| Autori |
Mesazh |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Futboll Nga Bota
Terri: Do tė bėjė ēmos qė Murinjo tė qėndrojė
Nuk ekziston njė trajner tjetėr, i cili do tė mund ta zėvendėsonte, ka pohuar kapiteni i Ēelzit, Xhon Terri, i cili ndodhet qė disa javė larg fushės sė gjelbėr pėr shkak tė lėndimit. Ai ka thėnė se do tė bėjė ēmos nė mėnyrė qė Murinjo tė qėndroj nė Stamford Bridge edhe nė edicionet e ardhshme. Tė gjithė futbollistėt janė tė njėjtit mendim, qė Murinjo tė mbetet edhe mė tutje nė krye tė skuadrės. Nė rast se drejtuesit e klubit dyshojnė nė kėtė gjė, atėherė disa prej lojtarėve tė vjetėr nė skuadėr jemi tė gatshėm qė kėtė tua themi para syve, ka theksuar Terri. Hose, pa asnjė dyshim ėshtė trajneri mė i mirė nė botė dhe kjo ėshtė ajo qė dėshirojmė tė gjithė nė Ēelzi mė tė mirėt nė njė klub. Pėr kėtė arsye jam i bindur se ai do tė jetė me ne edhe nė edicionin e ardhshėm. Tė gjithė lojtarėt janė besnik ndaj tij. E dijmė se ēfarė ka bėrė ai pėr ne si individė, por edhe pėr klubin nė pėrgjithėsi. Mendoj se afera pėr largimin e tij ėshtė e panevojshme dhe unė do tė bėjė tė pamundurėn qė ai tė mbetet pjesė e Ēelzit, ka pėrfunduar, Xhon Terri.
|
|
#1 15 Janar 2007 00:35
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Masimo Odo do ta braktis Lacion
Romė, 14 janar - Kapiteni i Lacios, Masimo Odo, pėrfundimisht ka vendosur ta braktis kryeqytetin italian gjatė kėtij afati kalimtar, kurse trajneri Delio Rosi ka vendosur ta lė tė lirė tė largohet.
Ofertė konkrete pėr kėtė futbollist ka bėrė skuadra e Milanit, mirėpo pengesa kryesore pėr tu realizuar ky transferim ėshtė dėmshpėrblimi, tė cilin duhet tia paguaj klubi kuqezi skuadrės sė Lacios, ngase deri mė tash marrėveshja pėr kėtė ēėshtje duket tė jetė ende larg. Unė nuk e dėboj askėnd, por njėherėsh nuk do ta mbajė askėnd nė skuadėr kundėr dėshirės sė tij. Nė kėtė moment Masimo Odo ėshtė lojtar i Lacios, madje kapiten i saj dhe do tė luajė derisa tė arrijė marrėveshje me ndonjė klub tjetėr. Klubi do ti shqyrtojė tė gjitha ofertat pėr tė dhe do ta vlerėsojė situatėn, ka theksuar trajneri i Lacios, Delio Rosi.
|
|
#2 15 Janar 2007 00:37
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Ajala kėrkon rinovimin me Valencian
Roberto Ajala ngul kėmbė pėr tė firmosur njė kontratė tė re me Valencian para transfertės nė Levante. 33-vjeēari, kontrata e tė cilit skadon nė verė, flitet se do tė transferohet te Ēelsi apo Liverpuli, por interesim ka treguar edhe Vilareali. Argjentinasi sqaron se preferon tė qėndrojė nė "Mestalla". "Jam i kėnaqur qė po luaj rregullisht, por dua qė e ardhmja ime tė zgjidhet sa mė shpejt. Klubi mė ka trajtuar shumė mirė. Do tė ishte fatkeqėsi sikur tė largohesha. Dėshira ime ėshtė tė qėndrojė kėtu. Shumė klube mė kanė kėrkuar dhe po tė doja, tani do tė isha me ekip tjetėr, por dua tė qėndroj".
|
|
#3 15 Janar 2007 00:44
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Volfsburgu rikthen Marselinjon
Driten Vishe
Organizatori brazilian Marselinjo do tė rikthehet nė Bundesligė, duke u bashkuar me Volfsburgun nga skuadra turke e Trabzonsporit. Asnjė hollėsi e kontratės nuk ėshtė bėrė e ditur por mediat gjermane kanė deklaruar se "ujqėrit" kanė paguar 2.75 milion euro pėr brazilianin. Ai ka nėnshkruar njė kontratė deri nė vitin 2009 dhe do tė jetojė jo mė larg se 35 km larg Volfsburgut. Marselinjo, 31 vjeē, ka luajtur 155 nbdeshje nė Bundesligė me Hertėn e Berlinit nga 2001 deri nė 2006, duke shėnuar 65 gola pėrpara se Herta ta shiste atė pėr 2.5 milion euro nė muajin korrik. Ai ka luajtur pesė ndeshje me pėrfaqėsuesen braziliane. Gjithashtu edhe Borusia e Dortmundit ka shprehur nė tė kaluarėn interesimin pėr Marselinjon, i cili nė atė kohė nuk ishte lojtari mė i rėndėsishėm pėr Hertėn. Por ai ka patur njė reputacion si lojtar "grindavec" me probleme jashtė fushės.
Shalke mohon largimin e Altintopit
Shalkja ka mohuar fjalėt se Halil Altintop do tė bashkohet me skuadrėn turke tė Gallatasarajit. Drejtori teknik i "bluve" Andreas Myler mohoi se mesfushori 24 vjeēar do tė largohej kėtė muaj drejt Stambollit. "Hamit nuk do tė largohet gjatė merkatos dimėrore, - tha Myler. - Nuk kemi marrė asnjė ofert nga ndonjė klub ose nga ndonjė agjent pėr tė". Shalkja i ka ofruar Altintopit njė kontratė deri nė vitin 2011 dhe Myler ka shtuar se kontrata mund tė pėrmirsohet nėse lojtari do tė arrijė nė formė mė tė mirė gjatė pjesės sė mbetur tė sezonit. "Hamit ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm pėr ne. Ai ėhstė nga Gelsenkirshen dhe zemra e tij i pėrket Shalkes', - tha ai".
Liga 1, java e 20-tė
Dje
Paris SG Valonsien x-x
Lens Lilė x-x
Sedan Nansi x-x
Bordo Lorien x-x
Tuluzė Lion x-x
Nantė Nisė x-x
Okser Sosho x-x
Lė Mansh Troua x-x
Sot
(18:00) St.Etien Monako
(21:00) Rėne Marsejė
Renditja
1.Lion 16 2 1 39 11 50
2.Lens 10 5 4 28 20 35
3.Sosho 9 6 4 23 20 33
4.St.Etien 9 4 6 31 23 31
5.Lilė 8 7 4 27 19 31
6.Marsejė 9 3 7 25 19 30
7.Nansi 8 5 6 17 15 29
8.Bordo 9 2 8 21 22 29
9.Rėne 6 7 6 16 16 25
10.Lė Mansh 5 9 5 21 22 24
11.Lorien 6 6 7 19 22 24
12.Tuluzė 7 3 8 20 25 24
13.Okser 5 8 6 20 24 23
14.Valonsien 6 3 10 16 28 21
15.Monako 5 5 9 23 21 20
16.Paris SG 4 7 7 18 24 19
17.Nantė 3 8 8 16 23 17
18.Troua 3 8 8 20 28 17
19.Nisė 3 7 9 15 21 16
20.Sedan 2 7 10 22 34 13
|
|
#4 15 Janar 2007 00:45
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Milani mban nen "shenjester" Rajkardin
15 Janar Administratori i deleguar i skuadres se Milanit, Adriano Galiani, ne deklarime e tij te bera per "La Gazzetta dello Sport", eshte shprehur se: "Milani i te ardhmes do te drejtohet nga nje nga te medhenjte tane". Ka kohe qe ne Itali flitet per nje largim te Karlo Ancelotit nga pankina e Milanit dhe te medhenjte per te cilen fliste Galiani kane bere histori ne Milanin e drejtuar nga Arrigo Saki: Marko Van Basten, Roberto Donadoni dhe Frenk Rajkard.
