A mund tė fotografoj?. Ēfarė do tė shikosh. Shikoje-mė thotė me njė zė lozonjar njė mėsuese e re. Mė ka ngjasuar me njė fėmijė, por kėtu nė krye tė kėtyre shkėmbinjve nuk ke se kė gėnjen. Mėsuesja e kėtij vendi, nga ku duket Grabova, i ka dėrguar tė shtatė apo tetė nxėnėsit nė liri...Nė brendėsi ka mbetur e vetme njė vajzė e vogėl...Aqsa nuk mė bind se ėshtė nė shkollė. Por e vogla ka radhėn e pastrimit. Nuk flet. Pastron...
...
Ēdo ngulmim i tillė, i vetmuar, duhet tė ketė njė histori. Dy vėllezėr, qė ikėn dhe gjetėn kullotė tejet pėr bagėtinė e tyre. Njė, qė gris errėsirėn ti shpėtojė hasmit. Dy dashnorė tė ngutur nė arrati...Asgjė e tillė nuk na shkon ndėrmend kur lemė Gramshin, pėr tė udhėtuar dhe 2.5 orė tė tjera. Askush nuk di asgjė, pėrveēse pėr tė ikur nė Grabovė, tė duhet tė mendosh mirė. Tė zgjedhėsh njė makinė me dy diferencialė, njė udhėrrėfyes tė kujdesshėm, dhe tė kesh shumė kohė. Po ti bashkosh tė treja, do tė mungojė objekti: nuk do gjesh njerėz pėr tė folur. Grabovarėt nguten tė ikin nė shtetin fqinj. Tė jetojnė. Qė atėherė nė shekullin e XVIII, kur fshati u braktis pėr njė ditė, duket se e mira e ka braktisur kėtė vend. Pėr vllehėt e Grabovės nuk ka paqe. Ndėrsa, ata, nuk ankohen. E duan fatin e tyre. Edhe pse nuk janė mė nomadėt e dikurit.
Nuk ikėn dot...Kjo fjali tė shoqėron nė segmentin mė tė madh tė rrugės, qė tė pėrcjell nga Gramshi. Si pėr dreq, rruga e pashtruar, njė e dikurshme qė ndoshta tė dėrgonte harruar deri nė Korēė, tė braktis shpejt. Nuk ka asfalt, nuk ka makina dhe pėr kilometra tė tėrė nuk ka edhe njerėz. Nė shpate vetmitare qėndrojnė barinj dhe tek-tuk ndonjė kafshar. Tė gjithė tė tregojnė papėrcaktim nė boshėsi...Dėftejnė sesi duhet tė ikėsh andej, tė marrėsh pak mė tutje, tė kthehesh sėrish, tė kesh kujdes pėrpjetėn. Asnjė tabelė...Fshatin e shikon nga sipėr dhe sėrish tė duhet tė ecėsh. Si te Konti Drakula. Naimi, shofer i vjetėr, ecėn me hamendje. Nė njė fshat marrim ujė dhe udhėzimet e fundit. Quhet Grabova e Poshtme. Ka dhe njė fshat dhe pastaj...Grabova. Dy shkėmbinj kozmogonikė, qė kanė njė emėr tė keq, janė shenjat e para tė afrimit tė vendit. Atje nė njė pllajė gjej vajzėn e vogėl dhe mėsuesen gati minore, qė e ka vendosur nė punė. Me tė voglėn kėmbej pak fjalė. Mė duket e rritur me pėrgjigjet e shkurtra. Du...a tė mbaroj, mė thotė. Hajde e fshijmė bashkė-i them. Trembet pak. Mė pozon. E vendos nė fokus. Pastaj...e ndihmoj. Lėvizim bankat. Mėsuesja nuk e ēan shumė...pėr ankimin tim pėr fėmijėn. Do muhabet. Ne, jo. Rruga ėshtė duke u punuar dhe neve na duhet tė ikim. Kėshtu shfaqet nga sipėr Grabova. Ėshtė vėrtetė e bukur, por pa famėn, qė