| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Shumi: Tifozėt do tė marrin atė qė na kėrkojnė
Majkėll Shumaker do tė vendosė muajin e ardhshėm nėse do tė vazhdojė apo do tė tėrhiqet nga Formula 1, sipas drejtorit teknik tė Ferrarit, Ros Braun. Megjithatė, nė prag tė garės sė Imolas, shtatė herė kampioni i botės ka folur pėr shanset qė ka ai dhe skuadra e tij pėr tė luftuar nė kėtė sezon pėr titullin.
Mund ta pranoni se ju ėshtė shtuar shumė optimizmi pas vendit tė dytė qė arritėt nė Bahrein. Sa i sigurt jeni aktualisht se mund tė mbyllni diferencėn qė keni me Renault nė, me McLaren in apo me Hondėn?
Pa dyshim qė ne jemi shumė mė mirė sesa dukemi nga pamja e jashtme. Ne e kemi potencialin, por duhet tė pėrpiqemi ta tregojmė sa mė shumė. Gjatė kėtyre pushimeve kemi punuar shumė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e makinės sonė. Nė Imola do tė paraqesim disa pjesė tė reja tė makinės.
Si ėshtė morali i skuadrės suaj aktualisht?
Tė gjithė shpresojmė. Javėn e kaluar gjithēka shkoi sipas planeve dhe nė sportin tonė kjo ėshtė diēka shumė pozitive. Tė gjithė nė kėtė skuadėr po japin maksimumin, pasi kėrkojnė medoemos tė rikthehen te fitorja. Fillimi i garave europiane na sinjalizon edhe fillimin e njė fushate tė re qė duhet tė marrim pėr tė fituar titullin kampion.
Aksidenti qė shkaktuat nė Australi, u kritikua shumė dhe specialistėt mendonin se ishte i rrezikshėm pėr shėndetin tuaj. Mos mendoni se po merrni pėrsipėr mė shumė rreziqe se ē'duhet?
E kam vėnė re se tė gjithė kanė menduar se bėra njė gabim tė rrezikshėm dhe ajo qė mė vjen mė shumė pėr tė qeshur, ėshtė se disa persona mendojnė se jam trembur. Unė do tė vazhdoj tė pilotoj nė kėtė mėnyrė, pasi dua tė rikthehem te fitorja. Nė sportin tonė gjithmonė duhet tė sulmosh dhe duhet tė marrėsh parasysh disa rreziqe.
Le tė rikthehemi te pyetjet qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen tuaj. Sa ndikon fitimi i titullit kampion te vendimi qė do tė merrni?
Nuk mendoj se e gjithė kjo ēėshtje pėr tė marrė njė vendim, ka lidhje me titullin kampion. Unė gjithmonė ju kam bėrė tė ditur se do tė vendos vetėm nė sezonin e verės. Mos mendoni se do tė ndryshoj mendjen kur mė bėni kaq shpesh kėtė pyetje. Aktualisht kam vendosur tė kem kohėn e mjaftueshme pėr tė marrė njė vendim kaq tė rėndėsishėm.
Tashmė po afrohet gara e San Marinos, e cila ėshtė edhe gara e "shtėpisė" pėr Ferrarin. Mendoni se do tė plotėsoni dėshirėn e tifozėrisė suaj apo ndoshta ata kėrkojnė mė shumė se ē'duhet pėr momentin?
Mbėshtetja e tifozėrisė nė momente tė tilla ėshtė gjithmonė e nevojshme. Nuk ka asgjė mė tė bukur sesa tė dėgjosh tifozėrinė, e cila ėshtė e pranishme nėpėr tribuna. Pa dyshim qė do tė mundohemi t'u japim atė qė meritojnė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 24 Prill 2006 04:47
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Kampioni i botės nė fuqi ka bėrė tė ditur se nė Imola do tė kėnaqej edhe me njė podium
Alonso: I trembem ende Shumit...
Tashmė Formula 1 ėshtė rikthyer nė vendlindjen e saj, nė Europė. Pikėrisht nė kėtė kontinent ka lindur edhe njė nga fenomenėt aktualė dhe njė nga protagonistėt e kėtij sezoni, Fernando Alonso. Kampioni mė i ri i tė gjitha kohėve nė Formulėn 1 e ka filluar kėtė sezon ashtu siē kishte pėrfunduar sezonin e kaluar, pėrpara tė gjithėve. Pas sukseseve qė ka arritur nė Bahrein dhe nė Australi, ai ka arritur njė vend tė dytė nė Malajzi, qė e rendisin si kundėrshtarin numėr 1 tė Ferrarit dhe tė Majkėll Shumakerit edhe nė Imola. Fernando Alonso ėshtė krye tė klasifikimit pėr pilotė dhe ka njė avantazh tė konsiderueshėm ndaj ndjekėsve. Nga ana tjetėr, nė kėtė pistė skuderia Ferrari ėshtė nė kėrkim tė fitores sė parė nė kėtė sezon, e cila mund ta rifusė kėtė skuadėr nė luftėn pėr titullin kampion.