Duket se cikli i Ancelotiti ne "San Siro" eshte drejt fundit, ku ka arritur te marre suksese te rendesishme por edhe zhgenjime, si finalja e Champions League ne 2005, ne Stamboll perballe Liverpulit. Per etapen e re te Milanit, eshte duke u luftuar forte per te marre Frenk Rajkardin, nje trajner qe i pelqen shume Milanit dhe qe ka edhe respektin e tifozeve milanez. "Rajkard po ben nje pune te mire me Barcelonen. Te njejten gje mund te them per Markon. Sa here shoh Van Bastenin, me kujtohet Milani dhe sukseset e kesaj skuadre nen drejtimin e Arrigo Sakit".
Ne deklarimet e bera per te perditshmen italiane, Adriano Galiani shpjegoi filozofine dhe modelin qe deshiron te ndjeke ne te ardhmen skuadra e Milanit: "Deshriojme te kemi nje Milan me nje filozofi si e Arsenalit apo e Celsit. Deshriojme te mbeshtetemi tek lojtaret e rinj dhe te investojme per ta. NJe shembull mund te jete Ronaldinjo, i cili ka shkqelqyer qe kur luante tek skuadra e Gremios. Te gjithe duhet te luftonin per ta blere qe kur luantee ne Brazil dhe jo kur luante per PSG", Galiani.
Duke folur per kete ceshtje, Galiani pershkroi njeriun qe duhet te drejtoje skuadren e Milanit: "Tek Milani gjithmone kane funksionuar trajneret italian. Nje teknik ideal mund te jete nje ish kampion kuqezi i epokes se Berluskonit". Ne fund, Galini foli per interesimin e Milanit per te blere sulmuesin e Arsenalit, Tierri Henrine. "Ne qofte se do te ishte larguar nga skuadra e Arsenalit, atehere Milani do te ishte e para qe do te merrte sherbimet e tij. Henri u tregua shume korrekt me ne dhe na mori ne telefon per te na thene vendimin e tij", perfundoi Adriano Galiani.
|
|
#5 15 Janar 2007 20:00
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
K.Ronaldo: Do tė fitoj bastin me Fergin!
Kristiano Ronaldo shpreh vendosmėrinė pėr tė fituar bastin me trajnerin Sėr Aleks Ferguson. Edhe pse mund tė duket njė vendosmėri e tepruar, duke parė natyrėn e ashpėr tė bosit skocez, ylli i "Djajve" ėshtė i bindur qė do tė arrijė objektivin prej 15 golash nė kėtė sezon. Tani ėshtė vetėm dy gola larg fitimit tė kėtij basti, qė Fergusoni e hedh poshtė dhe bėn sikur nuk di, pasi shėnoi kundėr Aston Vilės. Ronaldo, lojtari mė i mirė i muajit dhjetor dhe nėntor, tha: "E kam ambicie tė mund trajnerin dhe dua tė shėnoj edhe mė tepėr gola. U ndjeva shumė i privilegjuar nga ēmimet (e muajit). Mė japin motivim pėr tė arritur mė shumė". Me golin e parė tė Majkėll Kerrikut me bluzėn e Manēesterit dhe tė Park Ji-sung, Junaitidi kryesues ruajti epėrsinė prej 6 pikėsh nga Ēelsi. Skuadra e Fergusonit do tė sfidojė rivalėt e Arsenalit tė shtunėn. Ronaldo tha: "Luajmė nė transfertė kundėr njė ekipi tė madh, por duhet tė mendojnė vetėm pėr vete. Jemi nė formė tė shkėlqyer dhe kemi mundėsi tė tregojmė kush jemi. Po krijojmė shumė raste shėnimi dhe kjo ėshtė diēka premtuese. Majkėll Kerrik shėnoi njė gol shumė tė bukur, por edhe Ji gjithashtu". Fergusoni beson se ekipi i tij i ka tė gjitha mundėsitė t'i japė fund sundimit tė Ēelsit, pėr shkak tė aftėsisė vrasėse pėrpara portės kundėrshtare. 52 gola nė 23 ndeshje ėshtė njė rekord me tė cilin krenohet. Fergusoni deklaron: "Kemi disa gjėra nė favorin tonė nė fazėn e dytė. Kemi tė rinj nė ekip dhe historikisht nė kėtė fazė jemi tė fortė dhe konsistentė. Sė dyti, para portės ne nuk falim. Kjo na jep epėrsi tė madhe ndaj rivalėve tanė". Kerrik, blerja 18 milionė stėrlina nga Totenhemi, ishte i kėnaqur qė shkroi emrin nė tabelėn e golashėnuesve. "Na u lehtėsua ndeshja me golat nė fillim tė takimit. Pjesa e parė ishte shumė e mirė, po qarkullonim mirė topin dhe krijuam mjaft raste. Vertikalizimet tona dhe lėvizjet pa top i shkaktuan Vilės shumė probleme. Donim ta mbyllnim ndeshjen sa mė shpejt dhe epėrsia 3-0 tė jep qetėsi pėr pjesėn e dytė. Na erdhi keq qė pėsuam gol, sepse donim tė fitonim pastėr".
Premier Ligė, java e 23-tė
Dje
Everton Riding 1-1
Xhonson 81' / Leskot 27' (aut)
Totenhem Njukasėll x-x
Tė shtunėn
Uatford Liverpul 0-3
Shefild U Portsmuth 1-1
Ēelsi Uigan 4-0
Uest Hem Fulhem 3-3
Manēester U Aston V 3-1
Bolton Man.Siti 0-0
Ēarlton Midėllsbrou 1-3
Blekbėrn Arsenal 0-1
Renditja
1.Manēester U 18 3 2 52 16 57
2.Ēelsi 15 6 2 41 17 51
3.Liverpul 13 4 6 35 16 43
4.Arsenal 12 6 5 43 19 42
5.Bolton 12 4 7 27 21 40
6.Portsmuth 10 7 6 33 22 37
7.Everton 8 8 7 29 23 32
8.Totenhem 9 5 8 26 28 32
9.Riding 9 4 10 31 31 31
10.Man.Siti 8 6 9 19 25 30
11.Blekbėrn 8 4 10 24 31 28
12.Fulhem 6 10 7 25 35 28
13.Midėllsbrou 7 6 10 24 28 27
14.Aston Vila 5 11 7 24 29 26
15.Njukasėll 7 5 10 23 28 26
16.Shefild U 6 6 11 17 29 24
17.Uigan 6 4 12 23 36 22
18.Uest Hem 5 4 14 15 36 19
19.Ēarlton 4 4 15 18 43 16
20.Uatford 1 9 11 12 29 12
|
|
#6 15 Janar 2007 20:04
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Lev: Maksimumin nga te rinjte!
