| Autori |
Mesazh |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Krespo: Edhe une mes yjeve!
6 Shkurt Te Interi kemi nje skuader te shekelqyer, me nje shumellojshmeri burimesh. Jemi te shkeputur ne krye dhe e kemi vete ne dore fatin tone Hernan Krespo eshte pa dyshim nje nga qendersulmuesit me te mire ne qarkullim dhe me Interin ka rigjetur serish nje skuader fituese, edhe pse ai vete ka kaluar nje sezon te ndare mes stolit dhe fushes. Ne karriere ka shenuar me shume se 200 gola dhe ka qene protagonist i suksesve me shume klube, por asnjehere nuk ka pasur statusin e yllit. ? Keni arritur shume suksese ne te gjithe klubet ku keni luajtur, River Plejt, Lacio, Inter, Celsi, Milan... por megjithate jeni vene shpesh ne diskutim, sidomos ne vendin tuaj. Cfare ju mungon per te qene me i respektuar? ? (Qesh) Kendveshtrimi im per gjerat ka ndryshuar, por kam vuajtur shume dhe me eshte dashur te luftoje kunder shume gjerave. Por kam ditur gjithmone te pres mundesine qe do te me jepej dhe jam mese i kenaqur me karrieren time. ? As ne fillimet tuaja nuk e keni pasur te lehte. ? Jam futur ne radhet e River Plejtit ne moshen 6?vjecare. Qendrova edhe me te rinjte, por nuk ia kalova mire. Nga mosha 10?15 vjecare nuk ishta titullar dhe mbaja numrin 12. Kur isha 15 vjec erdhi Martin Pando, nje ish?futollsit i klubit ne vitet 70 dhe ai vendosi te me jepte nje mundesi. Me pas me ndihmoi Hektor Pitark, nje tjeter i brezit te viteve 70, dhe keshtu vazhdova deri sa ne moshen 18?vjecare debutova ne skuadren e pare pa kaluar te rezervat. ? Familja juaj nuk ka qene shume entuziaste per vendimin tuaj per tju kushtuar futbollit... ? Familja nuk donte qe te luaja si profesionist, edhe pse babait tim gjithmone i ka pelqyer sporti dhe nuk me pengoi ta praktikoja. Por qe kur jam bere profesionist, im ate i ndjek te gjitha ndeshjet e mira dhe me korrigjon gabimet. ? Cfare mund te veconi nga 13 sezonet e kaluar ne eliten e ketij sporti? ? Faktin qe kam shenuar 200 gola, kam marre pjese ne tre Boterore, ne nje Olimpiade, nje edicion te Lojerave Panamerikane, qe kam luajtur ne klubet me te mire te Europes dhe qe kam fituar shume tituj me River Plejtin. ? Por atehere pse luftoni shume per mirenjohje? ? Keshtu kane shkuar gjerat. Me vjen keq qe nuk menjihen gjithcka kam bere ne futboll. Madje do te thoja se ne disa raste nuk eshte treguar respekt ndaj meje. Kam shenuar shume gola ne te gjithe skuadrat ku kam luajtur dhe nuk kam asgje me pak nga shume lojtare te tjere qe konsiderohen, me shume te drejte, yje te medhenj. ? Tifozeve argjentinas u ka pelqyer gjithmone me teper Gabriel Batistuta... ? Ne kombetaren time nuk jam ndjere i vleresuar. Gjate Boterorit ne Gjermani me erdhi keq qe njerezit k-rkonin lojtare te tjere ne vendin tim, por keto jane rregullat e lojes. ? Gjithashtu flitej se nuk shkonit mire me Huan Roman Rikelmen... ai nuk ju pasonte topin. Cka te vertete ne keto fjale? ? Me vjen keq qe me duhet te sqaroj qe nuk eshte aspak e vertete. Une kam shume respekt per Romanin, si lojtar dhe njeri. Ata qe shpikin gjera te tilla nuk dalin asnjehere ne drite, vetem shpifin. ? Cmendoni per vendimin e Rikelmes per te lene kombetaren? ? Me vjen keq qe mori kete vendim, edhe pse me vjen me teper