|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Historia e Malėsisė
- Nė tė kaluaren pėrfshinte pjesėn veri-pėrėndimore tė Shqipėrisė veriore qė nga Shala deri te Shpella e Berishes nė brigjet e lumit Moraēa.
Pėrbėhej nga zona tė vogla teritoriale tė njohura me emrin male, nė tė cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vone Grudė), Kelmendi, Kuēi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjese e Grudės).
-Nė krye tė ēdo mali ishte kryekreu, kurse ēdo vellazėri kishte kreun (tė parin) e vetė. Vepronin edhe pleqėt e maleve.
-Toponimi (emrimi) Malesi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
-Malesia e Madhe ndahet nė zonat bjeshkore (Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi, dhe disa zona te Shkrelit)
-Zonat malore (Koja, Fudnat, nje pjese e Grudės, pjesa e madhe e Hotit, njė pjesė e Kastratit dhe Shkrelit)
-Zona fushore (Kopliku, Gruemire, Buz-Uji, njė pjesė e Kastratit dhe Hotit, kurse me sė shumti fushė ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanė, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshė dhe Dinoshė).
-Cemi (lumi i vetėm nė Malesi) e ndanė Malesinė fizikisht nė dy pjesė.
-Malet kryesore janė Deēiqi dhe Suka (nė Grudė), Bukoviqi dhe Cemeri
(nė Hot), Kazhaniku (ne Triepsh), Kapa e Brojės (Kelmend), Mokseti (Kastrat) e tjerė.
-Qėndrat dhe katundet (fshatrat) me tė mėdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kėsheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirė, Vėrmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerė...
-Nė Malėsi ka tri klima: e butė-mediterane, malore dhe kontinentale.
-Nė tė kaluerėn e lashte ilire nė Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore tė Malesisė sė sotme quhėnin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afėr Liqenit tė Shkodres ėshtė quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).
-Vėndbanimet Ilire mė tė njohura nė Malesi janė Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukės sė Grudės, Kėshevės, Qafės sė Kishės, Arzės) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudės (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.
-Nė kohėt e lashta nėpėr Malesi kalonin rrugėt shumė tė rėndėsishme edhe pėr Europe, siē ishte ajo nga Norona nėpėr Dinoshe-Tėrgajė-Vėrmoshė-Gusi dhe tjetra Noronė-Dinoshė-Tuz-Koplik-Shkodėr.
-Mendimtarėt botėrorė (shumė nga ata) do tė cekin se deri me ardhjen e Turqėve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjė nuk do tė jetė mbrapa Europes.
-Malesia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje tė mira dhe tė ngushta me Venedikun. Janė tė njohura pėrsonat historik qė mbanin qėndrime tė tilla dhe mbeshtetėshin nė Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend). Poashtu, deri me atėherė Malesia mbante lidhje edhe me Dinastite e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) tė etnosit shqiptarė.
-Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do tė okupoje Malesinė dhe do tė formoj nahitė (krahinat): Kuē (me tė do tė hyjnė edhe Triepshi e Koja), Kelmendi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumes) do tė hyjnė nė kuadėr tė nahisė sė Zhabjakut.
-Vuksa Gela si kryekreu i Grudės do tė luftoj kundėr turqėve dhe sllavevė.
Gruda do tė fitojė dhe do tė mbetet mal nė vehte. E tėrė Malesia do te zhvilloje luftė kundėr otomaneve pandėrprerje qė deri me 1912.
Janė tė njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Mė tė njohurit janė 1565-1575 (nė Hot e Grudė), 1610-11 (nė tėrė Malesi), 1638(nė Kelmend), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (nė Hote e Grudė), 1869 (Grudė) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.
-Pjesa malore e Malesisė kurrė nuk do tė pranoj pushtetin turk dhe nuk do tė paguaj taksat dhe tatimet (haraēin).
-Me 1641 kryeprifti i Grudės dhe i tėre Malesisė Karlo Della Mirandella do tė organizojė nė brigjet e lumit Cem (Tėrgaje) besėlidhje nė mes maleve dhe do tė hapi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe nė Prifte tė Grudės.
-Turqit do ta ndalojne, siē kanė ndaluar ēdo send qė ishte pėrparimtare.
