Organizatorėt e botėrorit, Gjermania, do tė presin Kosta Rikėn nė ndeshjen e parė, e cila do tė jetė dhe ajo qė do tė hapė zyrtarisht mė 9 qershor nė Mynih kėtė kampionat botėror 2006. Mė pas, ndeshja e tyre e dytė do tė jetė ajo me Poloninė pas 5 ditėsh nė Dortmund. Do tė merren masa tė mėdha sigurie nga policia gjermane, pėr tė shmangur ēdo incident midis huliganėve polakė dhe tifozerisė gjermane. Mė pas, Gjermania do tė vazhdojė ndeshjet e saj tė grupit A, me pėrballjen e 20 qershorit nė Berlin kundėr Ekuadorit.
Kampionėt e botės nė fuqi, Brazili, do tė fillojnė tė mbrojnė trofeun e tyre nė ndeshjen e parė ndaj Kroacisė nė Berlin, ndėrsa mė pas do t'i duhet tė pėrballen mė 12 qershor me Japoninė, e cila udhėhiqet nga ish ylli i futbollit brazilian, Ziko. Ndeshja e tyre e fundit do tė jetė ajo kundėr Australisė, qė do tė pėrcaktojė dhe skuadrat e kualifikuara tė grupit F. Australia ka arritur tė kualifikohet pėr nė finalet e kėtij botėrori, pėr herė tė parė nė historinė e saj.
Pa dyshim qė grupi i hekurt cilėsohet ai i Argjentinės, kur pėrveē kėsaj skuadre pėrfshihet edhe Holanda, Serbi&Mali i Zi dhe Bregu i Fildishtė. Pra janė pikėrisht kėto skuadra qė pėrbėjnė grupin C. Holanda ka arritur nė Botėrorin e vitit 1974 deri nė finale, ku ėshtė pėrballur dhe ėshtė mundur nga Gjermania. Pas katėr vitesh pėrballet po nė finale me Argjentinėn, ku sėrish ėshtė mundur. Pėrveē Argjentinės, atyre do t'u duhet tė pėrballen me Bregun e Fildishtė dhe Serbi&Mali i Zi, dy skuadra qė konsiderohen si surprizat e kėtij kampionati.
Trajnerit tė pėrfaqėsueses sė Anglisė, Sven Goran Erikson, do t'i duhet tė pėrballet me pėrfaqėsuesen e vendit tė tij, Suedinė, nė grupin B. Dy skuadrat e tjera qė plotėsojnė kėtė grup, janė Paraguaji dhe Trinidad&Tabago. Njė pjesė e mirė e kėsaj tė fundit luan nė kampionatin anglez, njė ndėr ta ėshtė edhe Duajt Jork, i cili nė tė vėrtetė ėshtė mė i njohuri. Anglia do tė pėrballet me Paraguajin nė ndeshjen e saj tė parė nė Frankfurt mė 10 qershor, pėrpara se tė ndeshet me Trinidadin nė Nurenberg dhe mė 15 qershor me Suedinė.
Franca dhe Zvicra kanė rėnė nė tė njėjtin grup. Ata do tė pėrballen qė nė ndeshjen e parė nė Shtutgart, mė 13 qershor. Mė pas, Franca do tė pėrballet me Korenė e Jugut dhe afrikanėt e Togos mė 23 qershor. Ukraina, e cila ėshtė kualifikuar nė kėtė sezon pėr herė tė parė, ndodhet nė tė njėjtin grup me Spanjėn, Tunizinė dhe Arabinė Saudite. Italia, SHBA ja, Republika Ēeke dhe Gana ndodhen nė grupin E. Ndėrkohė qė nė grupin D ndodhet Portugalia, Angola, Meksika dhe Irani.
Spanja: Kemi qenė me fat
Sulmuesi i kombėtares spanjolle, Fernando Torres, shpreson se Spanja do tė ketė mėsuar nga gabimet e sė kaluarės dhe do t'ia dalė mbanė tė kalojė nga grupi i saj ku bėjnė pjesė edhe Ukraina, Arabia Saudite dhe Tunizia. "Nė letėr duket njė grup i lehtė, por duhet tė kemi kujdes, sepse edhe nė tė kaluarėn kemi vuajtur prej nėnvlerėsimit. Tė gjitha ndeshjet duhen marrė me impenjimin maksimal, pėr tė evituar surpriza tė pakėndshme. Shpresoj tė mos pėrsėrisim gabimet e sė kaluarės." Ndėrsa mesfushori Visente shtoi: "Kemi qenė me fat. Jam i kėnaqur me kėtė grup. Jemi kualifikuar nė botėror falė "play off" it, por kam besim se skuadra do tė bėjė diēka tė rėndėsishme nė Gjermani." Ndėrkohė, njė tjetėr mesfushor, Hoakin, u shpreh nė lidhje me shortin: "Eshtė njė grup nga i cili mund tė kualifikohemi pa probleme, nė rast se tregojmė kujdesin e duhur. U druhesha disa skuadrave, tė cilat fatmirėsisht i evituam. Mund tė fitojmė ndaj tė tre kundėrshtarėve qė do tė kemi pėrballė."