thonė banorėt e saj. Rrugė tė prishura. Pak tym. Feksin shėmtuar ēatitė e llamarinta. Ēatitė e gurta janė zėvendėsuar nė masė. E kam dėgjuar si njė nga ngrehinat e rralla tė vllehve. Dhe, ēudia kur afrohesh nė fshat ėshtė bash e madhe. Nuk qarkullojnė makina. Pak fėmijė luajnė. Njė djalė shkėputet nga diku dhe vjen menjėherė. Ēfarė doni Ju?. Asgjė i themi. Pėr qejf. Po qejfi paguhet dhe djali do drejtimet tona. Nuk njohim askėnd. I kėrkojmė klubin e fshatit. Atėherė lirohet. Kjo ėshtė bash detyra e tij. Tash do tė vi-na thotė dhe sakaq ikėn. Pak minuta mė vonė, ndėrsa sorollatemi nė sheshin e pakėt tė fshatit hasim me tė parin, njė bari. Flasim pak. Mė tregon dhėntė. Ja kėshtu. Me kėto jetojmė. Ėshtė mirė me shėndet. Bilal Hysa, 37 vjeē, njė bullafiq i kėndshėm ėshtė mėsuesi i fshatit, qė vjen sakaq, kur mėson se nė fshat kanė ardhur tė huaj. Tė qesėndis nė ēdo moment dhe tė mbush kokėn me njė optimizėm fals. Grabovarėt e pakėt, mblidhen prej djalit nė njė ngrehinė tė fshatit. Mjedisi, brenda, shėrben pėr tė qėndruar, pėr tė pirė ndonjė gjė, apo pėr tė bėrė ndonjė dorė bilardo. Nuk bzajnė. Flasin me radhė. Gjergji mė duket i shtruar nė gjėrat qė thotė. Sapo ka ardhur. Hysa, i vetmi mysliman, ėshtė edhe njeriu i shtetit, si mėsuesi i fshatit. Tė tregon histori dhe ka justifikim pėr tė gjitha. Ka njė gjė pėr tė cilėn duhet tė krenohet. Shkolla nė Lenie, ku mėsojnė dhe grabovarėt, ėshtė hapur mė 12 tetor tė vitit 1917 dhe mė 1923 ėshtė hapur shkolla shqipe. Kėto i di me saktėsi. U lė pak radhė vendasve, qė dora-dorės flasin. Lirohen. Dikur kanė qenė 12.000 banorė, sot janė vetėm 55 familje dhe 350 banorė. Pak nga pak janė gjallėruar mė tej dhe tė tjerėt, qė mbėrrijnė njė e nga njė. Tė ardhurit kanė shtuar, dikush pak raki dhe dikush ndonjė patate. Greqia ėshtė vendi, ku shkojmė, por pa dokumente. Ata na kthejnė, ne ikim sėrish. Po ēmund tė bėsh vallė mė kėtu?-mė thotė Misto, 40 vjeēar. Njė tjetėr ka dy mushka, me tė cilat blihet dėrrasa dhe ai i shet. Tė gjithė merren me blegtorinė, rudimentin mė tė hershėm tė zotėsisė sė tyre natyrale. Gjergji dhe Misto, 40 vjeēarė tregojnė sesi jetojnė. Por jeta e tyre ėshtė si dy pika uji me tė gjithė atė tė fshatit. Shesin rreth 3 metra kub dru dhe marrin 300.000-400.000 lek (tė vjetra). Dhe plus me shpenzimet u mbet shumė pak. Ndaj njė segment kohor i duhet ti drejtohen Greqisė. Nga pak janė bėrė shumė tė rinj. Janė tė urtė dhe duket se nderojnė mė shumė tė vjetrit. Grekėt e dallojnė mirė dorėn e grabovarit. Shumė syresh po marrin letrat, sepse grekėt e dinė mirė se ēbėjnė- mė thotė njė djalė. Pse nuk angazhoheni edhe pėr dokumentet rumune, i pyes. Ata janė nė Evropė...Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Rumunėt janė larg qė kėtej. Janė tė varfėr. Porse, grekėt kanė filluar ti miklojnė nė pensione. Janė afėr. Barku shpesh flet nė vend tė kokės. Kurse, koka vetė nuk bėn pa barkun. Fshatarėt arsyetojnė mė thjeshtė: materia ėshtė pėr ta, ajo qė u lehtėson jetėn. Mė 25 tetor tė vitit 1914 kėtu ka pasur njė central me ujė, pajisjet e tė cilit erdhėn nga Rumania dhe qė atėherė nė kėtė vend, nuk ka pasur mė ndonjė gjė tė veēantė. Tė katėr lagjet e fshatit, ku jetojnė Paēellarėt, Sotirllarėt, Buzollarėt, Bardhoshėt, Nikoshollat duket se kanė bėrė tė njėjtėn jetė... Bilal Hysi mė qesh. Ka dy fėmijė dhe tashmė nuk ėshtė mė patetik. I ka rėnė nė qafė bajagi pyllit, sipas fjalėve tė tij, dhe ka bėrė njė shtėpi tė mirė. Ėshtė njė shkollė nėntė vjeēare-25 nxėnės kurse 48 nxėnės janė gjithsej. Mėsimi nė kopsht ėshtė me 20 fėmijė, mė sqaron . Kurse... Karta e shtetit grek ėshtė e vetmja gjė, e cila bėn nė kėto vende...
Me Gjergjin
Shkėputemi pak me Gjergjin, qė tė mė tregojė fshatin. Ndėrkohė burrat ia kanė kėrcitur njė muhabeti pėr qejf. Politikė dhe kėndellje. Deri nė Voskopojė ėshtė 5 orė, mė rrėfen Gjergji. Ka qenė njė rrugė dikur me kalldrėm dhe kur Voskopoja u thėrrmua, shumė njerėz zbritėn deri kėtu. Mund tė shkohet pėr gjysmė ore po tė kishte rrugė, mė ka thėnė dikush mė kompetent. Banorėt merren me delet, qė dikur kanė qenė shumė e shumė dhe me pyllin, qė tashmė ua shkatėrrojnė. Gjergji Sotiri dhe Misto Nishku punojnė nė blegtori dhe zdrukthtari. Tė tjerė, po ashtu. Nė kėtė vend bėhen voza, kade, tymte dhe gjėra tė mrekullueshme nė artizanat dhe nė tezgjah. Kėshtu kanė mbijetuar. Asnjėherė ankuar. Mbijetuar. Vetėm se nė lartėsinė 1300 metra mbi nivelin e detit, Zoti i ka paqtuar me shėndetin. Janė tė paqėm dhe tė shėndoshė. Klima mesdhetare malore ėshtė privilegj i tyre nė kushtet mė optimale. Filloj qė tė mos dėgjoj shumė mirė dhe kjo ndoshta nga presioni i ajrit. Parametrat e tjerė mė duken optimalė. Temperaturat shkojnė nga 4 deri nė 12 gradė C pėr tė marrė si mesatare 17.4 gradė pėr muajin mė tė ngrohtė dhe -2.2 gradė pėr muajin mė tė ftohtė. Rrezatimi diellor me rreth 2000 orė nė vit dhe me diell normal, sė bashku me presionin atmosferik pėrbėjnė vlera tė tjera tė kėsaj zone, kam lexuar nė njė reportazh tė dikurshėm pėr zonėn, qė shton dhe pėr njė atraksion arkeologjik. Mė duken tė gjitha hipotetike, derisa ėshtė i paarritshėm nga njerėzit. Gjergji, pa shumė gojė, flet dhe pėr burimet e tjera tė zonės, tė cilat janė njė pasuri mė vete dhe i shėrbejnė si kurė tė gjitha llojeve tė sėmundjeve tė mushkėrive.
