| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HUNGARORING - HUNGARY
Ditėn e diel do tė zhvillohet pėr tė 21 n herė Ēmimi i Madh i Hungarisė. Kjo pistė ndodhet nė kalendarin e Formulės 1 qė nga viti 1986 dhe qė atėherė gara ėshtė zhvilluar nė pistėn e Hungaroringut. Pista ka qenė e gjatė 4.041 metra, ndėrsa aktualisht ėshtė 4,381. Fituesi i parė i kėtij Ēmimit tė Madh ka qenė Nelson Pike me makinėn Williams, ndėrsa i fundit ka qenė Kimi Raikonen me McLaren, nė sezonin e kaluar. Gjithsej janė 11 pilotė qė e kanė fituar kėtė garė, tė gjithė pėrveē Raikonenit, Butsenit dhe Barrikelos janė shpallur mė pas kampion bote. Pėr sa i pėrket numrit tė fitoreve, ėshtė Majkėll Shumaker ai qė ka mė shumė, katėr tė tilla, i ndjekur nga Sena me 3 dhe nga Pike, Hill, Villnėv dhe Hakinen me nga 2 fitore. Pėr sa u pėrket sukseseve qė kanė pasur skuderitė, ėshtė Williams i qė mban rekordin me 7 fitore. Ai lė prapa McLaren in me 6 dhe Ferrarin me 5.
Pikėrisht nė kėtė pistė, nė vitin 2003, Fernando Alonso ka arritur fitoren e parė nė karrierėn e tij si pilot i Formulės 1. Sė bashku me kėtė fitore, ai ka vendosur rekordin e fituesit mė tė ri tė njė gare. Fitoren e parė nė karrierė nė kėtė pistė e ka arritur edhe Demon Hill nė vitin 1993 me Williams in, ndėrsa Butseni ka regjistruar fitoren e tij tė fundit nė karrierė, pikėrisht nė Hungaroring po me skuderinė Williams nė vitin 1990. Pėr sa u pėrket "pole position" eve, ėshtė Majkėll Shumaker ai qė mban rekordin, me 7 tė tilla (Nė 1994, '96, '97, '00, '01, '04 dhe '05). Prapa tij renditet Airton Sena me 3 "pole" dhe Patreze me Hakinenin me nga dy. Edhe pėr konstruktorė ėshtė Ferrari qė ka regjistruar mė shumė "pole", 7 tė tillė. Prapa skuadrės nga Maranelo renditet Williams i me 6 dhe McLaren i me 4. Nė Hungaroring, Patreze ka regjistruar polin e 8 tė dhe tė fundit nė karrierė nė vitin 1992, me Williams, ndėrsa Butseni ka regjistruar tė parin dhe tė vetmin nė vitin 1990 me Williams-in. Edhe nė xhirot mė tė shpejta gjatė garės, ėshtė Majkėll Shumaker ai qė mban rekordin me 4 tė tilla (nė vitet 1994, 1998, 2002 dhe 2004). Prapa tij renditet Pike, Prost, Mansell, Hakinen dhe Hill me nga dy. Pėr sa u pėrket konstruktorėve, ėshtė Williams-i qė kryeson renditjen me 9 xhiro tė shpejta. Prapa tij gjendet McLaren i me 5 dhe Ferrari me 4. Nė vitin 1996, Demon Hill ka regjistruar xhiron e tij tė 19 tė dhe tė fundit mė tė shpejtė nė karrierėn e tij, tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Hakineni nė vitin 2001 me McLaren. Ndėrsa nė vitin 1991, belgu Beltran Gashot ka regjistruar xhiron e parė dhe tė fundit tė shpejtė nė karrierėn e tij, me njė makinė Jordan.
Pėr sa u pėrket podiumeve, ėshtė Airton Sena ai qė dominon sė bashku me Majkėll Shumakerin me nga 7 tė tillė. Piloti brazilian i ka arritur kėto pode nė 7 vite radhazi (1986, '87, '88, '89, '90, 91 dhe '92). Prapa tyre renditet britaniku Demon Hill me 5 podiume sė bashku me Devid Kulthardin. Pėr sa u pėrket skuadrave, ėshtė Williams i qė ka marrė mė shumė podiume, 16, e ndjekur nga McLaren i dhe Ferrari me nga 13.
