| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HOCKENHEIMRING - GERMANY
Fernando Alonso duket qartė qė kėrkon tė "hakmerret". Pasi ėshtė mundur nga Majkėll Shumaker dhe Ferrari nė garėn e "shtėpisė" sė Renault sė dhe tė Michelinit, kampioni i botės nė fuqi kėrkon me ēdo kusht tė fitojė nė garėn e kėsaj fundjave nė Hokenhaim. Kjo ėshtė pėr mė shumė gara e "shtėpisė" pėr Majkėll Shumakerin. "Fitorja nė Gjermani do tė ishte akoma mė pozitive pėr mua, pasi do ta godiste Majkėllin nga ana psikologjike," ka deklaruar Alonso nė prag tė garės sė 13 tė tė kėtij sezoni. "Ndihem shumė optimist. Nė fazėn e parė tė kėtij sezoni kemi qenė shumė tė fortė dhe tashmė na mbetet ta pėrfundojmė siē duhet kėtė sezon. Renault ja ėshtė gati dhe unė jam gati. Besoj se sezoni 2006 do tė pėrfundojė nė tė njėjtėn mėnyrė qė filloi," ka shtuar piloti spanjoll.
Nga ana tjetėr, Majkėll Shumaker nė prag tė kėsaj gare ka bėrė tė ditur se pėr pėrmbysjen e rezultatit nuk duhet ndonjė mrekulli. "Shpirti ynė luftarak ėshtė zgjuar, duam titullin kampion. Eshtė e vėrtetė qė mė duhet tė rikuperoj 17 pikė, por nė Formulėn 1 gjėrat ndryshojnė shumė shpejt. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė vėmė kundėrshtarėt nėn presion dhe tė fitojmė terren duke fituar garat. Nėse do t'ia dalim mbanė, sigurisht qė gjėrat do tė ndryshojnė. Ndoshta mund ta rihapim ēėshtjen e kampionatit edhe mė shpejt dhe ta bėjmė kėtė sezon edhe mė interesant."
Pėr sa i pėrket garės, Majkėlli kėrkon tė zhvillojė tė paktėn provat e lira tė ditės sė premte, pėr tė bėrė njė premtim pėr tifozėt qė do ta presin nė Hokenhaim. "Pėr njė gjė jam i sigurt 100%, dua tė largohem nga Hokenhaimi si fitues, ashtu siē ndodhi nė Amerikė dhe nė Francė."
Dje tifozėt e Nyrbyrgringut dhe tė Hokenhaimit nė njė zė kanė deklaruar qė tė paktėn tė respektohen kontratat aktuale qė kanė kėto pista me Berni Eklestonin. Ka kohė qė FIA dhe pronari i Formulės 1 po kėrkojnė qė Gjermania tė zhvillojė vetėm njė garė duke filluar qė nga sezoni 2007. Organizatorėt e kėtyre dy garave, nė kėtė fundjavė do tė fillojnė diskutimet pėr tė ardhmen.
|
|
#1 30 Korrik 2006 05:50
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP HOCKENHEIMRING
Per momentin FERRARI eshte dominant!
Alonso do ta ket veshtir nga pozicioni i startit shtate te bej ndonje befasi.