Fernando, tashmė ėshtė afruar gara e Imolas. Mund tė themi se gara e sezonit tė kaluar ishte nga mė tė mirat e tė gjithė karrierės suaj?
Nuk besoj. Unė kam zhvilluar njė garė shumė tė mirė nė kėtė pistė edhe nė sezonin 2002 apo 2003, por nė atė kohė nuk bija shumė nė sy, pasi nuk luftoja pėr fitore. Gjithmonė ndodh kėshtu kur ke njė makinė, e cila nuk ėshtė kompetitive dhe qė nuk tė jep mundėsi tė renditesh mė mirė se nė vendin e shtatė.
Megjithatė, nė sezonin e kaluar arritėt ta mbanit mjaft mirė prapa Majkėll Shumakerin dhe si rrjedhojė u bėtė njė personazh i rėndėsishėm i mediave. Nga njėra anė, ju po mbanit me shpirt nėpėr dhėmbė vendin e parė, ndėrkohė qė nga pas ju ndiqte njė Shumaker "i ēmendur".
Mund tė them se isha disi me fat, pasi nė kėtė pistė nuk mund tė parakalohet, pėr kėtė arsye nuk m'u desh ndonjė sforcim i madh pėr ta mbajtur Shumakerin prapa.
Pas fitores sė tretė radhazi qė arritėt nė sezonin e kaluar, filluat tė mendonit se ishte viti juaj?
Jo, atė mbrėmje hipa nė avion dhe po kthehesha nė shtėpi duke menduar, tashmė Ferrari ėshtė rikthyer dhe fitoret e mia morėn fund. Nuk mund tė mendoja gjė tjetėr, pasi Majkėlli u nis nga vendi i 13 tė dhe e mbaroi garėn vetėm me tė qindat e sekondit prapa meje. Pra mendoja me shumė siguri se ata kishin mundur tė zgjidhnin problemet e tyre dhe do tė riktheheshin te fitoret. Me fjalė tė tjera, dua tė them se u largova nga Imola mė shumė i shqetėsuar sesa i gėzuar.
Nė tė vėrtetė, ju kishit bėrė njė vlerėsim tė gabuar. Besoni se Ferrari tashmė mund tė zgjidhė problemet e tij dhe tė rikthehet?
Kėtė sezon ata e kanė filluar shumė mirė dhe mund t'ju kujtoj garėn e Bahreinit, ku ne i mundėm me shumė pak diferencė. Megjithatė, dua tė them se kur Ferrari do tė garojė nė pista tė favorshme si ajo e Sakhirit dhe nėse do tė ketė gomat e mira, Majkėll Shumaker do tė rikthehet te fitorja. Motivacionet e tij janė shumė tė forta edhe tani. Pėr mua ai vazhdon tė jetė njė nga pretendentėt kryesorė pėr fitimin e titullit kampion nė kėtė sezon. Pėr mė shumė, tė mundėsh Majkėllin ėshtė shumė mė bukur sesa tė mundėsh njė rival tjetėr. Ai njihet nė tė gjithė globin. Edhe nė Kinė apo nė Afrikė tė shkosh, nėse pėrmend emrin e Majkėll Shumakerit, ata e njohin se kush ėshtė.
Megjithatė, duhet theksuar se ju aktualisht keni 28 pikė mė shumė se njė vit mė parė dhe nė Imola ndoshta shkėputeni mė shumė.
Nuk do tė jetė e lehtė tė fitojmė atje. Gjėja mė e rėndėsishme pėr ne ėshtė qė tė ngjitemi nė podiumin e tė gjitha garave tė mbetura. Me fjalė tė tjera, tė ndjekim tė njėjtėn strategji si njė vit mė parė. Duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm dhe tė mos bėjmė asnjė gabim. Jo gjithmonė mund tė arrish tė marrėsh 10 pikė, ndonjėherė tė mjaftojnė edhe 8 apo 6.
Fillimi i kėtij sezoni ngjan si njė fotokopje e sezonit tė kaluar. Si nė 2005 n, edhe tani McLaren i duket se po pėrmirėsohet dhe po bėhet mė agresiv. Pikėrisht nė Imola, pėrpara se tė tėrhiqej, Kimi po dominonte. Mendoni se mund tė pėrsėritet diēka e tillė?
