|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Geri Kokalari, letėr tė hapur institutit greko-amerikan
Njė letėr z.Rossides...
Geri Kokalari*
I dashur Z. Rossides: Komentet tuaja nė Deklaratėn e Politikės Greko-Amerikane nė IGA 2007 (http://www.ahiworld.com/2007_policy_statements.html#1) pėrmbajnė pohimet e mėposhtme pėr Shqipėrinė:
Mbi minoritetin Grek tė Epirit tė Veriut, IGA i bėn thirrje qeverisė amerikane, nė tė mirė tė interesave tė saj dhe tė qėllimit tė ruajtjes sė paqes dhe stabilitetit nė Ballkanin jugor, tė ndėrmarri dialog diplomatik intensiv me qeverinė shqiptare pėr tė siguruar shtetin ligjor dhe tė drejtat themelore tė njeriut, pėr kėtė minoritet. SHBA duhet ta bėjė tė qartė se, Shqipėria duhet ti trajtojė minoritetet e saj nė mėnyrė tė drejtė dhe humane, ashtu siē kėrkon qė tė trajtohen minoritetet shqiptare tė ndodhura nė vendet fqinjė.
Me kėto fjalė ju sėrish ia keni arritur tė ndotni atmosferėn, me mitet absurde greke tė urrejtjes. Jo vetėm qė shqetėsimet e ngritura janė tė pabaza, por agjentėt e shovinizmit grek, si IGA, Federata Pan Epirote e Nik Keixh dhe organizata tė tjera luftėnxitėse qė mbėshtesin deklaratat tuaja, nuk janė tė kualifikuara pėr tė dhėnė kėshilla mbi tė drejtat e minoriteteve dhe stabilitetin rajonal. Pėr ta theksuar kėtė pikė, dua tju rikujtoj njė artikull opinioni tė botuar nė Jewish Daily Forward (http://www.forward.com/articles/gree...y-in-the-shoa/) me autor Endrju Apostolu, tė titulluar Greqia duhet tė njohė bashkėpunimin e vet nė Shoah. Z.Apostolu thotė: Nė mars 1943, pushtuesit nazistė gjermanė, tė ndihmuar nė mėnyrė tė vullnetshme nga zyrtarė grekė tė tė gjitha niveleve, si dhe nga vetė policia greke, nisėn tė internonin ēifutė nga Salonika, drejt kampeve tė shfarosjes sė Aushvic-Birkenau. Ata jo-ēifutė, sipas deklaratave tė dėshmitarėve, nuk shfaqėn asnjė interesim pėr fatin e bashkėkombėsve ēifutė dhe mbas dėbimeve masive, qytetarėt jo-ēifutė nisėm grabitje nė shkallė tė gjerė tė pronave ēifute. Vetėm 2000 persona tė komuniteti ēifut mbijetuan, nė krahasim me 47.000 qė ishin nė 1943.
Asnjė nga zyrtarėt dhe policėt grekė qė morėn pjesė nė internimet e ēifutėve drejt kampeve tė vdekjes, nuk janė dėnuar pėr kėtė krim. Shumė nga pronat ēifute ende nuk u janė kthyer pronarėve tė ligjshėm. Fatkeqėsisht, shifra qė paraqet z.Apostolu rreth numrit tė viktimave tė Holokaustit me kombėsi greke, mund tė jetė mė e ulėt sesa shifra reale. Sipas tė ndjerit Harvi Sarner, autori amerikano-hebre i librit Shpėtim nė Shqipėri (http://blog.aacl.com/rescue-in-albania/), numri total i ēifutėve tė internuar nga Greqia ishte afro 60.000. Gjithsesi, pavarėsisht nga numri i saktė, kėto krime janė tragjike nė ēdo lloj shkalle, por janė bėhen akoma mė shqetėsuese kur merret parasysh fakti se grekėt nuk vepruar as pėr ta parandaluar kėtė gjenocid.
Pasiviteti grek ndaj Holokaustit e bėn akoma mė revoltues pohimin tuaj antishqiptar, nėse shihen edhe aktet heroike tė shqiptarėve. Ky kapitull historik ėshtė pėrjetėsuar nė Shpėtim nė Shqipėri, ku Z.Sarner pohon, Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė, ku ēifutėt nuk kanė rėnė viktima tė makinės vrasėse naziste... i vetmi vend i pushtuar, qė e shmangu persekutimin nazist tė ēifutėve dhe ku 100% tė ēifutėve mbijetuan. Ishte i vetmi vend i pushtuar ku, pas Luftės sė Dytė Botėrore, popullata ēifute ishte mė e shumtė nė numėr nė krahasim me pėrpara saj. Gjatė pushtimit nazist, shqiptarėt e vunė veten nė rrezik tė madh, si rrjedhojė e strehimit tė ēifutėve. Nė shumė raste, fshatra tė tėra shqiptare ishin nė dijeni tė ēifutėve, qė fshiheshin nga kriminelėt nazistė. Kėta ēifutė merrnin identitete shqiptare dhe jetonin me familjet shqiptare, shumica e tė cilave ishin tė fesė myslimane. Nė rastet kur vendndodhja e tyre mund tė zbulohej, shqiptarėt i lėviznin ēifutėt nga njė familje nė tjetrėn, pėr ti ndihmuar ti shpėtonin kapjes.