|
|
#2 30 Korrik 2006 10:24
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP HOCKENHEIMRING
Nuk e pash garen  se isha ne plazh , ama mu be qefi qe fitoj perseri Schumi
Alonso mire do ishte tani qe te vinte bast per Schumin
Alonso: Vė bast pėr Rosin, por jo pėr Shumin
Endi Tufa
"Do tė vendosja 100 euro bast qė Rosi mund tė fitojė titullin kampion nė kėtė sezon, ndėrsa pėr Majkėll Shumakerin nuk do ta bėja njė gjė tė tillė. E pėrsėris se edhe pėr kėtė garė, objektivi im do tė jetė fitorja," ka thėnė kampioni i botės, Fernando Alonso. Edhe pse makina e tij nuk po arrin tė paraqitet mirė nė provat e lira dhe zyrtare, Alonso ka besim pėr kėtė garė. Diferencėn prej 1.5 sekondash nga Ferrari spanjolli e ka shpjeguar: "Kur filluam tė xhironim nė pistė, kishte rėnė shi dhe asfalti nuk ishte i tharė. Sigurisht, nėse do tė kishim zhvilluar mė shumė xhiro, do tė kishim regjistruar njė kohė mė tė shpejtė. Stacionet meteorologjike thonė se nuk do tė bjerė mė shi, pėrkundrazi, do tė jetė nxehtė sot nė garė. Nėse ndodh kėshtu, ne do tė jemi mė tė avantazhuar." Alonso mė pas ka shtuar se kjo vonesė e tij nė xhirot e shpejta, nuk ka ardhur si rrjedhojė e mungesės sė amortizatorit tė ri, i cili ulte dridhjet e makinės. "Ai nuk ka ndikuar, megjithatė nuk ka shumė diferencė. Atė nuk e kishim as nė testimet e fundit qė zhvilluam nė Jerez." Atėherė duket se ka njė problem tjetėr te makinat Renault, edhe pse Alonso pėrpiqet tė justifikojė. "Pėr momentin nuk jam i shqetėsuar. Sigurisht, nuk mund tė jem akoma aq optimist sa isha pėrpara kėsaj fundjave, por edhe i shqetėsuar nuk jam. Diferenca ime me Shumin ėshtė ende e madhe. Nėse do tė kisha 4 apo 8 pikė avantazh ndaj tij, atėherė do tė filloja tė frikėsohesha. Diferenca jonė vazhdon tė jetė 17 pikė dhe unė ndihem akoma i qetė." Gjithsesi, Alonso pranon: "Nuk kemi mė potencialin e dominuesve si nė fillim tė kampionatit, duhet tė pėrmirėsohemi ende, sepse Ferrari na ka kaluar. Duket qartė se ata e pėrmirėsojnė makinėn mė shpejt se ne. Megjithatė, nuk mund tė akuzoj askėnd nė skuadrėn time, sepse e di qė tė gjithė po japin maksimumin."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 30 Korrik 2006 20:15
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HOCKENHEIMRING
Majkėll Shumaker dhe Felipe Masa kanė arritur dje nė Hokenhaim tė Gjermanisė njė tjetėr fitore dyshe
Rikthehen "jashtėtokėsorėt" e Formulės 1
Endi Tufa
Fitorja e pestė dhe e dyta dyshe nė kėtė sezon pėr skuderinė e Ferrarit ėshtė arritur dje nė Hokenhaim tė Gjermanisė. Nė kėtė pistė, skuderia nga Maranelo ka regjistruar fitoren e saj tė 19 tė, duke e ēuar nė total 188 numrin e fitoreve nė 735 gara tė zhvilluara. Pėr Majkėll Shumakerin, kjo ka qenė fitorja e 89 tė nė 244 gara tė zhvilluara dhe e katėrta nė kėtė pistė. Nė pėrfundim tė kėsaj gare, shtatė herė kampioni i botės, Majkėll Shumaker, ka deklaruar: "Ishte e mrekullueshme dhe nuk po arrij tė gjej fjalėt e duhura pėr ta pėrshkruar kėtė rezultat. Motori, gomat dhe makina ishin tė kombinuara