-Malesorėt janė tė besimit katolik deri me ardhjen e turqėve, atėherė fillon perhapja e besimit islam.
-Kishat kryesore janė: e Grudės (mė e vjetra) e Sh'Mehillit nė Dinoshė, Arzė, Brigje tė Hotit, Triepsh, Selcė, Bajzė, Tuz etj.
-Ndėr xhamitė mė tė vjetra nė Malesi janė ajo e Dinoshės, Tuzit, Koplikut dhe Vllanės.
-Personalitetė shumė tė njohura qė kanė punuar dhe vepruar nė Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarė), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbėreshė nga Zara e Dalmacisė).
-Jeta nė Malesi ishte shumė e veshtirė (gjatė pushtetit turk), por ajo, nė prėmtime diēka do tė lehtėsohet me reformat e Sulltanit tė vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur nė Shkodėr do tė organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim qė veziri i Shkodrės mė lehtė ta sundoj dhe kontrollojė Malesinė.
-Malesorėt do tė mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diēka mė parė nė Dinoshė (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.
-Me 1880-81 nė Vrane, Gruda do tė fitoj ushtrinė malazeze dhe pėrsėri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudes.
-Me 1879 Ēun Mula nė krye tė Hotit do tė luftoj kundėr ushtrisė se veriut tė Shkodrės por pa sukses; ushtria turke ishte e fortė.
-Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do tė dėnojė njė numėr tė madhė tė krerėve tė Hotit dhe Grudės pėr shkak se po prishnin pėrėndorin.
-Me i njohuri nga tė dėnuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj qė do tė internohet, me krerėt e Grudės, nė Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerėt e Malesisė do tė marrin pjesė edhe nė Lidhjen e Prizrenit nė qershorė 1878 (Baca Kurti, Ēun Mula etj.)
-Me vendimin e Xhibales (komisionit turk pėr Malesi) 1856 Malesia e Madhe ndahet nė dy pjese: Triepshi dhe Koja do tė hyjne me kadillukun e Podgoricės, kurse pjesa tjetėr e Malesisė: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetėn nėn ndikimin e Shkodrės.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitė e mėdha ju dhane Malit tė Zi dhe kufiri u vendosė nga Vrana-Ura e Zharnicės-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelės (maja e lemuet ne Suke)-Lemaje.
-Me 1887 nė Triepsh, kurse me 1888 nė Kojė do tė hapen shkollat nė gjuhė sllave dhe do tė futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"
-Nė nėntorė 1907 nė Lemajė do tė zhvillohet njė betejė e trieshjanevė me turq, kurse po ato vite nė Tuz dhe Dinoshė do tė hapen shkollat fetare islamike, kur njė e Dinoshės do tė jetė edhe shkolla me Mulla Arapin pėr tė gjithė.
-Revulucjonin e Xhon-turqeve (turqit e rinjė) me 1908 malesorėt do ta perkrahin duke shpresuar se ai do tė sjellė demokracinė, jetė e lirė, perparim, realizimin e tė drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nepėr mes misionarėve tė tyrė e tradhtuan atė dhe malesorėt pėr tė realizuar tė drejtat e veta, si do tė ceki Faik Konica, filluan luftėn kundėr shumė ujqėve, jo tė sigurt se ushtarakisht do tė fitojnė, por do tė terhjekin vėmendjen e Europės, dhe mbas themelimit tė Komitetit Nacional Shqiptarė nė Podgoricė nė shkurt 1911 nė krye tė sė cilit vėndoset Sokol Baci Ivezaj dhe qė drejtohej nga Nikolle Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhės shqipe nga Dukagjini), Kolė Sokol Baci Ivezaj dhe me njė numer tė anėtareve tė shquar si Dedė Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.
-Komiteti pėr sė afėrmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodė Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.
-Ne mbledhjen e Podgoricės (2-4 shkurt 1911) do tė vėndoset qė kryengritja do tė fillojė me sigurimin e armės, afer Shėn Gjergjit.