Pse ky ndryshim radikal i fatit tė ēifutėve nė Shqipėri, nė krahasim me ata nė Greqi? Sepse virtytet shqiptare tė trimėrisė, dhembshurisė, nderit, tolerancės dhe sakrificės, ishin mė tė forta sesa faktorėt motivues pėr grekėt: ruajtja e vetes dhe mungesa e tolerancės pėr persona me prejardhje tė ndryshme etnike apo fetare. Meqė z.Sarner nuk ėshtė mė mes nesh qė tė mė mbėshtesė, mjafton tė pyesni Abraham Foksman, drejtori i Ligės Anti-Shpifje, i cili ka qenė nė krye tė shumė ceremonive nė nder tė Shqiptarėve tė Drejtė.
Zotin Foksman, mund edhe ta pyesni se ēfarė mendon ai rreth pėrpjekjeve greke pėr tė mbrojtur tė drejtat themelore tė njeriut, tė 60.000 ēifutėve, qė paraardhėsit tuaj ua dhuruan Makinės Vrasėse Naziste. Fatkeqėsisht, shqiptarėt e njohin mirė mirėsjelljen greke nė lidhje me minoritetet dhe tė drejtave themelore tė njeriut. Sepse ngjarjet qė rrodhėn gjatė shpėrbėrjes sė pjesės ballkanike tė Perandorisė Osmane, e tregojnė qartė se si Greqia aneksoi territore. E mbajmė mend shumė mirė se si nė 1913, ushtarėt grekė u tėrbuan pėrgjatė jugut tė Shqipėrisė, duke vrarė burra, gra dhe fėmijė. Nė disa raste, i mblidhnin burrat shqiptarė si tė ishin kafshė, i fusnin nė xhamitė e fshatrave dhe i vinin zjarrin ndėrtesave, me banorėt akoma tė gjallė. Ulėrimat e tmerrshme tė atyre burrave i kanė pėrndjekur nėnat, gratė dhe bijat, pėrgjatė jetės sė tyre. Pėr mė tepėr, disa nga kėto gra janė pėrdhunuar nga grupe ushtarėsh grekė, duke mbartur kėshtu pėrveē dhimbjes, edhe turpin. Mė thoni ju lutem, Z.Rosides, ēfarė ndodhi me tė drejtat e tyre themelore?
Shqiptarėt kurrė nuk do ti harrojnė ngjarjet e pėrshkruara nga Xhozef Xhakobs, Shefi i Misionit Amerikan nė Shqipėri nė 1945, i cili thotė: Nė vjeshtė tė 1944 dhe gjatė muajve tė parė tė 1945, autoritetet (greke) nė veri-perėndim tė Greqisė, kryen akte tė egra dhune ndaj 25 mijė ēamėve (shqiptarė) banorė tė Ēamėrisė, dhe i dėbuan nga shtėpitė e tyre. Grekėt mė tej, vranė mbi 5 mijė burra, gra dhe fėmijė ēamė, dhe dukej qartė se kjo ishte pėrpjekje pėr tė krijuar njė rajon kufitar me Shqipėrinė tė pastėr etnikisht. Kėto pogrome (masakra) ishin pika kulmore e spastrimeve etnike dhe gjenocidit qė grekėt ultra-nacionalistė e kishin nisur qė nė 1913. Nė 1945, nacionalistėt grekė e kishin spastruar atė zonė nga shqiptarėt etnikė dhe kishin zhvatur pronat e tyre, qė sot arrijnė vlerėn prej rreth 4 miliardė dollarėsh amerikanė. Dhjetėra-mijėra ēamė shqiptarė jetuan nė azil qė prej asaj kohe dhe ndėrkohė, Greqia nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė. Pyes veten, ēfarė mendoni ju pėr tė drejtat themelore tė ēamėve?
