Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Himarė, kryebashkiaku nė gjyq pėr tabelat 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Himarė, kryebashkiaku nė gjyq pėr tabelat 
 
Prokuroria e Vlorės, pas hetimeve disamujore, dėrgoi nė gjykatė nė cilėsinė e tė pandehurit Bollanon, duke e akuzuar si pėrgjegjės pėr heqjen e tabelave orientuese nėpėr rrugėt e bregdetit.

Burime zyrtare pranė Gjykatės sė Vlorės, konfirmuan dje pėr “Shekullin” se kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, ėshtė marrė i pandehur nga prokuroria pėr heqjen e sinjalistikės rrugore nga fshati Qeparo deri nė Qafė- Llogara.

“Pas mbarimit tė fazės hetimore nga prokuroria e Vlorės, kėta tė fundit kanė sjellė nė kryesekretarinė e Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Vlorė dosjen penale me tė pandehur kryetarin e Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano.

Me depozitimin e kėsaj ēėshtjeje, kryesekretari nė bashkėpunim me kancelarin e gjykatės e kanė hedhur nė short elektronik dosjen, e cila i ka rėnė pėr gjykim treshes sė kryesuar nga Shkėlzen Selimi”,-thuhet nga burimet pranė kėsaj gjykate.

***

Shkak pėr hetimin e Bollanos janė bėrė ankesat e disa banorėve tė zonės, tė cilėt kanė njoftuar prokurorinė pėr dėmin e shkaktuar nė heqjen e tabelave orientuese nė aksin Qeparo-Qafė Llogara.
 
Pas verifikimeve nė terren, ka rezultuar se policia bashkiake e Himarės i ka hequr ato me urdhėr tė kryetarit Vasil Bollano. Kėshtu, heqja e tyre pėr organin e akuzės pėrbėn shkelje ligjore, e shoqėruar me njė dėm ekonomik prej 21 milionė lekėsh, pėr tė cilėn Bollano duhet tė japė llogari para gjykatės sė Vlorės.

Sipas burimeve nga kjo gjykatė, rezulton se i pandehuri Bollano ėshtė marrė nė pyetje nė lidhje me kėto shkelje, duke mbajtur qėndrim pohues, me pretendimin se nė tabelat dhe sinjalistikėn e rrugėve, pėrveē gjuhės shqipe, duhet tė shkruhen edhe nė greqisht, pasi sipas pretendimeve tė tij, kjo zonė ėshtė e banuar nga minoritarė grekė.

***

Nga kėto burime ėshtė konfirmuar se heqja e kėtyre tabelave ka filluar dhe mbaruar brenda pak ditėsh nė muajin dhjetor, duke krijuar edhe kaos tek qytetarėt dhe turistėt e shumtė qė vizitojnė kėtė zonė bregdetare tė jugut.

“Pėr tė vėrtetuar para gjykatės kėtė akuzė tė ngritur nė ngarkim tė tė pandehurit Vasil Bollano, prokuroria e Vlorės, pėrveē materialeve shkresore si urdhri i lėshuar nga vetė kryetari i Bashkisė me vulėn dhe firmėn e tij pėr heqjen e sinjalistikės rrugore, janė marrė edhe dėshmi tė punonjėsve tė policisė bashkiake, tė cilėt pohojnė se i kanė hequr me urdhėr tė kryetarit tė tyre”,-thuhet nga burimet e gjykatės.

Sipas dosjes sė dorėzuar nė gjykatė, i pandehuri Vasil Bollano me veprimet e tij nė heqjen e tabelave rrugore i ka shkaktuar shtetit njė dėm prej rreth 21 milionė lekėsh, pasi tenderi pėr vendosjen e sinjalistikės rrugore kishte pėrfunduar vetėm pak muaj para heqjes sė tyre me dhunė nga policėt bashkiakė tė Himarės.


Neni 248

Shpėrdorimi i detyrės

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datė 24.1.2001, neni 58)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrbėn mos pėrmbushje tė rregullt tė detyrės nga punonjėsi i ngarkuar me funksion shtetėror ose me shėrbim publik, kur i kanė sjellė pasoja tė rėnda interesave tė ligjshme tė shtetasve ose shtetit, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė shtatė vjet

Si u miratua urdhri absurd pėr heqjen e tabelave nga rrugėt

TIRANĖ- Shumė ēudira janė dėgjuar deri me sot nga kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, por heqja e tabelave rrugore, pėr t’i zėvendėsuar ato me tė tjera nė gjuhėn greke, pritet ta pėrballė pėr herė tė parė me drejtėsinė.
 
“Kupa” u mbush dhe u derdh kur kryebashkiaku i Himarės kaloi nga fjalėt tek veprat, duke urdhėruar policinė bashkiake tė hiqte me dhunė ēdo tabelė rrugore, tė vendosur nga Qeparoi deri nė Qafė-Llogara.

Me pretendimin e kahershėm se kjo zonė i pėrket minoritetit grek, Bollano ka tentuar tė zevendėsojė tabelat e sapovendosura me tė tjera, ku pėrveē gjuhės shqip dhe anglisht, tė ishte edhe ajo greqisht, kėrkesė kjo qė iu rrėzua disa herė nga Prefektura e Vlorės.

