Fshati te cilit i referohem eshte Gjadri i Lezhes, ne kete fshat pjesa me e madhe e banoreve jane te ardhur prej vitesh nga malesia e Kelmendit, duke mbartur me vete: zakonet, veshjen dhe tradita te parardhesve te tyre.Grate malesore jane shquar per veshjen e tyre hijerende “xhubleten”, veshje e cila i ka karakterizuar dhe eshte mbajtur ēdo dite dhe ne ēdo aspekt te jetes se tyre familjare, shoqerore, etj. Duke qene radikalisht e zeze dhe e rende si ne pamje por edhe ne prekje, kjo veshje kerkonte nje posture te rregullt per gruan qe do e mbante ne ēdo moment te dites. Por nga ana tjeter malesia perveē traditave shume te forta dhe kanunit i cili i impononte ne ane te ndryshme, fanatizmit etj, i “ka detyruar grate” te mos kene se per ēfare ti perkushtohen vetes se tyre perveēse lyerjes se flokeve dhe modelimit te tyre duke i bere kaēurrela ne menyre te dendur aq sa kjo menyre i karakterizoi ato duke i veēuar nga krahina te tjera.Ne te njejten kohe grate malesore kane modeluar floket duke i bere ato lehtesisht te dallueshme me qytetin i cili nuk aplikonte te tilla modele. Modelimi i tyre ose ndryshe floku me kaēurrel eshte mbajtur sipas kujtimeve te moshuarave qe prej viteve 1940. Por edhe ky ritual i cili kryhej gjithashtu ne ambjentet e familjes ne menyre te fshehte ishte relativisht i mundimshem per grate qe duhet ta aplikonin vete; ato i modelonin floket me disa menyra: ato vendosnin mashen e druve ose edhe shufra hekuri qe nxeheshin ne zjarr dhe per te provuar se objekti eshte i nxehte mjaftueshem i sperkatej pak uje, ose provohej ne nje ane te xhubletes(ajo duke qene prej leshi linte te kuptohej se sa e nxehte ishte shufra), pas kesaj vendosej ne floke sipas nje rradhe duke i dhene formen e duhur, ky ritual vazhdonte derisa floku te merrte forme por edhe deri sa pjesa ballore se bashku me anen e vesheve te mbushej e gjitha me kaēurrela. Per te perforcuar kapjen perdoreshin edhe kapese te vogla duke i mbajtur gjithe naten per te mbajtur me mire formen. Pergatitja e flokeve ne kete menyre behej ēdo nate, duke iu fshehur pjestareve te tjere te familjes(vjehrres, vjehrrit, kunatit dhe burrit), gruaja qendronte e vetme ēdo nate vone per ti krijuar mundesi vetes te se qenurit vetem. Por sfilitja nuk mbaronte me kaq, per nuset e reja dhe te pamesuara kjo metode i merrte minimalisht gjysem ore deri ne nje ore ēdo nate, duke u kthyer ne nje bezdi.Nje menyre tjeter qe grate perdornin ishte lidhja e flokeve me copa lecke duke i lidhur mbi flokun kaēurrel e qe me pas i benin nyje dhe i linin keshtu gjate gjithe nates per te marre forme. Ne mengjes gruaja duhej te zgjohej perpara pjestareve te tjere per te zgjidhur floket pa e pare askush, dhe ketu del ne pah fanatizmi dhe konsiderimi per kete gjest si nje turp. Pasi dolen sallonet e pare te permanentit grate malesore filluan ti rregullojne atje floket e tyre, duke e lene menjane kapjen individuale te flokeve, nje rregullim i tille ne permanent i zgjaste deri ne gjashte muaj duke i kursyer ne kete menyre mundimin qe sillte modelimi i tyre. Kapja e flokeve ne kete menyre te veēante sipas mendimit te grave i bente ato me te bukura dhe me te beshme, por duke e lidhur kete veēori me veshjen e tyre