Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
FORMULA 1 GRAND PRIX DE FRANCE 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh FORMULA 1 GRAND PRIX DE FRANCE 
 
Image



Kėtė fundjavė zhvillohet Ēmimi i Madh i Francės nė Manji Kur  

Formula 1 rikthen sfidėn Francė-Itali

Endi Tufa


 Kur Zhan Todt kėrkon tė rigjejė kompetitivitetin e Ferrarit, ka ndėr mend rikthimin e kėsaj skuderie nė nivelet mė tė larta si dikur. Pėr kėtė ēėshtje ai ka shpjeguar: "Ferrari ka qenė gjithmonė njė makinė kompetitive dhe qė fitonte kudo, vetėm vitin e kaluar nuk arriti tė ishte e tillė, pasi ndikuan disa faktorė. Duhet tė kuptojnė tė gjithė se ne as nuk mund tė fitojmė dhe as nuk mund tė humbasim vetėm... Nė kėtė sezon, qė nė garėn e Bahreinit, kishim nė vijė tė parė nisjen me tė dyja makinat Ferrari, nė vendin e parė dhe tė dytė. Nė fund tė asaj gare e humbėm fitoren vetėm pėr gjysmė sekondi. Mė pas bėmė disa gabime dhe i paguam shtrenjtė. Megjithatė, nuk duhet tė harrojmė se nga gara e Imolas dhe mė pas arritėm tė ishim aty me kryesuesit e garės duke luftuar pėr fitoren. Nė kėto gara kemi marrė vetėm dy pikė mė pak sesa kryesuesit e klasifikimeve tė pėrgjithshme. Me pak fjalė, dua tė them se qė nga ajo kohė, Ferrari, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, nuk ka pasur probleme dhe nuk i ka munguar kompetitiviteti. Shpresojmė tė vazhdojmė tė mbajmė nė vazhdimėsi kėtė ritėm pėr tė rikuperuar disavantazhin qė kemi ndaj Alonsos nė klasifikimin pėrgjithshėm pėr pilotė dhe ndaj Renault sė nė klasifikimin pėr konstruktorė," ka thėnė drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt. Tė dielėn e kaluar u zhvillua finalja e kampionatit botėror "Gjermani 2006", ku finalistet ishin Franca dhe Italia. Ishte njė nga veprimtaritė mė tė mėdha sportive dhe ėshtė shumė shpejt pėr ta lėnė mėnjanė kėtė bisedė.
Zoti Todt, shumė pranė ėshtė njė tjetėr sfidė Francė Itali, tė dielėn e ardhshme.
Me tė vėrtetė, do ta riluajnė atė ndeshje?
Ju mund tė bėni shaka tė tilla, por kėtė tė diel dueli Renault Ferrari mund personifikojė njė tjetėr pėrballje Francė Itali, apo jo?
Dakord, por ne kemi disa muaj qė po e sfidojmė njėri tjetrin. Kjo nuk ėshtė njė gjė e re, pėrkundrazi, besoj se do tė vazhdojė tė zgjasė edhe pėr shumė muaj tė tjerė.
Ju jeni njė francez qė drejtoni njė skuadėr italiane, ndėrsa Briatore njė italian qė drejton skuadrėn franceze. Si mendoni se do tė shkojė ky duel?
Unė jam njė punonjės i Ferrarit dhe tė gjithė e dinė se cili ėshtė objektivi im.
Atėherė do tė fitojė edhe njė herė Italia?
Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje do t'jua them ditėn e diel rreth orės 16.00.
Mekanikėt e Maranelos kanė shumė dėshirė tė thėrrasin edhe njė herė "ata qė nuk kėrcejnė, janė francezė", ashtu si thėrrisnin nė stadium tifozėt e Italisė nė ndeshjen finale.
Tė presim tė dielėn.