16 Janar Jam i mendimit se te gjithe lojtaret e skuadres tone do te jene ne forme me te mire pas kesaj faze pushimesh dhe pergatitjesh
Pavaresisht nga paralajmerimet e menaxherit te Bajernit te Mynihut, Uli Henes, trajneri i skuadres perfaqesuese gjermane, Joahim Lev, ka besim tek vazhdimi i suksesit te formacionit te tij edhe ne vitin 2007. Ne do te mbajme nje qendrim kritik per lojtaret, njelloj si kemi vepruar edhe ne vitet e kaluara, tha Lev per agjensine e lajmeve gjermane dpa. Ndersa Henes per Bild am Sonntag, eshte shprehur se per lojtaret e perfaqesueses vendimet duhet te merren me kujdes, ne te kundert, ata rrezikojne te arrijne ne nje faze te veshtire. Gjerat duhen biseduar mire, ashtu sic veprojme ne te Bajerni, ka thene Henesi. Levi, kekesat e tij ndaj lojtareve te perfaqesueses i ka bere te ditura qe ne muajt e kaluar, te cilat njekohesisht kane qene te suksesshme. Nga shume prej tyre ne presim maksimumin. Njekohesisht ne do ti kemi nen mbikqyrje pozitiat e lojtareve tane ne skuadrat perkatese, ka thene Lev.
Ne programin baze te perfaqesueses bejne pjese edhe teste te rregullta te cilat kane si qellim demonstrimin e gjendjes sportive se skuadres. Kete jave, trajneri i perfaqesueses dhe shtabi i tij do te planifikojne programin e detajuar per ndeshjen e shtate shkurtit ne Dyseldorf, kunder Zvicres, dhe gjysmen e pare te vitit gjithashtu. Deri ne rifillimin e Bundesliges, ne fund te muajit janar, ai deshiron te kontaktoje edhe me disa lojtare te tjere te perfaqesueses. Nese do te jete e mundur, une do te vizitoj edhe disa skuadra te tjera, tha Lev. Henes nga ana tjeter eshte thuajse i bindur se skuadra perfaqesuese gjermane do te kete probleme ne vitin e ri. Ajo qe ndodhi ne vitin 2006 nuk mund te perseritet me, dhe ajo qe pame ne Qipro, ne barazimin pa gola te skuadres tone, tregon se e ardhmja e saj do te jete akoma me e veshtire, paralajmeroi menaxheri i Bajernit drejtueset e perfaqesueses gjermane. Joahim Lev duhet te beje kujdes. Te skuadra perfaqesuese ne kemi vene re se lojtaret mund te luajne me mire vetem per nje kohe te shkurter nese ua forcon besimin tek vetvetja dhe nese u flet ashper. Sukses me afatgjate mund te sigurosh vetem nese punon shume, kjo dihet, tha Henes. Nga ana tjeter, trajneri i Bundestimit iu referua strategjise precize te pas boterorit, duke kujtuar se lojtaret e skuadres se tij kane punuar edhe me programe shtese. Sipas te dhenave, ne javet e ardhshme, Lev do te kontaktoje me nje grup lojtaresh me prespektive si Mario Gomez, Stefan Kisling, Gonzalo Kastro, Kevin Princ Boateng dhe Eugen Polanski. Ne do tua bejme shume te qarte ketyre lojtareve se presim shume prej tyre, tha Lev. 46 vjecari esht- gjithashtu i mendimit se pushimet dimerore dhe stervitjet intensive te ekipeve te Bundelsiges do ti bejne shume mire lojtareve si Bastian Shvainshtaiger apo Lukas Podolski. Pikerisht keta dy lojatre kane qene shume te ngakruar, pasi jane aktivizuar rregullisht ne stervitjet e ndeshjet e skuadres tone qe nga Kupa e Konfederatave e deri ne ndeshjet e fundit te vitit te kaluar. Me ane te keyre javeve, keta lojtare do te kene me shume mundesi per tu permiresuar. Une jam i mendimit se jo vetem ata, por te gjithe lojtaret e tjere te skuadres tone do te jene ne forme me te mire pas kesaj faze, tha Lev. Programi i vitit 2007 perbehet nga 12 ndeshje per perfaqesuesen, ndersa ne vitin e kaluar ishin 18 gjithsej. Trajneri i perfaqesueses shpreson nder te tjera ne realizimin e ndeshjes se 22 gushtit ne Wembley kunder Anglise. Vendimi nuk eshte marre per shkak te disa detajeve, vecanerisht per shkak te mos percaktimit te te drejtave te transmetimit. Shpesoj qe te dyja Federatat te bien shpejt dakord, tha nder te tjera trajneri i perfaqesueses gjermane.
|
|
#7 16 Janar 2007 19:50
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Ronaldo: Fergi, bej gati parate!
16 Janar "Ideja qe do te kem mundesi te mund trajnerin me motivon. Me duhen edhe dy gola per ta bere kete, por kryesorja eshte te vazhdojme ne kete rruge te nisur"
Kristiano Ronaldo eshte i vendosur per te fituar disa para me teper se shpejti, nga nje bast i vendosur me Ser Aleks Fergusonin, ne fillim te sezonit. E ndersa shume njerez do te vinin ne pikepyetje zgjuarsine e nje levizje te tille, duke patur parasysh temperamentin e paparashikueshem te trajnerit skocez, ylli 22-vjecar i "Old Trafford" mendon vetem per te fituar kete bast personal. Sipas portugezit, ai vendosi ne fillim te sezonit nje bast me Fergin, qe i premtoi nje premio nga paga e tij nese do te shenonte 15 gola dhe edhe pse Fergusoni e ka mohuar kohen e fundit ekzistencen e ketij basti, Kristiano mendon vetem per te shenuar dy golat qe i nevojiten per t'u ngjitur ne kuoten e 15 golave. Ronaldo, futbollisti i muajit ne nentor dhe dhjetor ne Premier League, deklaroi: "Te mund trajnerin eshte ambicja ime dhe dua te vazhdoj te shenoj sa me shume gola. Ndihem i nderuar nga cmimet qe kam fituar ne dy muajt e fundit dhe me japin motivimin per te vazhduar ne kete rruge". Me Majkell Karrik qe shenoi golin e tij te pare per klubin dhe Ji-Sung Park qe gjithashtu shenoi, Junaited ruajti diferencen prej gjashte pikesh me Celsin, ne krye te tabeles. Skuadra e Fergusonit pergatitet per te sfiduar Arsenalin ne "Emirates", ne fundjaven e ardhshme, me shume besim. Ronaldo thote: "Do te luajme jashte ndaj nje skaudre te madhe, por duhet te mendojme vetem per lojen tone. Jemi ne nje forme te shkelqyer dhe kemi shanse per te fituar. Nuk jam vetem une ai qe po shenoj, pasi edhe shoket e mi po e gjejne me rregullsi golin. Majkell Karrik shenoi nje gol fantastik me Aston Vilen, ashtu si Ji dhe kjo eshte dicka e mire per skuadren". Ferguson beson qe skuadra e tij i ka te gjitha mundesite per t'i dhene fund mbreterimit te Celsit si kampione, per shkak te saktesise qe po tregojne lojtaret perpara portes. 52 gola ne 23 ndeshje kampionati eshte nje rekord per te cilin Ferguson ka te drejte te ndihet krenar. Ai thote: "Ka disa gjera ne favorin tone ne fazen e dyte te sezonit. Kemi futbolliste te rinj ne skuadren tone dhe historikisht kemi qene me te qendrueshem ne kete faze te vitit. Por, diferencen me te madhe ne fund duhet ta bejne golat e shumte qe po shenojme ne cdo ndeshje". Karrik, i cili u ble per 18 milion sterlina nga Totenhami ne fillim te sezonit ishte i kenaqur per golin e pare te shenuar me fanellen e "Djajve". Ai tha: "Ishte si nje shperblim per mua. Fitorja e ndeshjes ishte kryesorja, por kur shenon eshte gjithmone shume bukur. Loja jone ishte shume e mire dhe i krijoi shume probleme Viles ne fushe. Deshironim ta mbyllnim lojen sa me shpejt dhe avantazhi 3-0 na lejoi te luanim te qete ne pjesen e dyte. Me vjen keq vetem qe pesuam nje gol, sepse donim ta mbanim porten te paprekur".