Marsin e kaluar ėshtė shfaqur njė video nė YouTube, (http://www.youtube.com/watch?v=LX9zt9CnKPY) ku tregohet se si ushtarėt grekė, gjatė ushtrimeve kėndojnė nė kor: Do pėrdorim lėkurėn e turqve, pėr tė bėrė ēizmet tona, dhe zorrėt e shqiptarėve, pėr tė bėrė lidhėset. Fakti qė edhe njė njėsi e vogėl e ushtarėve grekė bėnė komente tė tilla raciste ėshtė i dėnueshėm, njėsoj si veprimet e dėnueshme tė njė grupi tė vogėl ushtarėsh amerikanė nė burgun famėkeq tė Abu Graib nė Irak. Por, fakti ėshtė se, kėto lloj kėngėsh raciste janė institucionalizuar dhe mbėshteten nga e gjithė struktura ushtarake greke. Akoma mė shqetėsues ėshtė fakti se, shfaqjet e racizmit nuk janė tė izoluara vetėm brenda ushtrisė greke dhe ky fakt ėshtė njė tjetėr tregues i rrėnjėve tė thella tė ksenofobisė dhe racizmit antishqiptar nė Greqi. Kjo video gjithashtu, na kujton rrezikun qė paraqesin ultra-nacionalistėt grekė, ndaj, siē e quajtėt edhe ju, paqes dhe stabilitetit nė Ballkanin jugor.
Duke pasur parasysh se Greqia ėshtė vend anėtar i NATO-s dhe BE-sė, kėto organizma (sidomos SHBA, si njė anėtar kyē i NATO-s) duhet ti bėjnė presion qeverisė greke, qė kjo ta hetojė kėtė ēėshtje thellėsisht dhe tė kėrkojė veprime korrigjuese, me qėllim, qė kjo sjellje tė parandalohet nė tė ardhmen.
Nėse Shqipėria do tė kishte nė krye udhėheqės kompetentė, tė fortė dhe patriotikė, qeveria e saj duhet ti kishte kėrkuar qeverisė greke marrjen e masave disiplinore ndaj ushtarėve qė shfaqeshin nė video, duke kėnduar slogane raciste antishqiptare. Fatkeqėsisht, Shqipėria po mban mbi kurriz udhėheqės tė korruptuar, egoistė dhe pa karakter, si Sali Berisha dhe Fatos Nano, tė cilėve u interesojnė mė shumė ambiciet personale sesa mirėqenia e shqiptarėve. Pėr kėtė arsye, ish komunistėt Nano dhe Berisha, janė kthyer nė shėrbėtorė tė interesave ekonomike greke dhe tė makinacioneve vulgare tė agjentėve shovinistė grekė, tė udhėhequr nga Koloneli Anastas Janullatos. Sa i pėrket shpifjeve tuaja rreth situatės sė popullatės minoritare greke nė Shqipėri, tė cilėt janė rreth 30 mijė nė numėr, as qeveria amerikane, as ndonjė organizatė e njohur ndėrkombėtare e tė drejtave tė njeriut, nuk i ka mbėshtetur pretendimet tuaja revoltuese.
Kjo, pėr arsye se ėshtė fakt qė minoriteti grek jeton krah pėr krah me shqiptarėt, kanė disa burime mediatike qė komunikojnė dhe botojnė vetėm nė gjuhėn greke, kanė njė proporcion tri herė mė tė mirė nxėnės/mėsues nė shkollat e tyre nė krahasim me shqiptarėt, gėzojnė njė sistem qė mundėson edukimin nė gjuhen greke, nga shkolla fillore deri nė universitet, si dhe kanė njė pėrfaqėsi mė tė lartė nė qeverinė shqiptare, nė krahasim me numrin e popullsisė.
Nė tė kundėrt, qindra-mijėra shqiptarėt etnikė qė jetojnė nė Greqi sot, janė viktima tė Helenizimit, forma greke e spastrimit etnik dhe aparteidit, qė pėrfshin diskriminim tė rėndė shoqėror dhe institucional. Si pjesė kryesore tė spastrimit etnik, shqiptarėt detyrohen tė ndėrrojnė emrat e tyre nė emra grekė, tė konvertohen nė fenė ortodokse dhe tė flasin vetėm greqisht; dhe kjo u mundėson vetėm nivelin mė tė ulėt tė mundshėm ekonomik. Kėto mund tė quhen hapur shkelje tė tė drejtave tė njeriut, ndėrkohė qė ju sfidoj tė tregoni me fakte se grekėt etnikė nė Shqipėri, po trajtohen nė ndonjė mėnyrė qė i ngjan sado pak kėtij trajtimi tė tmerrshėm.
Dhe ju dhe mbėshtetėsit tuaj, keni pafytyrėsinė tė predikoni tė drejtat themelore tė njeriut dhe tė minoriteteve? Kjo pozė e paturpshme i ka dhėnė njė kuptim tė ri hipokrizisė (njė fjalė me origjinė greke), qė, sipas mendimit tim, duket se pėrkufizon njė nga cilėsitė mė jetėgjata tė karakterit tuaj. Nėse kihet parasysh e kaluara, grekėt e kanė treguar me kohė mungesėn e kredencialeve tė duhura, pėr tė kėshilluar tė tjerėt mbi tė drejtat e minoriteteve dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė Ballkan. Pėrsa i pėrket emėrtimit tė gabuar tė pjesės jugore tė Shqipėrisė, si Epiri i Veriut dhe shqetėsimin tuaj fals, pėr paqen dhe stabilitetin nė Ballkanin jugor, unė dua tju drejtoj njė pyetje: Si ėshtė e mundur qė ju jeni kaq tė shqetėsuar pėr paqe dhe stabilitet kur emėrtimi qė pėrdorni, Epiri i Veriut, ėshtė njė pretendim i mbuluar dhe luftėnxitės mbi territorin e njė vendi tjetėr tė pavarur?