kjo eshte me se e vertete, kostumi me xhublete sikur “impononte” nje zbukurim te tille. Tashme tradita e tyre duket se eshte lene ose me mire te themi se urbanizimi dhe afrimi e qytetit me fshatin, dhe komunikimi kane bere qe kjo tradite te mos percillet tek vajzat te cilat nuk preferojne ta vazhdojne traditen e te parave te tyre. Kapja e flokeve ndahej me moshe: keshtu nuset e reja te sapomartuara duhej ti kapnin floket ēdo nate, per te treguar paraqitje sa me te rregullt perpara njerezve te tjere, kur ato dilnin per pune, per te shkuar ne kishe si ne raste gezimesh e hidherimesh.Per te dhene sqarime me te hollesishme desheroj ta ndaj kete studim ne paragrafe te cilet do te japin detaje me te veēanta, se pari desheroj ta filloj me menyren se si vajzat e reja te pamaruara mbanin floket e tyre.<!--[if !supportLists]-->· <!--[endif]-->Vajzat e reja te pamartuara kishin nje paraqitje te dallueshme nga nuset e reja dhe nga grate e martuara. Ato mbas moshes katermbedhjete vjeēare fillonin te rrisnin floket deri poshte gjoksit, pjesen e ballit e mbulonin me balluke te prera deri ne gjysem te ballit dhe ne forme te drejte dhe te njetrajteshme. Shamia e cila ishte e detyrueshme per te gjitha femrat, vajzat e reja e lidhnin ne forme trekendeshi, nga ku dy cepat e barabarte lidheshin poshte mjekrres ndersa cepi tjeter binte ne pjesen e kurrizit. Shamia e tyre ishte nje shenje dalluese e mirefillte per te gjithe shoqerine ku jetonte dhe merrte pjese, ngjyra e ishte e bardhe si per te treguar pafajsine e saj. Vajzave te pamaruara dhe atyre te fejuara iu ishte e ndaluar te mbanin floke kaēurrele, madje atyre iu ishte e ndaluar qofte edhe pamja e flokeve perpara te tjereve. Per kete hynte ne pune edhe funksioni qe merrete shamia, mosmbajtja e shamise konsiderohej nje turp per vajzen dhe familjen e saj. Megjithate kishte vetem nje rast te veēante ne te cilin vajza thyente traditen dhe nuk mbante shamine e bardhe, kjo vetem atehere ne rast zije ne familje nga vdekja e nje vellai apo babai. Atehere ajo do te mbante shami te zeze e cila do ta shoqeronte per 12 muaj. Vajzat e pamartuara nuk duhet te lanin fytyren me sapun pasi po te vinte era sapun ne mentalitetin malesor ishte nje turp, ajo duhej te lahej vetem me uje, dhe mund te lahej me sapun vetem pasi te martohej. Vajza e re duhet te mbante eren e ujit.<!--[if !supportLists]-->· <!--[endif]-->Per nuset e reja floku ne forme kaēurreli do te fillonte me diten e marteses se vajzes dhe do ta shoqeronte ate per nje kohe relativisht te gjate. Per vajzat qe iu ishte mesuar tradita do te ishte me e thjeshte, por kishte edhe vajza te cilat nuk dinin ti lidhnin floket. Pasi iu mesohej (zakonisht nga vjehrra) berja e flokeve kaēurrele ato do te fillonin ritualin e tyre te pernatshem ne kapjen e flokeve. Mund te thuhet se “ per grate e martuara ishte nje detyrim”, aq sa iu vendosej kushti : ose te ishin ne gjendje ti mbanin ashtu me kaēurrela ose ti prisnin fare floket; sepse burrave te tyre nuk iu pelqente qe ta shihnin gruan me floke te drejte. Kujdesi me i madh per floket dhe mbajtja e tyre dendur me kaēurrela varionte deri ne moshen pesedhjete vjeēare, deri ne kete moshe ajo duhej te konsiderohej e re dhe