| Autori |
Mesazh |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rekordet Dhe Kuriozitetet E Kupės Se Kampioneve
Eshtė trofeu mė i ėndėrruar dhe lakmuar nga cilido futbollist nė botė. Ėshtė kompeticioni mė i rėndėsishėm evropian dhe vitrina mė e mirė pėr protagonistėt nė arenėn botėrore. Ėshtė kupa pėr tė cilėn luftojnė pėr dhjetė muaj me radhė nga njėri stadium nė tjetrin klubet me shpresėn e triumfit nė finalen e shumėkėrkuar. Ėshtė edhe trofeu i gazetarėve, prej tė cilėve ėshtė shpikur dhe nga tė cilėt pasqyrohet minutė pas minute, nga starti deri nė finish. Ėshtė Champions, kompeticioni qė pėrveē famės tė jep edhe njė thes me para. Historia nė miniaturė e kėtij kompeticioni, model i kontinentit evropian. Kėto janė disa nga rekordet, kuriozitetet dhe lajmet mė tė veēanta tė Kupės sė Kampioneve, prej sezonit tė saj tė parė mė 1955-1956 deri nė finalen qė do tė luhet tė mėrkurėn nė stadiumin e Athinės, mes Milanit dhe Liverpulit, pėrkatėsisht gjashtė dhe pesė herė fitues tė kėsaj kupe.
|
|
#1 21 Maj 2007 18:32
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Golashėnuesit Mė Tė Mirė Tė Kupės Sė Kampioneve
1. Raul
(Real Madrid)
56 gola, debutimi
mė 1995
2. Van Nistelroi
(PSV, Manēester, Real Madrid) 49 gola, debutimi mė 1994
3. Shevēenko
(Dinamo Kiev, Milan, Ēelsi) 46 gola, debutimi 1999
4. Henri
(Monako, Arsenal)
42 gola, debutimi 1998
5. Inzagi
(Juventus, Milan) 37 gola, debutimi 1998
6. Del Piero
(Juventus) 36 gola, debutimi 1996
7. Morientes
(Real Madrid, Monako, Liverpul, Valencia)
33 gola, debutimi 1997
8. Trezege
(Monako, Juventus)
29 gola, debutimi 1998
9. Kluivert
(Barcelona, Ajaks, PSV)
29 gola, debutimi 1995
10. Makaj
(Deportivo, Bajern Mynih)
27 gola, debutimi 2000
|
|
#2 21 Maj 2007 18:33
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lojtaret Qė Kanė Luajtur Mė Shumė Nė Champions
1. Raul
(Real Madrid)
107 ndeshje
2. Roberto Karlos (Real Madrid)
106 ndeshje
3. David Bekam (Manēester, Real Madrid)
103 ndeshje
4. Oliver Kahn
(Bajern Mynih)
101 ndeshje
5. Paolo Maldini (Milan)
100 ndeshje
6. Geri Nevil (Manēester)
97 ndeshje
7. Luis Figo (Barcelona, Real Madrid, Inter)
96 ndeshje
8. Rajan Gigs (Manēester)
91 ndeshje
9. Paul Skolls (Manēester)
91 ndeshje
10. Klarens Sedorf (Ajaks, Real Madrid, Milan)
88 ndeshje
Zanafilla e kompeticionit
mė tė rėndėsishėm evropian
E ashtuquajtura Kupa Evropiane, nė atė kohė mori udhė vetėm njė muaj pas kongresit tė parė tė UEFA-s nė Vjenė, mė 2 mars 1955. Gjėja mė kurioze e kėsaj ėshtė fakti se iniciativa pėr njė kompeticion mbarė-evropian nuk doli nga zyrat e kėsaj organizate e cila as qė e kishte diskutuar njė kampionat tė tillė.
Hanot e Ferran, shpikėsit
e Kupės sė Kampioneve
Ishte njė iniciativė e drejtorit ekzekutiv tė tė pėrditshmes franceze Equipe, Gabriel Hanot dhe bashkėpunėtorit tė tij, Zhak Ferran, qė solli nė jetė Kupėn Evropiane. Ata hodhėn idenė e ndeshjeve nė mesjavė, pikėrisht ditėn e mėrkurė, ku do tė luanin klubet mė tė mira tė shteteve evropiane.
