Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Gara e Gjermanisė, vazhdon "mrekullia Rosi" 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gara e Gjermanisė, vazhdon "mrekullia Rosi" 
 
Nė garėn e Saksenring ėshtė rikthyer dueli midis dy pilotėve italianė, Valentino Rosi dhe Marko Melandri

 Gara e Gjermanisė, vazhdon "mrekullia Rosi"

Endi Tufa


 Valentino Rosi ka triumfuar edhe nė Saksenring tė Gjermanisė, por nė pėrfundim tė garės ka bėrė njė gjest pėrulėsie: "Ditėn e shtunė e vura nė dyshim motorin tim, por tashmė e ndiej veten nė faj dhe kėrkoj falje." Piloti italian i Yamahas ka arritur tė fitojė Ēmimin e Madh tė Gjermanisė pas njė dueli tė ashpėr me dy Honda, atė tė Marko Melandrit dhe Niki Heidenit. Mėnyra e tij e festimit kėtė herė ka qenė e ndryshme. Ai ka veshur fanellėn e pėrfaqėsueses italiane tė futbollit me numrin e Materacit. Pas kėtij festimi, "Doktori" ka folur pėr kėtė fundjavė. "Pas provave tė ditės sė shtunė, tė them tė drejtėn e vura nė dyshim motorin tim, pėr herė tė parė qė kur kam ardhur nė kėtė skuadėr. Kisha shumė vėshtirėsi gjatė provave zyrtare dhe nuk po arrija tė kuptoja se ku qėndronte problemi. Megjithatė, pas kėsaj gare tė mrekullueshme, mė duhet t'i kėrkoj falje motorit dhe tė falėnderoj tė gjithė grupin e mekanikėve qė kanė punuar shumė pėr tė arritur kėtu." Mė pas Valentino ka folur pėr parakalimin e mrekullueshėm qė i bėri Marko Melandrit: "Ishte njė betejė e ashpėr mes tė dyve dhe pėr kėtė dua ta pėrgėzoj Markon. Unė dhe ai ishim ndėr protagonistėt kryesorė." Nė konferencėn pėr shtyp, njė gazetar e ka pyetur edhe pėr fanellėn e Materacit tė pėrfaqėsueses sė Italisė. "Ma dhuroi ai dhe unė i thashė se nėse do tė arrija tė fitoja, do ta vishja nė podium," ka pėrfunduar Rosi.
I kėnaqur nga kjo garė ka qenė edhe Marko Melandri, i cili u rendit nė vendin e dytė. "Fitorja e Valentinos ishte me shumė vlerė, pasi sė bashku zhvilluam njė duel tė ashpėr dhe shumė tė bukur. Provova disa herė ta parakaloja, por ishte e vėshtirė, megjithatė jam i sigurt se tė gjithė janė argėtuar, nė mėnyrė tė veēantė ata qė e kanė parė garėn nė televizor apo nėpėr tribuna, ka thėnė Marko Melandri, i cili nė fund ka shtuar: "Nėse do tė vazhdoj kėshtu ēdo fundjavė, atėherė ju siguroj se shumė shpejt do ta parakaloj Valentinon. Pėr skuadrėn time kjo ishte njė fundjavė e mrekullueshme. E rifilluam gjithēka nga zeroja dhe ia dolėm mbanė tė renditeshim nė vendin e dytė."
Edhe Niki Heiden ka mbetur i kėnaqur me vendin e tretė nė garėn e Gjermanisė. "Nė fillim motori im ishte nė gjendje shumė tė mirė, por mė pas gjėrat ndryshuan. Rosi dhe Melandri pėrpara ishin shumė agresivė dhe unė nuk kisha asnjė mundėsi tė pėrballesha me ta, edhe pse dhashė maksimumin. Mund tė arrija njė rezultat edhe mė tė mirė, sepse motori ishte kompetitiv, por e pėrsėris edhe njė herė se Rosi me Melandrin ishin tė pakapshėm," ka pėrfunduar Niki Heiden.

Klasi 250cc
Takahashi arrin fitoren e 200 tė pėr Hondėn
Ka qenė piloti japonez i Hondės, Juki Takahashi, ai qė ka fituar Ēmimin e Madh tė Gjermanisė pėr klasin 250cc. Nė tė vėrtetė, kjo ka qenė njė fitore e veēantė pėr skuadrėn e tij Honda, e cila me kėtė tė Gjermanisė regjistroi fitoren e 200 tė nė klasin 250cc. "Njė pilot me mbiemrin Takahashi i kishte dhuruar Hondės fitoren e parė nė kėtė kategori dhe ndoshta ishte radha ime tė regjistroja fitoren e 200 tė pėr kėtė skuadėr. Ndihem shumė krenar pėr kėtė sukses dhe i nderuar nga skuadra," ka thėnė piloti japonez, Juki Takahashi, nė pėrfundim tė garės. "Pėr sa i pėrket parakalimit tė De Anxhelisit nė fundin e garė, mund tė them se kisha disa xhiro qė e studioja. Pėr mė shumė, nė xhirot e fundit u duk se ai kishte probleme dhe unė ia dola mbanė ta parakaloja," ka pėrfunduar Takahashi.

Klasi 125cc
Pasini, fitore mes polemikave
Matia Pasini ka fituar garėn e Gjermanisė pėr klasin 125cc, edhe pse mė pas ka pasur njė polemikė me Alvaro Bautistėn. Spanjolli, shoku i tij i skuadrės tek Aprilia MVA, e akuzoi se e kishte penguar nė mėnyrė tė parregullt nė fundin e garės. "Unė ia zura rrugėn pasi edhe ai, njė xhiro mė parė, ma zuri shumė keq trajektoren. Nėse tė tjerėt janė korrektė me mua, edhe unė jam me ata, por nėse mė bėjnė gjėra tė tilla, edhe unė ia kthej me tė njėjtėn monedhė," ka thėnė Pasini. Mė pas ai ka folur pėr garėn. "Ishte njė garė e bukur dhe e vėshtirė, por dhashė maksimumin tim deri nė finish. Jam i kėnaqur qė gjėrat shkuan kaq mirė pėr mua," ka pėrfunduar italiani, Matia Pasini.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!