|
|
#8 16 Janar 2007 19:51
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Daisler dorezohet: Ska me futboll!
17 Janar Nuk kam me besim te gjuri im. Ne nje fare menyre jam i detyruar ta bej kete zgjedhje. Per shkak te demtimeve te shpeshta ne gju, e kam pasur te pamundur te luaja si me pare
Sebastian Daisler ka dekalruar se do ti jape fund karrieres se tij si futbollist ne moshen 27 vjecare. Ai eshte cilesuar ne shume raste si nje talent ne futbollin gjerman. Debutimin e tij te pare ne Bundeslige e kreu ne vitin 1998 tek skuadra e Borusia Menshengladbah. Me pas karriera e tij gjithnje ne permiresim, pati stacione te tjera si ne kryeqytet te Herta e Berlinit e me pas te Bajerni. Ne vitin 2002 ai u transferua per 9,5 milione euro nga Borusia Menshengladbah tek Herta. 27 vjecari ka marre pjese ne 36 ndshje te skuadres perfaqesuese gjermane dhe ne 135 takime ne Bundeslige, 62 prej te cilave me fanelen e Bajernit te Mynihut. Me kampionen gjermane ai e rinovoi kontraten e tij, e cila do te perfundonte ne vere te vitit 2009. Per shkak te demtimeve te shumta ai nuk pati mundesi te merrte pjese ne Boterorin e vitit 2002 ne Korene e Jugut dhe Japoni si dhe ne ate te vitit te kaluar ne Gjermani. Gjate karrieres se tij ne Bundeslige, Daisler ka pesuar rreth 20 demtime, ka kryer pese operacione ne gju, te cilat e kane vene disa here ne pikpyetje te ardhmen e karrieres se tij si futbollist, derisa dje ai deklaroi perfundimisht fundin e saj. Ne nje interviste ai ka folur mbi arsyet qe e kane cuar drejt ketij vendimi.
Zoti Daisler, cfare ju shtyu ti jepnit fund karrieres tuaj si futbollist?
Si te thuash, une nuk kam me besim te gjuri im. Ne nje fare menyre jam i detyruar ta bej kete zgjedhje. Per shkak te demtimeve te shpeshta ne gju, e kam pasur te pamundur te luaja futboll si me pare. Ne te gjitha situatat kam qene i kushtezuar nga gjendja e gjurit.
Por, para Krishtlindjes, ne ndeshjet qe moret pjese ju nuk late kete pershtypje, sepse ishit ne forme te mire.
Po por, gjithnje mendoja se ne cdo moment mund te ndodhte dicka me gjurin tim. Nuk ndihesha i lire. Nga ana tjeter, nuk deshiroja te aktivizohesha ne kohe te pjesshme, sepse futbolli per mua nuk ka kete kuptim. Gjerat e bera pergjysme nuk me ndihmojne as mua dhe as skuadren.
A eshte ky nje vendim i cili mund te ndryshoje pas nje periudhe te shkurter?
Jo, ky eshte nje vendim i cili nuk ka vlere deri neser, por eshte afatgjate. Kam kohe qe e kam menduar nje gje te tille. Qe ne demtimin tim te pare mendova per here te pare per largimin dhe sic ndodhen gjerat me tej, kjo ide u forcua edhe me shume. U riktheva ne fund te fazes se pare te sezonit, per te pare edhe nje here se ne cfare gjendje isha.
Per te marre kete vendim a kane qene te mjaftueshme vetem problemet fzike apo ka pasur edhe arsye te tjera?
Rolin kryesor e ka luajtur natyrisht forma fizike. Detaje te tjera kane qene te dores se dyte, jo vendimtare.
Si ndiheni tani qe i keni shkeputur marrdheniet me futbollin?
Besoj se eshte logjike qe kjo situate nuk eshte shume e thjeshte per mua dhe nuk ishte e thjeshte as te arrija deri ketu. Por ne nje fare menyre, jam me i qete tani qe e mora vendimin.
Cfare do te ndodhe me tej me Sebastian Daislerin?
Ne radhe te pare dua te pushoj dhe te perpiqem te mendohem ne qetesi per te ardhmen time. Do te kujdesem me shume per familjen time te vogel, e cila me ka mbeshtetur shume ne vendimin tim. Me pas te shohim se si do te shkoje me tej. E rendesishme eshte se une nuk do te kthehem me ne futboll.
|
|
#9 17 Janar 2007 19:36
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Kampione? Verder para Bajernit
18 Janar Sipas nje sondazhi, ne te cilin jane pyetur trajneret, rezulton se skuadra e Shafit eshte me e favorizuar se kampionet e Magatit
Ne nje sondazh te diteve te fundit, ne te cilin jane pyetur te 18 te trajneret e Bundesliges gjermane, titulli i ketij sezoni do te perfundoje tek Verder Bremen ose tek Bajerni i Mynihut. Sipas rezultateve te sondazhit, shtate trajnere ia besuan Verder Bremenit titullin, ndersa per Bajernin voten e dhane vetem pese trajnere, ndersa pjesa tjeter e tyre ishin te mendimit se gara per titull do te qendroje e hapur deri ne fund te sezonit. Skuadra e trajneit Shaf, fazen e pare te sezonit e mbylli shume mire, po keshtu, ajo shkelqeu edhe ne Champions League. Me 47 gola ne 17 ndeshje, Verder Bremen eshte favoritja kryesore per titullin. Kjo skuader u prezantua shume mire ne fazen e pare dhe ka luajtur futboll me interesant se rivalet e saj, ka thene trajneri i Borusia Dortmundit, Jurgen Reber. Edhe Armin Veh, trajneri i Shhtutgartit, Tomas von Hesen i Arminia Bilefel, Mikael Frontcek i Alemania Ahen dhe Hans Meier i Nyrenbergut besojne tek fitorja e titullit te peste nga Verder Bremen. Trajneri i Nyrenbergut, Meier u shpreh: Nese nuk ia dalim dot ne mbane, atehere kampionatin do ta fitoje vetem Verder Bremen. Nga ana tjeter, Jurgen Klop trajneri i Maincit, Marcel Koler i Bohumit, Mirko Slomka i Shalkes dhe Jup Hainkes i Borusia Menshengladbah jane te mendimit se gara mes Bajernit te Mynihut, Verder Bremen dhe e Shalkes per torfuen e kampionatit do te zgjase deri ne fund te tij. Por, trajeri Tomas Shaf edhe pse nuk pranoi te bente nje parashikim, theksoi: Ne duam te behemi kampione. Petrik Sander i Energi Kotbus eshte i bindur se gara mes Verder Bremenit dhe Bajernit te Mynihut do te vazhdoje deri ne ndeshjet e fundit te sezonit. Ndersa Slomka dhe Shaf shprehen pak a shume te njejten ide, trajneri i Bajernit, Feliks Magat i deklaroi lufte konkurenteve direkte te skuadres se tij. Une jam i sigurt se ne fazen e dyte ne do te sulmojme qe ne fillim per te marre kreun e tabeles. Kemi shansin e mire qe ndeshjet kunder Shalkes dhe Bremenit do ti zhvillojme ne shtepi, tha trajneri i Bajernit, i cili e perjashtoi Shtutgartin, ish skuadren e tij, nga gara per titull. Edhe trajneri i Frankfurtit, Fridhelm Funkel beson tek suksesi final i Bajernit. Pervec tij dhe Magatit, tek fitorja e Bajernit besojne edhe trajneri i Hamburgut Tomas Dol dhe trajenri i Volfsburgut Klaus Augentaler. Ndersa trajneri i Hanoverit, Diter Heking beson se Bremen ka shanse shume te mira, por: Votem time une ia jap Bajernit te Mynihut, thote ai.