keq qe u detyrua ta merrte ate pas shkak se nena e tij u semur pas kritikave ndaj tij. Me duket e pakuptimte qe e kane kritikuar ne ate menyre. ? Ne vitin 2010, ju do te jeni 35 vjec. Mendoni se do te keni mundesi te luani ne Boterorin e Afrikes se Jugut? ? Varet. Eshte e pamundur te parashikosh te ardhmen, sepse per kater vjet mund te ndodhin shume gjera. Pe shembull, para kater vjetesh as qe e njihja gruan time, ndersa tani jemi te martuar. Si dihet. E rendesishme eshte qe te ruaj nje nivel te larte dhe nese vazhdoj te kem nje rol te rendesishem te Interi, pse te mos ndihmoj edhe kombetaren. ? Alfio Basile e ka thene hapur qe ka besim te ju, jeni i kenaqur. ? Ai ka idete dhe stilin e tij. E verteta eshte se jam nje lojtar qe di te pershtatem dhe kjo ndoshta me ka ndihmuar ne skuadrat e shumta ku kam luajtur. ? Kush jane endrrat tuaja afatshkurtra? ? Kam shume. E para eshte te fitoj nje titull me Interin, gje qe nuk e bera dot heren e pare qe vesha fanellen zikalter. Nje tren si i Interit nuk kalon dy here ne karrieren e nje lojtari, keshtu qe e ndjej veten me fat qe me ka ndodhur mua. ? Nje peng per ju duhet te jete Champions League... ? Ne fakt, jane te shumte ata qe thone se kam lene dicka pezull me kete turne. Dhe ne nje fare menyre keshtu eshte, sidomos pas asaj qe ndodhi me Milanin kunder Liverpulit. Eshte per te ardhur keq, sepse skuadra dhe une ne vecanti, po kalonim nje mbremje shume te mire. ? Keni luajtur ne Argjentine, Angli dhe Itali... Mendoni se duhet te kishit treguar aftesite edhe diku gjetke? ? Gjithmone me ka pelqyer te luaja ne Spanje, por asnjehere nuk me eshte dhene mundesia. Shume here kam qene prane kalimit te nje klub spanjoll, por ne fund nuk eshte realizuar. Nje cast i volitshem do te kishte qene kur u largova nga Celsi, por tani qe kam familje, e kam te veshtire te largohem. ? Ndiheni rehat ne Serine A... ? Jam martuar me nje italiane, kam dy femije te lindur ketu dhe edhe vete ndihem pak italian. Identifikohem shume me mentalitetin dhe kulturen italiane. Ne Itali ndihem shume mire, brenda dhe jashte fushes. Dhe kjo eshte thelbesore. ? Cndryshime ka mes kampionateve ku keni marre pjese? ? Ne Argjentine kampionati eshte me pak konkurrues, sepse klubet duhet te shesin cdo vit lojtaret me te mire per arsye ekonomike, por vazhdojne te dalin lojtare teper te talentuar. Futbolli italian eshte me i veshtire, sidomos per nivelin e larte te mbrojtesve, fizikisht dhe taktikisht. Nder Premier League eshte permiresuar shume vitet e fundit. Atje cdo gje eshte ndryshe, qe nga atmosfera e deri te kultura e kritikeve. ? Te Interi ka shume ulmues: Ibrahimovic, Adriano, Hulio Kruz, Rekoba... Nuk ka zili mes jush? ? Ne kete klub eshte krijuar nje klime shume e mire pune dhe nje konkurrence e logjikshme mes lojtaresh profesioniste dhe shume cilesore. Me gjithe ndryshimet qe kane ndodhur dhe numrin e madh te ndeshjeve qe duhet te luajmet, kemi te gjithe mundesi qe te luajme. Kjo pakeson nivelin e konflikteve. Por logjikisht shtohet kerkesa per rezultate. Kemi nje skuader te shekelqyer, me nje shumellojshmeri burimesh. Jemi te shkeputur ne krye dhe e kemi vete ne dore fatin tone. ? Nje prej kolegeve te repartit, Adriano, ka kaluar kohe te veshtira ne futboll