Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė e konsideron krijimin e Shtetit tė Kosovės njė ngjarje historike, qė sanksionon tė drejtėn e qytetarėve tė Kosovės pėr tė vetvendosur dhe qė e bėn Ballkanin mė tė lirė, mė tė drejtė se kurrė nė tėrė historinė e tij shekullore. Pavarėsia e Kosovės i jep fund procesit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, krijon kushtet e nevojshme pėr zhvillimin e qėndrueshėm e tė gjithanshėm tė tė gjithė shoqėrisė kosovare, pėrfshirė perspektivėn konkrete pėr integrimin sa mė tė shpejtė tė saj nė institucionet europiane dhe euro-atlantike. Me shpalljen e pavarėsisė, Republika e Kosovės bėhet njė aktor i denjė nė arenėn ndėrkombėtare, faktor madhor paqeje dhe stabiliteti nė rajon, me orientim tė qartė euro-atlantik, faktor i rėndėsishėm pėr paqen, stabilitetin, sigurinė, zhvillimin dhe integrimin e harmonizuar tė rajonit tė Evropės Juglindore.
Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė pėrshėndet angazhimin e Kuvendit tė Kosovės nė Deklaratėn pėr Pavarėsinė pėr zbatimin e paketės Ahtisari si dhe ftesėn pėr tė mirėpritur praninė ndėrkombėtare civile dhe ushtarake tė Bashkimit Europian dhe tė NATO-s nė Kosovė.
Qeveria shqiptare pėrshėndet angazhimin e qartė tė autoriteteve zyrtare nė Deklaratėn Pavarėsisė sė Kosovės, pėr ndėrtimin nė Kosovė tė njė shoqėrie demokratike, laike dhe shumetnike, ku, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ēdo banues i saj ta ndjejė veten qytetar tė lirė nė shtėpinė dhe pronėn e tij tė barabartė pėrpara ligjit, duke garantuar kėshtu mbrojtjen dhe nxitjen e tė drejtave dhe lirive te individit dhe tė pakicave kombėtare.
Duke konfirmuar angazhimin e plotė pėr respektimin e kufijve ndėrkombėtarė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė e vendosur qė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit me Republikėn e Kosovės, tė ndėrtuara historikisht dhe tė forcuara nė vijimėsi, ti zgjerojė dhe ti thellojė mė tej, duke e shtrirė dhe institucionalizuar bashkėpunimin dypalėsh nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, nėpėrmjet vendosjes sė njė partneriteti tė ngushtė. Nė kėtė kuadėr, Kėshilli i Ministrave vendos nesėr pėr ngritjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Republikės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, nė nivel Ambasadori.
Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė shpreh bindjen se shtetet anėtare tė OKB-sė do ta njohin Republikėn e Kosovės si njė kontribut real shtesė tjetėr i tyre nė paqen dhe sigurinė nė Ballkan, duke respektuar kėshtu edhe vullnetin e ligjshėm tė popullit tė saj.
Nė tė njėjtėn kohė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė konfirmon vullnetin e saj tė plotė pėr marrėdhėnie tė mira e miqėsore me tė gjitha vendet e tjera tė rajonit, pėrfshirė dhe Republikėn e Serbisė nė perspektivėn evropiane tė vendeve tona.
Gezuar ket dite te madhe..Gezuar te gjithe vellezerve kudo qe jane...
____________
















