Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Faqja 1 e 1
 
Gjermani - Poloni 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gjermani - Poloni 
 
Goli i Noivillit nė minutėn e fundit u jep tė besuarve tė Klinsmanit sigurinė matematike pėr tė vazhduar mė tej

Image


Gjermani, kualifikim "in extremis"
Gjermania ka arritur tė rrėmbejė njė fitore nė minutat e fundit dhe ka mundur Poloninė me rezultatin 1-0, falė njė goli nė minutat shtesė me autor Oliver Noivill, duke siguruar kualifikimin nė grupin A. Pritėsit, tė cilėt shpresonin nė njė fitore tė dytė radhazi, kanė pasur disa raste pėr shėnim dhe kanė goditur traversėn dy herė me anė tė Miroslav Kloses dhe Mikael Balakut, nė pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė shėnuar. Nė momentet kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ka qenė Oliver Noivill ai qė u ka dhuruar gjermanėve fitoren e dytė radhazi, duke e vendosur Gjermaninė nė krye tė grupit A me gjashtė pikė. Polonia, e cila ka luajtur nė 15 minuatat e fundit me dhjetė lojtarė, ka luftuar deri nė fund me komshinjtė e saj, por ka dalė e dėshpėruar nga njė ndeshje, e cila do tė vendoste shumė pėr ata. Polakėt, tė cilėt humbėn nė ndeshjen e parė 2-0 ndaj Ekuadorit, luftuan shumė, por asnjėherė nuk kanė arritur tė rrezikojnė seriozisht portėn kundėrshtare. Ishte njė ndeshje qė nuk duhej humbur, me dy tifozėritė qė kanė qenė tepėr aktive gjatė gjithė ndeshjes. Polonia nuk i kishte mundur gjermanėt nė 14 ndeshje nė 85 vjet.
Megjithatė, Gjermania ėshtė prezantuar shumė mė mirė. Miroslav Klose, i cili shėnoi dy herė nė fitoren 4-2 ndaj Ekuadorit, duhej tė kishte shėnuar golin e tretė kur goditi njė top me kokė jashtė portės, pas njė krosi tė mbrojtėsit shtatshkurtėr Filip Lahm nė minutėn e 21-tė. Lukas Podolski, i lindur nė Poloni, ka goditur topin nė tė njėjtin vend pas njė tjetėr krosi tė Lahmit. Polonia, e dėshpėruar pėr tė evituar njė tjetėr eliminim nė raundin e parė, tregoi shumė agresivitet nė fushė, por nė sulmet e saj ėshtė vėrejtur njė mungesė kualiteti dhe kėshtu rrallėherė e ka vėnė nė vėshtirėsi portėn e vendėsve. Pas njė fillimi tė ngadaltė tė ndeshjes, Balaku, i cili nuk luajti nė ndeshjen e parė, e rimori veten duke dhėnė pasime tė sakta pėr sulmuesit dhe duke e tėrhequr akoma mė shumė mbrojtjen e polakėve. Pėr miqtė, fundi i lojės ka rezultuar mė i vėshtirė, pasi Radoslav Sobolevski ėshtė dėnuar me kartonin e dytė tė verdhė, duke e lėnė skuadrėn me dhjetė lojtarė nė 15 minutat e fundit tė ndeshjes. Portieri i Polonisė, Artur Boruc, ka kryer dy pritje tė mrekullueshme, duke i mohuar golin Lahmit dhe Oliver Noivill nė fund tė njė ndeshjeje shumė tė tensionuar. Por nuk ka mundur tė bėjė asgjė pėr tė mohuar golin nė minutat shtesė, i cila ka vendosur shumė pėr tė dyja skuadrat nė kėtė ndeshje. Gjermania tashmė ėshtė nė krye tė grupit A dhe e ka siguruar kualifikimin, ndėrsa Polonia duhet tė largohet pėr tė dytėn herė nga botėrori qė nė raundin e parė.

Gjermani - Poloni 1-0
Nė Dortmund
Shėnues: Noivil 91'
Gjermania: Lehman, Friedrish, (Odonkor 63'), Metzelder, Mertesaker, Lahm, Shnaider, Frings, Balak, Shvainstaiger, (Borovski 77'), Podolski, (Noivil 71'), Klose. Tr: Klinsman
Polonia: Boruc, Baszczinski, Bak, Bosacki, Zevlakov, (Dudka 83'), Krzinovek, (Levandovski 77'), Radomski, Sobolevski, Jelen, (Brozek 90'), Zuravski, Smolarek. Tr: Janas
Gjyqtar: Luis Medina (Spanjė)
Kartonė tė verdhė: Balak, Odonkor, Metzelder / Bourc, Krzinovek, Sobolevski
Karton i kuq: Sobolevski
Shikues: 65.000

Filip Lahm, "njeriu i ndeshjes"
Filip Lahm ėshtė zgjedhur futbollisti mė i mirė i ndeshjes Gjermani-Poloni, nė tė cilėn skuadra e Klinsmanit fitoi falė golit tė shėnuar nė minutat e fundit nga Oliver Noivill. Komisioni teknik i FIFA-s vlesėroi futbollistin e Bajernit, i cili ishte njė nga pikat mė tė forta tė Gjermanisė nė ndeshjen e djeshme. Goli i shėnuar ndaj Kosta Rikės nė takim hapės dhe paraqitja e tij nė takimin e sotėm tregoi se futbolli gjerman ka gjetur njė tė ardhme tė sigurt te Filip Lahm.
 