nė mėnyrė perfekte. Punuam shumė gjatė testimeve tė javės sė kaluar nė pistėn franceze tė Pol Rikardit dhe nė garėn e Hokenhaimit erdhėn rezultatet. Dua tė pėrgėzoj me kėtė rast edhe Felipe Masėn, i cili zhvilloi njė garė me tė vėrtetė tė bukur. Ishte shumė e rėndėsishme pėr ne qė tė rikuperonim sa mė shumė pikė ndaj rivalėve qė kemi nė luftėn pėr titullin kampion. Nuk kemi pasur asnjė problem gjatė gjithė kėsaj fundjave. Tashmė lufta pėr titujt kampion ėshtė e hapur. Kanė mbetur ende edhe 6 gara dhe ne do tė kemi mundėsi t'i vėmė akoma mė shumė nėn presion ata qė kemi pėrpara nė klasifikim. Kam shumė besim te vetja dhe te skuadra pėr garat e ardhshme, i pres me padurim," ka pėrfunduar Majkėll Shumaker. Ndėrkohė, shoku i tij i skuadrės, Felipe Masa, u rendit i dyti nė garėn e Hokenhaimit. Nė pėrfundim tė saj, ai tha: "E kemi bėrė punėn tonė mė mirė nga ē'e kishim menduar nė prag tė kėsaj gare. Qė ditėn e shtunė, gjatė provave zyrtare, vura re se ishim shumė nė formė dhe se gjithēka funksiononte nė mėnyrė perfekte. E kisha parashikuar kėtė fitore. Gjithēka shkoi mirė, nga nisja te "pit stopet". Tashmė ėshtė e rėndėsishme tė vazhdojmė tė mbajmė kėto ritme dhe tė rikuperojmė nė klasifikim. Shpresoj tė pėrsėrisim edhe nė Budapest kėtė rezultat." Mjaft i kėnaqur pėr kėtė fitore ėshtė shprehur edhe drejtori teknik i Ferrarit, Ros Braun. "Eshtė e vėshtirė tė mendosh pėr njė rezultat mė tė mirė. Makinat tona ishin perfekte sė bashku me gomat Bridgestone. Gjithēka funksionoi sipas parashikimeve. Kur pamė Kimin tė futej aq shpejt nė bokse, menduam se gjithēka do tė shkonte shumė mirė pėr ne. Nė garat e fundit kemi ndryshuar disa gjėra nė makinė dhe ky ėshtė fryt i njė pune tė madhe qė bėhet nė skuderinė tonė," ka pėrfunduar Brauni.
Todt: Njė rezultat i ėndėrruar
Po kaq e bukur ka qenė dhe pėr Zhan Todtin fitorja nė Hokenhaim. Drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit menjėherė pas saj ka deklaruar: "Ishte njė rezultat qė e kishim ėndėrruar. Gara kaloi pa probleme, makina, pilotėt dhe gomat ishin perfekt. Nuk do ta harroj shpejt kėtė ditė, pasi kam parė nė podium tre pilotėt e mi tė preferuar. Nga e hėna do tė fillojmė tė mendojmė pėr garėn e radhės nė Budapest. Gjithmonė e kishim thėnė, derisa matematika tė na lejonte tė pretendonim pėr titullin, ne do tė luftonim. Gjatė gjithė kėsaj periudhe kemi menduar pėr objektivat tanė."
Ekleston: Hokenhaimi nuk do tė jetė nė 2007 n
Nė njė gazetė gjermane tė ditės sė diel, Berni Ekleston ka deklaruar se Hokenhaimi nuk do tė organizojė njė Ēmim tė Madh nė sezonin e ardhshėm. "Kemi shumė kėrkesa nga shtete tė ndryshme qė duan tė organizojnė gara dhe nuk mund t'ua lejojmė mė luksin disa vendeve tė tjera tė zhvillojnė dy gara," ka deklaruar Eklestoni nė faqet e gazetės "Bild am Sonntag". Vitin e ardhshėm do tė jetė vetėm Nyrbyrgringu pista qė do tė organizojė njė Ēmim tė Madh nė Gjermani, ndėrsa Hokenhaimi mund tė rikthehet mė 2008 n. Gjithsesi, gjėrat do tė zyrtarizohen brenda muajit shtator.