Devid Bekham: Jemi favoritė!
Kapiteni i Anglisė, Devid Bekham, beson se skuadra e tij i ka tė gjitha mundėsitė tė fitojė Kupėn e Botės. Kjo edhe nė bazė tė shortit, i cili i ka vėnė "luanėt" nė tė njėjtin grup me Trinidadin, Suedinė dhe Paraguajin. "Nėse punojmė shumė dhe luajmė me mundėsitė tona, kemi shanset tė festojmė nė Gjermani, tha kapiteni i Anglisė. - Duke parė shortin e botėrorit, u entuziazmova shumė dhe po pres me padurim qė kjo veprimtari tė fillojė. Do tė ndeshemi me Suedinė, njė kundėrshtar tradicional, duke parė qė kemi trajnerin suedez dhe shumė prej tyre luajnė nė Premier Ligė. Mė pas do tė kem pėrballė edhe njė shok tė vjetėr, Jorkun, me Trinidadin. Kam shumė kujtime tė bukura me tė, por nė botėror mė duhet ta mund. Paraguaj? E njoh pak. Do tė thotė qė do tė informohem pėr kėtė skuadėr gjatė kohės qė do tė pėgatitemi pėr kampionatin botėror." Mė pas, mesfushori i Realit tregon mėnyrėn se si fitohet nė njė veprimtari tė tillė: "Me futbollin e vjetėr ėshtė e vėshtirė tė fitohet. Duhet tė tregojmė hapat pėrpara qė kemi bėrė kohėt e fundit dhe t'i tregojmė tė gjithė botės se jemi favoritė."
Sipas trajnerit tė pėrfaqėsueses gjermane, rivalėt e grupit nuk mund tė nėnvleftėsohen
Klinsman: Shorti, gjysma e sė keqes
Trajneri i Gjermanisė, Jurgen Klinsman, ėshtė shprehur se gjėrat mund tė kishin shkuar edhe mė keq pėr skuadrėn e tij nė shortin e djeshėm. Organizatorėt do tė kenė nė grupin A: Kosta Rikėn, Poloninė dhe Ekuadorin. "Gjėrat mund tė kishin shkuar mė keq. Ne jemi tė kėnaqur, edhe pse mendoj se ky grup ėshtė i ekuilibruar, ka thėnė Klinsmani. Ēdo skuadėr mund tė konsiderohet e vėshtirė, kėtė e dinė tė gjithė. Asnjėri nga rivalėt nuk mund tė nėnvleftėsohet. Secila ndeshje ka historinė e saj, megjithatė e pėrsėris edhe njė herė se gjėrat mund tė shkonin mė keq. Ekuadori do tė jetė njė kundėrshtar i vėshtirė. Ata kanė arritur tė mundin Brazilin nė turin kualifikues. Kosta Rika ndodhet nė vendin e tretė pas SHBA sė dhe Meksikės. Natyrisht, nuk mund tė them se janė mė pak tė fortė polakėt. Ata kanė arritur tė zhvillojnė njė lojė shumė tė mirė nė fazėn me grupe, duhet tė kujtojmė se luanin nė tė njėjtin grup me Anglinė. Megjithėse konsiderohen tė gjitha ndeshje tė forta, ne do tė punojmė shumė pėr t'i dhėnė publikut tonė atė qė meriton dhe kėrkon. Kemi njė skuadėr tė re dhe pa dyshim qė na duhet shumė mbėshtetja e tifozerisė." Sipas Klinsmanit, Gjermania tashmė do tė mendojė tė luajė mė shumė me skuadrat europiane nė miqėsore, pėrpara fillimit tė kampionatit botėror. Gjithsesi, kjo gjė nuk e pėrjashton faktin se mund tė luajnė edhe nė Amerikėn Jugore apo Qendrore. Po sipas tij, grupi C, ku ndodhet Argjentina, Bregu i Fildishtė dhe Holanda sė bashku me Serbi-Mali i Zi, duket se ėshtė grupi mė i fortė.