Ka vetėm dy stina pranverė dhe dimėr nė Grabovė, por te mjafta pėr tu mrekulluar. Pllajat dhe sheshet e bukura sipėr Grabovės mbulohen nga bora nė nėntor dhe zbulohen nė prill. Nė ditėt tona nuk janė aspak tė tilla. Klima ka ndryshuar ndėrsa 2000 ha sipėrfaqe e pjerrėt dhe e sheshtė, qė mund ti shėrbejė skive, nuk funksionojnė. Pyjeve po u vihet sėpata. E zbres pak entuziazmin e Gjergjit, sepse rruga qė do tė rregullohet pak nga pak, nuk besoj se mund tė ndryshojė ndonjė gjė tė madhe nė kėtė vend. Bie dakord. Po mos tė kishim natyrėn, do kishim vdekur fare, mė thotė Gjergji. Kemi mbėrritur nė njė urė, qė ai ma pėrshkruan me shumė patos. Njė kambanė e varur nė harkun e qemerit tė saj, lėkundej, nga era e madhe dhe paralajmėronte udhėtarėt pėr rrezikun. Ajo ėshtė mbi pėrroin e Sharrės rreth 20 metra e gjatė dhe 5-6 metra e lartė, ndėrtuar pastėr me gurė tė skalitur. Ulemi dhe mė tregon se fare afėr ėshtė njė e moshuar me tė cilėn mund tė flasim. 80 vjeēaren, tė cilėn e gjejmė duke punuar, ka dy unaza nė tė dy duart dhe tė dyja bash nė gishtin e mesit. Plaka ndihmon tė rinjtė, ndėrsa ka njė shtėpi, qė mė duket e kujdesshme. Nuk ankohet. Ėshtė e kėnaqur me jetėn. Ka siklet tė mė pozojė. E grish, duke i treguar njė kėnd tė shtėpisė. Tek kulmi. Pėrballė dėrrasave tė stivosura. Pranon.
Kur ishte Grabovė
Sipas gojėdhėnave, nė kulmin e saj nė shekullin e XVIII, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe njė e katėrta e ka braktisur zonėn menjėherė. Nė vitet e diktaturės, banorėt, nuk mund tė bėnin mė jetėn e tyre. Ishin futur nė kooperativė dhe kishin mundėsi qė tashmė vetėm tė ushqeheshin. Por, grabovarėt ishin mėsuar me tė pamundshmen. Nuk e braktisėn fenė dhe ritualet e ndryshme tė cilat vazhduan fshehurazi sė bashku me vėnien e emrave ortodoksė dhe martesave brenda etnisė. Kurse shtegtimi i tyre, pas 90 u bė nga mungesa e infrastrukturės, e tė ardhurave dhe sidomos e mos-frymėmarrjes ekonomike pėr zonėn e Grabovės. Shumė prej familjeve tė vjetra vazhdojnė tė ruajnė Grabovėn pėr njė tė ardhme. Edhe e moshuara ime mendon kėshtu. Grabovarėt mbahen mend pėr mjeshtėritė e tyre nė punimet me dru, bulmetin dhe ndėrtimin. Kėto qė kam dėgjuar i pėrgjigjen realitetit. Mbi tė gjitha besojnė. Ah po tė vijė rruga, mė thotė gruaja e vjetėr. Nga 500 familje qė kanė qenė nga 1915, njė pjesė mbeti nė Bitolja (Manastir). Ishin 20.000 kokė dhen..Dhe.... Pastaj qesh. Kemi qėndruar pak mė pas edhe me tė renė e plakės, e cila na begenis. Janė shumė tė edukuar. I kėrkoj pak bukė, ndėrsa ajo mė afron dhe djathin e mrekullueshėm. Mė tregon si jeton. Vetėm se kaq shumė sa pėrpiqen djemtė, nuk ėshtė ēudi edhe tė ikin shpejt...Mė bėn me shenjė pėr Greqinė.