Pilotėt e skuderisė franceze kanė bėrė tė ditur se e kishin tė pamundur tė luftonin "kokėkuqen" nė Hokenhaim
Renault: Ferrari po bėhet i frikshėm
Ka shkuar ashtu siē ishte parashikuar pėr Renault nė gara e Gjermanisė. Pilotėt e saj nuk kanė mundur tė bėnin asgjė kundrejt Ferrarit kėtė fundjavė nė Hokenhaim. Kampioni i botės, Fernando Alonso, ėshtė renditur nė vendin e pestė, ndėrkohė qė shoku i tij i skuadrės, Xhankarlo Fizikela, nė vendin e gjashtė. Nė pėrfundim tė kėsaj gare, spanjolli ka deklaruar: "Nuk kemi arritur tė ishim kompetitivė gjatė gjithė kėsaj fundjave, megjithatė dhashė maksimumin. Bėra njė nisje tė mirė dhe arrita tė kaloja tė dyja makinat Honda, por kisha shumė probleme me gomat dhe nuk po mbaja njė ritėm tė lartė. Makina sillej mė mirė nė sektorin e dytė dhe tė tretė, pėr kėtė arsye pėrpiqesha tė mbaja atė pozicion nė fund tė garės, kur bėra edhe njė gabim. Nė kėtė garė nuk kishim potencialin e duhur pėr tė mbajtur ritmin e Ferrarit. Tashmė na duhet tė mendojmė dhe tė punojmė shumė pėr garėn e ardhshme tė Hungarisė," ka pėrfunduar Alonso. Ndėrsa, Xhankarlo Fizikela, piloti italian i skuderisė Renault, ka deklaruar: "Kishim shumė probleme me gomat. Edhe pse kishin kaluar vetėm pak xhiro nga fillimi i garės, makina filloi tė bėhej shumė e vėshtirė pėr t'u pilotuar. Na duhet tė punojmė shumė dhe tė gjejmė se ku e kishim problemin. Duhet tė mendojmė pėr njė rezultat mė tė mirė nė Budapest," ka pėrfunduar Fizikela.
Briatore shtyn vendimin pėr tė ardhmen
Njė zėdhėnės pėr shtyp i skuderisė Renault ka deklaruar dje nė Hokenhaim, se Flavio Briatore nuk ka ndėr mend tė bėjė tė ditur vendimin pėr tė ardhmen nė kėtė fundjavė. "Nuk kemi njė plan tė tillė," ka thėnė zėdhėnėsi pėr shtyp i skuderisė Renault, Bradlei Lord. Kontrata e menaxherit tė pėrgjithshėm tė Renault sė skadon nė fund tė kėtij sezoni dhe deri tani ai nuk ka bėrė tė ditur ndonjė mundėsi pėr ta shtyrė atė.
Raikonen: Kisha probleme me makinėn
Kimi Raikonen e filloi garėn e djeshme nga "poli" dhe e pėrfundoi nė vendin e tretė. Njė rezultat i kėnaqshėm ky pėr skuderinė McLaren dhe pėr pilotin finlandez. Menjėherė pas pėrfundimit tė garės, ai ka deklaruar: "Nė pėrfundim tė garės vura re se makina kishte disa probleme, sepse po humbiste shpejtėsinė. Njė problem tė tillė e kishim gjatė gjithė garės. Megjithatė, dua tė pėrmend se ndoshta edhe strategjia nuk ishte e duhura. Ndoshta nuk e llogaritėm mirė karburantin qė kisha nė serbator. Me fjalė tė tjera, edhe nė kėtė garė isha i pafat," ka pėrfunduar Kimi Raikonen.