Pėr tė realizuar kėtė mislion nga ana e Komitetit angazhohen Nikollė Ivanaj (shkon nė itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) nė Vienė , por ajo filloi me parė me 24 mars me sulmin e nje ēetė tė Hotit kundėr kaushės turke nė Brigje tė Hotit.
Te nesėrmėn malesorėt sulmojnė kaushet ushtarako-policore nė kufirin me Mal tė Zi si janė Porokia, Lishahu, Qafė Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato nė starre, Arzė, Rranxė tė Rrases, Pllanicė etj.
-Betejat mė tė njohura janė ato qė u zhvilluan nė Deciē me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 nė tė cilat u dalluan shumė persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
-Gjatė luftės, gjegjėsisht kryengritjės u dalluan nė tė madhe Dedė Gjon Luli Dedvukaj.
-Me 6 prill 1911 nė njė pjesė tė malit Deēiq, nė Bratilė, u ngrite flamuri kombėtarė-shqipėtarė e qė paraqet rastin e parė mbas vdekjės sė Gjergj Kastriotit me 1468, dhe ėshtė flamuri i kryengritjės shqiptarė pėr liri.
Me ushtrinė turke, shumė herė numėrikisht mė tė madhe se ajo malesorė dhe mė mirė e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatė periullės sė kryengritjes ullėheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe mė nė fund Abdylah Pasha qė deri ater ishte nėnsekretar nė Ministrinė e Drejtėsisė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 14 Prill 2007 17:10
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
-KERKESAT E MALESOREVE
1.
-Me 17 nentore 1910 amnestia e pergjithshme tė shtypit me iradelurdher tė sulltanit
-Shėrbimi ushtarak ne valetin e Shkodrės
-Mudiri i qytetit tė Tuzit dhe maleve duhet tė jetė shqiptar-vėndas
-Kajmakami i Malesisė duhėt tė jetė Kristian dhe duhet tė foli shqip
-Armatimi ose ēarmatimi pėr tė gjithė njėsoj
-Pasuria e konfeskuar tė kthehėt dhe tė paguhet dėmshperblimi
2.
-Mbas formimit tė Komitetit Qendrore Shqiptare nė krye me Sokol Bacin (zgjidhet nė kėrkesėn e emigrantave shkodran) dhe me sekretarė Kolė Martinaj (profesor i gjuhės shqipe) dhe Kolė Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt nė fund tė njėjtit muaj do tė pėrpilohen kėrkesat drejtuar qeverisė turke nė Cetine, Sadradinbeut, me 30 mars, e qė janė:
-Njohja dhe ruejtja e tėrėsisė teritoriale tė tokave shqiptare.
-Njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare si dhe nė mėsim nė katėr vilajetet (Shkodėr, Kosovė, Janinė dhe Manastirė).
-Tė gjithė nėnpunėsit tė jenė shqiptarė dhe kombi shqiptarė tė pranohet nga ana e stambollės.
-Pėrdorimi i tė ardhurave nga viset shqiptare nė dobi tė kėtij kombi.
-Ushtarėt shqiptarė tė meren dhe tė dalin jashte kufinjeve vetėm nė rast lufte me qeveritė e huaja.
-Kėto kėrkesa u nėnshkruan nga 20 krerė nė mesin e cilėvė janė: Sokol Baci Ivezaj (Grudė), Dedė Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedė Nika Ivezaj (Grudė), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)
3.
-Gjatė kryengritjes, kurė Turgut Pasha kėrkonte dorėzimin e pakusht tė malesorevė dhe kur gjyqi ushtarak dėnoi udhėhėqėsit kryėsorė, krerėt e Malesisė tė mbledhur nė Pikalė (pranvere 1911) perpiluar edhe njė listė
-kėrkesė qė drejtohet turqisė, e nė tė cilėn kėrkuan: Autonominė e tokrave shqiptare, lirinė, hapjen e shkollave, dėmshperblimet etj.
-Nė mbledhje muarėn pjesė ndėr tė tjerė , Dedė Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodė Preci, Dedė Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Juncaj e shumė tė tjerė.
4.
-Ndėr kėrkesat, apo memorandumet me mė zė tė malesorevė eshte "Libri i Kuq" i pėrpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe tė tjerėt, qe u miratua nė Kuvendin e Grecės , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjėsisht tė pėrmendurit Eduard Grej, qė ateherė konsiderohej ndėr diplomatėt mė lidėr tė Europės.