Briatore do ta vendosė tė ardhmen nė Francė
Menaxheri i pėrgjithshėm i skuderisė Renault, Flavio Briatore, ka bėrė tė ditur se do tė marrė njė vendim pėrfundimtar pėr tė ardhmen e tij kėtė fundjavė, gjatė Ēmimit tė Madh tė Francės. Kontrata aktuale qė ka Briatore me skuderinė Renault, skadon nė fund tė kėtij sezoni, megjithatė francezėt kėrkojnė qė ai tė qėndrojė. Gjatė njė deklarate pėr median franceze, presidenti i Renault sė, Alen Dasas, ka deklaruar: "Ne i kemi bėrė Briatores propozimin tonė dhe tashmė presim pėrgjigjen pėrfundimtare. Ndoshta nė Manji Kur ai do tė japė njė pėrgjigje," ka pėrfunduar Dasasi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh GP Manji Kur 
 
Piloti gjerman i Ferrarit e ka fituar shtatė herė Ēmimin e Madh tė Francės dhe pėr mė shumė nė 2002 shin kėtu u shpall kampion

 Shumi: Manji Kuri ėshtė njė pistė "mike", por...

Endi Tufa


 Nė pistėn ku ka fituar shtatė herė dhe aty ku nė vitin 2002 ka fituar titullin kampion, Majkėll Shumaker kėrkon edhe nė kėtė sezon qė tė fitojė, ashtu si nė Indianapolis. Nėse me tė vėrtetė ndodh njė gjė e tillė, atėherė Renault ja dhe Michelini do tė kenė shumė probleme psikologjike pėr vazhdimėsinė e sezonit, sepse kjo garė zhvillohet nė Manji Kur tė Francės, nė "shtėpinė" e kėtyre dy firmave.
"Edhe pse kam arritur tė paraqitem shumė mirė kėtu, mund tė them se Manji Kuri ėshtė disi i ēuditshėm. Inxhinierėt mund tė gabojnė shumė thjesht nė konfigurimin e makinės," ka shpjeguar Majkėll Shumaker.
- Nė mėnyrė tė veēantė janė gomat ato qė duhen zgjedhur me saktėsi, apo jo?
- Pa dyshim qė gomat mund tė bėjnė diferencėn nė njė pistė tė tillė. Makina jonė 248F1 mund tė jetė shumė kompetitive nėse do tė arrijnė inxhinierėt ta konfigurojnė 100% pėr kėtė pistė.
Mendoni se mund tė ndodhė njė gjė e tillė pas testimeve tė fundit qė keni zhvilluar nė Jerez?
Shpresoj. Nė Jerez kemi arritur rezultate tė mira edhe pėr sa u pėrket disa ndryshimeve tė reja nė makinė. Edhe kėtė fundjavė do tė mundohemi tė pėrgatitemi maksimalisht, ashtu siē bėmė nė Indianapolis pėrpara dy javėsh, ku fituam, por tė njėjtėn gjė kemi bėrė edhe nė pista tė tjera, ku nuk kemi fituar. Formula 1 ėshtė njė sport shumė i vėshtirė. Megjithatė, shpeshherė kemi kuptuar se nėse ke goma tė mira, mund tė fitosh nė kėtė sport. Por pėrveē gomave duhet tė jetė edhe konfigurimi i saktė i makinės. Qė nė provat zyrtare do tė kuptojmė se si do tė shkojnė gjėrat nė garė.
Thoni tė vėrtetėn, kur morėt vesh se edhe Williams i me Toyotėn kaluan me Bridgestonin, prisnit ndonjė pėrmirėsim mė tė madh tė kėtyre gomave?
Sigurisht, prisja njė pėrmirėsim mė tė shpejtė dhe mė tė madh. Por duke parė rezultatet aktuale, mund tė themi se nuk ka ndodhur kėshtu, kjo gjė duket.
Do t'ju mungojė njė personazh si Montoja?
Unė mendoj se nuk mund t'i kesh tė gjithė miq nė jetėn tėnde dhe pėr sa i pėrket Pablos, unė nuk isha njė mik i tij. Si rrjedhojė nuk e ndiej qė tė jap ndonjė mendim pėr kėtė ēėshtje.
Si e ndoqėt suksesin e Italisė nė kampionatin botėror tė futbollit?
Pasi pashė nė stadium "finalen e vogėl" Gjermani Portugali, e ndoqa nė televizor finalen Itali Francė. Isha me bashkėshorten time dhe me fėmijėt. Ishin dy ditė tė mrekullueshme pėr mua si tifoz i futbollit. Titulli kampion i Italisė mė gėzoi edhe mua, pasi mendova pėr festėn qė po bėnin mekanikėt e mi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh GP Manji Kur 
 
