Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
“Hakmarrja”, burg pėrjetė pėr 3 prej 10 tė akuzuarve 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “Hakmarrja”, burg pėrjetė pėr 3 prej 10 tė akuzuarve 
 
Lexohet pas 13 vjetėsh pretenca ndaj pjesėtarėve tė organizatės “Hakmarrja pėr drejtėsi”. Prokuroria iu ka dhėnė fund hetimeve ditėn e djeshme, kur ka paraqitur edhe konkluzionet pėrfundimtare nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Sipas konkluzioneve tė prokurorisė, organi i akuzės ka kėrkuar dėnimin e 10 tė pandehurve, nga tė cilėt, pėr tre kėrkohet dėnim i pėrjetshėm, ndėrsa pėr 7 tė tjerė kėrkohen 143 vjet burg.


Konkluzionet


Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka lexuar ditėn e djeshme pėr 4 orė me radhė gjithė dosjen dhe akuzat nė ngarkim tė Orik Shytit, Altin Arapit, Gentian Cakės, Nikolin Novruzajt, Roland Shytit, Leart Shytit, Kreshnik Spahiut, Pasho Novruzajt, Gėzim Gjonit dhe Dritan Hate, tė cilėt akuzohen si pjesėtarė tė bandės kriminale “Hakmarrja pėr drejtėsi”. Prokurorėt e kėsaj ēėshtjeje, Eneid Nakuēi dhe Genci Qano, kanė radhitur akuzat qė rėndojnė ndaj tyre, si vrasja e drejtorit tė pėrgjithshėm tė burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e Genci Sinės, shoferit tė ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, vjedhja e “VEFA”-s dhe “Gjallicės”, rrėmbimi i njė tė mituri nė qytetin e Vlorės, akti terrorist pranė “VEFA”-s nė Tiranė dhe njė sėrė vrasjesh dhe grabitjesh tė tjera. Nė pėrfundim tė leximit tė dosjes voluminoze tė hetimeve tė prokurorisė, pėrfaqėsuesit e organit tė akuzės kanė kėrkuar pėr kreun e kėsaj organizate kriminale, Orik Shyti, ndaj tė cilit rėndojnė plot 17 akuza, dėnimin e tij me 3 burgime tė pėrjetshme, por qė nė bashkim tė dėnimeve ai ėshtė dėnuar me njė burgim tė pėrjetshėm. Me nga dy burgime tė pėrjetshme ėshtė kėrkuar edhe dėnimi i dy prej krerėve kryesorė pas Orik Shytit nė organizatėn “Hakmarrja pėr drejtėsi”, Altin Arapi dhe Gentian Ēaka, tė cilėt nė bashkim tė dy dėnimeve tė tyre mund tė dėnohen me burgim tė pėrjetshėm. Ndėrkohė, organi i akuzės ėshtė treguar mjaft i ashpėr edhe me tė akuzuarit e tjerė si pjesėtarė tė kėsaj organizate, ku ka kėrkuar dėnimin me nga 25 vjet burg pėr Roland dhe Lerat Shytin, ndėrsa pėr Kreshnik Spahiun dhe Dritan Haten ėshtė kėrkuar dėnimi respektivisht 22 dhe 21 vjet burg. Ndėrkohė, pėr dy vėllezėrit Nikolin Novruzi dhe Pasho Novruzaj, tė cilėt gjenden si azilantė nė Holandė, organi i akuzės ka kėrkuar dėnimin e tyre me 24 dhe 21 vjet burg, ndėrsa pėr tė pandehurin tjetėr, Gėzim Gjoni, prokuroria ka kėrkuar dėnimin e tij me 8 vjet burg.


Organizata


“Hakmarrja pėr drejtėsi”, e cila cilėsohet si njė nga organizatat mė tė fuqishme kriminale qė kanė ekzistuar nė vendin tonė mendohet se i ka fillesat e saj qė prej vitit 1992. Mbi kėtė organizatė rėndojnė njė numėr i madh veprash kriminale, ndėrsa nė bankėn e tė akuzuarve ndodhen 10 tė dyshuar, nga tė cilėt asnjė nuk ndodhet nė qeli. Kėshtu, Altin Arapi, mbi tė cilin rėndojnė plot 24 akuza, mė e fundit ajo e vrasjes sė Genci Sinės, shoferit tė familjes sė ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ka fituar azil politik nė Belgjikė, vend nė tė cilin edhe u arrestua gjatė vitit 2004. Ndėrkohė, edhe dy prej krerėve kryesorė tė kėsaj organizate, Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu kanė fituar strehim politik nė Zvicėr, vend nė tė cilin u prangosėn mė 6 shkurt 2004, ndėrsa dy vėllezėrit Nikolin e Pasho Novruzaj kanė fituar azil politik nė Holandė. Dy prej tė pandehurve, Gėzim Gjoni dhe Dritan Hate, tė cilėt u arrestuan pas vitit 2001, tashmė kanė fituar lirinė, pasi kanė tejkaluar afatet e paraburgimit, ndėrsa Roland e Leart Shyti, si dhe Gentian Caka janė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar.



Pretenca


Altin Arapi - burg tė pėrjetshėm

Orik Shyti - burg tė pėrjetshėm

Gentian Caka - burg tė pėrjetshėm

Nikolin Novruzi - 24 vjet burg

Roland Shyti - 25 vjet burg

Leart Shyti - 22 vjet burg

Kreshnik Spahiu - 22 vjet burg

Pasho Novruzaj - 21 vjet burg

Dritan Hate - 21 vjet burg

Gėzim Gjoni - 8 vjet burg


Disa prej krimeve pėr tė cilat akuzohen tė pandehurit pėrgjatė viteve 1992-1996


1- Vrasja e Bujar Kaloshit 26.07.1996

2- Vrasja e Pirro Koninit 12.04.1995

3- Vrasja e S. Jatės 15.12.1993

4- Rrėmbimi i Erion Nushit 30.10.1995

5- Autobomba te “VEFA” nė Tiranė 26.02.1996

6- Vjedhja e arkės sė kursimeve tė lagjes nr.8 02.06.1992

7- Arka e zhdoganimit 09.12.1992

8- Banka e Tiranės 29.01.1993

9- Vjedhja e pistoletės sė Demir Lamit 30.06.1993

10- Vjedhja e “Swiss Air” 17.12.1993

11- Vjedhja e dytė e “Swiss Air” 17.06.1994

12- Vjedhja e “Malev” 29.07.1994

13- Vjedhja e “Shkumbin Petrol” 16.08.1994

14- Vjedhja e IAP 12.10.1994

15- Vjedhja e IAP 07.12.1994

16- Vjedhja e “Gjallicės” Vlorė 13.12.1994

17- Vjedhja e argjendarisė “Agron” 14.01.1995

18- Vjedhja e Bankės sė Vlorės 20.01.1995

19- Vjedhja e “INSIG”-ut 21.02.1995

20- Vjedhja e “Adria”-s 01.03.1995

21- Vjedhja e “Gas Butan” 03.03.1995

22- Vjedhja e arkės sė sfungjerit 15.06.1995

23- Vjedhja e “VEFA”-s nė Vlorė 21.01.1996

24- Vjedhja e Bankės sė Vlorės 18.04.1996
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!