Lipi: Edhe i kėnaqur, edhe i mėrzitur
"Na ka rėnė njė grup shumė i vėshtirė, ku pėrfshihen skuadra tė forta si Republika Ēeke, ka thėnė ish lojtari i pėrfaqėsueses italiane, Xhanluka Viali, menjėherė pas hedhjes sė shortit. - Do tė pėrballemi me njė fillim tė vėshtirė nė kėtė kampionat botėror. Do tė na duhet tė jemi nė formė qė nga ndeshja e parė, pėrndryshe do tė rikthehemi nė "shtėpi" shumė shpejt," pėrfunduar ish sulmuesi "axurr". Ndėrkohė, njė tjetėr ish lojtar i pėrfaqėsueses italiane, Paolo Rosi, ka deklaruar: "Gjithsesi, mund tė them se Republika Ēeke dhe ne jemi skuadrat mė tė forta nė grup. Gana ėshtė njė skuadėr qė nuk e njohim shumė mirė, ndėrkohė qė Amerika ka njė skuadėr solide. Nuk mund tė themi se na kanė rėnė skuadrat mė tė forta, megjithatė kjo nuk do tė thotė se do ta kemi tė lehtė. Nė pėrgjithėsi, duke njohur aftėsitė e pėrfaqėsueses sonė, besoj se do t'ia dalim me sukses nga kjo fazė e parė nė grupe," ka pėrfunduar Rosi. Ndėrsa trajneri i pėrfaqėsueses italiane ka thėnė: "Jam i kėnaqur, por edhe i mėrzitur. Eshtė njė grup i vėshtirė, por tė gjitha skuadrat e kėtij botėrori duheshin pasur kujdes. Mund tė themi se kemi dy ndeshje me Ēekinė dhe SHBA-nė, tė cilat ndodhen mė lart se ne nė renditjen e FIFA-s, megjithėse ky nuk ėshtė njė problem. Skuadra po pėrmirėsohet dhe do tė jetė e gatshme pėr botėrorin e ardhshėm. Italia nuk ndihet inferiore ndaj askujt."
Parreira: Do tė jetė luftė nervash
Brazili, skuadra kampione e botės, do tė bėjė pjesė nė grupin F sė bashku me Australinė, Japoninė dhe Kroacinė. Sipas trajnerit tė "Selesaos", nė kėtė grup pritet njė luftė e fortė nervash: "Nė terma teknik, nuk ėshtė njė grup i fortė, por nėse synojmė kualifikimin, duhet tė jemi tė fortė psikologjikisht. Do tė jetė njė luftė nervash. Mendoj se tė trija skuadrat kanė nivel mė tė ulėt se i yni, por tė trija mund tė pretendojnė tė vazhdojnė mė tej. Australia na ka krijuar probleme edhe nė Kupėn e Konfederatave. Futbollistėt e saj mė tė mirė luajnė nė Europė, ndėrsa me Japoninė punon njė njohės i vjetėr i skuadrės sonė, Ziko. Kroacia? Fakti qė luhet nė Europė, u jep atyre mundėsinė tė pretendojnė pėr nė 1/8 t."
Bregu i Fildishtė: Jemi nė grupin "e hekurt"
Henri Mishel, trajneri i Bregut tė Fildishtė, tha se grupi nė tė cilin do tė bėjė pjesė skuadra e tij, e pėrbėrė nga Holanda, Argjentina dhe Serbia, ėshtė grupi mė i fortė i Gjermanisė 2006. Misheli tha pėr gazetarėt: "Unė mendoj se ėshtė grupi mė i fortė. Na presin ndeshje tė vėshtira dhe pėr t'ia dalė mbanė, na duhet tė luajmė njė futboll me nivel. Argjentina dihet se kush ėshtė dhe Holanda ėshtė njė nga skuadrat europiane qė luan futbollin mė tė bukur. Bregu i Fildishtė do tė luajė ndaj Argjentinės nė ndeshjen e parė tė saj, nė njė Kupė Bote."
Ekuadori shpreson te kualifikimi
Mbrojtėsi i Ekuadorit, Ulies de la Kruz, e pėrshkroi grupin nė tė cilin do tė bėj pjesė skuadra e tij, si tė vėshtirė, por jo tė pamundur pėr t'u kualifikuar. Ekuadori bėn pjesė nė grupin A sė bashku me Gjermaninė, Kosta Rikėn dhe Poloninė. "Eshtė njė grup i vėshtirė, por qė nuk na e heq mundėsinė pėr t'u kualifikuar, tha De la Kruz pėr gazetarėt. - Me Gjermaninė vendėse do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė, ndėrsa me dy skuadrat e tjera mendoj se mund tė synojmė fitoren."
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