Williams: Nė 2007 n, me Vurzin dhe Rosbergun
Nė njė kohė kur pritet nėse BMW ja do tė mbajė Robert Kubikėn si pilot kolaudator apo do ta kalojė si pilot zyrtar, ėshtė njė tjetėr pilot, i cili qė dje ka inaguruar sezonin e ardhshėm. Bėhet fjalė pėr Aleksandėr Vurzin. Ai do tė garojė nė sezonin e ardhshėm me skuderinė Williams, e cila nga 2007 ta do tė pėrdorė motorėt Toyota. Pėrkrah tij do tė jetė i riu Niko Rosberg dhe si rrjedhojė nuk do tė jetė mė australiani Mark Veber. 32 vjeēari Vurz cilėsohet si njė pilot me eksperiencė. Ai ka disa vite qė punon si kolaudatori i skuderisė McLaren. Menjėherė ka reaguar Mark Veber, i cili pas kėtij lajmi u ka kėrkuar drejtuesve tė skuderisė dy javė pėr tė reflektuar. Kjo kėrkesė e australianit ka lėnė nė mes zyrtarizimin e kontratės me Vurzin, njė gjest qė ka irrituar shumė Frenk Uilliamsin.
Gjithsesi, pėr Veberin tashmė mbeten vetėm dy rrugė, ose tė kalojė te Renault ja pėr tė zėvendėsuar Fernando Alonson, ose tė kalojė te Red Bull i, pėr tė lėnė edhe njė vit si kolaudator Heiki Kovalainenin.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 05 Gusht 2006 08:52
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP HUNGARORING - HUNGARY
Alonso: Vini bast pėr mua, do tė fitoj!
Endi Tufa
Mes fjalėve tė fundit qė qarkullojnė pėr merkaton dhe amortizatorin e veēantė tė Renault sė, Fernando Alonso kėrkon tė rikthehet te suksesi pėr tė vazhduar rrugėn drejt titullit kampion. Nė tė vėrtetė, kjo rrugė i ėshtė vėshtirėsuar ndjeshėm spanjollit, ndoshta mė shumė nga ē'e kishte menduar. Gjithsesi, ai ndodhet nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė qė prej 500 ditėve. Nė Hungaroring, Alonso ka arritur tė fitojė garėn e parė nė karrierė nė Formulėn 1. Bėhet fjalė pėr vitin 2003. Nė sezonin e kaluar ai ėshtė renditur shumė prapa, megjithatė mbetet optimist.
Seria: "Nėse ndokush do tė vėrė bast se cili do ta fitojė titullin, le tė vėrė paratė pėr mua," thotė kampioni i botės, edhe pse pranon se deri nė fund tė kėtij sezoni duelet do tė jenė shumė tė nxehta. "Na duhet tė luftojmė. Do tė jetė njė luftė shumė e ashpėr dhe unė mund tė them se nė tri garat e ardhshme mund tė kemi tė njėjtat vėshtirėsi qė kemi pasur nė garat e kaluara. Pas garės sė Hokenhaimit nuk na u dha mundėsia tė reagonim. Me kėtė dua tė them se edhe gara e Hungarisė do tė jetė e vėshtirė pėr ne, ashtu siē do tė jetė edhe ajo e Turqisė, pasi midis kėtyre dy garave nuk lejohet tė zhvillohen testime. Edhe pėr garėn e Monzės nuk mund tė jem shumė optimist, pasi bėhet fjalė pėr pistėn e Ferrarit dhe ata arrijnė tė pėrshtaten shumė mirė me tė. Gjithsesi, nė tri garat e fundit qė mbeten, kam shumė besim. Pėr kėtė arsye them shpeshherė se duhet tė vini bast pėr mua," ka thėnė Fernando Alonso.