Kėrkesat e "Lordeve tė Malesise", siē i quante R.Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Ēikago Herald Tribujn", krerėt malesorė janė tė pėrfshirė nė 12 pika:
-Garanti nga ana e qeverisė sė Stambollės se nuk do tė pėrsėritet veprimtari tė tilla, respektimi i religjionit, traditės dhe zakoneve tė vjetra kanunore tė garantuara me kushtėtutė.
-Njohja e plotė e kombit shqiptarė me tė drejtat si ēdo komb tjetėr.
-Liri e plotė e kombit shqiptar pėr tė zgjedhur deputetėt e vetė.
-Liria e plotė e mėsimit nė gjuhė shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera nė Qeverine Turke.
-Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarėt. -Zgjedhja e valiut dhe nenpunėsve, zyrtarėve e tė tjerėve qė dinė gjuhėn shqipe dhe zakonet e vėndit.
-Kajmakani i Tuzit, atėherė kryeqėndėr e Malesisė, tė jetė shqiptarė.
-Pėrcaktimi i njė pėrfaqsuesi, inspektorit tė pėrgjithshem tė Sulltanit.
-Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė administratė dhe tė pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhės turke.
-Shėrbimi ushtarak nė vėnd tė vet dhe e drejta qė ata tė shėrbejne nė besimin (fenė) dhe zakonet e veta.
-Tė ardhurat tė angazhohėn nė dobi tė vėndit tė vetė, pėrveē takses doganės (gjymrykut), tė ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytėzimi i pyjėve, kullotave e tjera.
-Tė drejtat pėr keshillime nė lidhje me buxhetin e vilajetit.
-Formimi i fondeve tė nevojshme dhe grumbullimi i tė hollave pėr rindėrtim e shtėpive, ndertimin e rrugave, dėmshperblimin pėr shkatėrrimet e bėra.
-Formimi i komisionit tė pėrzier pėr mundėsimin dhe sigurimin pėr ata qė kthehėn nė vėnd dhe realizimin e dėmshperblimeve.
-"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greces) ėshtė shkruar shqip dhe frengjisht e nėnshkruhet nga Sokol Baci (Grudė), Dedė Gjon Luli (Hot), Dedė Nika (Grudė), Dodė Preci (Kastrat), Tomė Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selce), Lulė Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikc), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shale), Avdi Kola (Gimaj), Nike Mehilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplane), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
-Malesorėt filluan dhe zhvilluan kryengritjen tė vetdijshėm se nuk kane mundėsi dhe forcė tė mposhtin turqit, por tė bindur se do tė ndikojnė nė pėrmirsimin e pozitės sė tyre dhe tė bindin opinionin demokratik europian nė zgjedhjen e problemit tė shqiptarėvė.
Ajo bėri qė Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Tuzi, tė jenė nė pikevemendjen e Europes, dha figurat e mėdha tė shqiptareve, Dedė Gjon Lulin dhe Tringe Smajlja Ivezaj , e posaēėrisht Kuvendi i Gerces bėri qė europa tė fillojė tė mėndojė me mė kujdes pėr tė biseduar me urti, gjakėftoftėsi, durim, e qė janė cilėsi traditėn , idenė pėr fitim etj
-Mbas ngritjes sė flamurit nė Vlore me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve nė Londėr me pjesmarrjen e fuqive tė mėdha.
-Me 17 dhjetorė u vėndosė qė tė formohet Shqipėria e lirė dhe e pavarur.
-Me mbledhje udhėheqte Eduard Grej Kryeministri anglez.
-Mbas planeve dhe projekteve tė shumta nė fillim tė marsit 1913 fuqitė e mėdha vėndosen qė Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit tė Zi si dhurate dhe kėshtu Malesia pėrsėri u nda nė dy pjesė.
-Nė maje 1913 malesorėt do tė organizojnė demonstratat nė Tuz dhe Shkodėr, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqite e mėdha do tė prėnojne Shqiperinė nė gjirin e shtetėve tė pavarura.
