alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Gran Premio - De Espana
Ka ende atė shprehje entuziaste nė fytyrė, si pas garės sė Katarit, duket se ende nuk i besohet ajo qė ka ndodhur. "Ishte njė ėndėrr qė u realizua," pėrsėrit vazhdimisht Stoneri. Duket qartė qė australiani nuk ėshtė mėsuar tė jetė nė qendėr tė vėmendjes dhe aq mė shumė me komplimentet qė kanė filluar t'i bėjnė sa herė e shohin. "Pėrpara garės sė Katarit mendoja pėr Beilisin, i cili e kishte mbyllur erėn me motorėt 900cc, me njė fitore me Ducatin, ndėrsa unė tani jam piloti i parė qė fitoj me motorėt e ri 800cc po me Ducati. Qė nė fillim tė garės e kuptova se kisha njė mundėsi shumė tė mirė, sepse motori ishte i shpejtė dhe gomat Bridgestone po shkonin mirė. Ishte njė ditė fantastike, e pabesueshme, por qė u shpagua e gjithė ajo punė e madhe qė kishim bėrė deri nė prag tė kampionatit."
Ishte njė fitore qė mund tė themi se ju lejoi edhe tė "hakmerreni".
Nė moshėn 14 vjeēare, kur u largova nga Australia pėr tė garuar nė Angli, ishin tė shumtė ata qė mė thonin se nuk do t'ia dilja mbanė, ndėrsa unė gjithmonė kam pasur shumė besim te vetja. Kjo fitore nė Katar vlen edhe pėr tė treguar disi aftėsitė e mia. Eshtė e vėrtetė qė pėr tė fituar, mė ndihmoi shpejtėsia e Ducatit, por tregova nė tė njėjtėn kohė se isha gjakftohtė.
Pilotuat aq mirė, sa edhe Valentino Rosi ju pėrgėzoi.
E di dhe tė them tė drejtėn m'u bė qejfi shumė, sepse ishte njė pėrgėzim i sinqertė. Pėr mua ėshtė diēka shumė e madhe qė tė vlerėsohem nga njė kampion si Valentino.
Si i keni kaluar kėto 10 ditė pas fitores sė parė nė Moto Gp?
Si gjithmonė. Nuk kam bėrė asgjė tė veēantė, asnjė festė speciale. Qėndrova nė shtėpinė time nė Montekarlo, ashtu si gjithmonė kur kam gara nė Europė.
Drejtori teknik, Filipo Preciozi, ka thėnė se ju jeni njė pilot i denjė pėr Ducatin, pasi ju pėrshtatet edhe mėnyra e pilotimit.
Me Ducatin ndihem mirė, ashtu si edhe me inxhinierėt. Edhe ata ndihen mirė me mua dhe tashmė jemi bėrė si njė familje. Mentaliteti i Ducatit ka lidhje me pasionin, ashtu si mentaliteti i australianėve. Motori GP7 kėrkon njė stil disi tė veēantė qė quhet "dirt trak" (pistė e pistė). Ky ėshtė njė specialitet i pilotėve australianė. Aty mėsohet kontrolli i motorit, por dhe se si tė pėrballesh me australianė tė tjerė.
Preciozi ka thėnė gjithashtu se Kapirosi ka ngulmuar shumė pėr ardhjen tuaj te Ducati.
Vėrtet? Nuk e dija... Lorisi gjithmonė ėshtė sjellė mirė me mua, mė ka dhėnė kėshilla shumė tė vlefshme nė pilotimin e Ducatit. Eshtė me tė vėrtetė njė shok shumė i mirė skuadre.
Ēfarė pret nga kjo garė?