Nė vend qė tė vazhdoni tė hidhni gurė nga shtėpia juaj e xhamtė, ju sugjeroj tė merrni hapat e mėposhtėm, me qėllim vėnien nė vend tė drejtėsisė: 1. Njihni bashkėpunimin grek me Holokaustin, lutuni qė populli Hebre tju falė dhe njihni bėmat fisnike tė Tė Drejtėve Shqiptarė; 2. Spastrimin etnik dhe gjenocidin, qė grekėt kanė ushtruar kundėr shqiptarėve dhe mbėshtesni njė program pėr kthimin e pronave; 3. Nxisni qeverinė greke tė ndalė abuzimet e tė drejtave tė njeriut tė shqiptarėve; 4. Kėrkoni hetim tė plotė tė ēėshtjes sė racizmit brenda rangjeve tė ushtrisė greke dhe kėrkoni tė merren masa disiplinore kundėr ushtarėve nė video, qė kėndonin slogane raciste antishqiptare; 5. Mos i fryni mė zjarrit tė tensioneve etnike nė Ballkan, duke e paraqitur nė mėnyrė tė gabuar statusin e grekėve nė Shqipėri; 6. Braktisni ambiciet tuaja luftarake pėr aneksimin e pjesės jugore tė Shqipėrisė.
Kuptohet, qė shqiptarėt nuk janė tė pėrkryer dhe Shqipėria ka shumė probleme; ndėrkohė qė pesė dekada komunizmi dhe shtypjeje brutale, tė kombinuar me konflikte rajonale tė nxitura nga fqinjėt e saj dhe nga udhėheqėsit e saj tė korruptuar, nuk e kanė pėrmirėsuar gjendjen. Por, pavarėsisht gjithė tė metave tė tyre, pėr njė gjė populli shqiptar mund tė krenohet, ndryshe nga grekėt, historia e tyre e tolerancės ndaj tė tjerėve. Nė deklaratat tuaja, ju i bėni thirrje Amerikės tė veprojė nė tė mirė tė interesave tė saj.
Kuptohet, qė ka disa fusha me rėndėsi strategjike, ku vetėm SHBA mund tė ushtrojė presion ndaj qeverisė shqiptare dhe, ēuditėrisht, njė nga kėto fusha, ku biem tė gjitha palėt dakord, ėshtė respektimi i shtetit ligjor. Gjithsesi, ėshtė qesharake ti kėrkosh qeverisė amerikane tė harxhojė kohėn e saj pėr tu marrė me njė problem tė paqenė, si minoriteti grek. Sa pėr sqarim, shqiptarėt janė mbėshtetėsit mė tė mėdhenj tė SHBA-sė; siē e tregon fakti qė ushtarėt shqiptarė po luftojnė pėrkrah ushtarėve amerikanė nė Afganistan dhe Irak, madje, nuk ėshtė pėr tu ēuditur nėse flamuri amerikan valėvitet krah pėr krah flamurit shqiptar nė ēatitė e shtėpive shqiptare.
Kjo situatė ėshtė shumė ndryshe nė Greqi, ku ka anti-amerikanizėm tė fortė dhe vendi i vetėm ku valėvitet njė flamur amerikan ėshtė ambasada e SHBA-sė. Pendesa nuk mund tė pritet nga ata qė kanė praktikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme spastrime etnike dhe kanė ndihmuar apo kanė kryer gjenocid. Por gjithsesi, nuk ėshtė kurrė shumė vonė pėr tė marrė njė drejtim tė ri, nė interes tė paqes dhe stabilitetit nė Ballkanin jugor. Kėshtu, duke pasur parasysh edhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe pavarėsinė e shpejtė tė Kosovės, do tė ishte mirė sikur nė kėtė periudhė tė mundoheshit tė zbatonit kėshillėn e ministrit tė Jashtėm Maqedonas, i cili tha: Lobi Greko-Amerikan bėn mirė ta pėrqendrojė vėmendjen dhe energjitė e veta, pėr pėrmirėsimin e situatės nė vendin e tyre dhe pėr mbėshtetjen e stabilizimit tė Ballkanit, brenda kuadrit unifikues tė NATO-s.