Alonso: Do t'i fitoj tė gjitha garat e mbetura

Endi Tufa


 Nė prag tė garės sė Francės, Fernando Alonso u ėshtė pėrgjigjur disa pyetjeve. "Unė nuk mendoj pėr hakmarrje, ajo qė ndodhi nė Indianapolis u harrua shumė shpejt. Kur pėrfundon njė garė, e harron shpejt dhe mendon pėr tė ardhshmen. Nė Amerikė fituan ata dhe ndoshta nė Francė do tė fitojmė ne. Renault ja ėshtė shumė e shpejtė dhe ka njė potencial tė madh," ka thėnė kampioni i botės.
Domethėnė, nuk i trembeni Shumakerit?
Duhet tė shfrytėzoj nė maksimum tė gjitha shanset qė mė jepen dhe kėtė fundjavė e shoh tė vėshtirė pėr Ferrarin. Sigurisht qė edhe ata kanė njė besueshmėri tė lartė pėr makinat e tyre, ashtu si ne, por nuk duhet tė harrojmė se janė tė detyruar tė rikuperojnė. Me fjalė tė tjera mund tė them se nuk kam ndėr mend t'i frikėsohem askujt. Unė dua tė fitoj sa mė shumė gara dhe do ta filloj qė nga kjo e Manji Kurit. Nuk do tė pėrdor motorin e ri qė testuam nė Jerez, por atė tė mesmin qė pėrdori Fizikela nė garėn e Indianapolisit.
Si ju duk ekzaltimi i Xhankarlos pas fitores sė Italisė ndaj Francės nė finalen e kampionatit botėror?
Italianėt janė gjithmonė shumė entuziastė kur fitojnė. Nė fillim e pėrgėzova dhe mė pas e pėrqafova duke i thėnė "Ju lumtė".
Po pėr idhullin tuaj Zidan, ēfarė mendoni tani?
Mė erdhi shumė keq pėr atė gjest qė bėri, megjithatė ai vazhdon tė mbetet lojtari im i preferuar. Nėse ai arriti tė bėnte atė gjest, sigurisht qė diēka kishte ndodhur mė parė. Ngjarje tė tilla ndodhin shpesh nė futboll, por do tė ishte mė mirė qė me kokė lojtarėt tė godisnin topin, jo kundėrshtarin.
Miku juaj De La Roza do tė zėvendėsojė qė nė kėtė garė Montojėn, jeni i kėnaqur?
E kuptova shumė mirė atė qė bėri Montoja. Ai nuk ndihej nė skuadrėn dhe nė kategorinė e duhur dhe u detyrua tė tėrhiqej. Jam i kėnaqur pėr Pedron, tė cilit iu dha kjo mundėsi, e meritonte.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP Manji Kur 
 
Nė provat e djeshme zyrtare tė Ēmimit tė Madh tė Francės, tė dy pilotėt e Ferrarit do tė nisen nga vija e parė  

Ferrari Shumi nuk njohin kundėrshtarė...