dhe jashte tij. Mendoni se e ka marre veten? ? Adriano eshte i ri, i forte dhe ka talent. Mendoj se ka bere gjithcka qe kishte ne dore per te rigjetur formen me te mire. Megjithate, mendoj se nuk ishte aq keq sa thonin te tjeret, eshte shfrytezuar shume per keq ai moment i veshtire i tij. Juve ne B? Seshte faji yne Ajo qe ndodhi ne vere, me skandalin e korrupsionit, eshte dicka pozitive, edhe pse ka njerez qe e marrin si negative, si humbje te besueshmerise se kampionatit. Per mua, fakti qe gjithcka u demaskua dhe u ndeshkua, le te kuptohet se tani mesimi eshte marre dhe gjithcka do te permiresohet ne te ardhmen. Ne nuk kemi faj per ndeshkimin e Juventusit, dhe te Milanit. Interi duhet te beje detyren, me apo pa Juven ne A. Nuk jemi pergjegjes per ate qe ndodh ne klubet e tjere. Caste magjike te River Plejt Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Kane kaluar vetem 13 vjet nga debutimi im ne Argjentine dhe kur e kujtoj me duket sikur ka kaluar nje shekull. Kam perjetuar emocione te forta, si finalja e Kupes Libertadores ne vitin 1996, kur ne stadiumin Monumental fituam 2?0 ndaj Amerikas dhe fituam titullin e dyte ne historine e klubit. Per me teper qe shenova vete dy gola. Isha vetem 21 vjec dhe ishte ndeshja e lamtumires me tifozet e Riverit, pasi do te shkoja te Parma. Stadiumi ishte i mbushur dhe 80 mije veta bertisnin: Krespo mos ik, Krspo mos ik. Nder te gjithe trajneret me te cilet kam punuar do te doja te vecoja Daniel Pasarelen dhe Karlo Ancelotin. Te parin, sepse do ti jem gjithmone mirenjohes qe me beri te debutoja me nje klub aq te madh sa River Plejti, ndersa te dytin, sepse me mori ne Itali. Kur drejtonte Parmen me bleu dhe me hapi dyert e futbollit italian. Pastaj tregoi vleresimin dhe besimin per mua kur me mori te Milani edhe kur isha te Celsi.
____________ "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
|
|
#31 06 Shkurt 2007 20:24
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
"Zonja", nis ndertimi i "shtepise"
7 Shkurt Keshilli i Administrimit te Juventusit, ne mbledhjen e djeshme aprovoi projektin e nje stadiumi te ri, por punimet per ndertimin e tij do te fillojne vetem pasi te grumbullohet nje fond jo me i vogel se prej 120 milion eurosh. Sot, ky projekt do t'i prezantohet Bashkise, per te marre ratifikimin dhe aprovimin e saj. "Keshilli i Administrimit te Juventusit ka shqyrtuar projektin e stadiumit te ri, ne kuader te limitit te 15 shkurtit 2007, percaktuar nga UEFA", shkruhet ne komunikaten zyrtare. Zhan Klod Blank ka ilustruar detajet e impiantit te ri qe klubi torinez ka si synim te ndertoje, nje stadium qe pritet te ndihmoje kandidaturen e Italise per te pritur Europianin e vitit 2012. Keshilli i bardhezinjve vendosi ne unanimitet per projektin e stadiumit, qe tani pret miratimin e Bashkise se Torinos, perpara se klubi te filloje te grumbuloje fondin e mjaftueshem, jo me te vogel se 120 milion euro, per te financuar punimet e domosdoshme per te ndertuar kete veper. Nje miratim i shpejte i projektit do te lejonte Juventusin qe te ofronte stadiumin e tij te ri per kandidaturen e Italise per pritjen e Europianit te vitit 2012, perpara se te mbyllet afati i aplikimeve, i fiksuar per daten 15 shkurt. Sipas normave - Pas aprovimit te Keshillit te Administrimit te klubit torinez dhe te Bashkise se Torinos, projekti i stadiumit te ri qe do te linde ne vend te "Delle Alpi"-t do t'i ofrohet Federates Italiane, e cila pritet t'ia bashkangjise kandidatures se saj, per prijen e Europianit. Me pas, Juventusi do te prese garancine e fondeve te mjaftueshme (120 milion euro), per te prishur stadiumin e vjeter "Delle Alpi" dhe per te nisur ndertimin e stadiumit te ri, ne te njejtin vend. Ne qofte se do te mungoje financimi i shtetit per kete projekt, atehere Juventusi do te ruaje projektin per nje moment me te pershtatshem, ndersa do te impenjohet me strukturimin e "Delle Alpi"-t sipas normave ligjore. Ne projektin e miratuar nga Keshilli i Administrimit, impianti i ri do te respektoje normat e sigurise, sipas dekretit Pisanu. Risite absolute - Rreth 42 000 vende per t'u ulur, i ngashem me "AOL Arena" te Hamburgut apo "Wankdorf Stadium", i ndertuar per Euro 2008, ne qytetin e Bernes. Xhan Paolo Montali, trajneri i kombetares italiane te volejbollit per meshkuj dhe antar i Keshillit te Administrimit te Juventusit, eshte i sigurt qe stadiumi i ri do te jete i suksesshem: "Kane punuar njerez te pergatitur dhe besoj se ky projekt eshte teper i realizuar. Kishte kohe qe Juventusi punonte per te realizuar nje projekt te ketij lloji". Edhe Zhan Pol Blank eshte i sigurt per suksesin qe do te kete stadiumi i ri: "Behet fjale per nje risi absolute ne llojin e tij, nje stadium i konceptuar si nje vend gjigant argetimi, ne gjendje qe te jetoje shtate dite ne shtate. Duhet te jete nje vend i sigurt per familjet dhe i pershtatshem per te pritur evenimente te medha nderkombetare".
____________ "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
|
|
#32 07 Shkurt 2007 19:16
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
talia: Po, kemi nje problem!
8 Shkurt Gazetat e perditshme italiane dhe penat me te rendesishme te gazetarise sportive jane ngritur te gjithe per te denuar dhunen qe ka perfshire futbollin e ketij vendi. Corriere dello Sport, Gazzetta dello Sport, Tuttosport, te gjitha keto gazeta i kane ndjekur ngjarjet nga afer. Kjo eshte nje permbledhje e shkrimeve me te bujshme, te kryeredaktoreve te gazetave kryesore sportive italiane, ne aleancen e tyre per te kundershtuar ne cdo forme dhunen.
Edhe sa viktima do te duhen?
Nga Alesandro Vokateli, kryeredakor i Corriere dello Sport
Eshte e padiskutueshme qe ndalimi i kampionait ishte gjeja e duhur. Dhimbja ishte teper e madhe, indinjata, ndienja e boshllekut, e pafuqise shume e forte dhe ankthi qe ka shoqeruar fubollin gjate ketyre viteve teper i madh. Po, ishte dicka e duhur qe topi qendroi pezull, por duke u perqendruar tek rasti i vetem, tek fatkeqesia e kesaj radhe largohemi nga fakti i vertete. Sa vite ka qe kjo situate nuk ndryshon? Dhjete? Njezete? Sa kohe kemi qe pavaresisht reformave dhe ndryshimeve vazhdojme te shohim perplasje, sherre, vdekje, se bashku me tifozet e pafajshem qe largohen te gjakosur nga stadiumet gjithmone e me teper te boshatisur. Ne buletinin e ne lufte bilanci i viktimave eshte dicka e zakonshme dhe per sa kohe edhe futbolli do te jete nje buletin lufte, kam frike qe gjerat do te jete e veshtire qe te ndryshojne.