Po, jam i sigurt se avantazhi qė kemi aktualisht, shumė shpejt do tė reduktohet, ashtu siē ndodhi nė sezonin e kaluar. Objektivi ynė ėshtė tė shfrytėzojmė ēdo mundėsi qė na jepet. Pra tė arrijmė tė fitojmė atėherė kur na jepet mundėsia dhe tė marrim ato pikė qė mundemi nė garat e tjetra. Ne do tė mundohemi tė japim gjithmonė maksimumin tonė qė edhe rivalėt tanė tė shkojnė drejt limiteve.
Jeni i sigurt se skuderitė e tjera kanė dhėnė shenja tė dukshme pėrmirėsimi?
Strategjia e McLaren it pėr raste tė tilla ėshtė gjithmonė perfekte, megjithatė edhe nė skuderinė tonė po punohet shumė.
Pas fitores nė Australi, ku Xhankarlo Fizikela u rendit i pesti, mendoni se nė skuderinė tuaj kanė filluar distancimet?
Aspak. Skuadra na vė nė dispozicion si mua, ashtu edhe Xhankarlos, makina tė njėjta. Ndonjėherė do tė jem unė prapa tij, por ndonjėherė do tė jetė edhe ai prapa meje. Gjithēka varet nga provat qė zhvillojmė ditėn e premte dhe se si i modifikojmė makinat tona.
Ju gėzoni njė popullaritet tė madh nė Spanjė. Mendoni se e keni fituar tė gjithė kėtė jo vetėm prej aftėsive tuaja, por edhe pėr shkak tė tipit disi tė veēantė?
Mendoj se po, pasi edhe firmat e ndryshme mė kėrkojnė pėr reklama. Mund tė them se njerėzit interesohen edhe pėr ushqimin tim. Ēdo ditė flitet pėr mua nė vendin tim dhe jo vetėm pėr arritjet si sportist.
Mendoni se nė kėtė mėnyrė rrezikoni Majkėll Shumakerin, i cili merret shumė pak me veten?
Unė mund tė them vetėm se publiku spanjoll flet shumė pėr mua, por nuk e di nėse flet pėr mirė apo pėr keq. Ju e dini se ka shumė tifozė tė Raikonenit nė vendin tim? Megjithatė, njė pjesė mė e madhe mė mbėshtet dhe kėrkon tė mė shohė ēdo ditė nė televizion.
E mendoni ndonjėherė se jeni bėrė njė personazh i tipit tė Totit apo Bekhamit? Njė personazh universal?
Po por... unė nuk jam i bukur si ata
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 24 Prill 2006 04:48
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Inxhinierėt kanė bėrė modifikime nė tė gjithė sektorėt e makinės, pėr tė harruar sa mė shpejt paraqitjet e tyre tė dobta
Ferrari, gati mrekullia pėr Imolan
1 Krah i harkuar aerodinamik
2 Shtesė e krahut aerodinamik, si e Toyotės
3 Krah tė jashtėm nė formė trekėndėshi
4 Devijues i dyfishtė ajri
5 Unazė rreth diskut prej karboni
6 Kofano motori, pėrmirėson nxjerrjen e gazrave
7 Pinė vertikale, stabilizon pjesėn e pasme
Gara e San Marinos ėshtė krejtėsisht e veēantė pėr Ferrarin, duke parė qė ėshtė edhe gara e "shtėpisė" pėr kėtė skuderi. Nė tri garat e para, kjo skuderi nuk ka mundur tė shkėlqejė apo tė tregojė se ėshtė vėrtet pretendente pėr titullin e kėtij sezoni, por nė kėtė pistė ata duhet tė shfaqen ndryshe.
"Kokėkuqja" ka treguar se ka njė potencial shumė tė madh, por pėr momentin kėtė gjė e ka vetėm nė letėr, pasi diferenca me skuderinė Renault vazhdon tė jetė shumė e madhe. Megjithatė, nė gara tė tilla duhet tė qėndrosh gjithmonė me kėmbė nė tokė dhe asnjėherė nuk duhet tė mendosh se ke fituar, pasi pėrmbysjet ndodhin shumė shpejt. Aq mė shumė nė momente tė tilla, kur edhe rregullorja ka ndryshuar. Aktualisht njė gabim i vogėl tė kushton shumė. Tashmė dihet qė njė motor skuderitė duhet ta pėrdorin pėr dy gara radhazi.
Motori: Ferrari ėshtė nė grupin e Hondės, BMW sė, Mercedes it dhe Cosworthit, njė grup ky qė ka pasur probleme me besueshmėrinė e motorit nė kėtė sezon. Ndėrkohė, skuderia Renault ka qenė shumė larg kėtyre skuadrave, pėr sa i pėrket besueshmėrisė dhe fuqisė. Pėr garėn e Imolas, motorėt e skuderisė Ferrari kanė pėsuar njė ndryshim, i cili do t'u lejojė atyre njė shfrytėzim nė maksimum tė xhirove.