-Kufirin shtetėrore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
-Me 1912 Tuzi do tė shpallet Kapetani, kurse me 1914 do tė formohen komunat:
Tuz, Rapshe, Traboin dhe Grude e mė vonė edhe Vrane.
Po tė njėjtėn kohe nė Tuz do tė hapen shkollat nė gjuhėn shqipe (nuk do tė punoj) dhe serbe.
Me 1916 nė Triepsh, Priften, Dinoshė, Tuz dhe Hot do tė hapen shkollat shqipe me mėsues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), nė mėsin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
-Nė mes tė dy luftėrave botėrore nė Malesi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė) por ato do tė hapen mbas luftės sė dyte botėrore.
-Sot veprojnė katėr shkolla tetėvjeēare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshe) dhe gjimnazi nė Tuz.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 14 Prill 2007 17:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Karakteristikė e tė folurit
Karakteristikė e tė folurit tė Shqiptarevė tė Malesisė ėshtė pėrdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) nė vėnd tė pėrėmnit "unė" dhe vehtės sė tretė tė prezentit tė foljes ndihmtare.
Tė folurit e Malesisė ruan nė shumė niansa karakteristikat e gjuhės sė Buzukut (shekulli i XVI tė).
Pra, tė folurit e Malesisė ėshtė nėn ndikimin e gjuhės letrare e tė civilizimit nė pėrgjithsi nė evolim e sipėr.
Nė Malesi pėrdoret "`a" nė vėnd tė foljes "ėshte", pastaj "i" nė vėnd tė numrit "nje". p.sh. "i herė" nė vėnd: "njė herė" , "kin" nė vėnd tė "kishin", "in" nė vėnd "ishin" etj. Nė Malesi shqiptohet qaret : ē, q, gj, xh.
Tė folurit e Shqiptarėve tė Shtojit dhe rrethit tė Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisė.
Nė Ulqin pėrdoret "nelt", nė vėnd "lart", "atjenit" nė vėnd "atje", "isht" nė vėnd tė "ėshtė", "ēish" nė vend tė "ēėshtė" etj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 14 Prill 2007 17:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Besėlidhja e 28 Qershorit e Malėsise
Njėzėtetetė qershori 1970 ėshtė ditė historike pėr Malesinė.
Nė kėtė ditė, nė qytetėzen e vogel nė Tuz (Grudė) , malesorėt bėnė Besėlidhjen qė mos tė hakmerrėn ndaj kurkujt, pėrveē dorasit ose atij qė tė shpall gjygji si fajtor.
Ai tė ndjekėt jo vetėm nga ana e organeve shtetėrore, por edhe e tėrė Malesisė.
Inisiatorė pėr tė ardhur gjėr ky moment historik, kanė qėnė punėtorėt shoqėrorė e politik, pėrfaqsuesit e fiseve dhe tė tjerė nga trevat e Malesisė: (Hotit, Grudės, Trieshit e Kojės sė Kuēit e Fundnes).
Kėtė vepėr humanitare qė sodhen burrat e Malesisė, e pėrshendetėn pėrfaqsuesit e Kosovės, Ulqinit, Gusisė etj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 14 Prill 2007 17:12
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Zakone mbi lindjen e fėmijes
Nė Malesi janė ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes sė fėmijes.
Origjinėn e vet e kanė shumė tė vjetėr dhe janė tė ngjajshme me zakonet e popujve tjerė tė Ballkanit.
Lindja e djalit tė malesorėt ėshtė gėzim i madh.
Por kur ndokujt i lind djalė jepet lajmi nė tėrė fshatin dhe shtijnė me pushkė ose revole dhe thonė: "u rritė me jetė".
Kur lind vajzė nuk shtijnė kurrkush me pushkė, por thonė: "shyqyr qė ka p'shtua nana e ishalla pas vajzės djali". etj.
Grat e fshatit kur vijnė tė shofin nėnėn nė lodhnim thonė: "mashalla" qė fėmia mos tė marrė mėsysh.
Ėshtė zakon qė nė djepin e fėmisė tė hullet bar i njomė ose gjeth me qellim qė fėmia tė qėndrojė gjithmonė i njomė.
Fėmijės mėshkull zakonisht i bėhėt pėrgim (pėrgzim).