Sporting-Partizan ngre
siparin e Kupės sė Kampioneve
Kompeticioni nė fillim nuk i ishte rezervuar skuadrave kampione tė shteteve evropiane. Nė edicionin e parė u ftuan 16 klubet mė tė spikatura nė Evropė. Nė takimin e parė nė Lisbonė, Sportingu i Lisbonės barazoi 3-3 me Partizanin e Beogradit. Ndėrsa nė ndeshjen e kthimit jugosllavėt fituan 5-2.
Super-Real, pesė herė rresht
pronar i trofeut tė Champions
Asnjė skuadėr deri tani nuk ka mundur tė fitojė pesė herė rresht Kupėn e Kampioneve, sikundėr Real Madrid i viteve 1955-1960. Pas madrilenėve vijnė Ajaksi i Amsterdamit nė kohėn e Johan Krujfit dhe Bajerni i Mynihut nė kohėn e Franc Bekenbauerit, tė cilėt kanė mundur ta fitojnė kėtė trofe tri herė radhazi.
Koleksion trofesh, Real nė
krye tė listės sė triumfatorėve
Real Madrid ėshtė skuadra qė e ka fituar mė shumė trofeun e Kupės sė Kampioneve, plot nėntė herė. Pas tij vjen Milani me shtatė trofe, Liverpuli me gjashtė dhe Ajaks e Bajern me nga katėr trofe. Real Madrid ka edhe rekordin e finaleve, plot 12 tė tilla, ku vetėm tri herė kė dalė i humbur nga ky kompeticion.
Rekord fitoresh, Milan 19
ndeshje pozitive radhazi
Skuadra e Karlo Anēelotit, e sezonit 2002-2003, shumica e futbollistėve vazhdojnė ende tė luajnė dhe mbajnė rekordin e maratonės sė ndeshjeve pozitive nė Kupėn e Kampioneve, plot 19, e cila nisi qė nė turin para-eliminator dhe pėrfundoi nė finalen e Old Trafordit me Juventus, tė fituar me penallti.
Edicionit i mungojnė anglezėt,
vetėm 7 ekipe kampionė
Nga 16 skuadrat qė morėn pjesė nė kompeticionin e parė tė Kupės sė Kampioneve, vetėm shtatė prej tyre, Anderleht, AGF Arhus, Djurgardens, Milan AC, Real Madrid, Stade de Reims Champagne dhe SC Rot-Veis Esen, ishin kampione tė vendeve tė tyre. Nuk mori pjesė asnjė ekip anglez, pasi refuzuan idenė e francezėve.
Manēester thyen tabunė angleze,
shkruhet nė kompeticion
Njė vit mė vonė Manēester Junajtid injoroi vendimin e Federatės Angleze, duke marrė pjesė nė kompeticion. Djajtė e kuq fituan nė ndeshjen e parė 10-0 ndaj Anderlehtit, kampion i Belgjikės. Manēester shkoi deri nė gjysmėfinale, ku u eliminua nga Real Madrid 5-3, nė total tė dy ndeshjeve.
Tragjedia Manēester, rrėzohet
avioni, humbin jetėn 8 lojtarė
Edicioni 1957-1958 mbahet mend pėr njė nga tragjeditė ajrore mė tė mėdha. Avioni i skuadrės sė Manēester u rrėzua nė Bavari tė Gjermanisė pasi kthehej nga Beogradi, ku ekipi kishte luajtur me Crvena Zvezdėn. Humbėn jetėn 8 lojtarė, pėrfshi kėtu edhe ata tė kombėtares angleze, Roger Byrne, Duncan Edwards e Tommy Taylor.
Partizani, skuadra e parė
shqiptare nė Kupėn e Kampioneve
Skuadra e Partizanit ka qenė i pari klub shqiptar qė do tė luante nė Kupėn e Kampioneve. Nė sezonin 1992-1963 skuadra e Demave tė kuq do tė paraqitej nė turin para-eliminator kundėr skuadrės suedeze Norrkoping, me tė cilėn barazonte nė Tiranė 1-1 dhe do tė humbiste nė Suedi me rezultatin 2-0.
Reali, 100 % spanjolle, asnjė
lojtar i huaj nė 11 finale
Real Madrid i sezonit 1965-1966 ėshtė e vetmja skuadėr e cila nė finalen e Kupės sė Kampioneve tė atij sezoni zbriti nė fushėn e lojės me njė ekip tė pėrbėrė nga 11 futbollistė, qė tė gjithė tė lindur nė Spanjė, me nėnshtetėsi spanjolle, tė kryesuar nga kapiteni legjendar i asaj periudhe, Paēo Gento.