|
|
#10 18 Janar 2007 16:09
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Europa, "ne ethet" e zgjedhjeve
19 Janar Mbeshtetja e Federates Gjermane dhe Spanjolle eshte avantazhi me i madh per presidentin aktual, ashtu si vota e pritshme e Bllokut te ish-vendeve komuniste dhe "dashuria" e Blaterit per rivalin francez
Nga Francesk Aguilar, "El Mundo Deportivo"
Ne qofte se do te behej fjale per nje gare shpejtesie dhe jo per zgjedhjet e presidences se UEFA-s, atehere mund te themi me plot bindje qe per te percaktuar fituesin midis dy kandidateve te vetem, Lenart Johansonit, presidentit te 16 viteve te fundit dhe sfiduesit te tij Mishel Platini, do te ishte i nevojshem "foto finishi". Oret e fundit perpara votimit, qe do te zhvillohen ne 26 janar ne Dyseldorf do te jene percaktuese. Ne ditet e fundit pritet te shihen shume levizje ngha te dy kandidatet dhe mund te kete edhe "dezertime" nga ata qe cilesohen si mbeshtetes te secilit. Mishel Platini zoteron mbeshtetjen e pakushtezuar te Federates Franceze, por edhe te te gjithe shtetit, pasi edhe presidenti i vendit, Zhak Shirak, ka shprehur mbeshtetjen e tij dhe gatishmerine e Frances per te ndihmuar Platinine, qe te fitoje betejen e tij personale. Lenart Jonahson zoteron mbeshtetjen e drejtuesve aktuale te UEFA-s dhe te disa Federatave te rendesishme, nga te cilat vecohet Spanja dhe Anglia, e kryesuar nga Xhefri Tompson, qe ka firmosur nje leter ne mbeshtetje te Jonansonit, por qe ka deklaruar se ka dyshime te medha per voten e tij. Nje antar i Keshillit Drejtues, zakonisht i mireinformuar, deklaroi se qendrimi personal i Tompsonit nuk do te percaktoje voten angleze. Ky antar anonim deklaroi: "Letra e firmosur nga presidenti Tompson eshte dicka dhe vota e Anglise eshte dicka tjeter". Tre presidente te tjere, Senes Erzik (Turqi), Per Ravn Omdal (Norvegji) dhe Angel Vijar (Spanje), nuk kane dyshime per mbeshtetjen e tyre ndaj suedezit.
Nga ana e tij, Mishel Platini eshte i bindur per mbeshtetjen e presidentit te FIFA-s, Josef Blaterit. Ishte vete numri nje i organizmit me te rendesishem ne bote ai qe qartesoi pozicionin e tij me rastin e inagurimit te selise se re te Federates Franceze ne Paris, javen e shkuar. Pesha specifike e Blaterit ne futbollin europian eshte shume e madhe, sic u vertetua edhe nga konflikti i perpara dy viteve midis FIFA-s dhe UEFA-s per presidencen e organizmit boteror, ku shume prej votave ne mbeshtretje te FIFA-s erdhen nga vendet e Kontinentit te Vjeter. Dyshimi i vetem eshte qe Josef Blater asnjehere nuk kishte treguar kaq hapur kartat e tij ne publik dhe duke deklaruar mbeshtetjen e tij te hapur per Mishel Platinine, Blater ka bezdisur qartesisht Johansonin, i cili nuk mendonte qe Blateri do te tregohej kaq i hapur.
Pakti i Bukureshtit
Nje tjeter aspekt i rendesishem eshte mbledhja qe paten pergjegjesit e Federatave te ish-Bllokut te lindjes ne kryeqytetin e Rumanise, ne Bukuresht. Marreveshja me e rendesishme ishte ajo e votimit ne bllok, per te bere te mundur perfshirjen e ndonje antari me shume ne Komitetin Ekzekutiv. Ne kete moment, ne kete organizem perfshihet vetem Vjacesllav Koloskov (Rusi), si antar me te drejta te plota dhe Grigori Surkis (Ukraine), si antar i pjesshem. Ne teori, ky bllok duhet te mbeshteste i gjithi Mishel Platinine, por dyshohet qe "dezertimet" mund te jene te shumta. Ketu, qendrimi i Federates Spanjolle do te kete ndikim, pas kalimit te Havier Klementes ne stolin e kombetares serbe dhe dyshohet qe edhe Federata Shqiptare t'i bashkohet kampit pro Johansonit, ndryshe nga sa ishte parashikuar ne fillim. Ukraina perfaqeson "Kalin e Trojes" per Johansonin ne kete bllok, pa harruar as Vjacesllav Koloskovin, qe eshte konsideruar gjithmone si nje njeri i besuar i Blaterit, prandaj pritet qe ai te ndikoje me te gjithe fuqine e tij per nje vote pro Platinise.