Endi Tufa


 Majkėll Shumakeri ka mbetur shumė i entuziazmuar pas "pole position" it qė ka arritur dje nė Manji Kur tė Francės ku sot do tė zhvillohet Ēmimi i Madh. Ky rezultat pėr tė dhe Ferrarin ka ardhur pas problemeve qė patėn nėmėngjes, ku makina e gjermanit mori flakė. "Jemi shumė tė kėnaqur dhe shpresojmė qė tė bėjmė njė gatė tė mirė, ka thėnė menjėherė pas provave zyrtare tė djeshme, Majkėll Shumakeri Zjarri nė makinėn time? Ndoshta erdhi pėr shkak tė temperaturave tė larta. Pas disa probleme tė vogla qė patėm nė mėngjesin e djeshėm, gjėrat u rregulluan dhe inxhinierėt bėn njė punė tė mrekullueshme." Nė fund tė deklaratave tė tij, Majkėll Shumakeri ka folur edhe pėr shokun e tij tė skuadrės, Felipe Masėn i cili sot do tė niset nga vija e parė, pėrkrah tij. "Mė bėhet shumė qejfi qė edhe nė kėtė garė do ta kem nė krah Felipen." Tashmė shpresat po bėhen gjithmonėė e mė tė mėdha, pasi Majkėll Shumakeri nuk ka si synim tė fitojė garėn e sotme, por tė rikuperoj ato pikė qė ka ndaj Fernando Alonsos. "Jemi shumė tė kėnaqur me rezultatin e provave por synimi ynė ėshtė qė tė arrijmė njė rezultat tė mirė nė garė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumi gjunjėzon francezėt me armė italiane 
 
Majkėll Shumaker i ka ēuar nė katėr fitoret nė kėtė sezon dhe nė tetė ato nė Ēmimin e Madh tė Francės  

Shumi gjunjėzon francezėt me armė italiane

Endi Tufa


 Piloti gjerman i Ferrarit, Majkėll Shumaker, ka arritur njė tjetėr rekord nė fundjavėn e kaluar nė Ēmimin e Madh tė Francės. Ai e ka fituar pėr tė tetėn herė kėtė garė, duke u shpallur piloti i vetėm qė arrin njė shifėr tė tillė nė njė pistė. Majkėll Shumaker e ka dominuar tė gjithė fundjavėn, qė nga prova zyrtare ku mori "pole position" in dhe deri ditėn e diel, ku e filloi garėn i pari dhe e mbajti kėtė pozicion deri nė fund. Tashmė diferenca e tij me Fernando Alonson, i cili u rendit nė vendin e dytė nė garėn e djeshme, ka shkuar nė 17 pikė. Nuk duhet tė harrojmė se kanė mbetur edhe 7 gara deri nė fund tė kėtij sezoni. Kampioni i botės nė fuqi, Alonso, u rendit nė vendin e dytė falė strategjisė sė Briatores, duke lėnė nė vendin e tretė pilotin tjetėr tė Ferrarit, Felipe Masėn.
Kjo ka qenė fitorja e 88 tė nė karrierė pėr Majkėll Shumakerin, e katėrta e kėtij sezoni dhe e 8 ta nė Manji Kur. Kėshtu, pas humbjes sė Francės nė finalen e kampionatit botėror tė futbollit kundrejt Italisė, vjen njė tjetėr pėrballje e "gjelave", tė cilėt sėrish munden. Nė tė vėrtetė, Majkėll Shumaker ėshtė njė pilot gjerman, por piloton nė njė skuderi italiane si Ferrari, e cila arriti tė dominojė nė Manji Kur nė "shtėpinė" e Renault sė.
Nė pėrfundim tė garės, shtatė herė kampioni i botės, Majkėll Shumaker, ka deklaruar: "Bėmė njė nisje shumė tė mirė dhe mė pas dominuam garėn deri nė fund. Tė them tė vėrtetėn, nuk isha i sigurt se do tė arrinim ta fitonim kėtė garė, por nė fund gjithēka shkoi nė favorin tonė. Pėr kėtė arsye jemi shumė tė kėnaqur. Mė vjen keq vetėm pėr Felipen, i cili nuk arriti ta mbyllte garėn nė vendin e dytė, ashtu siē e meritonte, ka deklaruar piloti gjerman, i cili mė pas ka shtuar. Ēdo pikė e fituar ėshtė njė hap pėrpara pėr luftėn pėr titullin kampion si pėr pilotė, ashtu edhe pėr konstruktorė. Kėtė fundjavė morėm disa pikė shumė tė rėndėsishme pėr ne. Duhet tė theksoj se "pit stopi" i dytė nė kėtė garė ishte mė i rėndėsishmi, pasi aty i ndėrruam pėr herė tė parė gomat. Pikėrisht nga ai moment fillova tė besoja edhe mė shumė te fitorja. Qėndresa e Masės? Kur e shihja nėpėr pasqyra, mė bėnte tė ndihesha edhe mė i sigurt. Nė pėrfundim tė kėsaj fundjave mund tė them vetėm se arritėm njė rezultat tė mrekullueshėm. Shpresoj tė mbajmė kėto ritme edhe nė garat e ardhshme. Jam i sigurt se nė vazhdimėsi do tė kemi beteja tė tjera mė tė ashpra. Qė tani ka filluar njė luftė teknologjie. Pėr kėtė fundjavė, problemi kryesor ishte motori. Nuk duhej tė ndodhte asnjė defekt. Pėr kėtė arsye, nė pėrfundim dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė tė gjithė inxhinierėt dhe mekanikėt pėr kėtė punė tė mrekullueshme qė kanė bėrė. Ferrari ėshtė me tė vėrtetė njė skuadėr e madhe," ka thėnė nė fund tė konferencės pėr shtyp Majkėll Shumaker.