Fanatikja Sėlltik, 11 lojtarė
tė lindur nė Gllazgou
E pabesueshme, por e vėrtetė. Skuadra qė mundi Interin e madh tė Sandro Maxolės nė edicionin 1966-1967, Sėlltik i Gllazgout, kishte nė atė ndeshje tė 11 futbollistėt tė lindur nė kėtė qytet. Skocezėt asokohe ishin fanatikė pėr kombin e tyre dhe patėn mundur tė formonin njė skuadėr tė fortė me vetėm lojtarė vendas.
Interi, deri nė finale
falė njė kanaēeje coca-cola
Interi i edicionit 1971-1972 shkoi deri nė finale tė Kupės sė Kampioneve jo shumė pėr meritat e tij. Nė gjysmėfinale pėrballė Mynshegladbahut ndeshja 7-1 pėr vendasit nuk u mor pėr bazė sepse Bonisenja u qėllua nga njė tifoz me njė kanaēe coca-cola. UEFA dėnoi gjermanėt duke e ēuar rezultatin 0-0.
Gjeografia e Champions, nga 16
mė 1955 tek 72 mė 2007-05-16
72 ėshtė numri i skuadrave nga 52 federata evropiane qė kanė marrė pjesė kėtė vit nė Kupėn e Kampioneve. Nė fillim janė luajtur tri ture para-eliminatore me eliminim para se tė startonin ndeshjet nė grupe. Skuadrat qė zinin vendin e tretė nė grupe pa mundur tė vazhdonin mė tej u futėn direkt nė Kupėn UEFA.
Debutim dhe trofe, vetėm
3 skuadra ai kanė dalė mbanė
Real Madrid, Inter dhe Notingam Forest janė tri skuadrat qė kanė mundur tė fitojnė Kupėn e Kampioneve qė nė debutimin e parė nė kėtė kompeticion. Madrilenėt fituan nė edicionin e parė, ndėrkohė qė Inter arrinte tė dilte fitimtar vetėm tetė vjet mė vonė. Ndėrkohė qė mė 1978-1979 fitonte njė tjetėr debutues, Notingam Forest.
29 maj 1985, Champions mban
zi pėr 39 viktimat e Hejsel
Duhej tė ishte njė festė e vėrtetė e futbollit ajo mes Liverpulit dhe Juventus, teksa u kthye nė tragjedinė mė tė madhe tė kėtij kompeticioni. 39 tifozė italianė tė vdekur teksa mundoheshin tė dilnin nga turma e madhe qė shtyhej drejt njė blloku ēimentoje e sulmuar nga tifozeria liverpulase.
Partizani nė Champions ngopet
nė Lisbonė me gola dhe kartonė
Edicioni 1987-1988 mund tė quhet pa frikė njė nga faqet mė tė shėmtuara tė ekipit tė Partizanit. Pasi fitonin kampionatin Demat e kuq luanin me Benfikėn nė Kupėn e Kampioneve. Takimi i parė nė Lisbonė dhuroi shtatė gola pėr vendasit dhe 6 kartonė (3 tė kuq) pėr skuadrėn shqiptare. Takimi i kthimit nė Tiranė nuk u zhvillua fare.
Roi Makaj, goli mė i shpejtė
i Kupės sė kampioneve
Sulmuesi i Bajernit tė Mynihut, Roi Makaj, mban rekordin e golit mė tė shpejtė nė gjithė historinė e Kupės sė Kampioneve. Holandezi shėnoi vetėm pas 10 sekondash nga fėrshėllima e parė e arbitrit nė ndeshjen Bajern-Real Madrid, 2-1 gjatė kėtij sezoni. Rekordin para tij e mbante Xhilberto Silva i Arsenalit me 20 sekonda nė Filip stadium, ndaj PSV Eindhoven.
Ja 5 shėnuesit mė tė shpejtė
tė Kupės sė Kampioneve
1. Makaj (Bajern): 10 nė 2006-2007, Bajern-Real Madrid
2. Xh. Silva (Arsenal): 20 nė 2002-2003, PSV-Arsenal
3. Del Piero (Juventus): 20 nė 1997-1998, Manēester-Juventus
4. Sedorf (Milan): 21 nė 2005-2006, Shalke 04-Milan
5. Kincl (Rapid Vjenė): 25 nė 2005-2006, BryzhRapid
Tirana, ekipi shqiptar mė
i suksesshėm i Champions
Tirana ėshtė skuadra shqiptare mė e suksesshme nė Kupėn e Kampioneve. Nė edicionin 1989-1990 bardhė e blutė kanė sigluar edhe fitoren mė tė thellė tė njė skuadre shqiptare nė kėtė kompeticion, teksa fitonte ndaj Sliema me rezultatin 5-0. Takimi i kthimit fitohej mė pas nga vendasit 1-0, por Tirana kualifikohej.