Ēmimi i Madh i Gjermanisė
1. M.Shumaker Ferrari
2. F.Masa Ferrari
3. K.Raikonen McLaren
4. Xh.Baton Honda
5. F.Alonso Renault
6. Xh.Fizikela Renault
7. J.Truli Toyota
8. K.Klin RedBull
Pilotėt
1. F.Alonso 100 p
2. M.Shumaker 89
3. F.Masa 50
4. Xh.Fizikela 49
5. K.Raikonen 49
6. H.P.Montoja 26
7. Xh.Baton 21
8. R.Barrikelo 16
9. R.Shumaker 13
10. N.Haidfeld 13
11. D.Kulthard 10
12. J.Truli 10
13. Zh.Villnėv 7
14. M.Veber 6
15. N.Rosberg 4
16. P. de la Roza 2
17. K.Klin 2
18. V.Liuci 1
Konstruktorėt
1. Renault 149 p
2. Ferrari 139
3. McLaren 77
4. Honda 37
5. Toyota 23
6. BMW 20
7. RedBull 12
8. Williams 10
9. Toro Rosso 1
|
|
#4 31 Korrik 2006 15:06
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HOCKENHEIMRING
Shtatė herė kampioni i botės mund tė shpallet kampion, pavarėsisht nga rezultati i Alonsos
Shumi: Mė mjaftojnė fitoret e mia
Endi Tufa
"Tani mund ta fitoj titullin vetėm, mė mjaftojnė vetėm fitoret e mia!" Kėtė frazė e ka pėrsėritur disa herė Majkėll Shumaker pas fitores sė fundjavės sė kaluar nė Hokenhaim. Kishte shumė kohė qė nuk e shihnim tė ekzaltohej nė atė mėnyrė. Brohoriste dhe pėrshėndeste tė gjithė turmėn qė e shoqėroi nė tribunat e pistės dhe skuadrėn. Nga radio e skuderisė ku ai komunikon gjatė gjithė garės me drejtuesit, ėshtė dėgjuar njė frazė: "Kampionati ėshtė rikthyer nė duart tona." Edhe pse zėri nuk ishte shumė i qartė, mesazhi tregonte gjithēka. "Gara e ishte e mrekullueshme, kanė qenė fjalėt e parė tė Majkėll Shumakerit pas garės sė Hokenhaimit. Kjo ka qenė fitorja ime e 70 tė me Ferrarin dhe mė bėhet shumė qejfi qė e arrita pėrpara publikut tė "shtėpisė" sime. Pėrveē kėtij fakti dua tė them se jam shumė i kėnaqur, gjithashtu qė mund ta reduktoj akoma mė shumė diferencėn me Fernando Alonson."
E kishit menduar se do tė rikuperonit kaq shpejt?
Shpresoja. Tė them tė drejtėn, mendoja qė pėrveē Masės tė dilte edhe dikush tjetėr, i cili tė linte prapa Alonson. Kėshtu ndodhi, nė njė pikė tė garės mė thanė se ishte edhe jashtė zonės sė pikėve. Gjithsesi, nėse do tė pretendoja njė gjė tė tillė, do tė ishte shumė.
Edhe kėtė herė u panė dy Ferrari njėra pas tjetrės qė kalonin vijėn e finishit si nė kohėt e arta.
Me tė vėrtetė kjo ishte njė fundjavė e mrekullueshme. Qė pas testimeve qė zhvilluam nė Kastelet tė Francės, kuptuam se ishim nė njė formė shumė tė mirė. Mė nė fund kemi njė paketė qė funksionon shumė mirė. Nė ndryshim nga gara e Manji Kurit, nė Hokenhaim mė bėri shumė pėrshtypje diferenca qė kishim me makinat e tjera. Nė Francė beteja jonė ishte mė e drejtpėrdrejtė, pasi edhe Alonso e pėrfundoi garėn nė vendin e dytė.
Ndėrsa nė Hokenhaim...
Ishim shumė mė tė shpejtė. Pėr asnjė moment nuk patėm ndonjė problem qė tė na shqetėsonte. Qė nga "pit stopi" i parė dhe mė pas, unė me Masėn e kontrolluam lehtėsisht garėn. Vetėm duhet tė kishim kujdes te papastėrtitė qė ishin futur nė pistė, sidomos nė fundin e pjesės sė drejtė. Duhej tė kishim kujdes, sepse qė tė dy kishim zgjedhur goma tė buta. I zgjodhi i pari Felipe, i cili duhet pėrmendur se po bėn njė punė tė mrekullueshme.