te mbahej me se miri, pas kesaj moshe edhe buklet e saja fillonin te mos ishin aq te bukura dhe te shnderriteshme pasi interesi binte.Modeli i flokeve behet pjese e pandashme e te vetmit perkujdesim qe nusja malesore mund ti lejonte vetes. Ai behej ne pjesen ballore te kokes duke filluar nga njeri skaj i veshit, mbulonte ballin me nje gjeresi e cila shkonte deri te mesi i kokes e zbriste te skaji tjeter i veshit duke formuar ne kete menyre nje kurore flokesh ne maje te kokes. Per te perdorur kete mekanizem grate perdornin siē ato e quajne “bishtagypin” (i cili ka dale relativisht vone me zgjerimin e tregut) ose nje rrul ne formen e bigudinave. Duke i rrotulluar floket te ndara ne fije permbi kete bishtagyp ai arrinte te formonte kaēurrelin e desheruar i cili arrinte rreze flokeve dhe per ta fiksuar me mire perdornin karfica duke arritur keshtu te formonin te gjithe kuroren e flokeve. Perdorimi i karficave i mundesonte qe floket e tyre te kapeshin me mire me njeri tjetrin, ne kete menyre ato nuk shkeputeshin gjate kohes se fjetjes se gjumit.Pjesa e mbetur e flokeve nuk behej me forme, duke u rezervuar vetem per raste te veēante: si martesa, kremtime etj, tek te cilat behej nga nje bukle e madhe, dhe ne raste te tjera si: per pune dhe shtepi ato mbaheshin ne formen e tyre natyrale.Me shtimin e familjes, pra me lindjen e nje femije interesi dhe perkushtimi binte pasi ato fillonin ti kapnin floket ēdo dy apo tri dite, madje edhe kurora qe i krijohej me kapjen e flokeve nuk ishte me aq e gjere sa ne fillim te marteses se tyre, kjo ne mentalitetin e malesoreve shpegohet me faktin se “tashme ajo grua nuk eshte me nje nuse e re, por grua qe mbart detyrime ne familje, pra nuk mund ti kushtoheshe me kaq shume vetes tende”. Grate malesore edhe pse te martuara nuk jane lyer kurre, ato duhej vetem te lanin fytyren me uje dhe sapun.Lenia e kujdesit per floket, perveēse vinte me vjetersine e moshes, ku grate e vjetra nuk i perkushtonin me kujdes, vinte edhe me nje arsye qe tek malesoret eshte e forte dhe konsiderohet tradite. Me vdekjen e nje personi te afert ne familje si: femija, burri, vellai dhe kunati, kryesisht meshkujt e familjeve perkatese; ne keto raste sado e re te ishte vejusha me vdekjen e burrit ajo nuk duhej te tregonte me kujdes per floket e saj, te cilet ktheheshin ne forme te drejte nga moskujdesi, gjithashtu ato nuk lyheshin me. Ne rastin e vdekjes se bashkeshortit ajo lidhte dy shamia ne koke; njeren siper flokeve per ti mbuluar mire ato dhe tjetren si shirit te zi mbi balle per te theksuar sa me mire statusin e vejushes. Ky shirit sherbente si nje perforcim per te mbajtur shamine e pare nga e cila nuk duhej te dilte dhe te shihej asnje fije floku. Koncepti i familjes malesore eshte i lidhur me idene se per gruan e cila eshte vejushe eshte turp nese ajo nuk do ti permbahet regullave te zise te trasheguar nga te paret. Gruaja e re ne moshe do ta mbaje shamine e zeze mbi koke per aq kohe sa asaj mund ti martohet djali ose vajza, ne keto te vetme raste ajo mund te vendose ta heqe shamine, ne te kundert ajo do ta vazhdoje ta mbaje deri sa te arrije ne moshe te thyer .
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