Aerodinamika: Eshtė njė tjetėr sektor shumė i rėndėsishėm i Formulės 1. Edhe kėtu inxhinierėt e Ferrarit kanė bėrė ndėrhyrje tė dukshme dhe i kanė testuar nė Barcelonė dhe nė Valelunga, megjithatė duhen parė edhe skuderitė e tjera se ēfarė kanė arritur tė bėjnė nė prag tė garės sė Imolas. Edhe kėtu Renault ja ėshtė nė njė formė tė shkėlqyer. Gjithsesi, ndryshimet e reja te makina Ferrari 248, janė tė shumta si nė pjesėn e pėrparme, ashtu edhe nė tė pasmen. Nė "hundėn" e makinės janė kopjuar disa devijues ajrit tė tipit tė Toyotės. Krahė tė tillė nė formė trekėndėshi janė vendosur edhe nė krahėt e amortizatorėve, njė model ky qė ėshtė pėrdorur edhe nė vitin 1998. Me fjalė tė tjera, duhet thėnė se janė shtuar disa mikro-krahė aerodinamikė, tė cilėt do tė bėjnė tė mundur devijimin e ajrit. Ky devijim do tė shtojė ftohjen e sistemit tė frenimit dhe tė motorit nė pėrgjithėsi. Disa prej kėtyre krahėve janė diskutuar shumė dhe nga disa drejtues skuderish janė kontestuar, pasi, sipas tyre, krahėt kanė qenė tė lėvizshėm dhe gjėra tė tilla nuk i lejon rregullorja teknike.
Amortizatorėt: Ndryshime kanė pėsuar edhe sistemet e frenimit apo tė amortizimit. Nė Valelunga dhe nė Barcelonė janė provuar disa tipe tė ndryshme tė amortizatorėve tė pasėm. Ato kanė qenė mė tė ashpėr dhe i lejojnė pilotit tė shfrytėzojnė mė shumė gjeneratėn e re tė gomave Bridgestone. Pėrveē tyre janė ndryshuar edhe disa pjesė sė pasme tė kofanos sė motorit. Ky ndryshim ėshtė bėrė pėr tė pasur njė shkarkesė mė tė mirė tė gazrave qė dalin nga motori. Sipas inxhinierėve, kėto ndryshime do t'i sjellin Ferrarit pėrmirėsime tė ndjeshme nė shumė sektorė, si nė shpejtėsi, ashtu edhe nė qėndrueshmėri.
Alonso: Rekordet e Shumit janė tė pathyeshme
Fernando Alonso mendon se rekordet qė ka arritur Majkėll Shumaker nė Formulėn 1, nuk do tė thyhen asnjėherė. Piloti gjerman i Ferrarit ka arritur tė fitojė 5 tituj kampionė radhazi, por nė sezonin e kaluar ai u ndal nga i riu spanjoll Fernando Alonso. Megjithatė, Shumakeri ka arritur tė thyejė edhe rekordin e legjendės sė Formulės 1, Huan Manuel Fanxhio, i cili kishte fituar 6 tituj kampionė. Njė tjetėr rekord qė mban "baroni i kuq" ėshtė ai i numrit tė podiumeve. Deri tani ai ėshtė ngjitur 143 herė, ka kryesuar 128 gara, ka regjistruar 69 xhiro tė shpejta dhe ka arritur tė fitojė 13 gara brenda njė sezoni. Nga ana tjetėr, kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, i ka sqaruar tė gjithė se nuk ka ndėr mend tė qėndrojė nė kėtė sport derisa tė thyejė rekordet e Majkėllit. "Nuk besoj se do tė arrij njė moshė tė madhe nė Formulėn 1, ka bėrė tė ditur spanjolli i skuderisė Renault, pėr gazetėn gjermane "Bild". Rekordet e arritura nga Majkėlli janė tė pathyeshme, megjithatė duhet theksuar se gjendja e Formulės 1 ka ndryshuar shumė. Gjithsesi, Shumi ka arritur diēka qė askush nuk mund ta arrijė mė, pėr kėtė arsye mendoj se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr kėdo qė tė arrijė t'i thyejė ndonjė nga rekordet. Sido qė tė jetė, unė e pėrsėris edhe njė herė se nuk synoj asnjė rekord.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 24 Prill 2006 04:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Shtatė herė kampioni i botės ka thyer tė vetmin rekord qė i kishte mbetur, atė tė "poleve". Nė Imola bėn 66
Shumi, mbreti i rekordeve, "mposht" edhe Senėn