Nė lojė, njė lojtar i huaj mė
shumė, UEFA pėrsėrit ndeshjen
Sfida Shtutgart-Lids Junajtid u luajt dy herė gjatė sezonit 1992-1993 tė Kupės sė Kampioneve. UEFA dėnoi anglezėt sepse kishin aktivizuar nė ndeshjen e parė njė futbollist tė huaj mė shumė. Nė takimin dytė, luajtur tashmė nė Barcelonė tė Spanjės dhe jo nė fushėn e anglezėve, Lids fitonte me rezultatin 2-1.
Skandali marsejez, shit-blerje
ndeshjesh dhe trofe Champions
Nuk arriti ta shijonte ashtu si duhet Olimpik Marseja tė vetmin trofe tė Kupės sė Kampioneve, fituar nė edicionin 1992-1993. Klubi do tė pėrfshihej nė njė skandal shit-blerjesh ndeshjesh nė Ligue I, duke humbur pjesėmarrjen njė vit mė vonė nė kėtė kompeticion si dhe dėnim me rėnien nga Kategoria e Parė nė tė dytėn.
Ajaks, 23 vjeē, kampionia
mė e re nė moshė e Champions
Ajaksi i Amsterdamit nė edicionit 1994-1995 ka qenė skuadra mė e re nė moshė qė ka mundur tė fitojė trofeun e Kupės sė Kampioneve. Djemtė e Luis van Gal nuk i kalonin moshėn mesatare tė 23 vjetėve dhe arrinin tė fitonin nė finale ndaj Milanit falė njė goli tė 20-vjeēarit, Patrik Kluivert.
72 skuadra, 197 ndeshje,
10 muaj, 1 ekip kampion
Nė edicionin 2001-2002 Kupa e Kampioneve do tė shtonte radhėt e saj edhe me mė shumė skuadra. Kėshtu pėr trofeun mė tė rėndėsishėm evropian do tė pėrballeshin pėrgjatė 10 muajve 72 skuadra nė totalin e 197 ndeshjeve. Atė edicion fitonte nė finale Real Madrid ndaj gjermanėve tė Bajer Leverkusen.
Maldini, goli mė i shpejtė
i finaleve tė Champions
Kapiteni i Milanit do tė mbahet mend pėr golin mė tė shpejtė tė shėnuar nė finalen e njė Kupe Kampionesh. Maldini shėnonte qė nė minutėn e parė nė Liverpul-Milan nė edicionin 2004-2005. Ndėrkohė qė fitimtarė nga kjo ndeshje dolėn anglezėt pas 120 minutash loje dhe gjuajtjeve tė penalltive.
Real Madrid, i vetmi ekip
triumfues nė stadiumin e vet
Skuadra e Realit tė Madridit ėshtė e vetmja qė ka mundur tė triumfojė pėrballė publikut tė saj. Nė finalen e edicionit 1956/57, madrilenėt fitonin 2-0 ndaj Fiorentinės nė Santiago Bernabeu. Ndėrkohė qė edhe Liverpul e Manēester kanė triumfuar nė Angli, por jo nė stadiumet e tyre, por nė Uembli tė Londrės.
Nga triumfi nė Champions,
nė rėnien nga kategoria
Tre janė skuadrat qė pasi kanė njohur lavdinė nė finalen e Kupės sė Kampioneve, madje edhe ta fitojnė atė (Notingam Forest), kanė rėnė deri nė kategorinė e dytė dhe tretė nė vendet e tyre. Kėshtu Reims Champagne tashmė luan nė kategorinė e tretė franceze, ndėrsa Lids dhe Notingam Forest nė Kategorinė e Tretė angleze.
