Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Grupi "Bloody Foreigners" 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Grupi "Bloody Foreigners" 
 
Katėr shqiptarė kanė marrė pėrsipėr tė flasin nė emėr tė gjithė tė huajve nė BM. Ata flasin me gjuhėn e kėngės dhe suksesit.

Katėr shqiptarė nga Kosova u bashkuan aksidentalisht dhe krijuan rrok- grupin “Bloody Foreigners”. Ėshtė njė grup qė personifikon rininė shqiptare nga njė kėndvėshtrim i freskėt. Janė kumbues dhe plotė jetė. Secili prej tyre ka personalitet tė veēantė, por kur janė sė bashku, tė gjithė janė tė njėjtė. Kėngėtari quhet Fatos Bejta, 26 vjec. Ai i bie edhe kitarės por arti nuk ėshtė e gjithė jeta e tij. Paralelisht, ai vazhdon studimet nė degėn e mjekėsisė pėr sėmundjet kardiovaskulare. Ard Kelmendi, 23 vjeē ėshtė “zyrtarisht” kitaristi i grupit. Ai ėshtė mė i turpshmi ndėr tė katėr, por nė ēdo fjalė tė tij rrezatohet inteligjencė. Ai ka studiuar gjuhėn gjermane dhe historinė dhe momentalisht bėn punė kėrkimore. Faton Prokupla ėshtė “i urti” i grupit. Ai ėshtė 36 vjeē dhe luan nė bateri. Fatosi mbahet edhe koka e grupit, ai qė e mban grupin tė bashkuar. Zbavitja ėshtė specialiteti i tij, pavarėsisht se jashtė muzikės, ai punon si shofer privat. I katėrti ėshtė sėrish nga klasa intelektuale; Fatos Dėrguti luan nė kitarė bas dhe bėn njėkohėsisht zėrin e dytė. Fatosi i dytė doktoron si inxhinier i Titaniumit dhe ka pamjen e njė vikingu modern.

Emri i grupit ėshtė mjaft provokativ nė tokėn britanik pasi pasqyron guxim dhe konfrontim. “Ne jemi ironikė pėr shkak se disa anglezė i quajnė tė huajt “Bloody Foreigners”. Kjo syresh mendon se tė huajt nuk janė tė aftė pėr asgjė. Ky emėr ėshtė frymėzuar nga seriali komik “Only Fools and Horses” (Vetėm idiotėt dhe kuajt); pikėrisht nga episodi kur dy personazhet e kėtij seriali shkojnė me njė arab nė Hollandė, tė blejnė diamante. Hollandezėt ua hedhin kėtyre tė fundit dhe arabi thotė “Ah, bloody foreigners!””, thotė kėngėtari, Bejta. Grupi ėshtė formuar para njė viti e gjysmė. Ata filluan tė kėndojnė dhe praktikojnė kur takonin njėri-tjetrin nė shtėpitė e tyre. “Fillova ta praktikoj kitarėn nė Londėr. Problemi ishte se unė jam mėngjėrash dhe kisha kitare tė dorės sė djathtė. Pra praktikoja nė kitarė tė dorės sė djathtė me dorė tė majtė.” tha Bejta. Mandej Fatos Dėrguti gjithashtu e bleu njė kitare dhe filluan tė praktikojnė sė bashku. “Ardi e ka pas njė kitarė me njė tel. Njėherė u mėsua me njė tel mi ra kitarės, mandej ia shtoi nga njė tel derisa u bėnė gjashtė tela.”, shton Bejta me tė qeshur.
Si grup, ata kanė interpretuar pėr herė tė parė nė Londėr, nė Camden Bar. “Njerzit filluan tė dėgjojnė se ne jemi bashkė dhe na futėn tė kėndojmė si me pahir. Ka qenė koncerti ynė i parė dhe ka qenė shumė kot. Jemi frikėsuar deri nė pikė t’fundit. Unė pėr veti nuk dija tė kėndoja. Instrumentet nuk ishin nė harmoni me zėrin tim. E kemi ndier veten shumė keq.”, kujton Bejta.

