Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Gjurme tė reja mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipėri 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Gjurme tė reja mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipėri 
 
Studjuesi i periudhes se Rilindjes Shqiptare Thanas Gjika, i cili ka emigruar qe prej 11 vjetėsh ne Shtetet e Bashkuara, u prezantua kohėt e fundit para publikut shqiptar me njė vepėr, tema e se cilės ėshtė e re pėr pėr lexuesit. Libri "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re" sjell fakte tė reja mbi udhetimet ne Iliri te njerit prej autoreve kryesore te Bibles, Shen Palit, i cili ėshtė njė figure historike dhe qe njihet si njė misioner i rėndėsishėm i fesė se Krishtere.

Hulumtimet mbi fillimet e Krishterimit ne Shqipėri janė pak te levruara nga studiuesit shqiptare. Sė fundi, lexuesit kanė ne duart e tyre ne gjuhėn shqipe, njė studim te tillė te botuar, me titullin "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e re".

Studjuesi Gjika thotė se vepra e tij mundi te realizohej ne saje te pervojes se tij hulumtuese, por edhe te burimeve te shumta bibliotekare ne Shtetet e Bashkuara, qe ai mblodhi pikėrisht ne Biblioteken e Atlantik Union College, atė te Worcesterit, etj. Lidhur me arritjen kryesore te vepres se tij, autori shprehet: "... Arritja kryesore ėshtė se Apostulli Pal, perhapesi kryesor i krishterimit ne popujt jojudenj, kishte punuar dhe ne territoret e Shqipėrisė se sotme, qe ne atė kohe ishin Maqedonia Perendimore dhe Iliriku i Jugut, si dhe ne qytetin e lirė te Durresit. Kėtė gjė e kishte thėnė disi vete Pali dhe disa historiane si Danile Farlati, Marin Barleti, Eden Jasques, Kristo Frasheri, etj; por unė vertetova qe Shen Pali, jo vetėm kishte qenė ne kėto anė, por dhe qe ne qytetin e lirė te Durresit, ai kishte shkrojtur dy letra te rėndėsishme. "

Sipas studiuesve te Krishterimit, Apostulli Pal ka qenė njė nga misionaret me te rėndėsishėm te Krishterimit, perhapesi kryesor i tij ne popujt jo-hebraike. Libri "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re" ka vlera te veēanta pėr albanologjine dhe historinė e Krishterimit, pasi ne te ritheksohet se Ilirėt ishin njė popull autokton dhe jo i ardhur ne gadishull mbas shekujve 5-6, siē pretendojnė disa studjues jomiredashes te shqiptareve. Studiuesi Gjika thotė se ka disa burime, apo fakte qe vertetojne vizitat e Apostullit Pal ne vitet '50 dhe '60 te shekullit te Pare ne trojet Iliri te asaj kohe dhe pikėrisht, ne Zadrimen e Siperme, ne qytetet Lissos (Lezha) dhe Dyrrah (Durrės):

Burimin e pare e perbejne vete letrat e Palit. Ai thotė se ka predikuar fjalėn e Zotit ne njė qark qe nga Jeruzalemi e deri ne Ilirik.

Njė tjetėr fakt ku ėshtė bazuar studjuesi Gjika pėr te arritur ne perfundimin e vizitave te Apostullit Pal ne Shqipėri, ėshtė njė deshmi e historianit Marin Barleti: "Vete Barleti, duke folur pėr princin shqiptar Pal Dukagjini, tregon se ky ruante ne Zadrimen e Siperme monumente prej mermeri ku verehen disa gjurme, nga te cilat kuptohet me njė mėnyrė te mjaftueshme se po kėtu apostulli Pal u ka predikuar njerėzve besimin e Krishtit. Kėto monumente prej mermeri, qe ne sot nuk i dimė ku janė, ose qe janė shkaterruar gjatė pushtimit otoman, kanė ekzistuar ne atė kohe dhe prifti historian Marlin Barleti, i ka pare me sytė e tij.

Kjo dėshmon se ne Zadrimen e Siperme, ku jetonte princi Pal Dukagjini, ruheshin deri ne shekullin e XV monumente qe mund te konsiderohen si deshmi dokuementare te vizites se Shen Palit aty". Studiuesi Gjika e verteton ndalesen e Shen Palit ne Durrės dhe me anė te ndjekjes se udhetimit te nxenesve te tij.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!