Nė kėtė pistė, Lorisi ka fituar nė vitin 2006, qė do tė thotė se motori ynė paraqitet mirė. Gjithsesi, dua tė them se pilotėt europianė kanė mė shumė avantazhe nė Jerez, sepse e njohin mirė. Pėr mua kėtu ėshtė e kundėrta, asnjėherė nuk jam paraqitur mirė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Gran Premio - De Espana
Rosi thyen tabunė, rikthehet te fitorja
Pesė herė kampioni i botės, Valentino Rosi, ka pėrfunduar serinė e "rekordit negativ" pa fitore, duke dominuar rivalėt e tij nė Ēmimin e Madh tė Jerezit ditėn e diel. Italiani arriti nė kuotėn e 85 fitoreve nė karrierė dhe tė shtatėn nė kėtė pistė. Edhe kėtė herė ai tregoi autoritetin e tij nė pistė, duke e kaluar mjaft i qetė vijėn e finishit dhe aspak i shqetėsuar nga piloti vendės i Hondės, Daniel Pedroza. Kjo ėshtė fitorja e parė e Valentino Rosit qė pas garės sė Malajzisė nė shtatorin e kaluar. Nė kėtė mėnyrė mbyllet dhe seria e pesė garave pa fitore e "Doktorit", njė rekord negativ pėr tė qė nuk e shihte qė nga debutimit i tij nė vitin 2000, ku fitoi garėn e Doningtonit nė Angli. Tashmė ai ndodhet nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė me 45 pikė, me njė avantazh prej 9 pikėsh ndaj australianit tė Ducatit, Kejzi Stoner, dhe Daniel Pedrozės. Shoku i skuadrės sė Valentinos, Kolin Eduards, e pėrfundoi garėn e djeshme nė vendin e tretė, duke lėnė prapa spanjollin Toni Elias dhe Kejzi Stonerin, ky i fundit fituesi i garės sė parė tė kėtij sezoni, pėrpara dy javėsh nė Katar.
Kampioni i botės nė fuqi i klasit Moto Gp, Niki Heiden, bėri njė nisje tė mirė nga rreshti i katėrt, por nuk arriti tė mbante njė ritėm tė lartė dhe e pėrfundoi garėn nė vendin e shtatė, prapa Karlos Ēekės. "Ishte njė garė e mrekullueshme, tha menjėherė pas garės Valentino Rosi pėr mediat spanjolle. Jam shumė i kėnaqur nga motori, pasi me sa duket i bėmė ndryshimet e duhura nė testimet (warm up) pėrpara garės. Nė fillim kisha njė betejė tė bukur me Pedrozėn, ai ėshtė njė pilot i mirė dhe duelet me tė mė pėlqejnė." Rosi e filloi kėtė garė nga vendi i dytė, prapa Pedrozės, megjithatė italiani i Yamahas qė pas fillimit tė garės vendosi autoritetin e tij nė pistė dhe filloi tė shkėputej.
Shoku i skuadrės sė Valentinos, Kolin Eduards, e pėrfundoi garėn nė vendin e tretė, ndėrkohė qė Heideni, i cili u nis nga vendi i 11 tė, edhe nė garė tregoi se kishte probleme me Hondėn e tij. Njė tjetėr amerikan u paraqit mjaft mirė nė garėn e djeshme, ishte Xhon Hopkins me Suzuki, i cili qė nė fillim tė garės filloi tė regjistronte kohė tė shpejta, pasi u nis nga vendi i pestė. Nė duelet e tij me Heidenin, ai u rrėzua dhe doli jashtė gare nė xhiron e 16 tė. Me kalimin e xhirove, edhe Stoneri filloi tė rriste ritmin, duke parakaluar nė fillim Karos Ēekėn dhe mė pas Niki Heidenin. Kur kishin mbetur dhe shtatė xhiro nga pėrfundimi i garės, kampioni i botės u parakalua edhe nga Ēeka.
"Rosi ishte superior ndaj tė gjithėve nė garėn e sotme, ka thėnė nė pėrfundim tė garės sė Jerezit 21 vjeēari spanjoll, Daniel Pedroza. Ai mė parakaloi qė nė xhiron e parė dhe mė pas u shkėput, gjithsesi jam i kėnaqur qė arrita tė zija njė vend nė podium. I gjithė publiku dukej i kėnaqur nga kjo garė, ashtu si edhe unė."
