Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Haliti Braktis Atletikėn Shqiptare: Jam 100% Italian 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Haliti Braktis Atletikėn Shqiptare: Jam 100% Italian 
 
Vazhdon eksodi i talenteve nga sporti shqiptar, ku kėtė radhė i goditur ka qenė sporti i atletikės. Talenti mė i madh i viteve tė fundit, Eusebio Haliti, po bėhet gati qė tė ndryshojė fanellėn e Shqipėrisė me atė tė Italisė, duke dėshiruar qė tė garojė me fanellėn e kaltėr nė Olimpiadėn e Pekinit. Talenti shqiptar e ka bėrė tė ditur dėshirėn e tij pas paraqitjes sė jashtėzakonshme qė dhuroi nė garėn e 400 metrave nė salla tė mbyllura nė Itali, ku theu rekordin vendas pėr kėtė grupmoshė me kohėn fantastike 48"86. Atleti shkodran ka garuar si shqiptar deri nė garėn e fundit, por tani bėhet gati tė marrė nėnshtetėsinė italiane dhe do t‘i japė lamtumirėn Shqipėrisė, ku ėshtė shpallur kampion kombėtar gjatė vitit tė fundit dhe ka marrė pjesė nė Lojėrat e Detit tė Zi, ku fitoi edhe medaljen e argjendtė nė garėn e 400 metrave me pengesa.

Mediat italiane e kanė cilėsuar historik rezultatin e Halitit nė kampionatin italian tė sallave tė mbyllura. Nė turneun e zhvilluar nė Ankona, sportisti qė pėrfaqėsonte klubin "Pol. Roēo Scotellaro" tė Materės, ai ka fituar pa vėshtirėsi garėn e 400 metrave, duke dhėnė kohėn 48"86, qė ėshtė rekordi i ri italian pėr tė rinj nė kėtė disiplinė. Kjo kohė ėshtė 26 tė qindtat mė e shpejtė se rekordi i vjetėr i vendosur nga Danilo Bertaxha nė vitin e largėt 1983. Federata Italiane e Atletikės nuk e ka homologuar ende zyrtarisht kohėn e regjistruar nga atleti shqiptar, vetėm pėr faktin se ky i fundit nuk ka ende nėnshtetėsinė italiane. Por kjo gjė do tė bėhet shumė shpejt, duke parė edhe tė ardhmen e siguruar tė Halitit, i cili nė tetorin e vitit tė kaluar fitoi titullin kampion tė Italisė pėr kėtė grupmoshė nė kategorinė e 400 metrave me pengesa.

Vetė atleti ka shprehur hapur dėshirėn pėr tė qenė pjesė e kombėtares italiane, duke harruar "tė kaluarėn" e tij shqiptare. Ai ėshtė i sigurt se mund tė thyejė rekorde tė tjera nė tė ardhmen. "Ky ėshtė vetėm fillimi. Kėtė vit dua tė shėnoj arritje tė tjera, duke filluar nga sigurimi i titujve italianė nė garat e 400 metrave dhe tė 400 metrave me pengesa qė do tė zhvillohet nė Rieti. Falėnderoj trajnerin tim, Antonio Ferro, i cili mė ndjek me profesionalizėm nė stėrvitje dhe nė gara. Nėse nuk do tė marr nėnshtetėsinė italiane, ėshtė e sigurtė se do tė marr pjesė nė Olimpiadėn e Pekinit nė muajin gusht si pjesė e pėrfaqėsueses shqiptare. Por ėndrra ime ėshtė tė vesh fanellėn e kaltėr, pasi unė e ndjej veten 100% italian", u shpreh ai pėr mediat italiane, pas garės sė dy ditėve mė parė. Pas formės sė shfaqur gjatė vitit tė fundit, Haliti duket se e ka garantuar tė ardhmen e tij nė kombėtaren italiane tė atletikės. Askush nuk duhet tė ēuditet pėr njė gjė tė tillė, pasi drejtuesit e atletikės shqiptare kanė preferuar tė qėndrojnė indiferentė ndaj talenteve shqiptare gjatė viteve tė fundit, duke u pėrqendruar mė shumė nė "luftėn pėr kolltukė".
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!