Kampionati botėror i motoēiklizmit ka ndryshuar shumė. Nuk janė emrat e pilotėve ata qė kanė ndryshuar, pasi 90% e tyre janė tė njėjtėt me sezonin e kaluar, pjesa tjetėr qė ka ndryshuar pa dyshim qė nuk ndikon shumė. Nėse do tė fillojmė tė flasim pėr ndryshimet, do ta nisim nga kjo pistė qė asnjėherė nuk ka pasur "nderin" pėr tė hapur kėtė kampionat.
Shkretėtira: Organizatorėt e kėsaj gare janė shumė optimistė pėr kėtė ndryshim qė ka ndodhur. Kėtė gjė e tregon mjaft mirė fakti qė ata kanė shtuar kėtė javė njė tribunė tė re dhe dy ekrane tė mėdha, ku tifozėt mund tė ndjekin vazhdimėsinė e garės, edhe pse janė tė pranishėm nė pistė. Me sa duket po pėrpiqen tė tėrheqin sa mė shumė publikun dhe tė imitojnė pistėn e Jerezit, ku nė fillim tė sezonit tė kaluar, organizatorėt nuk kishin vende pėr tė plotėsuar publikun, i cili kėrkonte tė ishte i pranishėm nė pistė. Megjithatė nė Katar janė sheikėt qė udhėheqin dhe qė nė tė njėjtėn kohė paguajnė para. "Megjithatė ėshtė edhe dielli dhe njė pistė shumė e bukur dhe impenjative," shton Valentino Rosi. Vlen pėr t'u theksuar se shkretėtira nuk gjendet vetėm jashtė kėsaj piste, por edhe brenda nė rrugėn e bokseve. Aty nuk gjenden tifozė qė tė kėrkojnė nė ēdo moment autografe dhe fotografė qė shkrepin nė ēdo hap tė pilotit aparatėt e tyre.
Motorėt: Nė kėtė sezon tė gjithė do tė zbulojnė motorėt e rinj 800cc. Ky motor ėshtė krijuar pėr tė rritur mė shumė sigurinėm, pra pėr tė qenė mė pak tė shpejtė se paraardhėsit e tyre 1000cc. Njė ditė mė parė, pėrgjegjėsi i elektronikės pėr Yamahan, Masao Furusva, ka deklaruar: "Gjatė testimeve pamė se kėta motorė ishin mė tė shpejtė se paraardhėsit e tyre." Me sa duket, masat qė kishte marrė FIM i (Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit) dėshtuan. Megjithatė nuk duket se gjithēka ėshtė kėshtu, pėr kėtė mjafton tė dėgjosh Valentinon. "Jam i sigurt se kėto goma, me pjesėt e reja elektronike, do tė na lejonin tė ishim akoma mė tė shpejtė me motorėt e vjetėr." Me sa duket, ėshtė bėrė njė lėvizje e ekuilibruar.
Karburanti: Rosi duket se ka mė shumė dyshime nė konsumin e karburantit tė kėtyre motorėve. "Nuk e di se ēfarė do tė ndodhė, pasi jemi me tė vėrtetė drejt limiteve tė serbatorit. Nė kėtė sezon ai ėshtė zvogėluar, nga 22 litėrsh nė 21." Pėrkrah tij ėshtė Niki Heiden, i cili e merr me tė qeshur. "Mendoj se Honda ka punuar shumė pėr tė mos pasur probleme nė kėtė sektor." Optimist pėr kėtė gjė duket edhe italiani i Ducatit, Loris Kapirosi. "Nė fillim nuk e kishim menduar kėshtu, megjithatė mund tė them se jemi drejt limiteve."
Gomat: Pikėpyetja mė e madhe pa dyshim qė ka lidhje me gomat. Me rregulloren e re qė ka ndryshuar, pilotėt do tė kenė nė dispozicion 31 goma pėr tė pėrdorur gjatė tri ditėve tė fundjavės sė garės, 14 goma tė parme dhe 17 tė pasme, ndėrkohė qė gomat e shiut janė tė pėrjashtuara nga ky numėrim (nė sezonin 2006 nuk kishte limit pėr kėtė gjė). "Mė pėlqen ky ndryshim, thotė Kapirosi. janė pėrzier letrat dhe mund tė them se pėr herė tė parė kemi mundėsi tė kemi avantazh ndaj atyre qė pėrdorin gomat Michelin." Lorisi dhe Melandri nuk po arrijnė tė gjejnė njė tip gomash Bridgestone, tė cilat tė japin xhiro tė shpejta menjėherė. Pėr kėtė arsye mendohet qė do tė pėrdorin nė prova goma, tė cilat janė testuar mė parė. "Me gomat e pėrdorura, ne fitojmė 2 tė dhjetat dhe ndoshta me kėtė kohė pėrmirėson edhe vendin e renditjes nė nisje."
Praktike: Rosi ėshtė munduar tė shpjegojė strategjinė bazė nė lidhje me rregulloren e re. "Kemi nė dispozicion 3 goma tė pasme nė 5 ditė tė ndryshme. Vetėm njė tip pėrdoret nė raste ekstreme kur temperaturat janė shumė tė larta, ndėrsa tipet e tjera kanė karakteristika tė ngjashme. E bukura e kėtij ndryshimi nė rregullore ėshtė fakti se kemi disa tipe gomash qė pėrdoren nė kushte tė ndryshme klimaterike. Njė ndryshim i duhur, megjithatė pėr mua do tė ishte mirė sikur tė pėrdorej vetėm njė firmė gomash, vetėm Michelini."
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------