Vėllezėrit Shumaker: Nė F1 nuk pėrdorin doping
Vėllezėrit Shumaker kanė pėrgėnjeshtruar thashethemet e ditėve tė fundit, sipas tė cilave edhe pilotėt e Formulės 1 marrin doping. Nė tė vėrtetė, kjo ēėshtje ka pushtuar ndjeshėm Turin e Francės, nga i cili janė pėrjashtuar disa ēiklistė. "Gjėra tė tilla nuk pėrdoren nė sportin tonė" ka thėnė Majkėll Shumaker pėr njė gazetė gjermane. Thashethemet e ditėve tė fundit kishin pėrmendur emrin e Fernando Alonsos si njė pėrdorues dopingu. Vėllai i Majkėllit, Ralf Shumaker, ka deklaruar: "Unė kam bėrė analiza nė kėtė sezon ashtu si tė gjithė pilotėt e tjerė dhe askush nuk ka dalė pozitiv."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP Manji Kur 
 
Alonso minimizon "dėshtimin" nė Manji Kur



 Fernando Alonso nuk ka mundur tė fitojė nė Ēmimin e Madh tė Francės, pasi ėshtė renditur i dyti prapa Majkėll Shumakerit. Pėr pilotin spanjoll tė skuderisė Renault, ky ka qenė rezultati mė i mirė i mundshėm pėr kėtė fundjavė. Ai ėshtė nisur nga vendi i tretė prapa Shumakerit dhe Masės, por nė fundin e garės, falė strategjisė sė Flavio Briatores, kampioni i botės nė fuqi ka mundur tė marrė njė vend tė dytė. Nė pėrfundim tė kėsaj gare, ai ka deklaruar: "Nė fillim tė garės pėr pak sa nuk dola jashtė piste. Tentova disa herė tė parakaloja Masėn, por ishte e pamundur. Duke parė kėtė gjendje, vendosa tė prisja "pit stopet" pėr tė parė se si do tė funksiononte strategjia jonė. Nė fundin e garės arrita tė merrja vendin e dytė, ashtu siē e kishim planifikuar," ka thėnė Alonso. Si shkoi makina? "Makina ishte nė gjendje shumė tė mirė. Nė fundin e garės mund tė rikuperoja disa sekonda, por ishte e kotė, Majkėlli ishte shkėputur shumė. Kishin mbetur edhe pak xhiro, pėr kėtė arsye vendosa tė mos rrezikoja. Pėr sa i pėrket fillimit tė garės, dua tė them se u nisa me shumė karburant pėr tė zbatuar strategjinė e dy "pit stopeve", pikėrisht pėr kėtė arsye makina ime ishte aq e rėndė, nė mėnyrė tė veēantė pas "pit stopit" tė dytė. Strategjia ishte pothuajse perfekte. Edhe pas kėsaj gare vazhdoj tė jem nė krye tė klasifikimit, pėr kėtė arsye jam i kėnaqur," ka pėrfunduar Fernando Alonso.
Ndėrkohė, piloti tjetėr i skuderisė Renault, Xhankarlo Fizikela, ėshtė renditur vetėm nė vendin e gjashtė nė kėtė garė. Nė tė vėrtetė, ai kishte deklaruar se mund tė zinte njė vend nė podium nėse nuk do tė kishte pasur probleme teknike. Nė pėrfundim tė garės Fizikela ka deklaruar: "Kisha shumė vėshtirėsi nė kėtė garė. Problemin kryesor e kisha me sistemin e frenimit dhe mė duhej tė mos mbaja njė ritėm shumė tė lartė, sepse ishte e rrezikshme. Duke parė se si po shkonte gara, vendosėm tė bėnim dy "pit stope" dhe jo tri. Mund tė them se ishte njė zgjedhje e mirė qė dha rezultat. Jam i sigurt se nėse nuk do tė kisha kėto probleme, pa dyshim qė do tė kisha zėnė njė vend mes katėr tė parėve," ka thėnė piloti italian. Cilat goma shkuan mė mirė, Michelini apo Bridgestoni? "Bridgestoni shkoi shumė mirė, edhe pse nga Michelini pritej mė shumė. Megjithatė, ne vazhdojmė tė kemi shumė besim, nuk e humbasim pėr asnjė moment shpresėn," ka pėrfunduar Fizikela.