Driten  Vishe
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
Trajneri gjerman "krenohet" me aktivizimin e dyshes Odonkor-Noivill, "arkitektėt" e golit  

 Klinsman: Puna e madhe u shpėrblye!

Ergi Lubani


 Trajneri i Gjermanisė, Jurgen Klinsman, tha se aktivizimi i Oliver Noivillit dhe i mesfushorit David Odonkor i dhanė fitoren skuadrės sė tij nė fund tė ndeshjes dramatike ndaj Polonisė, tė mėrkurėn nė grupin A. Dyshja bėri aksionin e golit pėr gjermanėt ndaj polakėve me dhjetė futbollistė. Noivilli pėrcolli nė rrjetė krosimin e ulėt tė Odonkorit nga e djathta. "Ne duam tė fusnim mė shpejtėsi nė ndeshje dhe pėr kėtė i bėmė zėvendėsimet, - tha Klinsmani pas fitores sė dytė nė grup. - Mendoj se i dhamė jetė ndeshjes. Dua tė pėrgėzoj edhe pjesėn tjetėr tė skuadrės, e cila ushtroi presion deri nė ēastet e fundit. Punuam shumė gjatė gjithė ndeshjes dhe nė fund korrėm frytet." Ndėrkohė, sulmuesi i Mynshengladbahut, ai qė shėnoi golin e fitores, Oliver Noivill, shtoi: "Duket haptazi qė patėm fat, por mendoj se nė fund tė fundit ishte njė fitore e merituar. Tani duam tė fitojmė ndeshjen e ardhshme ndaj Ekuadorit, sepse duam me ēdo kusht ta mbyllim grupin nė vendin e parė." Njė rikthim i rėndėsishėm pėr Gjermaninė ka qenė ai i kapitenit Mikael Balak. Ky i fundit mjaft eurofik u shpreh pas fitores: "Tani arritėm objektivin e parė qė i kishim vėnė vetes: kalimin nė turin e dytė. Na mbetet tė luftojmė pėr vendin e parė dhe tė pėrgatitemi pėr tė kaluar njė tjetėr pengesė. Polakėt ishin tė fortė, por ne treguam se e meritonim fitoren, duke bėrė njė lojė mė tė mirė." Gjermania ndodhet nė krye tė grupit A, me pikė tė plota pas dy ndeshjes dhe nė takimin e fundit do tė ndeshet me Ekuadorin, i cili do ta luajė ndeshjen e tij tė dytė, nesėr ndaj Kosta Rikės.

Polonia
Janas: Fatal, gabimi nė fund
Trajneri i Polonisė, Janas, ėshtė shprehur i dėshpėruar nė fund tė ndeshjes sė humbur 1-0 ndaj Gjermanisė, e cila praktikisht shėnoi eliminimin e skuadrės sė tij qė nė fazėn me grupe, ashtu si katėr vjet mė parė nė Japoni. "Jam shumė i mėrzitur, - tha Janasi, skuadra e tė cilit nuk ka shėnuar asnjė gol nė kėtė veprimtari. - Nuk bėmė njė ndeshje tė keqe, pėrkundrazi, po e meritonim plotėsisht pikėn. Na ndėshkoi gabimi nė minutėn e fundit. Mesfusha ishte shumė e hapur dhe kėshtu mbrojtja nuk pati asnjė shans. Kur mbetėm me dhjetė futbollistė, ishte normale tė mendonim vetėm pėr mbrojtjen." Ajo qė ka tė ngjarė tė jetė ndeshja e fundit e Polonisė nė kėtė botėror, do tė luhet ndaj Kosta Rikės.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
gjermani e tregoi perseri veten kur shenoi ne minuten e fundit, sic e ka zakon
 




Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
me duket sikur polonia nuk ka fituar ndonjehere kundra gjermanit ne futboll apo jo?
 




Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
po perplasjet midis fansave te 2 skuadrave i pate?
 




Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
Crying or Very sad  Crying or Very sad  Crying or Very sad  Crying or Very sad Sa inot me vjen qe spata mundesi ta shikoj neshjen, po shyqyr thuj qe paskan fituar, po vetem nje me zero-so asigjooo Crying or Very sad


sikur pava ballackun e ime aty Mr. Green

gooo gooo germany kaq kom me thon Mr. Green
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Gjermani - Poloni 
 
pse ca ishe ti chikita duke bo, qe nuk e pe ndeshjen? Laughing  Laughing  Laughing  Embarassed
 



Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!