Real Madrid-Frankfurt, dhjetė
gola nė finalen e Champions
Finalja e edicionit 1959-1960 midis Real Madrid dhe Eintraht Frankfurt e pėrfunduar 7-3 ka dhuruar rekordin e golave. Nė asnjė finale tjetėr nuk janė shėnuar kaq shumė. Ndėrkohė qė edhe nė finalen e edicionit tė parė, spanjollėt e Real Madrid dhe francezėt e Reims dhuruan njė ndeshje me shumė gola, 4-3.
|
|
#3 21 Maj 2007 18:34
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Vendet Qe Kane Fituar Kupen E Kampioneve
Spanja 11 herė
Real Madrid (2001-2002, 1999-2000, 1997-1998, 1965-1966, 1959-1960, 1958-1959, 1957-1958, 1956-1957, 1955-1956)
Barcelona (2005-2006, 1991-1992)
Anglia 10 herė
Liverpul (2004-2005, 1983-1984, 1980-1981, 1977-1978, 1976-1977)
Manēester Junajtid (1998-1999, 1967-1968)
Notingam Forest (1978-1979, 1979-1980)
Aston Vila (1981-1982)
Italia 10 herė
Milan (2002-2003, 1993-1994, 1989-1990, 1988-1989, 1968-1969, 1962-1963)
Juventus (1995-1996, 1984-1985)
Inter (1964-1965, 1963-1964)
Gjermania 6 herė
Bajern i Mynihut (2000-2001, 1975-1976, 1974-1975, 1973-1974)
Borusia Dortmund (1996-1997)
Hamburg (1982-1983)
Holanda 6 herė
Ajaks Amsterdam (1994-1995, 1972-1973, 1971-1972, 1970-1971)
PSV Eindhoven (1987-1988)
Fejenord (1969-1970)
Portugalia 4 herė
Porto (2003-2004, 1986-1987)
Benfika (1961-1962, 1960-1961)
Franca 1 herė
Olimpik Marsejė (1992-1993)
Jugosllavia 1 herė
Cerna Zvezda (1990-1991)
Rumania 1 herė
Steaua Bukuresht (1985-1986)
Skocia 1 herė
Sėlltik Gllazgou (1966-1967)
Modifikuar pėr herė tė fundit nga XiSO nė 21 Maj 2007 18:37, Modifikuar 1 herė gjithsej
|
|
#4 21 Maj 2007 18:35
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Vendet Dhe Stadiumet QE Kanė Pritur Finalen E Champions
Italia: 8 herė
Stadiumi Olimpiko, Roma
2008/09, 1995/96, 1983/84, 1976/77
Stadiumi San Siro, Milano
2000/01, 1969/70, 1964/65
Stadiumi San Nikola, Bari
1990/91
Gjermani: 6 herė
Stadiumi: Arena Auf Shalke, Gelsenkirshen
2003/04
Stadiumi: Olimpiastadion, Mynih
1996/97, 1992/93, 1978/79
Stadiumi: Nekarstadion, Shtutgart
1987/88, 1958/59
Anglia: 6 herė
Stadiumi: Old Traford, Manēester
2002/03
Stadiumi: Uembli, Londėr
1991/92, 1977/78, 1970/71, 1967/68, 1962/63
Spanja: 6 herė
Stadiumi: Camp Nou, Barcelonė
1998/99, 1988/89
Stadiumi: Sanchez Pizjuan, Sevilje
1985/86
Stadiumi: Santiago Bernabeu, Madrid
1979/80, 1968/69, 1956/57
Franca: 5 herė
Stadiumi: Parc des Princes, Paris
2005/06, 1999/2000, 1980/81, 1974/75, 1955/56
Holanda: 4 herė
Stadiumi: Amsterdam Arena, Amsterdam
1997/98, 1961/62
Stadiumi: De Kuip, Roterdam
1981/82, 1971/72
Austri 4 herė
Stadiumi: Ernst Happel, Vjenė
1994/95
Stadiumi: Prater Stadium, Vjenė
1989/90, 1986/87, 1963/64
Belgjikė 4 herė
Stadiumi: Heysel Stadium, Bruksel
1984/85, 1973/74, 1965/66, 1957/58
Greqia: 3 herė
Stadiumi: Olympik, Athinė
2006/07, 1993/94, 1982/83
Turqia: 1 herė
Stadiumi: Ataturk Stamboll
2004/05
Skocia: 3 herė
Stadiumi: Hampden Park, Glasgou
2001/02, 1975/76, 1959/60
Jugosllavi: 1 herė
Stadiumi: Olimpik Beograd
1972/73
Portugali: 1 herė
Stadiumi: Estadio Vale do Jamor, Estoril
1966/67
Zvicėr: 1 herė
Stadiumi: Wankdorf Stadium, Bernė
1960/61
|
|
#5 21 Maj 2007 18:36
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|