Sinqerisht, Gary Q. Kokalari
*Artikulli ėshtė njė letėr e hapur e z.Kokalari pėr z.Gene Rossides, President i Instituti Greko-Amerikan, Washington. Pėrktheu nga anglishtja, Borana LUSHAJ
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#1 25 Maj 2007 16:05
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit
Musine Kokalari
Historia e njėrės nga mė pėrfaqėsueset e familjes. Kujtimet e nipit tė saj, gjatė vizitės nė burgun e Burrelit
Tajari: Kisha nun babėn e Enverit, por mbi 10 anėtarė tė familjes u burgosun e u internuan. Tė tjerė, u pushkatuan
Gjirokastėr- Familje tipike qytetare, me viktima tė regjimit. Kėshtu e quan pas kaq vitesh familjen Kokalari njė nga trashėgimtarėt. Mbi 10 anėtarė tė familjes u burgosėn dhe u internuan, ndėrsa shumė tė tjerė u pushkatuan. Tė njėjtin fat pati njė nga mė tė njohurat e familjes, Musine Kokalari, e para shkrimtare shqiptare dhe gjithashtu e para grua qė kundėrshtoi regjimin totalitar.
Regjimi
Babai im me babain e Enverit kishin miqėsi dhe emrat e tre prej ne vėllezėrve na i ka vėnė Mulla Halili. Pra, unė kam pasur nun babanė e Enver Hoxhės,- thotė Tajar Kokalari. Sipas tij, familjen e tyre Enveri e njihte personalisht. Ai tregon se me dy vėllezėrit e Musinesė dhe veēanėrisht me Hamitin, ata kanė qenė bashkėstudentė nė Francė. Por, shpata e Demokleut ra pa mėshirė mbi familjen tonė, duke pasur shumė tė pushkatuar e tė dėnuar. Dy vėllezėrit e Musinesė, Muntazi dhe Vesimi u pushkatuan pa gjyq. Po kėshtu u pushkatua edhe Salim Kokalari, bashkė me grupin e deputetėve,- thotė ai. Ndėrkohė, Musineja nga ana tjetėr u burgos dhe mė pas u internua. Mbi 10 anėtarė tė tjerė tė familjes, sipas Tajarit, u burgosėn dhe u internuan gjithashtu.
Rebelja
Lindi mė 10 shkurt tė vitit 1917, nė Adana, tė Turqisė, studioi nė Itali, por shpirtin e kishte nė Gjirokastėr, aty ku tė parėt e saj kishin jetuar prej shekujsh. Trashėgimtarja mė e njohur e familjes gjirokastrite Kokalari ndihej mjaft krenare pėr origjinėn e saj, ashtu sikurse edhe tė gjithė ata qė e mbajnė kėtė mbiemėr. Nė vitin 1921, familja kthehet nė Shqipėri dhe vendoset nė Gjirokastėr, ku Musineja kreu shkollėn fillore. Nėntė vjet mė vonė, familja Kokalari vendoset nė Tiranė. Nė vitin 1937, Musineja mbaroi shkollėn e mesme "Nėna Mbretėreshė" dhe mė pas shkoi pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, tė cilin e mbaroi shkėlqyeshėm me njė temė pėr Nasim Frashėrin nė vitin 1941. Ėshtė anėtare nderi nė Akademinė Italiane bashkė me Gjergj Fishtėn. Emri i saj ndodhet nė enciklopedi tė huaja italiane, franceze dhe sė fundi nė njė libėr bibliografik tė Robert Elsies nė Gjermani. Ėndrra e saj pėr bashkimin mbarėkombėtar gjeti mbėshtetje tė plotė nga familja e saj, i ati, Reshat Kokalari, gjykatės i njohur, dhe nga vėllezėrit Vesim, Muntaz dhe Hamit, me profesione, profesor, jurist dhe pėrkthyes. Kėta ishin dhe njėkohėsisht shokė tė saj, me tė cilėt konsultohej.
Krijimtaria dhe arrestimi
Librin e parė "Seē mė thotė nėnua plakė" e botoi nė vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė formuan Partinė Socialdemokrate. Njė vit mė vonė, me pėrpjekjen e saj, doli numri i parė i gazetės "Zėri i Lirisė".Njė vit mė pas, boton librin e dytė "Rreth vatrės". Nė tė njėjtin vit, nė 12 nėntor, u pushkatuan vėllezėrit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari, ndėrsa vėllai tjetėr Hamiti (autor i librit Kosova, djep i shqiptarizmit) shpėtoi rastėsisht, pasi ishte sėmurė me tifo. Katėr ditė mė vonė, e arrestuan dhe Musinenė, tė cilėn e mbajtėn 17 ditė nė burg. Nė janar tė vitit 1945, u botua libri i tretė i Musine Kokalarit "Sa u tund jeta".Mė 23 janar tė vitit 1946, u arrestua pėr sė dyti nga forcat e Mbrojtjes sė Popullit e gjyqi e dėnoi me 20 vjet heqje lirie. Kur kjo po gjykohej, babai i saj erdhi nga Italia ku po kurohej dhe sa mori vesh lajmet pėr fatin e fėmijėve, mbylli sytė pėrgjithmonė. Kėtė, Musineja e mėsoi nė kohėn kur ishte nė burg, ndaj dhe ajo vendosi tė mos flasė se pasoja do tė binin mbi nėnėn, nuset e vėllezėrve tė pushkatuar apo dhe fėmijėt e tyre.