Spanja, fushate per Johansonin
Federata Mbreterore Spanjolle e Futbollit (RFEF), e kryesuar nga presidenti Anhel Vijar ka te qarte qe do te votoje per Lenart Johansonin, per presidencen e UEFA-s. Nuk eshte nje sekret, por nuk duket nje veprim shume i zgjuar fushata qe ka filluar te ndermarre kjo Federate ne favor te suedezit, ashtu sic nuk ka harruar pa permendur vete Mishel Platini, nepermjet gojes se disa Federatave te vendeve lindore. Vete Vijar i komunikoi personalisht Platinise qe do te votonte per Johansonit, duke e cilesuar kete qendrim si nje gjest besnikerie, por kjo ka ndikuar per nje ftohje te raporteve midis Federates Spanjolle dhe kandidatit francez. E sigurt eshte qe Platini dhe Vijar kishin deri perpara pak kohesh nje marredhnie te mire dhe te qendrueshme midis tyre, ndanin ide te perbashketa, por ne kohet e fundit jane shnderruar ne armiq te betuar. Zgjedhja e Anhel Vijarit, qe aktualisht eshte zevendespresident i UEFA-s, si perfaqesuesi europian ne Komitetin Ekzekutiv te FIFA-s eshte e sigurt. Kandidatures se tij nuk i eshte kundervene askush. Vijar perbeu perjashtimin e vetem edhe me rastin e zgjedhjeve te mandatit te pare te Johansonit, ne vitin 1988, ne Malte. Ne ate moment, Federata Spanjolle ishte Federata e vetme e rendesishme qe votoi per kundershtarin e atehershem te suedezit, zviceranin Fredi Rumo. Tani, pas shume viteve, Vijar eshte shnderruar ne njeriun me te besuar te Johansonit. Ai konsiderohet si njeriu i suedezit me me teper ndikim ne Ameriken e Jugut, edhe pse kjo nuk do te kete ndonje rendesi ne zgjedhjet e 26 janarit.
Ukraina, aleatja e pakendshme e suedezit
Presidenti i Federates se Ukraines, Grigori Surkis eshte nje aleat dhe mik i Lenart Johansonit, ne Bllokun e vendeve qe perbejne ish-Republikat Sovjetike. Vellai i tij, Igor eshte presidenti i klubit te futbollit me te madh ne vend, Dinamos se Kievit. E shkuara e te dy vellezerve eshte e njollosur edhe nga episode si ai i Lopez Njietos, gjyqtarit spanjoll qe denoncoi ne UEFA nje perpjekje per korruptim nga ana e Dinamos. Grigori Surkis eshte per momentin antar i pjesshem i Keshillit Ekzekutiv te UEFA-s dhe synon te shnderrohet ne antar me te drejta te plota pas Kongresit.
Yjet ne "orbiten" e Platinise
Ish-yje te ish-Bllokut Lindor, si polaku Zibi Bonjiek, serbi Stojkovic, bullgari Hristo Stoickov, kroati Zvonimir Boban dhe malazezi Dejan Savicevic jane njerez qe ne nje forme ose tjetren jane shprehur te gatshem per te ndihmuar kandidaturen e Mishel Platinise, te cilin e kane ndihmuar ne vizitat qe ai kreu ne vendet e tyre perkatese. Problemi per Platinine eshte qe gjate ketyre muajve te fundit, keta futbolliste, ne vecanti Bonjiek dhe Stojkovic kane humbur peshen e tyre specifike ne Federatat polake dhe serbe, perkatesisht. Prezenca e Havier Klementes ne krye te kombetares serbe ndihmon Lenart Johansonin, per vete marredheniet e shkelqyera qe ka Klemente me presidentin Vijar.
Sprengers, nen hijen e Lenartit
Ne gjirin e UEFA-s eshte krijuar pershtypja qe nese Lenart Johanson, 77 vjec, do te fitoje zgjedhjet, ai nuk do te arrije te permbushe kater vitet e mandatit. Ideja fillestare eshte qe suedezi te qendroje ne krye per dy vitet e para, per t'i dorezuar me pas funksionin zevendespresidentit te UEFA-s, nje ide qe behet e mundur nga vete statuti i UEFA-s, qe nuk parashikon zgjedhje te reja, por kalim funksioni tek zevendespresidenti, ne rast te largimit te presidentit nga detyra. "Trashegimtari" i perzgjedhur duket se do te jete Matju Sprengers, holandezi qe pritet te zgjidhet nga vete Johansoni si zevendespresident, ne rast fitoreje. I sakrifikuari me i madh nga ky operacion do te ishte presidenti i tanishem i Federates se Turqise, Senes Erzik, zevendespresidenti i pare i Johansonit. Per kete arsye ka nga ata qe besojne se Turqia mund te kembeje kurs dhe te votoje per Platinine.
Bekenbauer, miku besnik i "plakut"
Franc Bekenbauer pritet te marre vendin e Gerard Majer-Forfelder ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s dhe te emerohet se bashku me Anhel Vijarin, si perfaqesuesi i Europes ne FIFA. Bekenbauer u shfaq ne fillim si nje mbeshtetes i Platinise, por "dashuria" e tij per francezin perfundoi atehere kur Johanson konfirmoi se do te luftonte per nje mandat te dyte dhe ne ate moment, "Kaizeri" u terhoq per t'i lene rruge te lire suedezit. Nuk eshte nje sekret qe Gjermania, se bashku me Spanjen, jane dy Federatat e medha qe udheheqin fushaten perkrah Lenart Johansonit. Prezenca e Bekenbauerit mund te ndryshoje shume ne skenarin gjerman, pasi Majer-Forfelder konsiderohej si nje pengese per te gjitha planet e "Kaizerit", duke qene nje armik i betuar i tij.
|
|
#11 19 Janar 2007 16:13
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Ronaldinjo? Shfaqet Abramovici!
19 Janar Roman Abramovic eshte i gatshem te pergatise nje oferte per Ronaldinjon, i cili sipas disa mediave ka shprehur deshiren e tij per tu larguar nga Camp Nou. Blute jane te gatshem te thyejne rekordin boteror te nje transferte, duke paguar 50 milion sterlina per 26 vjecarin, pasi nje burim i afert me brazilianin deklaroi ne nje gazete katalanase: Ronaldinjo nuk e ndien veten po aq te mbeshtetur si me pare nga Barcelona. Ai e di qe Johan Krujf, i cili ka nje ndikim te madh ne te gjitha politikat e skuadres nuk e pelqen dhe Hoan Laporta e ka gjithmone parasysh ate qe thote Krujfi.
|
|
#12 19 Janar 2007 16:15
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Barca dhe Italia sundojne Europen
20 Janar Skuadra e vitit 2006, e shpallur nga lexuesit e "uefa.com" (faqes zyrtare ne internet te UEFA-s) ka ne perberjen e saj kryesisht lojtare qe bejne pjese ne skuadren kampione te Botes, Italine, dhe ate fituese te Champions League, Barcelonen. Rreth 4 milion vota u dhane nga 390 000 perdorues te "uefa.com". Ne skuadren e ketij viti, kater lojtare kane qene te pranishem ne ate te vitit 2005 ndersa pese te tjeret jane te rinj. Barca dominon me kater anetare, ndersa njeri prej tyre, Xhanluka Zambrota, ben pjese edhe ne tre italianet e listes. Surpriza eshte adoleshenti i Arsenalit, Fransesk Fabregas, por edhe mbrojtesi i ri i Gjermanise dhe Bajernit, Filip Lahm.
Portier: Xhanluixhi Bufon (Juventus)
Italiani eshte i vetmi lojtar i zgjedhur qe nuk merr pjese kete vit ne Champions League. Per paraqitjen e tij te shkelqyer ne Kupen e Botes, 160 000 votues kane dhene mbeshtetjen per te. Pritjet e Bufonit, dominimi ne zonen e rreptesise dhe aftesia per te nisur kundersulmet e bejne ate modelin e portierit modern. Fakti qe ne kater vjet eshte zgjedhur tri here ne kete ankete le te kuptohet se mund te quhet portieri me i mire i brezit te tij.