Diferenca me Alonson tashmė ka shkuar nė 11 pikė. Nuk ju duket diēka e mrekullueshme po tė mendoni se pas garės sė Kanadasė kishit 25 pikė diferencė?
Nuk e kisha imagjinuar ndonjėherė tė arrija tė fitoja nė tri gara radhazi. Nėpėrmjet radios, inxhinieri im mė tha se nėse do tė arrij tė fitoj edhe gjashtė garat e mbetura nga ky sezon, do tė shpallem kampion bote, pavarėsisht nga rezultati qė mund tė arrijė Alonso. Sigurisht, qė tė mendoj se mund t'i fitoj tė gjitha garat e mbetura, mė duket disi e ekzagjeruar, por thjesht ideja mė pėlqen dhe mė entuziazmon. Jam i sigurt se kampionati mund tė vendoset pas dy apo tri garave. Po me kaq siguri mund tė them se do tė fitoj mė shumė se dy pikė pėr garė ndaj Alonsos.
Kur keni fituar kėtu, nė vitet 1995, 2002 dhe 2004, mė pas jeni shpallur kampion bote.
Nėse duhet ta marr si njė urim kėtė gjė, mė bėhet shumė qejfi. E diela ka qenė njė ditė feste pėr mua dhe pėr tė gjithė tifozėt qė kishin ardhur pėr tė mė mbėshtetur nėpėr tribunat e pistės. Edhe nė Itali ėshtė festuar, pasi ky vend, qė pas fitimit tė titullit kampion nė futboll, po vazhdon tė korrė suksese nė tė gjitha sportet. Kur kam zhvilluar xhiron e pėrshėndetjes nė Hokenhaim, u ndjeva me tė vėrtetė shumė i emocionuar.
Nė garėn e Hokenhaimit tė kėtij viti ka pasur njė rėnie tė madhe tė tifozėve. Sipas organizatorėve, nė tri ditėt e garės kanė qenė tė pranishėm 118 mijė, kundrejt 140 apo 150 mijė qė kanė qenė vitet e shkuara. Si mendoni?
Njė gjė tė tillė e vura re edhe unė, gjithsesi pėr mė shumė besoj se do t'ju sqarojė Eklestoni.
Vili Veber (menaxheri i Majkėllit)
Unė jam me tė vėrtetė menaxheri i tij, por mbi tė gjitha jam edhe mik i Majkėllit. Nėse ai do tė fitonte nė kėtė sezon titullin e tetė kampion, atėherė do t'i kėshilloja tė largohej nga ky sport. Do tė ishte pikėrisht ky momenti i duhur.
Majkėll Shumaker
Mė ka befasuar avantazhi qė kisha ndaj Renault sė. Nė Francė dueli ynė ishte mė i ekuilibruar, ndėrsa kėtu jo. Tani jam i bindur se nė kėto gara tė mbetura, do tė arrij t'i fitoj Alonsos mė shumė se dy pikė pėr garė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 01 Gusht 2006 20:03
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP HOCKENHEIMRING
E po me te vertete eshte bere shume interesante gara!
Shpresoj se Shumi edhe garen e ardhshme ne kete fundjav ta fitoj!!!!
FORCA FERRARI!!! GO SHUMI!!!!!
|
|
#6 01 Gusht 2006 21:51
|
|
 |
jz
The Daddy

Postime: 714
Rregjistruar: Mars 2005
Mosha: 31 Vendodhja: Cyber World
Pėrdorues #: 2
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP HOCKENHEIMRING
|
|
#7 02 Gusht 2006 16:50
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HOCKENHEIMRING
Te gjithe me Schumin jemi ne
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 02 Gusht 2006 21:30
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|