Internimi
Kujtdo i dhimbset tragjedia e vajzės sė re. Mė kujtohet sesi njė ditė, nėnua plakė e heshtur, e pėrlotur dhe e thinjur, si e dalė nga legjendat mė mori me vete pėr tė parė nė burg Musinenė, vajzėn e saj tė vetme. Kisha nė duart e mia fėminore njė tufė zambakėsh tė bardhė, tė cilave u ranė petalet nga era e ftohtė e Burrelit dhe nuk arritėn kurrė te halla ime e burgosur, e vetmja femėr nė atė ferr. Kėshtu shprehet nipi i saj, Artemis Kokalari, nė parathėnien e librit Sa u tund jeta. Vitet e burgut u pasuan nga internimi, nė vitin 1961. U dėrgua nė Rrėshen, ku dhe doli nė pension me gjysmė page. Plot 20 vjet mė vonė, sėmuret me kancer dhe pas dy vjetėsh u nda nga jeta. Arkivolin e transportoi njė kamion zhavorri. U varros pa pasur pranė tė afėrmit e saj. Mė vonė, me kujdesin e nipit tė saj, Hektor Kokalari, bėhet rivarrimi i saj pranė familjarėve nė Tiranė.Nė vitin 1993 Musine Kokalari shpallet Martire e Demokracisė.
Qyteti i gurtė nė penėn e Musine Kokalarit
Kjo ėshtė gjirokastra ime
Gjirokastra, botė e madhe pa fund e qė skish shoqe pėr moshėn time tė parė. Gjirokastra trime, anė mbanė me shkėmbinj e udhėt plot gurė. Gjirokastra e pėrpjetėlave dhe e tatėpjetėlave. Gjirokastra plakė e regjur nė mjerime e varfėri, nė ditėt e nxehta tė verės qė afshi i ngrohtė del nga dėrrasat e ēative e djersa kullon nga balli i tij qė me torvė nė kraha ngjitet pėr nė shtėpi, nė netėt e ftohta tė dimrit rreth zjarrit e qė nga jashtė dėgjohet fėrshėllima e erės sė tėrbuar qė thyen degė e pemė bashkė e gjėmon nėpėr mazgalle e baxhara, ndjekur nga prapa nga oshėtima e bubullimave e drita e vetėtimave dhe shiut tė madh qė bie I paprerė. Gjirokastra e kujove dhe e kėngėve qė buēitnin njė herė e njė kohė nga dritaret e mėdha tė shtėpive, buzė pėrronjve, ndėnė hien e rėndė tė kalasė sė Ali Pashės, anės e anės udhėve tė shtrembėta me njė mijė tė hyra e tė dala, rrėzė kodrave shtėpi qė ngjajnė njėra mbi tjetėrn, shkalla-shkalla nga maja e shkėmbinjve tė Kėcullės, qė duket sikur e mban qytetin nė pėllėmbė tė dorės dhe qandej pėrshėndet malet e Lunxhėrisė, nė mėngjes kur lind dielli dhe nė mbrėmje kur perėndon me rrezet e fundit sa humbasin fare.
Familja sot
Anėtarėt e familjes sė madhe Kokalari, qė numėron mė shumė se 15 breza janė shpėrndarė sot nė tė gjitha anėt e globit. Nė Gjirokastėr ata jetojnė nė lagjen Palorto, ndėrsa janė vendosur nė Tiranė, Durrės, Berat, Vlorė, Shkodėr, por edhe jashtė Shqipėrisė si nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Japoni, Irlandė e Gjermani. Shtėpia e madhe dhe e vjetėr e familjes vazhdon tė jetė aty ku u ndėrtua 250 vjet mė parė, duke e patur Gjirokastrėn si nė pėllėmbė tė dorės, ndėrsa ka pėsuar ndryshime nė fasadėn e jashtme.
Rrėfimi i Tajar Kokalarit, njė nga tė vjetrit e mbetur nė Gjirokastėr: Krushqitė dhe pasuritė e familjes
Familja Kokalari, njė histori 250- vjeēare
Nga mbajtja e mbiemrit Hoxha, deri nė regjistrimin e kohės sė Zogut, nė 1930, kur u njohėn pėrfundimisht, Kokalarė
GJIROKASTĖR- Mė shumė se 15 breza ngritėn historinė e njėrės prej familjeve mė tė vjetra e tė njohura, jo vetėm nė Gjirokastėr. Me njė histori tė lashtė, Kokalarajt kanė jetuar pėrgjatė mė shumė se 250 viteve nė lagjen Palorto tė qytetit tė gurtė. Lagjja, e cila njihet gjithashtu edhe si mė e vjetra e qytetit e ka zanafillėn, fill pas daljes sė banorėve nga kalaja e pėrhapja e tyre fillimisht rreth saj. Shtėpia e ngritur aso kohe e tashmė e rikonstruktuar, ruan elementėt mė tė realizuar tė njė banese karakteristike gjirokastrite. Njėherėsh tė njė dere tė fisme e tė pasur.