Briatore: Michelini duhet tė zgjohet nga gjumi
Flavio Briatore i ka filluar me akuza deklaratat e tij menjėherė pas Ēmimit tė Madh tė Francės. "Mund tė them se Alonso humbi shumė kohė ndaj Majkėllit dhe si rrjedhojė vendosėm tė ndryshonim strategji. Pra kishim si objektiv vendin e dytė. Megjithatė, dua tė them se tė gjithė duhet tė punojnė shumė, si inxhinierėt dhe mekanikėt e Renault sė, ashtu edhe ata tė Michelinit. Pėr tė kuptuar diferencėn mes gomave nė garėn e Francės, mjaftonte tė shihje se si "fluturonin" dy makinat Toyota," ka thėnė Briatore. Nė pėrfundim menaxheri i pėrgjithshėm i Renault sė ka shtuar: "Nėse do tė kishim qenė vetėm prapa Majkėllit, gjithēka do tė ishte e hapur," ka pėrfunduar Briatore.


Ēmimi i Madh i Francės

1. M.Shumaker Ferrari
2. F.Alonso Renault
3. F.Masa Ferrari
4. R.Shumaker Toyota
5. K.Raikonen McLaren
6. Xh.Fizikela Renault
7. P. de la Roza McLaren
8. N.Haidfeld BMW Sauber

Pilotėt

1. F.Alonso 96 p
2. M.Shumaker 79
3. Xh.Fizikela 46
4. K.Raikonen 43
5. F.Masa 42
6. H.P.Montoja 26
7. Xh.Baton 16
8. R.Barrikelo 16
9. R.Shumaker 13
10. N.Haidfeld 13
11. D.Kulthard 10
12. J.Truli 8
13. Zh.Villnėv 7
14. M.Veber 6
15. N.Rozberg 4
16. P. de la Roza 2
17. V.Liuci 1
18. K.Klin 1

Konstruktorėt

1. Renault 142 p
2. Ferrari 121
3. McLaren 71
4. Honda 32
5. Toyota 21
6. BMW 20
7. RedBull 11
8. Williams 10
9. Toro Roszo 1
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: FORMULA 1 GRAND PRIX DE FRANCE 2008 
 
Massa fiton ne pisten Magny-Cours

1      Felipe Massa        Ferrari        91:50.245  
2     Kimi Raikkonen     Ferrari     +17.90     
3     Jarno Trulli     Toyota     +28.20     6
4     Heikki Kovalainen     McLaren     +28.90     
5     Robert Kubica     BMW-Sauber     +30.50     
6     Mark Webber     Red Bull     +40.30     
7     Nelson Piquet Jr     Renault     +41.00     
8     Fernando Alonso     Renault     +43.30     
9     David Coulthard     Red Bull     +51.00     
10      Lewis Hamilton     McLaren     +54.50
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Online Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!