Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot 
 
MESIME MBI JEZUSIN - GJITHCKA MBI JEZU KRISHTIN ZOT!
(Nga Albert)




JEZUSI I HISTORISE;
Tė dhėnat historike dhe burimet hebraike



Kater ungjijt me se na flasin mbi Jezusin nga Nazareti. Por qellimi i ketyre librave nuk eshte ta pershkruajne kronologjine e jetes dhe te veprave te Jezusit. Pos ketyre burimeve kemi edhe burime te tjera qe na flasin mbi ekzistencen historike te Jezusit. Keto burime ndahen ne tre grupe:



Burimet hebraike (deshmi jashte Bibles)

Jozef Flavi u lind ne vitin 37. pas Krishtit ne Jerusalem. Eshte historian. Vepren "Te vjetrat e hebrenjve" e shkroi diku ne vitin 94 pas Kr. ne dymbdhjete volume. Ne kete veper Jezusi permendet dy here. Ne librin XVIII - 3,3 paragrafi 63-64 shkruan keshtu: "Ne ate kohe Jezusi, njeri i urte, ne qofte se mund te quhet njeri. Prandaj, beri mrekulli te medha dhe ishte mesues populli. I afroi afer vetes shume judenj dhe greke. Megjithese Pilati me kerkese te krereve te popullit tone e denoi me vdekje ne kryq, ata te cilet e donin i mbeten besnik.

Ai perseri u deftua pas tre ditesh i gjalle, porsi profetet kete e paralajmeruan. Gjere ne dite tona ekziston populli i cili quhet ne emer te tij: te krishteret!"
Ne librin XX - 9,1 kemi nje tekst i cili quhet "teksti i Jakobit". Ketu lexojme: "Anania thirri nje mbledhje gjykatesish dhe solli Jakobin, vellan e Jezusit te quajtur Krisht dhe disa te tjere..." Pos ketyre kemi edhe deshmi ne Talmud.





BURIMET GREKO-ROMAKE

Kornel Taciti ishte historian i madh romak. Lindi reth vitit 55 pas Kr. dhe vdiq rreth vitit 129. Ne kohen e Trajanit, ne vitin 116 shkroi vepren "Vjetaret". Ne kete liber permend ndezien e Romes ne kohe te Neronit ne vitin 64 pas Kr. Ne Librin XV, 44 lexojme: "Per te qetesuar popullin, Neroni i paraqiti si fajtor dhe e nenshtroj ne mundime te medha, ata te cilet i quante popull te krishtere, per arsye te veprave te kota. Themeluesi i emrit te tyre ishte Jezu Krishti, i cili ne kohe kur mbreteronte Tiberiani ishte denuar me vdekje prej Ponci Pilatit. E shtypur per pak kohe, kjo bestytni perseri shpertheu, jo vetem ne Jude, ku ishte fillimi i kesaj te keqeje, por edhe ne qytetet ku e keqja dhe tmerri gjenin admirues".



Plini i Vogel

Ishte zevendes i mbretit Trajan (98-117) ne Betani. Ky ka korrespondence me mbretin. Ne leterkembim pyet Trajanin si duhet te sillet me te krishteret. Trajani nuk jep asnje ligj, as qe kishte ndonje ligj te shkruar, por e udhezon Plinin si duhet te veproje. Pra porosit qe mos t'i japin rendesi letrave anonime, mos t'i gjykoje ata te cilet, pas hetimeve zyrtare ia kthejne shpinen krishterimit, por ata qe mbajne te veten ti denoje.



Svetoni
 
Svetoni ishte kritik i njohur. Te njohur e beri vepra e tij "Jeta e te dymbedhjete mbreterve". Kjo veper u shkrua rreth viteve 111-112.
Svetoni kur flet per mbretin Klaudi (41-54 pas Krishtit) shkruan: Mbreti Klaud dha urdher qe te largohen nga qyteti hebrenjte - te krishteret - sepse ata u bene, me ndikimin e njefar Krishti, shkaku i shqetesimeve.
Svetoni kur fol mbi jeten e mbretit Neron shkruan: ne mundime i shtinte te krishteret, nje lloj njerezish, te cilet ishin te dhene pas nje bestytnie te re dhe te demshme.



Bazuar ne: L.Pergjoka, Jeta e Jezu Krishtit]
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot 
 
BURIMET KRISTIANE


Ne BR mbi jeten e Jezusit na flasin 4. ungjijt: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Edhe ne kreret e pare te Veprave te apostujve kemi disa te dhena.
Keta libra jane historik, por jo ne kuptimin e historise se sotme. Qellimi i tyre eshte te na japin nje pamje te vertete: kush ishte ne te vertete Jezu Krishti i Nazaretit.
Me kete nuk anulohet elementi historik, i cili eshte i dukshem dhe i rendesishem. Ungjijt na paraqesin Jezusin me fjale teologjike, fjale feje e jo historine e tij te thjeshte.


Megjithate duke lexuar keto libra mund te konstruktohet jeta tokesore e Jezusit, ekzistenca historike.

Pos ketyre librave te BR, kemi edhe shume burime te tjera kristiane. Ti cekim disa: "Didake" (shkrese e dhjetevjeqarit te fundit te shekullit te I-re); Letra e Klementit te Aleksandrise derguar romakeve (shkruar rreth vitit 96); deshmite e shen Injacit te Antiokise (rreth vitit 107); Letra e shen Polikarpit derguar Filipianeve (shkruar ne fillim te shekullit te dyte); Vepra e shen Justinit (i cili lindi mes viteve 100-119); "Dialogu me Trifonin"; shen Ireneu, nxenes i shen Polikarpit (letrat e tij te shkruara ne fillim te shekullit te dyte); "Diatessaron" i Tacianit (shkruar diku rreth vitit 170); Kater koncilet e pergjithshem te Kishes: ne Efes (viti 325); ne Konstantinopol (381); ne Efes Koncili i dyte Ekumenik (viti 431) dhe ne Kalcedon (451).

Kemi edhe apokrifet (libra te cilet nuk bejne pjese kanonikisht ne librat e BR, quhen me kete emer sepse ekzistojne dyshime mbi frymezimin hyjnor te ketyre librave): Ungjilli sipas Tomes, Ungjilli sipas Barnabes dhe vepra te tjera.
Pastaj kemi edhe kodekse. Me te njohurit jane: Codex Sinasticus, Codex Vaticanus, Codex Aleksandrinus (te gjithe te shekullit te IV). Kemi edhe "Papirus Badne" (shekulli II-te); Papirus Chester Beatty (shekulli III-te).

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!