Nuk ka asnjė dyshim pėr rrėnjėt. Puro shqiptarė. Tajar Kokalari, ish-mėsues nė gjimnazin Asim Zeneli, njėri prej trashėgimtarėve tė familjes sė vjetėr, rrėfen gjithė krenari historinė e tė parėve, qė nga koha kur strėgjyshėrit mbanin mbiemrin Hoxha, ngritjen e shtėpisė, intelektualėt e fisit dhe dhembjen pėr pronat qė nuk po arrijnė ti marrin. Pėr origjinėn e mbiemrit, ai pranon se janė hedhur hipoteza tė ndryshme. Gjė qė faktohet edhe nė arkiva. Kokė e pastėr, kokė e larė ėshtė njė interpretim i mbiemrit, ndėrsa mund tė interpretohet edhe si kokė me dafina, pasi nė latinisht laura quhet dafina. Ka pasur njė rast kur njė gazetar grek e nxirrte familjen tonė greke, duke qenė se e lidhte me fjalėn kokalla qė nė shqip pėrkthehet kockė. Shkrimin e tij tė pėrkthyer nė shqip e botoi edhe njė e pėrditshme shqiptare,- thotė Tajari, duke e kundėrshtuar ashpėr njė gjė tė tillė. Duke iu referuar kėtij shkrimi, ai citon: Gjirokastra ėshtė Epir dhe i pėrket Greqisė, se nė tė ekzistojnė edhe familje greke si Kallapodhatėt (qė janė nga Delvina dhe puro shqiptarė) dhe Kokalarajt, thuhej nė kėtė shkrim. E kam kundėrshtuar, pasi ne jemi shqiptarė,-ngul kėmbė ai.
***
Dekada mė parė, mbiemri i vėrtetė i Kokalarjave ishte Hoxha dhe janė i njėjti trung edhe me Hoxhatėt. Njė stėrgjyshi ynė, qė u rrit jetim te Kokalarajt e parė, e ndėrroi mbiemrin dhe mbajti atė tė familjes qė e rriti. Pėr njė kohė tė gjatė familja jonė njihej me tė dy mbiemrat, ndėrsa kur u bė regjistrimi i popullsisė nė kohėn e Zogut, nė vitin 1930, ne morėm pėrfundimisht mbiemrin Kokalari- rrėfen Tajar Kokalari.Megjithatė, sipas tij, nė regjistrin themeltar tė gjendjes civile ekziston edhe mbiemri Hoxha. Si tė gjithė familjet e njohura, edhe Kokalarajt pėr lidhjen e krushqive kanė respektuarė sėrėn. Aq sa kujton Tajari, krushqitė bėheshin vetėm brenda qytetit dhe me familje qė kishin nivel tė njėjtė me tė tyrin. Ai tregon se kanė bėrė krushqi me Budajt, Kallajxhinjtė (prej nga kishte gjyshen), Emiratėt, Kashahajt, Ēėnajt, Karagjozatėt, Ēipatėt, Selfatėt, Xhaxhiajt, Kukaj, Babametot, Zazanaj e deri te Kallapodhatėt e Delvinės, qė kanė qenė tė njohur qė nga Koha e Tanzimatit, e tė cilėve edhe Enver Hoxha nė njė vizitė nė Gjirokastėr kėndoi kėngėn e tyre.
Pasuria
Shumė prona. Shumica tė shkatėrruara e tė lėna nė harresė, tė tjera tė rimarra. Ashtu sikurse tė gjitha familjet e mėdha, edhe Kokalarajt shquheshin pėr potencialin ekonomik, kulturor e patriotik. Kemi pasur ēiflig nė Palokastėr, toka nė Dropull, nė fund tė fshatit tė tanishėm Asim Zeneli nė njė zonė tė quajtur Gjirofshat. Mbi 15 dyqane nė Pazar kanė qenė tė familjes sonė, prej tė cilave 5-6 u shkatėrruan kur u bė zgjerimi i rrugės- tregon ai, duke numėruar pronat e Kokalarajve. Sipas tij, njė banesė dhe njė hotel kanė qenė pronat tė tyre, tė cilat gjithashtu u sekuestruan. Tashmė u janė kthyer vetėm dyqanet e mbetura pa prishur nė Pazar, se pėr prona tė tjera nuk bėhet fjalė. Tre vėllezėr tė mi nuk jetojnė mė dhe nuk arritėn ti merrnin pronat e babait. Them se as unė nuk do tė arrij ti shoh ato,- thotė ai, ndėrsa shton se Kokalarajt kanė prona edhe nė Greqi. Tajari thotė se njė degė e trungut tė tyre ėshtė shkėputur edhe ėshtė vendosur nė shtetin grek dhe atje vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė jetojnė njerėz tė fisit Kokalari.