Majkėll Shumakeri ka arritur ditėn e shtunė tė thyejė edhe rekordin e vetėm qė nuk mbante emrin e tij, atė tė "pole position" eve. Gjermani i Ferrarit ka marrė dje nė pistėn Imolasa "polin" e tij tė 66 tė nė karrierė, duke e kaluar rekordin qė mbante mė parė Ariton Sena me 65 "pole". Pėrveē kėtij fakti, ky vend i parė nė prova do t'i japė gjermanit edhe mė shumė shanse pėr ta fituar kėtė garė, pasi ajo ėshtė mė shumė e rėndėsishme sesa tabela e rekordeve. "Padyshim qė edhe ky rekord ėshtė shumė i rėndėsishėm. Megjithatė, do tė mė pėlqente mė shumė ta fitoja garėn, dhe mė pas tė mendoja pėr rekordet pasi, pėr momentin, ende nuk jam i kėnaqur 100%. Gjithsesi, edhe ky "pole" mund tė konsiderohet njė arritje shumė e madhe kėtu nė Imola, ku unė, sė bashku me skuderinė time jemi pėrballė tifozėrisė sonė," - ka thėnė ish-kampioni i botės, Majkėll Shumaker. Vlen pėr t'u theksuar se, pėr ironi tė fatit, gjermani i Ferrarit ka arritur tė thyejė rekordin e legjendės Sena, pikėrisht nė pistėn e San Marinos, ku pėrpara 12 vitesh ai ka humbur jetėn nė njė aksident. Pėr Ferrarin kjo mund tė cilėsohet si gara e "shtėpisė". Nė vijėn e parė tė nisjes, pėrkrah Majkėll Shumakerit ėshtė renditur edhe piloti britanik i skuderisė Honda, Xhenson Baton, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrės, Rubens Barrikelo, dhe nga Felipe Masa. Kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, do tė niset nga vendi i pestė. Ky ėshtė njė tjetėr fakt qė e bėn edhe mė optimist Majkėll Shumakerin pėr garėn e sotme. Aktualisht, diferenca e pilotit gjerman tė Ferrarit dhe kampionit tė botės nė fuqi ėshtė 17 pikė nė klasifikimin e pėrgjithėm pėr pilotė. Pėr Majkėll Shumakerin gara e San Marinos do tė jetė vendi ku ai dhe skuadra e tij do tė bėjnė kthesėn e madhe, e cila do t'i fusė ata nė luftėn pėr titullin kampion. "Me kėtė makinė e kemi marrė "polin" edhe nė Bahrein. Pėr kėtė arsye, mendojmė se ka ardhur momenti pėr tė fituar. Kemi punuar shumė pėr kėtė garė dhe makina duket kompetitive. Tė shohim se si do tė shkojnė gjėrat edhe nė garė, pasi gjithmonė Alonso ka pasur njė strategji tė mirė," ka pėrfunduar shtatė herė kampioni i botės, Majkėll Shumakeri.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 24 Prill 2006 04:51
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Alonso ka pohuar se asnjėherė nuk ka pasur mbėshtetjen e askujt, ndėrkohė qė Briatore befasohet nga kėto deklarata
Alonso Briatore, fillon pėrēarja
Mesa duket, Alonso nuk ka mbetur i kėnaqur nga tri garat e para, ku sėrish nuk ka mundur t'i fitojė tė trija. Njė tjetėr arsye qė mund tė ketė sjellė problemet e kampionit tė botės me skuderinė e tij dhe me menaxherin Flavio Briatore ka qenė fakti se inxhinierėt e Renault i kanė dhėnė njė garė pėrpara Fizikelės motorin e evoluar, ndėrkohė qė Alonso do ta marrė njė garė prapa.
Drithėrimat: Majkėll Shumakeri dhe Ferrari duket se kanė arritur tė bėjnė kthesėn e tyre tė kėtij sezoni dhe, mesa duket, nga ky fakt Fernando Alonso ėshtė trembur. Si rrjedhojė, ai mendon se skuderia e tij ka filluar tė ndihmojė shokun e skuadrės Xhankarlo Fizikelėn. Menjėherė pas provave tė lira, qė janė zhvilluar ditėn e premte, kanė filluar edhe sulmet e kampionit tė botės nė fuqi. "Nuk mė pėlqen qė tė hapė polemika, por dua tė them se nė kėto 4 apo 5 vitet e fundit nuk kam pasur asnjė ndihmė. Shembuj tė tillė mund tė marr shumė, sidomos nga episodet e disa testimeve. Si rrjedhojė, nuk pres qė nė kėtė sezon drejtuesit apo inxhinierėt e skuderisė tė kenė njė sjellje tjetėr ndaj meje." Duket shumė i qartė mesazhi qė ka dėrguar, nėpėrmjet mediave, Fernando Alonso. Nė tė vėrtetė, njė sulm tė tillė nuk e ka pritur as Flavio Briatore, i cili pėrpara se tė pėrgjigjej ka marrė mė shumė informacione nga mediat spanjolle, tė cilat i kanė publikuar kėto pakėnaqėsi.
