Veprimtaria e tij artistike i ka rrėnjėt nė vitin 1996, vit nė tė cilin filloi tė shkruante vargje rap dhe krijoi grupin muzikor R.R.M bashkė me Argy Diamond dhe Dj Zetel. Incizonin nė njė home studio fillimisht tė krijuar nė ambjentet e shtėpisė tė Dj Zetel. Pasuan shumė pjesmarrje nė battle raps dhe koncerte nė night clubs tė Athinės. Nė vitin 1997, u dekorua nė Athinė nga ministri i at hershėm i arsimit, pėr pjesmarrjen e tij si aktor nė pjesėn teatrale Babai lufta tė I. Kampanelis. Bashkė me grupin R.R.M. kane dhėnė koncerte nė Athinė, Patra, Volos, Seres, Kriti e.tj. Ka marrė pjesė, duke kaluar mesazhin ndėrmjet vargjeve, 3 herė nė festivale kundėr rracizmit.
Nė vitin 1999 u arrestua nė qendėr tė Athinės, me akuzėn pėr hedhje molotof kundėr policisė gjatė njė manifestimi tė nxėnėsve kundėr reformės arsimore. Kaloi nė biruca dhe u keqtrajtua egėr. Nė krah tė tij (pėrveq nxėnėsve dhe mėsuesve) u gjendėn atėherė gazetarėt mė me zė grekė, si Pavlos Cimas, qė bėn hulumtim tė veēantė mbi rastin e tij, duke vėrtetuar pafajėsinė e tij. Pas njė muaji paraburgim del jashtė me kushte kufizuese. Por asgjė nuk mund ta kufizonte tė merrej me muzikėn Rap.
Nė vitin 2000 bėhet pjestar i grupit Barcode Crew i njohur si B.C.C. qė ishte krijuar nga Lektikos Epeksergastis. Nė mars tė ati viti shfaqet pėr herė tė parė pėrball publikut grek nė njė live me Pedhi Thavma i cili akoma dhe sot shquhet si njė nga rrepistat mė tė mirė tė skenės greke. Pas suksesit tė asaj nate shfaqjet live pasojn njėra tjetrėn me rrapista dhe grupe si Alfa Gama, Goin Through, (Platia Klathmonos graff. festival) e.t.j.
Nė vitin 2002 filloi tė shfaqet edhe si aktor, sė bashku me Argy Diamond, nė serialin e sukseshėm televiziv 10 minuta predikim (10 lepta kirigma) qė transmetohej nga ``Mega Channel`` nė Greqi.
Nė vitin 2003 sė bashku me grupet 2Die4, Crazy Girl, I Panjohuri, Mj-Xhelo, Double D. Dhe CloD krijuan familjen e parė rap nė Shqipėri Nga Jugu Nė Veri e cila mbas shpėrndarjes sė grupit 2Die4 dhe largimit tė Mj-Xhelo u shpėrnda. Por hitet pasuan njėri tjetrin: Tė Pafajshėm, Nuk q*** pėr asnjė shk*******, Mesazh pėr njė tė huaj, Rrrrrr e.tj.
Nė fillim tė vitit 2004 mori pjesė me kėngėn Ky ėshtė stili im nė edicionin e parė tė Top Fest qė u organizua dhe transmetua nga Top Channel dhe Top Albania Radio nė Shqipėri dhe nė gjithė botėn ndėrmjet satelitit. Kėnga shumė shpejt u bė hit dhe mbeti pėr kohė tė gjatė nė Top 10. Gjithashtu realizoi refrenin dhe njė strofė nė kėngėn Asocimi nė vend numėro nė bashkpunim me Mr. Elvis, Gerta, Sweet Company dhe Bigu, e cila gjithashtu mbeti pėr kohe te gjatė nė Top 10. Gjithashtu refreni i kėngės Mes qunave tė Crazy Girl qė konkuroi po nė edicionin e parė tė Top Fest, ishte i shkruar nga ai. Disa muaj mė pas i ftuar nga kompozitori dhe orkestruesi Genti Lako, bashkėpunoi dhe me grupin Dreams duke ju shkruajtur gjitha vargjet rap pėrveq refrenit nė kėngėn Mos fustanin. Vargjet Kjo ėsht jeta plako/ kshu ėsht kur ske pare/ ron, djath, shalqi/ dhe xhiro me komordare/ u shndėrruan shpejt nė batutė popullore.
Nė Shqipėri ka dhėnė koncerte nė Tiranė, Fier dhe Elbasan. Nė Dhjetor tė vitit 2004 qarkulloi albumi i tij personal i parė nė Shqiperi me titullin Midis meje dhe vetėvetes. Ėshtė ftuar nė spektaklet televizive mė tė ndjekura nė Shqipėri si: Top Show, Friends e.tj. Gjithashtu mjaft gazeta dhe revista presticioze si: Koha Jonė, Prestige, Ta Nea, Athens Voice, Yjet dhe Trendy e kanė intervistuar duke e vendosur mjaft herė dhe nė koopertinė.
Nė Dhjetor tė 2005 ka marrė pjesė nė Festivalin Mikrofoni i artė i cili organizohet nga Radio +2 duke kaluar nė natėn finale me kėngėn Mikrofoni i artė. Nė Janar konkuroi sė bashku me Clo D. nė edicionin e tretė tė Top Fest me kėngėn Vetėm pėr njė natė.
Nė edicionin e pestė tė festivalit Mikrofoni i artė merr pjesė me njė bashkėpunim me Crazy Girl. Kėnga titullohet TĖ DUA dhe sipas Radio+2 qė organizon festivalin, ėshtė ndėr mė tė pėlqyerat.

