Shtėpia
Njė tregues mjaft i qartė i ekonomisė mjaft tė mirė qė kishte familja e tregon edhe ndėrtimi madhėshtor i shtėpisė, qė ruan tė gjithė elementėt mė tė realizuar tė njė banese karakteristike gjirokastrite. Banesa qė shquan pėr kompozimin e hedhur nė lartėsi, pamjen kryesore monumentale dhe karakterin e dalluar mbrojtės ėshtė ndėrtuar mė shumė se 250 vjet mė parė dhe ndodhet pikėrisht pas gjimnazit Asim Zeneli. Ja pėrpara syve kemi njė udhė tė ngushtė. Nė fund tė saj hapet njė shesh i vogėl. Nė anė tė djathtė ėshtė njė portė e madhe me dy sufa dhe nė tė mėngjert njė tjetėr. Aty afėr njė fik i vogėl. Mure tė larta rrethojnė shtėpinė me dy kate. Ballėt e ture bien nė avlli me penxheret veshur me kafaze. Kėshtu e pėrshkruan Musine Kokalari, njė nga emrat e shquar tė kėsaj dere, nė librin e saj Sa u tunt jeta shtėpinė e familjes, e cila tashmė ėshtė rikonstruktuar. Pas zgjerimit tė familjeve, nė vitin 1936 vėllezėria u nda dhe u ndėrtuan edhe shtėpi tė tjera, pjesa mė e konsiderueshme e tė cilave nė lagjen Palorto.
Intelektualėt
«Xhaxhi im priti Hysni Kapon nė vizitėn e parė nė SHBA»
Investimi intelektual duket se ka qenė njė motiv pėr Kokalarajt, tė cilėt janė shquar pėr trashėgimtarė tė denjė, duke filluar nga Sami Kokalari, kryetar bashkie i Gjirokastrės, te Musine Kokalari, shkrimtarja dhe disidentja e njohur e deri tė Geri Kokalari, biznesmeni shqiptaro-amerikan. Familja e Reshat Kokalarit, (qė njihet si mė intelektualja ndėr Kokalarajt) themeloi tė parėn shtėpi botuese tė tipit europian, tė quajtur Menagjeritė shqiptare, ku u botuan veprat e Gėtes, Shilerit, Shekspirit, Servantesit etj. Edhe botimi i parė i librit Sa u tund jeta i Musine Kokalarit u bė nga kjo shtėpi botuese. Xhaxhai im, Miko Kokalari, i cili emigroi nė SHBA ka pasur ortakėri me Karagjozatėt nė tregtinė e djathit Delja. Madje nė vitin 1946 kur delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Hysni Kapo vajtėn nė vizitėn e parė nė SHBA ishte Miko Kokalari bashkė me shqiptarė tė tjerė ata qė i pritėn. Ndėrsa edhe Geri Kokalari rrjedh nga familja jonė. Unė dhe babai i Gerit jemi kushėrinj tė dytė, rrėfen mė tej Tajari.
Kokalarajt pas luftės
Tajari: Kam pasur nun babanė e Enverit
Ashtu sikurse tė gjitha familjeve tė pasura, edhe familjes Kokalari iu sekuestruan tė gjitha pasuritė. Por sikur sekuestrimi i pasurive tė mos mjaftonin, mjaft anėtarė tė familjes, u pushkatuan, burgosėn e internuan. Babai im me babain e Enverit kishin miqėsi dhe emrat e tre prej nė vėllezėrve na i ka vėnė Mulla Halili. Pra, unė kam pasur nun babanė e Enver Hoxhės. Ndėrsa familjen tonė Enveri e njihte personalisht. Me dy vėllezėrit e Musinesė dhe veēanėrisht me Hamitin kanė qenė bashkėstudentė nė Francė. Por, shpata e Demokleut ra pa mėshirė mbi familjen tonė, duke patur shumė tė pushkatuar e tė dėnuar. Dy vėllezėrit e Musinesė, Muntazi dhe Vesimi u pushkatuan pa gjyq. Po kėshtu u pushkatua edhe Salim Kokalari u pushkatua bashkė me grupin e deputetėve. Musineja nga ana tjetėr u burgos dhe mė pas u intenrua. Mbi 10 anėtarė tė tjerė tė familjes u burgosėn dhe u internuan gjithashtu. Familja jonė ėshtė njė familje tipike qytetare, me viktima tė regjimit,- shprehet Tajar Kokalari.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#2 25 Maj 2007 16:07
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|