Habia: "Nuk i kuptoj kėto gjėra qė ka deklaruar Fernano. Ai nuk duhet tė harrojė nė asnjė moment se sa gara dhe sa podiume ka arritur nė sezonin 2005. Pra, me fjalė tė tij, e pyes ndonjėherė veten nėse ka fituar ndonjė gjė me makinėn tonė, apo jo? Nuk arrij t'i kuptoj tė gjitha kėto fjalė. Unė kam qenė i pari qė kam besuar tek ai, kur tė tjerėt nuk e njihnin," ka thėnė Flavio Briatore. Mė pas, menaxheri i pėrgjithshėm i Renault ka bėrė edhe batutėn e rastit: "Ndoshta e ka fjalėn pėr skuadrėn e vitit tė ardhshėm. Atje do ta paguajnė mė shumė, por padyshim, nuk do tė ketė tė njėjtat reklama qė bėn aktualisht me makinat tona." Nė fund ka folur edhe piloti tjetėr i skuderisė Renault, Xhankarlo Fizikela, i cili duket se ka shumė dyshime nė lidhje me kalimin e Majkėll Shumakerit te skuderia franceze. "Nuk do tė kisha asnjė problem qė tė punoja me Majkėllin dhe nuk kam frikė tė pėrballem me njė kampion si ai, por nuk besoj se do tė vijė."
Gara: Problemet e ndryshme tė pilotėve dhe merkato e kanė turbulluar disi garėn e San Marinos. Megjithatė, tė dy pilotėt e skuderisė Renault pėrsėrisin edhe njė herė se Ferrari nė kėtė pistė ėshtė pretendentja kyresore. "Padyshim qė nė kėtė garė do t'i kemi ata si rivalėt kryesorė, ka pohuar Xhankarlo Fizikela. Nė Imola Ferrari duket shumė nė formė, ashtu si nė Bahrein. Tashmė na duhet ne qė tė tregohemi sa mė tė zotė pėr t'i mundur.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 24 Prill 2006 04:52
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Raikoneni: Do tė mė pėlqente tė punoja me Shumin
Vazhdojnė tė pėrsėriten gjtihmonė e mė shumė zėrat, sipas tė cilave Kimi Raikonen do tė jetė piloti i Ferrarit nė sezonin e kaluar. Pėr kėtė ēėshtje ka folur edhe vetė piloti finlandes, nė prag tė garės sė Imolas. "Unė te Ferrari? Janė thjesht fjalė! Nuk dua tė krijoj probleme me kolegėt e mi tė skuderive tė tjera; megjithatė, me Shumakerin do tė punoja shumė mirė. Edhe njė dyshe pilotėsh me Valentino Rosin do tė mė pėlqente, pasi ai ėshtė i fortė dhe argėtues." Duket qartė qė "Njeriu i akullt" nuk zhbilancohet nga ato qė shkruhen nėpėr gazeta. Ai duket se ėshtė shumė i pėrqendruar te puna qė po bėn me skuadrėn e tij, si dhe shpreson tė rikthehet shumė shpejt te fitorja. Sapo ka mbėrritur nė Itali, atij i kanė thėnė se ka shumė tifozė qė e duan nė kėtė vend. "Mė vjen mirė qė kam shumė tifozė kėtu. Ndoshta, sepse kam punuar dikur me Sauberin, e cila nė atė kohė pėrdorte motorėt Ferrari."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 24 Prill 2006 04:53
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Shtatė herė kampioni i botės dhe Ferrari kanė arritur tė rikthehen te fitorja pas 13 garave tė dobta
Shumi: Alonso, "hasta la vista baby..."