Mbaj mend, mbase ka qene viti 1981, kur shkruajta nje prej artikujve te mi te pare per ne gazete. Ishte nje mbledhje ku te gjithe institucionet e bashkuan dhe biseduan per eliminimin e dhunes ne stadiume. Nje cerrek shekulli me vone, pas shume viktimave gjate viteve, jemi ketu duke qare per vdekjen e nje babai te ri, te nje tjeter njeriu te pafajshem. Duhet te ishim tani ketu per te biseduar per ndeshjet, situiaten ne klasifikim, vlerat, respktin dhe te gjithe mesazhet e tjera pozitive qe transmeton kjo loje. Por, e vetmja gje qe po bejme eshte ti shpjegojme vetes qe nuk mund te vazhdohet me keshtu dhe qe dicka duhet te ndryshoje. Sa here e kemi thene kete, sa here e kemi thene kete me perpara? I kemi vendosur rrjeta metalike stadiumeve, kemi ndare tifozerite, kemi modifikuar sistemin e shites se biletave, pikerisht pasi i kemi shtruar vetes kete pyetje ne vitet e fundit. Po per lotsjellesat? Po per fishekzjarret? Po per njerezit qe do te vijne perseri neper stadiume me te njejtin mentalitet kafsheror?
Futbolli beri gjene e duhur qe ndaloi, por nese askush nuk del permbi kete lum, do te vazhdojme te numerojme te demtuarit dhe te vraret, atehere mbase do te ishte me mire qe ta zhduknim pergjithmone kete loje vdekjeprurese.
Ne, baballaret e atyre krimineleve
Nga Karlo Verdeli, kryeredaktor i La Gazzetta dello Sport
Nga dolen te gjithe ata njerez te armatosur deri ne dhembe, qe vraponin midis rrugeve te Katanias duke hedhur gure, ne mes te kaosit dhe reve me gazin lotesjelles? Nga cilat shtepi, nga cilat shkolla dhe bare dolen? Mbase ende nuk e kane kuptuar, por do te vije nje dite qe kushdo qe mori pjese ne ate mbremje ku logjika humbi kuptimin e saj do te ndieje ne ndergjegjen e tij, sadopak, jeten e humbur te nje polici te gjore, i cili u gjend ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar. Emri i tij ishte Filipo Raciti dhe ishte nje prej atyre qe nderhyne per te qetesuar cmendurine qe shpertheu ne stadium. Por, mund te kishte qene edhe nje emer i dyte, ai i Luixhi Silvestrit, qe shpetoi mrekullisht nga nje bombe e hedhur mu perpara tij, duke i krijuar nje vrime te madhe ne kembe. Pas te gjithe ketyre qe ndodhen pyetja qe duhet te shtrohet eshte: Cfare po prisnim? A ishte e nevojshme qe dikush te vdiste? Nje reagim i madh ka perfshire te gjithe Italine, por vetem perpara pak ditesh dikush tjeter kishte vdekur per faj te futbollit, dikush i quajtur Ermano Likursi, i rrahur deri ne vdekje ne daljen e nje stadiumi te kategorise se trete. Ishte kjo tragjedi ajo qe beri qe te mbahej nje minute heshtje perpara derbit sicilian Katania?Palermo, i cili nga ana e tij detyroi te gjithe vendin te mbante nje jave heshtje. Futbolli mund te vazhdoje te mbaje minuta heshtje pa fund, por me shume per shkak te pafuqise se tij per te ndryshuar, se sa per vete dhembjen qe ai shkakton. Nga dolen ata te rinj qe shkaterruan Katanian per nje nate? Cfare po mendonin dhe cfare shkuan te shikonin? Po sloganet dhe kenget qe leshonin vazhdimisht kunder gjithckaje dhe te gjitheve? Djemte e kujt ishin? Kush i frymezoi? Kush dhe cfare e transformoi pasionin e tyre ne terbim, deshiren e tyre ne urrejtje? Keto nuk jane pyetje retorike, por pyetjet qe duhet te marrin me cdo kusht pergjigje nese duam qe fjala futboll te jete e huaj me vdekjen. Duhet ta pyesim veten shume seriozisht dhe te mendohemi shume gjate per te gjetur pergjigjen e duhur.
