Vrasja ka ndodhur mėngjesin e djeshėm, ende pa vajtur ora 09.00, rreth 15 metra larg rrugės nacionale. Si ditė e hėnė, rrugėt e lagjes Kombinat ishin tė mbipopulluara, e njė pjesė e madhe e banorėve kanė parė me sy kufomėn e 38-vjeēarit Kusi, tė shtrirė pa jetė pranė kangjellave tė njė magazine. Sipas policisė, viktima ka qenė person me precedentė penalė, i skeduar pėr tė paktėn dy vrasje ndėrsa ngjarja e djeshme e ka zanafillėn 12-vjet mė parė.
Dėshmitarė nė vendngjarje pohuan dje pėr Shekullin se krismat nuk ishin nė breshėri, por tepėr tė matura. Kjo sipas tyre shpjegohet me faktin se atentatori synonte qė tė gjithė plumbat tė pėrfundonin nė trupin e viktimės. Pasi ka parė tė vdekur Durim Kusin, Avdyli ėshtė larguar pa nxitim nga vendi i ngjarjes. Pasi e kanė parė me armė nė dorė, efektivėt e policisė i janė hedhur pėrsipėr, duke e ēarmatosur dhe duke i vėnė prangat. Sipas policisė, qė nė momentet e para tė hetimeve, 38-vjeēari ka pranuar autorėsinė e vrasjes dhe motivet pse e ka kryer atė. Ai u ka kėrkuar oficerėve tė policisė qė tė mbarojnė sa mė parė procedurat hetimore, pasi gjithēka e ka kryer me paramendim.
Sipas njoftimit zyrtar tė policisė sė Tiranės, Avdyli ka kundėrshtuar me armė forcat e policisė, po burime nga vendi i ngjarjes vunė nė dukje se ky i fundit ia kishte dorėzuar armėn policit tė parė qė i kishte dalė pėrpara. Nė momentin e ndalimit atij i ėshtė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale arma e krimit, njė automatik model 56, dy karikatorė me fishekė dhe njė ēantė dore, qė sipas policisė ka shėrbyer pėr fshehjen e armės sė krimit gjatė rrugėtimit tė tij nga Shijaku pėr nė kryeqytet.
Sipas policisė sė Tiranės, vrasja e djeshme ėshtė zbardhur brenda pak orėsh. Viktima Durim Kusi ėshtė akuzuar pėr vrasjen e vėllait tė autorit, Dritan Avdylit nė vitin 1995, por ka qėndruar vetėm pak muaj nė burg. Prokuroria nuk mundi tė vėrtetonte akuzat pėr tė, e duke pėrfituar edhe nga njė raport mjekėsor, Durim Kusi ishte liruar nga burgu. E ndėrsa kjo histori ishte lėnė nė harresė pėr shkak tė kohės sė gjatė, nuk ka ndodhur e njėjta gjė me autorin e krimit tė djeshėm, Shkėlqim Avdylin.
Ai kishte pak kohė qė kishte mbaruar sė vuajturi njė dėnim nė Itali. Para shtatė muajsh ai ėshtė kthyer nė Shqipėri, ndėrsa bėhet me dije se kishte dėrguar disa herė mesazhe kėrcėnuese nė adresė tė Durim Kusit. Qė nga koha qė ishte nė burg, Avdyli ishte shprehur se nuk kishte pėr tė falur gjakun e tė vėllait, hakmarrje tė cilėn e realizoi paraditen e djeshme nė lagjen Kombinat tė Tiranės, duke ekzekutuar Durim Kusin.
Dy familjet ishin nė hasmėri prej 12 vitesh. Durim Kusi lėvizte gjithnjė me tė afėrm apo djem tė lagjes
Konflikti Avdyli-Kusi, pėr njė sipėrfaqe toke nė Shijak
Konflikti mes dy familjeve Avdyli e Kusi ka lindur nė vitet e para tė pluralizmit, kur tė dyja palėt kanė pretenduar njė sipėrfaqe tė madhe toke qė ndodhej disa kilometra larg qytetit tė Vorės, nė drejtim tė rrugės sė Shijkut.
Pas shumė konfliktesh, Durim Kusi atėherė 26-vjeēar, vret me armė zjarri Dritan Avdylin, vėllanė e vogėl tė Shkėlqimit. Asokohe, policia e mbėrritur nė vendngjarje ka mundur tė arrestojė Durim Kusin, i cili ndodhej nė vendngjarje por edhe pas disa muajsh paraburgim, prokuroria nuk ka mundur dot ta vėrtetojė fajėsinė e tij dhe nė kėtė mėnyrė Kusi ka mundur ti largohet qelisė nė sajė tė njė raporti mjeko-ligjor tė siguruar nga avokatėt e tij. Pothuajse i gjithė Kombinati e njihte Durim Kusin, vendqėndrimin e tij dhe tė personave qė e shoqėronin. Mė sė shumti atė e gjeje nė disa lokale pranė rrugės Llambi Bonata nė Kombinat. Tė njėjtėt dėshmitarė shtuan pėr gazetėn se Durim Kusi asnjėherė nuk lėvizte i pashoqėruar. Nė krah tė tij ndodheshin gjithnjė djem 20-22 vjeēarė, tė cilėt ndiqnin ēdo lėvizje tė tij, por dhe pjesėtarė tė fisit tepėr tė madh.
Ngjarja e djeshme i ka shokuar tė gjithė kėta tė fundit qė hynin e dilnin vazhdimisht nė shtėpinė e tij dhe qė kishin mbushur gjithė oborrin e pallatit dykatėsh ku banonte viktima. Policia pas hetimeve paraprake bėri tė ditur se viktima Kusi ishte dhe person me precedentė penalė. Ai dyshohet se pėrveē vrasjes sė Dritan Avdylit, nė 1995 ėshtė dhe autori i njė vrasjeje tė ndodhur mė 1997 ku ka ngelur i vdekur shtetasi Artur Sula. Edhe pėr kėtė vrasje ai ėshtė arrestuar nė flagrancė, por mė pas ėshtė liruar pėr mungesė provash. Hetimet e drejtuara nga prokurorėt e gatshėm dhe nga dėshmia e Shkėlqim Avdylit i kanė mėshuar faktit se vrasja ka ndodhur si pasojė e njė hakmarrjeje tė pastėr, tė shkaktuar nga motive pronėsie.
VRASJA
Durim Kusi, 38-vjeē, ėshtė ekzekutuar paraditen e djeshme nė tė dalė tė pallatit tė tij. Viktima banonte nė lagjen Kombinat tė Tiranės, ndėrsa ėshtė akuzuar pėr dy vrasje tė ndodhura nė vitin 1995 dhe 1997
AUTORI
Shkėlqim Avdyli, autori i vrasjes sė Kusit, ėshtė arrestuar pak minuta pas krimit. Ai kishte udhėtuar nė orėt e para tė mėngjesit nga Shijaku nė drejtim tė Tiranės, me njė ēantė me automatik, pėr tė realizuar krimin
MOTIVI
Hakmarrja mendohet se ėshtė motivi i vrasjes sė djeshme nė Kombinat. Viktima ėshtė akuzuar pėr vrasjen e vėllait tė Shkėlqim Avdylit nė vitin 1995, ngjarje kjo e ndodhur pas njė konflikti disavjeēar pėr pronėsi
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