Majkėll Shumaker ka mundur tė triumfojė nė "shtėpinė " e Ferrarit, nė Ēmimin e Madh tė San Marinos. Kjo ka qenė fitorja e parė e ish kampionit tė botės pas 13 garash. Gjithashtu ka qenė fitorja e 85 tė nė karrierė dhe e shtata nė pistėn e Imolas. Megjithatė, kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, vazhdon tė ruajė kryesimin nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė. Nė tė vėrtetė, spanjolli i skuderisė Renault i ka qėndruar shumė pranė Shumakerit nė 30 xhirot e fundit. Vetėm tri tė dhjetat i ndanin ata gjatė gjithė kohės. Gjithsesi, nė fund tė garės ka qenė njė gabim i Alonsos, i cili e ka hapur distancėn mes tyre nė 2 sekonda. "Ishte diēka e mrekullueshme, nuk di se ēfarė t'ju them mė shumė," ka thėnė menjėherė pas garės Majkėll Shumaker. "Tė gjithė kishin punuar shumė pėr kėtė garė dhe rezultatet e tregojnė qartė kėtė gjė," ka shtuar piloti gjerman, i cili njė garė mė parė, nė Australi, shkaktoi njė incident dhe nuk arriti ta pėrfundojė garėn. Nė vendin e tretė nė Imola ėshtė renditur piloti kolumbian i skuderisė McLaren Mercedes, Huan Pablo Montoja. Ndėrkohė, prapa tij u rendit piloti tjetėr i Ferrarit, Felipe Masa, dhe Kimi Raikonen. Tė pakta kanė qenė ndryshimet nė renditjen e pėrgjithshme pėr pilotė pas kėsaj gare. Fernando Alonso vazhdon tė mbajė kreun, pasi ka grumbulluar 36 pikė nga kėto 4 gara tė para. Ndėrkohė, Majkėll Shumaker ėshtė ngjitur nė vendin e dytė me 21 pikė, pėrpara pilotit finlandez tė McLaren it, Kimi Raikonen, i cili ka 18 pikė. Edhe nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr konstruktorė, skuderia Renault vazhdon tė mbajė kryesimin me 51 pikė, e ndjekur nga McLaren i me 33 dhe nga Ferrari me 30.
Njė garė tė mirė ka zhvilluar edhe piloti tjetėr i Ferrarit, Felipe Masa, i cili arriti tė mbante nė fund tė garės pozicionin e nisjes. "Ishte njė garė shumė e vėshtirė, megjithatė duhet tė pranojmė se gjithēka shkoi mirė pėr Ferrarin nė fund. Do tė mė pėlqente shumė tė kisha arritur njė vend nė podium, megjithatė edhe kėshtu jam i kėnaqur, pasi arrita tė marr disa pikė tė vlefshme pėr skuadrėn time," ka thėnė piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa.
Todt: Kisha kohė qė nuk i provoja kėto emocione
Mjaft i kėnaqur pėr kėtė fitore ka qenė edhe drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt. Francezi, nė pėrfundim tė kėsaj gare, ka deklaruar: "U emocionova shumė kur u ngjita sėrish nė podium dhe pashė Majkėll Shumakerin atje. Kishte kohė qė nuk festonim nė atė mėnyrė njė fitore. Megjithatė, duhet theksuar se ky rezultat ka ardhur pas njė pune shumė tė madhe qė kishin bėrė tė gjithė nė skuderinė Ferrari. Pėr kėtė arsye dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė partnerėt tanė, Bridgeston in dhe Shell in. Tė them tė drejtėn, kjo fitore na jep mė shumė kurajo pėr garat e ardhshme," ka pėrfunduar Zhan Todt.
Braun: Njė mrekulli pėrpara tifozėrisė...
Po aq i kėnaqur ka qenė edhe drejtori teknik i Ferrarit, Ros Braun. Nė pėrfundim tė garės sė djeshme, britaniku ka deklaruar: "Pa dyshim qė jemi tė gjithė shumė tė kėnaqur nga ky rezultat. Tė fitosh pėrpara tifozėrisė tėnde, ėshtė diēka shumė e veēantė. Gara nė pėrgjithėsi ishte e vėshtirė, megjithatė vlen pėr t'u pėrmendur se tė gjithė nė skuadėr kishin bėrė njė punė tė mrekullueshme. Nė xhirot e fundit, Majkėlli pilotoi nė mėnyrė perfekte dhe arriti tė mbajė mjaft mirė Alonson prapa. Si pėrfundim dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė Bridgestonin dhe Shell in pėr ndihmesėn e madhe qė na kanė dhėnė nė kėtė periudhė."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 25 Prill 2006 20:02
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Pas garės sė Imolas, Ferrari duket se ka konfirmuar rikthimin e formės sė tij mė tė mirė nė kėtė sezon
Shumaker: Eksperienca mė ndihmoi
"Do tė qėndroj nga fillimi deri nė fund nė krye tė garės," kishte thėnė Majkėll Shumaker pas "polit" qė mori nė provat zyrtare. Njė shprehje, e cila tregoi qartė se sa e madhe ishte dėshira e tij pėr t'u rikthyer te njė fitore, ashtu si nė kohėt e lavdishme tė Ferrarit. Nė tė vėrtetė kėshtu ndodhi, vetėm ndonjė problem teknik i makinės mund t'ia hiqte nga duart gjermanit vendin e parė. Nė tė vėrtetė, makina e tij kishte njė problem, por pėr fatin e tij tė mirė mekanikėt kanė arritur tė zgjidhin gjithēka nė mėngjesin e ditės sė diel. Si rrjedhojė, Majkėll Shumaker arriti tė rigjejė njė emocion, i cili i kishte munguar prej shumė kohėsh.