Nė kishė
Mė 1938 plaka mban mėnd njė mėsues nga Kavaja me emrin Prokopi. Ishte ai qė bėri shkollėn e vllehve. Gjergji nuk e di. As nuk e ka dėgjuar...Plaka ėshtė krenare pėr Grabovėn e kohės sė saj dhe duket se edhe Gjergji, nga pak e thith kėtė. Por fiton terren, pak minuta mė vonė, kur ndahemi me plakėn dhe mė drejton nė kishė. Ka tė drejtė.
Njė kishė e mrekullueshme me njė eksonarteks dhe me njė nef tė madh, ku qėndron njė ikonostas i mrekullueshėm do mė marrė kohė pafund. Piktorėt e familjes Ēetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janė pinjollėt e familjes sė piktorėve tė njohur, qė kanė gdhendur dhe pikturuar kėtu. Dhe dora e tyre ka lėnė mrekulli nė shumė kisha tė Shqipėrisė. Ollga Bardhi mė ka thėnė se festojnė Shėn Mėrinė mė 15 gusht kėtu dhe se krenaria e grabovarėve ėshtė bash kjo, kisha e Shėn Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri tė gdhendur, qė vazhdon tejet me kėmbanaren qė zė njė pjesė tė madhe tė kishės. Kėsaj i shtohet kisha e Shėn e Premtes ose e Shėn Pareshqevisė. Banorėt sipas fiseve festojnė edhe Shėn Dhimitrin, Shėn Mitrin, Shėn Mikelin, mė thotė Gjergji. Ndoshta, kjo qytetari e tyre ka mjaftuar qė tė mos u shpėtojė syrit tė fqinjėve, qė etjen e tyre pėr jetė mė tė mirė ta kthejnė ndryshe.
Vajza e vogėl tashmė i duhet ti jetė drejtuar shtėpisė, duke tėrhequr atė ēantėn e stėrmadhe. Duhet tė jetė lodhur.
Pak histori pėr vllehėt
Me Gjergjin kthehemi pas pak....Grekėt vigjilojnė. Me tregon sesi po i marrin nga pak dokumentet dhe se kėtu nuk ka mė shpresė. Dhe punėtorė tė mrekullueshėm si grabovarėt nuk ka. E punojnė drurin dhe gurin si ata. Nga Rumania kanė ardhur radhė. Pėr mė tepėr, rumunėt janė indiferentė ndaj etnisė, qė gjen aq gjėra tė pėrbashkėta me ta.
Dy arkeologė anglezė pėrgatitėn Vllahėt e Pindit. Nė fund tė shekullit tė XIX donin qėllim tė zbulonin mbishkrime tė vjetra greke. Nė Selanik pajtuan njė kafshar pėr mbartjen e plaēkave tė tyre dhe pėr ta patur si udhėrrėfyes. Rrugės e pyetėn kafsharin: Grek? Jo, u pėrgjigj ai. Shqiptar? Jo, kundėshtoi ai. Maqedonas? Jo. Po ēfarė jeni? Jam vėllah, i sqaroi ai. Ky etnitet krejt i panjohur ngjalli kureshtjen e anglezėve. Pasi u bindėn se kėrkimi i mbishkrimeve tė lashta nė atė zonė ishte i kotė, filluan tė hulumtonin pėr vllehtė e Pindit. Qėndruan me muaj nė Samarinė, nė atė kohė qendra shpirtėrore e vllahėve dhe pastaj dy vjet me radhė u endėn nėpėr Shqipėri, Maqedoni dhe Greqi. Nė Angli botuan njė libėr mjaft voluminoz, gati 600 faqe, pėr historinė e vllahėve, pėr ritet e lindjes, fejesės, martesės, vdekjes, zakonet, gjuhėn, folklorin, veshjet. Sipas dėshmive historike, popullsia e ka origjinėn prej Vllahisė, pjesa mė veriore e Rumanisė, ndaj mbeti emri vėllah, vllehė.