Mbrojtes i djathte: Xhanluka Zambrota (Juventus/Barcelona)
Nje tjeter lojtar i zgjedhur ne baze te paraqitjes se shkelqyer ne Boterorin gjerman. Zambrota eshte shume me teper se sa mjeshter i zhdervjelltesise. Ai eshte teper i forte ne mbrojtje dhe mjaft i zgjuar ne zoterimin e topit. Prandaj, tifozet e Barces do te shohin shume shpejt me te miren e tij. Vetem ai mund te linte Daniel Alvesin e Seviljes jashte kesaj skuadre.
Qendermbrojtes: Fabio Kannavaro (Juventus/Real Madrid)
Ashtu si Zambrota, Kanavaro ka hasur veshtiresi ne Madrid, qe prej largimit nga Torino, por fituesi i "FIFA World Player" dhe Topit te Arte per vitin 2006 ka luajtur nje rol vendimtar ne udheheqjen e Italise drejt fitimit te Kupes se Botes. Si kapiten i skuadres dhe mbrojtesi kryesor ai nuk hodhi asnje hap gabim gjate nje muaji ne Gjermani.
Qendermbrojtes: Karles Pujol (Barcelona)
Kapiteni i Barcelones kaloi ne kete gare Xhon Terrin, duke u perfshire per here te trete ne kete ankete. Sulmuesit e Barcelones mund te jene ata qe terheqin me shume vemendje dhe duartrokitje, por Pujoli ka qene nje prej atyre mbrojtesve te skuadres katalanase qe ne 13 ndeshjet e sezonit te kaluar ne Champions League, pesoi vetem pese gola ne rrugen drejt fitimit te trofeut.
Mbrojtesi i majte: Filip Lahm (Bajern Mynih)
Mbrojtesi shtatshkurter, qe luan ne krah te majte edhe pse kemba e tij e preferuar eshte e djathta, shenoi golin e pare ne Boteror dhe nuk humbi asnje minut ne rrugen e Gjermanise deri ne vendin e trete te turneut. Ai vazhdoi te linte mbresa te Bajerni sezonin e kaluar, gje qe po e ben edhe tani, dhe vete Mikael Balak ka pranuar se i mungojne shume krosimet e Lahmit tani qe ka shkuar te Celsi.
Mesfushor i djathte: Stiven Xherard (Liverpul)
Xherard doli fitimtar ne nje prej kategorive me te luftuara, pasi ka luajtur pjesen me te madhe te vitit 2006 ne krahun e djathte te mesfushes se Liverpulit. Edhe pse eshte me teper nje lojtar qendre dhe nuk eshte aq i shpejte sa Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, nga ky pozicion Xherard tregoi edhe nje here se di t'i jape fitore Liverpulit, sic beri ne finalen e Kupes se Anglise.
Mesfushor qendre: Fransesk Fabregas (Arsenal)
Pak mesfushore kane lene me teper mbresa se sa Fabregas kur kane debutuar ne nje moshe aq te re sa te tijen. Adoleshenti spanjoll shkelqeu ndaj skuadres se vendit te tij, Real Madridit, ne Champions League dhe fitoi besimin e klubit sa per t'i ofruar nje kontrate tete vjecare krahas asaj ekzistuese. As paraqitja e shkelqyer e Andrea Pirlos ne Kupen e Botes nuk mjaftoi per te larguar Fabregasin nga skuadra e vitit.
Mesfushor sulmues: Kaka (Milan)
Milani kaloi nje vit te tmerrshem, por vete Kaka ishte fantastik gjate gjithe 2006-s. Ai ishte nje nga pak lojtaret e Brazilit qe shkelqyen ne Kupen e Botes dhe ishte ylli i Milanit qe arriti deri ne gjysmefinale te Champions League. Ai shenoi nje triplete ndaj Anderlehtit, te dyten personale kete vit, dhe ka qene thuajse lojtari me ne forme i Europes muajt e fundit.
Mesfushor i majte: Ronaldinjo (Barcelona)
Pasi udhehoqi Barcelonen ne fitimin e Champions League sezonin e kaluar, Ronaldinjo pesoi nje renie ne formen e tij, sidomos ne Kupen e Botes. Por pergjigja me e mire per ata qe ia ulen vlerat ne menyre drastike ishin 12 golat e shenuar ne 15 ndeshje gjate tre muajve te fundit te vitit 2006. Dhe duke llogaritur qe ka marre 291 636 vota ne kete ankete, mbetet lojtari me popullor ne Europe.
Sulmues: Tierri Henri (Arsenal)
Henri ka munguar vetem nje vit ne anketen e UEFA-s, kur humbi vendin e tij ne sulm ne vitin 2005 vetem me 0,4% te votave. Ne vitin 2006, me talentin e tij ai udhehoqi Arsrnalin deri ne finalen e Champions League dhe Francen ne ate te Boterorit. Gjithashtu ka fituar per te dytin vit rresht Kepucen e Arte te Europes si dhe eshte shpallur per here te trete radhazi shenuesi me i mire ne Premier League.
Sulmues: Samuel Eto'o (Barcelona)
Forma jo e mire e Barcelones ne muajt e fundit te vitit 2006 ka theksuar rendesine qe ka Eto'o ne klubin katalanas. "Luani" kamerunas eshte ai qe shnderron ne gol aksionet e bukur te ndertuar nga lojtaret e tjere te Barces. Edhe pse ka munguar gjate, ai ka premtuar se do te shpallet serish shenuesi me i mire i Primera Division, edhe pse momentalisht eshte dhjete gola larg Frederik Kanutes se Seviljes.
Trajner: Frenk Rajkard (Barcelona)
Pasi e ka fituar tri here si lojtar Kupen e Kampioneve, Frenk Rajkard e ngriti trofeun - tashme me emrin Champions League - edhe si trajner, vitin e kaluar. Transformimi i Barcelones qe prej mberritjes se tij ne fund te vitit 2003 ka qene i mahnitshem dhe "gjurmet" e tij gjendeshin kudo ne triumfin e Parisit, per strategjine e lojes qe e coi klubin katalanas deri ne finale dhe per zevendesimet e gjetura qe kreu ai kunder Arsenalit.
|
|
#13 20 Janar 2007 21:38
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Celsi, duhet te besosh te Shevcenko!