Nė janar tė vitit 2008, Bollano nuk priti miratim, por e bėri fakt tė kryer qėllimin e tij pėr tė kthyer me ēdo kusht nė zonė minoritare pjesėn mė tė bukur tė bregdetit shqiptar.

***

Pėrpjekjet e Bollanos pėr tabelat nė gjuhėn greke kanė filluar qė nė vitin 2007. Vendimi u mor nė Kėshillin Bashkiak tė Himarės, duke shfrytėzuar kohėn kur njė pjesė e anėtarėve nuk ndodhej aty.
 
Mė pas, kėtė vendim Bollano ia ka dėrguar prefektit tė asaj kohe pėr miratim, Kreshnik Alimerkos, i cili e ka rrėzuar kėtė kėrkesė si tė kundraligjshme. Megjithatė, Bollano nuk i ka ndalur pėrpjekjet pėr tė greqizuar Himarėn.

Nė fillim tė vitit 2008 ai e ka pėrsėritur kėrkesėn, e cila ėshtė rrėzuar sėrish nga prefektura e Vlorės, me arsyetimin se: " nuk ka pasur bazė ligjore dhe se  kjo zonė nuk ėshtė minoritet, ashtu siē ėshtė njė zonė e Gjirokastrės apo zona tė tjera nė veri”.  Por refuzimi i kėrkesės nuk e ka ndalur Bollanon.

Ai ka urdhėruar policinė bashkiake tė shkulė tė gjitha tabelat e vendosura nė kėtė aks rrugor me ndihmėn e Bankės Botėrore dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve.

***

Nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak, ku ėshtė miratuar heqja e tabelave rrugore, PBDNJ ka pasur vetėm 6 nga 17 anėtarėt, por edhe pse nė pakicė, ky grup kėshilltarėsh ka arritur tė miratojė propozimin e kryebashkiakut Bollano pėr vendosjen e tabelave nė greqisht.

Bollano ka shfrytėzuar njė moment kur disa nga kėshilltarėt nuk ndodheshin nė Himarė dhe ka thirrur njė mbledhje tė Kėshillit Bashkiak.
 
"Kanė bėrė mbledhje me 11 veta, sepse ligji e lejon tė bėhet mbledhje kur janė mė shumė se gjysma e anėtarėve. Nga kėta, gjashtė anėtarė kanė qenė tė PBDNJ-sė dhe kanė arritur tė miratojnė me shumicė votash vendimin pėr tabela nė greqisht",-pohuan asokohe anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė Himarės, tė cilėt votuan kundėr kėtij vendimi.


Provat e prokurorisė nė gjyqin kundėr Bollanos

TIRANĖ- Nė dosjen hetimore me tė pandehur Vasil Bollanon, prokuroria ka dėrguar si provė nė gjykatė urdhrin e lėshuar nga kryebashkiaku, i cili ėshtė sekuestruar, dėshmitė e disa banorėve, tė cilėt kanė parė punonjėsit e  policisė bashkiake tė Himarės  nė heqjen me dhunė tė kėtyre tabelave, dėshmitė e disa prej punonjėsve tė policisė bashkiake, tė cilėt kanė pranuar se i kanė hequr ato nė zbatim tė urdhrit tė kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano.
 
Sipas burimeve nga gjykata, heqja e dhunshme e tabelave ka  ndodhur nė dhjetor tė vitit 2007, kur pas urdhrit tė lėshuar nga kryetari problematik i bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, policia bashkiake i ka hedhur pėr skrap tė gjitha tabelat dhe sinjalistikat rrugore me toponimet e emrave tė fshatrave nga Qeparoja deri nė Qafė Llogara.

Sipas kėsaj dosjeje, pėr kryerjen e kėtij veprimi prokuroria ėshtė e bindur se i pandehuri Bollano me veprimet e tij me dashje ka kryer veprėn penale tė “shpėrdorimit tė detyrės”, qė sipas Kodit Penal nė rast shpalljeje fajtor pėr kėtė vepėr penale rrezikon dėnimin me gjobė deri nė 7 vite burg, sipas nenit 248 tė Kodit Penal ku ėshtė parashikuar kjo vepėr penale. F.V


REAGIMET E BOLLANOS


AUTONOMIA

Deklarata e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės pėr shpalljen e autonomisė nė kėtė zonė shkaktoi shumė debate dhe polemika nė vend. Shumė politikanė dhe studiues i kėrkuan kryeministrit Berisha tė shkarkonte Bollanon nga posti qė mban aktualisht

WEB-SITE

Nė faqen zyrtare tė Bashkisė sė Himarės, qėllimisht janė ndryshuar emrat e vendeve dhe banorėve tė kėsaj zone, pėr tė krijuar perceptimin se himariotėt janė minoritarė grekė. Aty ėshtė manipuluar historia e Shqipėrisė si dhe emrat e heronjve shqiptarė

PROTESTA

Vetėm pak javė mė parė, Vasil Bollano i parapriu njė turme njerėzish, tė cilėt sulmuan policinė me gurė si dhe nuk i kursyen thirrjet antishqiptare. Ky sulm ndaj komisariatit ndodhi pas shoqėrimit tė dy tė rinjve nga Himara, nga ana e policisė
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!