Endi TUFA
250cc
Lorenco vazhdon dominimin edhe nė Jerez
Kampioni i botės nė fuqi pėr klasin 250cc, Horge Lorenco, vazhdon dominimin e tij nė kėtė kategori, duke arritur njė tjetėr fitore nė Spanjė. 19 vjeēari, i cili fitoi garėn e parė tė kėtij sezoni nė Katar, shpallet spanjolli i parė i klasit 250ccm, i cili arrin tė fitojė garėn e tij tė "shtėpisė" pėr tė dytin vit radhazi. Menjėherė pas tij renditet Alvaro Bautista dhe Andrea Doviciozo. Lorenco e filloi nga "poli" kėtė garė, por e humbi shumė shpejt kryesimin, pasi u parakalua nga Doviciozo qė nė xhiron e parė, pėr t'u parakaluar mė pas nga Hektor Barbera dhe Alvaro Bautista. Barbera luftoi pėr fitore nė kėtė garė deri nė xhiron e 16 tė, kur doli jashtė piste, por Doviciozo, Lorenco dhe Bautista vazhduan duelet e tyre pėr vendin e parė, duke ndryshuar shpeshherė pozicionet. Nė xhiron e fundit, kampioni i botės nė fuqi tregoi aftėsitė e tij tė vėrteta duke i parakaluar rivalėt dhe duke regjistruar fitoren e dytė pėr kėtė sezon.
125cc
Talmaksi i "vjedh" fitoren Pesekut
Hungarezi Gabor Talmaksi ka arritur njė fitore dramatike nė klasin 125cc nė garėn e Spanjės. Ai arriti tė mundte ēekun Lukas Pesek me tė qindat e sekondit, edhe pse ky i fundit kishte marrė kryesimin e garės qė nė fillimin e saj. Nė kthesėn e fundi, Talmaksi doli mirė nė pjesėn e drejtė dhe falė fuqisė mė tė madhe tė Aprilias sė tij, kundrejt Derbit tė Pesekut, arriti tė kalojė i pari vijėn e finishit. Kjo nuk ishte thjesht njė fitore pėr tė, sepse pas kėtij rezultati hungarezi ka marrė dhe kryesimin e klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė nė kėtė kategori. Spanjolli Hektor Faubel, fituesi i garės sė parė tė kėtij sezoni nė Katar, u rendit i treti pėrpara bashkėkombasve tė tij, Pol Espagaros dhe Serxho Gadeas. Nė vendin e gjashtė ishte njė tjetėr spanjoll, Pablo Nieto. Fituesi i "pole position"-it njė ditė mė parė, Matia Pasini, u detyrua tė nisej nga vendi i fundit, pasi Aprilia e tij pati njė problem nė motor nė provat pėrpara garės.
Ēmimi i Madh i Spanjės
Moto Gp
1. V.Rosi Yamaha
2. D.Pedroza Honda
3. K.Eduards Yamaha
4. T.Elias Honda
5. K.Stoner Ducati
6. K.Ēeka Honda
7. N.Heiden Honda
8. M.Melandri Honda
9. K.Vermulen Suzuki
10. Sh.Nakano Honda
Pilotėt
1. V.Rosi 45 pikė
2. K.Stoner 36
3. D.Pedroza 36
4. K.Eduards 26
5. M.Melandri 19
6. N.Heiden 17
7. K.Vermulen 16
8. T.Elias 15
9. Xh.Hopkins 13
10. A.Barros 12
250cc
1. H.Lorenco Aprilia
2. A.Bautista Aprilia
3. A.Doviciozo Honda
4. A.de Anxhelis Aprilia
5. A.Debon Aprilia
6. H.Aojama KTM
7. Sh.Aojama Honda
8. J.Takahashi Honda
9. E.Uest Aprilia
10. D.Heidolf Aprilia
Pilotėt
1. H.Lorenco 50 pikė
2. A.de Anxhelis 33
3. A.Doviciozo 27
4. A.Bautista 20
5. J.Takahashi 17
6. H.Barbera 16
7. Sh.Aojama 15
8. T.Luti 13
9. A.Debon 11
10. H.Aojama 10
125cc
1. G.Talmaksi Aprilia
2. L.Pesek Derbi
3. H.Faubel Aprilia
4. P.Espargaro Aprilia
5. S.Gadea Aprilia
6. P.Nieto Aprilia
7. S.Korteze Aprilia
8. H.Olive Aprilia
9. M.Ranseder Derbi
10. L.Zaneti Aprilia
Pilotėt
1. G.Talmaksi 45 pikė
2. H.Faubel 41
3. L.Pesek 36
4. P.Espargaro 22
5. P.Nieto 17
6. R.de Roza 13
7. H.Olive 13
8. S.Gadea 11
9. S.Korsi 11
10. T.Kojama 10
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|