Ai thotė se ėshtė shumė e vėshtirė t`i kėnaqėsh shqiptarėt e Kosovės dhe pikėrisht kjo ua shtoi edhe mė tej emocionet dhe frikėn nė natėn e parė tė interpretimit sė bashku. Tashmė, “Bloody Foreigners” ka mundėsinė vetėfinancohet pėr krijimet qė bėjnė. Tė gjitha instrumentet i kanė blerė me tė ardhurat e tyre. Njė ndėr problemet qe ballafaqohen ata ėshtė profesioni i secilit nė jetėn e pėrditshme ēfarė ua kufizon kohėn e muzikės. “Neve na pėlqen arti dhe kjo ėshtė arsyeja qė ne kėndojmė. Nuk e kisha klasifikuar grupin si profesionistė, megjithatė ne jemi muzikantė dhe pėr kėtė arsye ne nuk insistojmė tė paguhemi.” shtoi Bejta. Me gjithė modestinė qė shfaqin, ata prapė kanė dėshirė qė t’u jepet njė shans sponsorizimi sepse kanė shtatė kėngė qė i kanė shkruar dhe kompozuar vetė. Mundėsia e incizimit tė njė disku dhe video-klipi ėshtė njė dėshirė e tyre sekrete. Adi shkruan shumicėn e kėngėve, por gjatė editimit inkuadrohet tėrė grupi. “Kur shkruaj mundohem t`u shmangem pėrvojave personale. Kėngėt tona flasin mė shumė pėr vetminė. Kjo ngaqė unė jam vetė i huaj nė kėtė vend. Edhe pse e flas gjuhėn dhe jam pjesė e kėtij komuniteti, unė prapė ndjehem i huaj. Megjithatė, ne shkruajmė edhe kėngė nė anglisht. Shembull ėshtė kėnga “Cold Gray Days” (Ditėt e zymta) qė pasqyron ndjenjat tona dhe gjendjen mendore pas sulmeve terroriste nė Amerikė, atė 11 shtator tė vitit 2001.” thotė Ardi, kitaristi. Disa nga kėngėt e tyre janė nga muzika popullore shqiptare, por tė pėrpunuara dhe tė pėrshtatura pėr gjininė e rrokut. Por, ata kėndojnė edhe disa kėngė tė ish grupeve tė rrokut nga Kosova, tė tillė si “Gjurmėt”. Disa kėngė kėndohen nė gjuhen angleze. “Bloody Foreigners” ka interpretuar mė parė edhe pėr audiencėn jo-shqipfolėse dhe janė pritur shumė mirė. Ata kujtojnė njė rast, nė restorantin “Koha”, nė qendėr tė Londrės, ka qenė njė mbrėmje private qė ishte organizuar nga disa amerikanė tė cilėt kėrkuan qė tė dėgjonin vetėm shqip. “Kur e kėnduam njė kėngė shqip, tė gjithė u ngritėn tė valėzojnė. Mandej filluam tė kėndojmė prapė anglisht por audienca kėrkonte vėtėm kėngė shqipe, prandaj edhe ne vazhduam me kėngė shqipe”, tha Bejta.

Nė ditėt e fundit tė nėntorit, “Bloody Foreigners” ishte porositur tė interpretonte nė Shtėpinė Mbretėrore tė Operės, nė Londėr. Kėta janė djem qė nuk kanė nevojė tė mundohen shumė tė aktrojnė apo tė tėrheqin vėmendjen. Tėrheqja e audiencės ndaj tyre vjen natyrshėm, aq mė tepėr kur auditori nė kėtė rast vinte nga jashtė Anglisė. Atė natė, tė pranishmit filluan tė vallėzojnė pa marrė parasysh nga ishin apo ēfarė gjuhe flisnin. Njė izraelit me tė dashurėn e tij ishin tė parėt qė dolėn nė shesh dhe thyen akujt. Moment pas momenti, katėr djemtė shqiptarė thyen zemrat e tė gjithėve nė sallė. Kur pėrfundoi kėnga e dytė, Fatos Bejta iu drejtua masės nė gjuhėn angleze: “Kush kuptoi se ēfarė kėndova?”. Vetėm disa shqiptarė tek-tuk nė sallė ngritėn duart. “Duken tė huajt, “Ah bloody foreigners!””, tha ai duke qeshur. Masa e njerėzve nė sallė vetėm sa u dashurua edhe mė shumė me “Bloody Foreigners”. Tė gjithė flisnin pėr ta pas pėrfundimit tė shfaqjes. Tė gjithė mbetėn tė impresionuar. Nė qoftė se dėgjoni se ky grup do tė interpretojė, pėr mendimin tim do tė ishte mėkat nėse nuk shkoni t`i shkoni sepse muzika e tyre ėshtė plotė jetė dhe pasion.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Grupi "Bloody Foreigners" 
 
Nuk kam degjuar ndonjehere rreth ketyre djemve Rolling Eyes
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!