Gomat: Natyrisht qė Fernando nuk e fsheh faktin qė dueli me Majkėll Shumakerin dhe Ferrarin ėshtė shumė i vėshtirė. Nė mėnyrė tė veēantė, nė kėto tri garat e fundit, gomat Bridgestone kanė bėrė diferencėn. "Sigurisht, nėse Majkėlli arrin t'i fitojė tė gjitha garat, do tė fitojė edhe titullin. Megjithatė, pėr kėtė gjė as ai vetė nuk ėshtė i sigurt. Tė gjithė jemi duke dhėnė maksimumin, unė, Renault ja, Ferrari dhe Shumi. Pėr kėtė arsye them se edhe garat e ardhshme do tė kenė si faktor kryesor gomat. Ferrari dhe Renault ja tashmė kanė arritur limitet e pėrmirėsimit tė makinės. Eshtė e vėshtirė pėr tė dyja skuadrat qė tė bėjnė mė shumė. Ne jemi nė duart e Michelinit." Duket se amortizatori i veēantė i "hundės" sė Renault sė nuk do tė ndikojė aq shumė sa po pėrflitet. Kėtė gjė e pranon dhe vetė kampioni i botės. "Nė garėn e Gjermanisė nuk e pėrdorėm kėtė amortizator, megjithatė edhe me tė nuk do tė kishim zgjidhur problemet me gomat e pasme. Ndonjėherė e vė re ndryshimin e atij amortizatori dhe ndonjėherė jo. Ai sillet ndryshe nė pista tė ndryshme. Gjithsesi, nė Hungaroring unė do tė futem pėr tė fituar, pjesa tjetėr nuk mė intereson," ka vazhduar Fernando Alonso.
Aleati: Edhe shoku i tij i skuadrės, Xhankarlo Fizikela, e mendon si ai. "Kemi ardhur nė Hungaroring pėr tė fituar. Nė dy garat e fundit kemi pasur disa probleme dhe nuk punuam mjaftueshėm sa pėr tė rregulluar gjėrat. Pra nuk arritėm tė grumbullonim pikėt e nevojshme pėr tė qenė tė sigurt nė kampionat. Gjithsesi, ne kemi njė makinė tė mirė dhe jemi optimistė. Nė garėn e Hungaroringut do tė montojmė goma tė ndryshme nga ato qė pėrdorėm nė Hokenhaim. Shpresojmė tė mos kemi tė njėjtat probleme qė patėm atje." Pėr sa i pėrket amortizatorit tė ri, "mass damper" it, Fizikela dyshon qė mund tė sjellė ndonjė avantazh. "Makina jonė ėshtė ndėrtuar mirė qė nė fillim tė kėtij sezoni. Ky lloj amortizatori nuk ndikon aspak nė problemet qė kemi me gomat, gjithsesi, ėshtė mirė qė ta kemi," ka pėrfunduar piloti italian i Renault sė, Xhankarlo Fizikela.
Briatore: FIA po na sulmon
"FIA duhet tė kryejė vetėm rolin e saj prej arbitri, jo tė ndikojė nė kampionat. Gjėrat po shkojnė shumė keq dhe kėtė gjė mediat e kanė kuptuar prej kohėsh. Po ndodh e njėjta gjė qė ka ndodhur pėrpara disa vitesh. Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit ėshtė duke bėrė njė lojė shumė tė fortė kundėr ndesh," thotė me tone shumė tė ashpra menaxheri i pėrgjithshėm i skuderisė Renault. Gjithēka ka filluar pas ndalimit tė pėrdorimit tė amortizatorit "mass damper". Nė tė vėrtetė, kėtė amortizator e kanė pėrdorur disa makina sė bashku me Renault nė nė sezonin 2005, por pas garės sė Manji Kurit tė kėtij sezoni, FIA ka vendosur ta ndalojė pėrdorimin e tij.
"Gjithēka mė duket shumė qesharake. Eshtė e pabesueshme se si mund tė ndryshojnė tėrėsisht gjėrat nė mes tė sezonit. Nuk mė duket diēka korrekte. Me siguri ėshtė ndonjė skuadėr, e cila ka ngritur zėrin dhe ėshtė ankuar, sepse pėrndryshe nuk do tė kishte ndodhur asgjė. Gjithsesi, nė garėn e nesėrme tė Hungarisė makinat e mia nuk do ta pėrdorin "mass damper" in, nuk dua tė vazhdoj tė pėrflitem nga federata," ka pėrfunduar deklaratėn e tij Flavio Briatore.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 06 Gusht 2006 08:15
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|