Mendoni se duhet tė falėnderoni pasqyrat?
Pikėrisht kėshtu, edhe ato funksionuan shumė mirė. M'u desh t'i pėrdorja shpesh pėr tė kontrolluar Alonson, i cili ishte gjithmonė nė sulm.
Ēfarė duhet tė bėsh nė raste tė tilla?
Nuk besoj se ka shumė pilotė me eksperiencėn qė kam unė. Pėr kėtė arsye mund tė them se qėndroj pėr shumė kohė nė pozita tė tilla, kushdo tė jetė rivali qė mė sulmon. Eshtė shumė e rėndėsishme tė dish se cila ėshtė pika jote e fortė dhe pika e dobėt. Gjithashtu duhet tė zgjedhėsh trajektoret ideale pėr tė mos i dhėnė mundėsi pilotit qė tė ndjek.
Ēfarė ju ndodhi nė pjesėn e dytė tė garės, ku humbėt menjėherė tė gjithė avantazhin qė kishit?
U krijua njė gjendje shumė e vėshtirė, gomat mblidhnin shumė pisllėqe nga pista dhe rrėshkisnin. Njė gjė e tillė na ndodhi edhe nė provat e lira, edhe pse kohėt tona ishin mė tė mirat. Megjithatė, ndoshta nė garė na ndodhi diēka tjetėr, sepse mė duhej tė sforcohesha pėr tė arritur kohėt e shpejta. Kjo ishte dhe arsyeja qė Alonso m'u afrua pėr shumė pak xhiro.
Prisnit qė ai tė hynte pėrpara jush nė "pit stop"?
Tė them tė drejtėn, u befasova disi kur e pashė tė futej nė bokse. Gjithsesi, nė ato momente isha mė i ngadaltė dhe drejtuesit e tij vendosėn tė pėrdornin atė taktikė. Pėr fatin tim tė mirė, nė momentet kur ai hyri nė bokse, fillova tė isha mė i shpejtė dhe si rrjedhojė arrita tė dilja pėrpara tij nga "pit stopi".
Qė nė ato momente menduat pėr fitoren?
Fillova ta mendoja, pasi m'u kujtua menjėherė gara e vitit tė kaluar, ku edhe unė nuk kisha mundur tė parakaloja. Pra, me pak fjalė, ai do ta kishte tė pamundur tė mė parakalonte deri nė momentin qė unė nuk do tė bėja ndonjė gabim.
Mendoni se do tė bėni njė paraqitje tė tillė edhe nė garėn e ardhshme?
Nė testimet qė zhvilluam nė Barcelonė, morėm rezultate pozitive dhe duhet thėnė se ato prova janė shumė tė rėndėsishme. Do tė dėshiroja shumė tė arrija njė fitore edhe nė garėn e ardhshme nė Gjermani.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 25 Prill 2006 20:04
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
Me vjen keq Shumi po ket radh nuk ke shansa as minimale te dalesh i pari!
|
|
#9 25 Prill 2006 20:33
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
Si nuk ka shance !!? Kur ne Imola tregoj edhe njehere se kush eshte me i miri  Megjithse Renaulti eshte akoma me i fuqishem se Ferrari.
Pra ne Imola kishim te benim me nje fitore te Schumit e jo te Ferrarit
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 25 Prill 2006 20:53
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
Dakort qe Shumi asht i madh.
Mirpo gara qe vie nuk ishkon pershtati Ferrarit!
Ferrari ka edhe shume pune per te ber qe te arrij vitet e meparme kur ishte dominant!!!!
E Shumi ska fjal asht i padiskutueshem.
|
|
#11 25 Prill 2006 21:25
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 GP Imola
Gara tjeter ne mos gaboj eshte ne Gjermani dhe aty do kuptohet me shume se sa eshte ne gjendje Schumi dhe Ferrari qe ta marrin kete vite kampionatit.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 27 Prill 2006 18:43
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
Mendon se me kete gare do te vendoset se kush qo te behet kampion?
Per mendimin tim ne kete gar do te shihet se sa i forte esht Ferrari.
Por mos harro se gara e ardhshme i shkon per shtati Renaultit dhe Mclarenit.
|
|
#13 27 Prill 2006 18:52
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
Nuk mendoje qe ne kete gare do vendoset kampioni por a eshte ne gjendje Ferrari dhe Schumi qe te pretendojne per titull
Dhe jam me se i sigurt qe Schumi do jet me i forte se vitin qe kaloj
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#14 04 Maj 2006 20:42
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: GP Imola
a1 ke pasur plotsisht te drejt!
Me te vertet Ferrari e tregoi se si arrrihet deri te nje top auto brenda nje kohe shum te shkurt!!!
RESPEKT!!
|
|
#15 07 Maj 2006 20:04
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|