22 Janar Andrij eshte nje sulmues i klasit boteror, nga me te miret e brezit te tij, te cilit i duhet vetem te rigjeje formen e tij me te mire
Nga Geri LINEKER, The Guardian
Nje tjeter ndeshje dhe nje tjeter shenje e qarte se Hoze Murinjo e ka humbur plotesisht besimin e tij te Andrij Shevcenko. Teksa ekipi i tij po humbiste 2 0 ne Anfield Road me Liverpulin, dhe duke menduar se cfare trajneri i sakte eshte ne vendimmarrje Murnjo, te gjithe prisnin te shihni Shevcenkon ne fushe ne pjesen e dyte, ose te pakten ne 30 minutat e fundit. Por atij iu dha vetem nje cerek ore dhe, sic pritej, nuk pati nje impakt vendimtar ne kete takim. Sulmuesit kalojne periudha te veshtira, por Shevcenko eshte ne nje rreth teper vicioz. Ai eshte kaq i vendosur te tregoje vlerat e veta, saqe kur zbret ne fushe vrapon si i marrosur, duke iu afruar mbrojtesve te krahut dhe duke mbeshtetur edhe mesfushen. Por, sa me shume rritet presioni, aq me shume punon ai dhe aq me keq shkojne gjerat. Shevcenko nuk eshte dhe nuk duhet te perpiqet te behet nje sulmues tipik anglez. Forca e tij eshte depertimi nga pozicione te rrezikshme dhe pershpejtimi i madh nga mesfusha. Por me moshen dhe problemet me demtimet ne fund te sezonit te kaluar, Shevcenkos i duhet me shume se kurre te ruaje energjite. Por ne vend te kesaj, ai vetem harxhon energji dhe influenca ne fushe nuk duket gjekundi. Pergjigja eshte, te pakten sic e shoh une, qe Shevcenko duhet te behet serish egoist. Nga ajo qe kuptoj ai ka qene nje profesionist model, qe punon me intensitet te madh ne fushen e stervitjes. Por ndoshta ne vend qe te jete kaq bujar me perpjekjet e tij, ai duhet te perqendrohet me shume te vetvetja. Ai duhet te rigjeje urine e golave, te filloje te depertoje pas shpines se mbrojtesit te fundur dhe te rigjeje pikat e tij te forta. Ai duhet te harroje gjithe problemet dhe te rifilloje punen e sulmuesit ne zonen e rreptesise. Pikerisht kjo e beri te madh ne Itali. Skuadrat jane me mbrojtese dhe te sofistikuara ne Serine A dhe Shevcenkos i duhej vetem te vraponte lehtshem kur Milani humbiste zoterimin e topit, pa u kthyer per ti dhene ndihme mbrojtesve te krahut. Didier Drogba ka shume energji dhe nuk duhet te jete nje problem qe nje pjese e ngarkeses ti kaloje atij. Nese Shevcenko nis ti ruaje energjite per castet vendimtare ai do te jete shume me efikas se aktualisht. Ai ndoshta do te rikthente edhe Shevcenkon qe njihnim te gjithe.
Kur shkova ne fillim tek Barcelona pashe ndryshimin e kulturave te futbollit, por anasjelltas menyres se si po e sheh Shevcenko. Pas pak minutash ne takimin debutues, fillova te sprintoja per te mbyllur hapesirat e mbrojtesve kundershtare. Por, pas takimit, tre lojtare te Barces me pyeten se cfare dreqin po beja. Por une keshtu isha esuar te luaja, megjithate ishte nje lajm i mire per mua kur me thane se duhet ti kurseja vrapimet per castet kur kisha topin ne kembe. Ajo qe e ben edhe me te veshtire pozicionin e Shevcenkos eshte fakti qe ai duket se eshte pjese e nje makinacioni me te madh se thjesht ajo qe duket ne publik. Askush nuk mund ta dije vertet se cfare po ndodh aktualisht ne Stamford Bridge, pervec paleve te perfshira, por eshte i qarte fakti, qe atje ka probleme.
A eshte vertet Shevcenko nje blerje e kerkuar nga Murinjo? Trajneri po tregon se nuk eshte keshtu. A ka besim Murinjo tek Shevcenko? Duket qe jo. A eshte pozicioni i veshtire i sulmuesit arsyeja kryesore e sherrit mes trajnerit dhe pronarit? Une mund te them vetem se ky eshte nje pozicion shume i veshtire per nje sulmues. Rreth fundit te periudhes sime te Barcelona une isha ekzaktesisht ne te njejten situate. Johan Krujf, i cili ashtu si Murinjo ka nje personalitet te forte, po me shtynte drejt vijave anesore, duke me aktivizuar jashte pozicionit tim kur isha ne fushe. Dhe mua me vjen keq per Shevcenkon, sepse eshte shume zhgenjyese kur nuk te lejojne te tregosh vlerat e tua. Une u largova nga Barcelona, por Shevcenko nuk duket se do te levize ne kete cast. Askush nuk do ti afrohet 30 milion sterlinave qe Celsi i pagoi Milanit per blerjen e tij dhe une jam i sigurt se edhe rroga e ukrainasit duhet te jete shume e larte. Prandaj Celsi duhet te gjeje nje menyre per te dale nga kjo situate, duke nxjerre me te miren prej tij. Celsi duhet ti besoje Murnjos. Ka pasur spekullime se Celsi donte te merrte trajnerin izraelit te Portsmuthit, Avram Grant per te punuar koke me koke me sulmuesin, por Murinjo ishte kunnder kesaj ideje. Dhe portugezi ka te drejte: ne castin qe ti lejon te vijne trajnere nga jashte, ke humbur pushtetin baze ne dhomat e zhveshjes. Per me teper, te gjithe ata qe kane te bejne me futbollin e dine mire se kjo lloj ideje eshte e destinuar per te deshtuar. Kjo eshte nje lloj ideje qe vjen nga nje president, jo nga nje trajner. Shevcenko eshte 30 vjec dhe nje sulmues i klasit boteror, nga me te miret e brezit te tij. Pra nuk ka asgje per te punuar koke me koke. Ai duhet vetem te rizbuloje formen e tij dhe nuk ka trajner ne bote qe ta ndihmoje ne kete drejtim.
|
|
#14 22 Janar 2007 20:28
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 32 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Futboll Nga Bota
Kush eshte Platini?
24 Janar * Datelindja: 21 qershor 1955 ne Zhef (France)
* Pasi nisi me klubin lokal te AS Zhefit, Platini i bashkohet Nansise (1972-79), perpara se te kalonte tek Sant Etieni dhe me pas tek Juventusi ne 1982, skuader ku mbylli karrieren ne 1987-n.
* Terheq per here te pare vemendjen boterore kur Franca mberrin ne cerekfinalet e Lojrave Olimpike ne vitin 1976 dhe humb 4-0 me Gjermanine Lindore. Platini shenon tre gola ne kete turne.
* Zhvilloi 72 ndeshje per Francen (50 si kapiten), ne vitet 1976-87, per nje total pre 41 golash, perfshi nente ne Europianin e vitit 1984, kur udhehoqi Francen drejt triumfit. Dy vite me pare ishte udheheqes i kombetares franceze qe mberriti deri ne gjysmefinalet e Boterorit, fakt i perseritur edhe ne 1986-n.
* Titujt e fituar gjate karrieres: Kupa e Frances me Nansine ne vitin 1978 dhe Sant Etienin ne 1979-n e 1982-shin. Kampion i Frances me Sant Etienin ne 1981-shin. Me Juventusin fitoi Kupen e Italise ne 1983-shin, Kupen e Kupave dhe kampionatin ne 1984-n, Kupen e Kampioneve ne 1985-n, diten e tragjedise se Hejselit, kur shenoi golin e vetem perballe Liverpulit me 11-metersh.
* I vetmi fubollist qe ka fituar Topin e Arte ne tre vjet rresht, ne 1983, 1984 dhe 1985-n. Terhiqet ne 1987 me 348 gola te shenuara ne te 648 ndeshjet e tij zyrtare me klube.
* Trajner i kombetares franceze nga nentori 1988-1992, kur i bashkohet Komitetit Organizues te Boterorit te 1998-s.
* Ne vitin 2002 shnderrohet ne nje antar te Komiteteve Ekzekutive te UEFA-s e FIFA-s, pasi punoi nga 1998-2002 si keshilltari personal i presidentit te FIFA-s, Sep Blater.
|
|
#15 24 Janar 2007 19:37
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|