Italia ka nje problem dhe ky nuk ka te beje me futbollin, publikun apo rendin. Kjo ka te beje me mendesine e thelle te vendit, shqetesimet e atyre qe na qeverisin, menyren se si organizojme shkollat tona, shtepite dhe familjet. Ky eshte problemi i nje vendi, qe kur e thua ne kete kontekst, tingellon ironike qe eshte kampion bote. Ky eshte nje shqetesim qe na perket te githe neve, pasi jemi ne prinderit e atyre te rinjve te terbuar ne Katania dhe nese nuk do te reagojme, neser mund te qajme vete femijet tane. Vdekja e Racitit dhe e shume te tjereve duhet te rendojne jo mbi ndergjegjen e dores qe i vrau, por mbi ndergjegjen e kombit.
Nje viktime mbi ndergjegjen mbarekombetare
Nga Kandido Kanavo, ish?kryeredaktor dhe komentator i La Gazzetta dello Sport
Boll! Kishim shpresuar qe nuk do te perserisnim kurre me kete fjale, qe e thame per here te pare perpara 12 vitesh, kur nje jete u keput ne mesin e saj perpara ndeshjs midis Xhenoas dhe Milanit. Tani, nje tjeter vdekje ka zbritur ne futbollin tone, ose me mire, ne qyteterimin e futbollit, i cili pa fshehur fjalet, eshte shnderruar ne nje aktivitet vdekjeprures. Ndodhi ne Katania, qytetin tim te dashur dhe te trishtuar, atje ku eshte formuar nje skuader e forte dhe dinjitoze, atje ku krimi i organizuar vazhdon te tolerohet nga autoritetet. Nje krim ne diten festive te Shen Agates, te shenjtorit dhe martirit kristian te qytetit ndodhi. Futbolli do te jete subjekt i traumes dhe i nje nderprerje te pashmangshme, por mendimet tona te para shkojne per policin qe humbi jeten e tij duke bere detyren ne nje stadium, ku nje derbi duhet te festohej. I vrare nga nje bombe letre qe i shpertheu ne fytyre, nje arme e frikshme e luftes ne qytet. Nje forme e organizuar krimi, pasi nje mjet i tille nuk mund te ndertohet ne stadium dhe me pas te perdoret aty per aty per te vrare nje nenpunes te shtetit, qe me 1 200 eurot qe fitonte ne muaj perpiqej te mbante familjen. Nuk ka rendesi se dora e kujt e vrau. Ky eshte nje krim i perseritur, i nje gangrenizimi kronik qe eshte kultivuar nga futbolli gate viteve. Ky eshte nje krim qe nuk i perket vetem Katanias, por edhe zymtesise se stadiumeve tona, sloganeve te turpshme qe lexojme dhe ndienjes se dhunes qe ka pushtuar atmosferen e futbollit. Eshte e hidhur ta pranosh, por ne kulturen tone sportive dhuna eshte shnderruar ne dicka te natyrshme. Vetem perpara pak ditesh shkruam per shpritin e madh te nje skuadre te vogel si Katania. E kur lexoje ate shkrim te dukej sikur flisje per dicka te shkeputur nga realiteti italian, nje qytet te qete, nje skuader ku mund te luaje me te vertete futboll dhe te provoje ndienjat e tij me te pastra, si pasioni e spektakli. Minuta e heshtjes e mbajtur perpara neshjes, per nje tjeter viktime te futbollit duket tani si nje ironi e hidhur e fatit. Po te shihje skenat e derbit sicilian, me bombat prej letre dhe gazin lotsjelles, qe detyroi ndeshjen te nderpritej me 30 minuta, perballjet e huliganeve neper shkallet e stadiumit dhe rruget e qytetit, atehere nuk duhet ta kishe shume te veshtire te kuptoje perse ne te gjithe boten te shikojne shtrember po tu thuash qe je sicilian. Pas boshllekut qe krijoi nderprerja e nje jete, do te vije perseri boshlleku dhe zymtesia e stadiumeve te boshatisura. Nuk mund te ndodhe ndryshe. Per sa kohe ne stadiumet tona do te endet ne menyre kercenuese vdekja, me kosen e saj, atehere askush nuk mund te pretendoje qe stadiumet tona te mbushen dhe futbolli te na transmtoje pasionin dhe spektaklin qe ne kerkojme.
____________ "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
|
|
#33 08 Shkurt 2007 20:10
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|