Pėr herė tė parė pėrmenden nė histori nė shekullin XI. Midis trekėndėshit tė Pindit, ku pėrfshihen toka tė Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, jetonin rreth njė milion vllahė, kryesisht nomadė. Nė fund tė shekullit. XIX, vllahėt bėnė pėrpjekje tė krijonin njė shtet tė pavarur, mirėpo kėrkesa e tyre nuk u pėrkrah nga Fuqitė e Mėdha, tė cilavet Ballkani u dukej mjaft i fragmentarizuar edhe pa kėtė mikro-shtet. Greqia, Serbia dhe Turqia ishin tėrėsisht kundėr. Nė Shqipėri njihen dy degėzime tė vllahėve tė ngulitur: frashėriotė dhe grabovarė. Vllahėt e hershėm u vendosėn kryesisht nė luginat e lumenjve Devoll, Seman dhe Vjosė, si edhe nė qytetet Korēė, Elbasan, Berat, Durrės, Fier, Pogradec, Kavajė.
Pėrpjekjet e tyre
Pėrpjekjet e Vllehėve ose arumunėve kanė bėrė qė tė investohet fillimisht nė njė baxho duke ripėrtėrirė prodhimet karakteristike si ai i djathit tė Vizės( kaēkavall) qė pėrbėn njė ndėr shijet e preferuara nė tė gjithė vendin. E kam provuar te plaka. Burrat, qė tashmė i gjej tė mbėrthyer nė argumentet boshe politike, nuk ma pohojnė. Asgjė. Por mbeten shumė mikpritės dhe dashamirė. Tė edukuar. Tepėr me sqimė. Kjo nuk mjafton pėr turizmin. Vetė, klubi qė ėshtė nė qendėr, ėshtė zhgėnjyes ndėrsa i tillė dhe hoteli ku nuk mund tė bujė askush. Kam lexuar pėr tė sėmurėt me reumatizėm, sėmundjet e tjera tė mushkėrive, qė dikur i pastronte ajri dhe uji mineral natyror i Grabovės, por nuk u them dot se pa njė rrugė kjo ėshtė hiē. Nė fakt, e dinė mė mirė se unė. Pronari i njė hoteli qė ėshtė nė fshat, ėshtė njeriu i parė qė ka investuar me sa duket pėr rrugėn. Tė tjerėt? Si dallėndyshet!!! Tani pėr tani, vetėm njė fuoristradė e fortė mund tė pėrshkojė rrugėn pėr atje. Nė rast halli tė duhen orė qė tė zbresėsh nė Kadovjat dhe pastaj tė shkosh nė Gramsh...Kėtu nuk ka pėrgjigje. Gjergji na shikon nė sy. Burrat heshtin pak. Mbase mendojnė tė ardhmen. Ne , thjesht ikjen.
...
Vllahėt e Greqisė u mohohet e drejta tė njihen si etnitet arumun. Nė greqishten popullore epiteti vllakė ka kuptim pexhorativ si diēka e vrazhdė. Nuk e besoj, sepse ata mė kanė thėnė vetė qė grekėt i vlerėsojnė duart dhe mendjet e tyre. Ndėrsa barku i tyre e pranon aferėn e fqinjėve nė kėmbim tė njė dokumenti dhe pensioni. Kjo ėshtė historia e tyre. Pa bujė. Kur zbres rrugės, mundohem tė gjej vogėlushen.
Ka ikur e ngarkuar. A thua ka dalė dikush qė ta presė rrugės? A thua po mėson vallė? Po kush mund tė vijė kėtu vallė. Mbase i realizohen ėndrrat. Mbase ikėn qė kėndej. Drejt jetės. Tė panjohurės.
Materiali gjeografik i konsultuar me Gjeografinė Fizike tė Shqipėrisė; ai historik me Historinė e Vllehėve tė Naum Priftit; si edhe reportazhit Grabova, njė mrekulli natyrore e pashfrytėzuar e Bardha Nergjonit
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