Fėmia lahet vetėm, nė mėngjes, nėse larja bėhėt mė mbramjė, uji nuk derdhet natėn, por nė mėngjes heret.
Ujin e derdhin nė rrėjė tė ndonjė bimė mė deshirė qė fėmija tė rritet.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 14 Prill 2007 17:13
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Martesa shqiptare nė Malėsi
Shqiptarėt e Malesisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato rreth martesės.
Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martua mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur.
Ka qilluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohtė bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve tu caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin shkuesit pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal. Darzma fillon atė ditė kur vajza-nusėja niset nga shtėpia e prindėrve.
Dikur darzma ka zgjatė ca ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
"Shkuesit" janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit.
Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn.
"Shkuesit" duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė malesorėve.
Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit.
Babai i vajzės ka pėr detyr t u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnjeve familjare ėshtė liberalizuar mjaftė.
Tani vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm.
Pasi shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė "shkuesit" dhe miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės.
Pesorėt janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues.
Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė ardhėshėm.
Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar.
Si shėnjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė caktuar).
Pesorėt nė ditėn e fejesės japin meqėrin (tė holla).
Pesorėt me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė atė vellazėri.
Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki.
Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.
Mqeri ėshtė njė sasitė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė.
Nė qoftėse babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj gjatė atij vitit.
Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur pajen e nusėrisė.
Tė hollat jepėn sa pėr ti siguruar vajzės pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim.
Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės.
Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė.
Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza tė ketė 24 deshmitare.
Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.
Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė hėnėn kėthehėn me nuse.
Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn tia rrėbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani.
Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė.
Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.
Nisuja e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i lėn.
Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen e djathtė.
Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė.
Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė.
Nusja posa del nga shtėpia qanė.
Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore.
Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ērast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak.
Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit.
Krushqit me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata. Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė
Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit e dhėndėrit pėr tu kujdesuar pėr nusen ēprej sė arrin e gjėr sa tė maroi darzma.
Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė sjelle lumturin, begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė me njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė shtėpisė.
Pastaj nė (mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herė.
Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol. Nė prehėr tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e puth dhe i fal njė palė ēarapa.
Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i dytė.
Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat, sė pari pijė e meze dhe pastaj buka. Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė tjerėt sipas vėndit qe u takon. Mbretėron njė atmosferė gėzimi qė duket se secili aty-atė natė martohet.
Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i shtėpisė, pastaj kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
Dhėndri nė kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth pėrgaditjeve me qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė.
Nusja nuk merr pjesė nė kurrfarė defrimesh.
Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshėn dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
Nė atė rast nusės ia heqin duvakun prej fytyrės.
Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i pari shtjen me pushkė ose revole.
Pasi ajo sė pari vjen pran sofrės sė parė e andej me rrallė tė tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakė e me hijie tė mire.
Pastaj fillojnė tė kėndojnė
Tė marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla nrikullės mbasandej edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave
Tė marten qitet jasht nė njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me qellim qė tė dihet se ēka sjellė ajo pėrveē pajės sė sajė.
Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe peshqirė, kmisha etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se tė cilat tė fala janė pėr kėnd.
Nė Malesi, vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej cohet tė qenisura me rrueza, opak dhe mashe pėr tu ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkėshortėt pa kunorzuar nuk flejnė bashkė.
Kunorėn e lidhin zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes civile, e pastaj ato qė janė religjioze nė kishė.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė tėrpnuara, ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė pranishmėve.
Pas tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin gjininė.
Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose vėllai mė i vjetėr i burrit tė saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė ose kėpucė qė ia blen gjinia.
Atė mbramje mbildhet e tėr fshati e tej per ti falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e gjėra tė tjera.
Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat e ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.
Nė Malesi fiset nė mes veti nuk martohen.
Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu edhe nė Malesi, ca zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por, janė duke u thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet.
Nė kohėt e mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj ditė edhe pse numron mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 14 Prill 2007 17:13
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Malėsia e Madhe nėn Mal te Zi, dhe Rresistenca e saj ndaj Komunizmit
Malėsia e Madhe, ky bajrak i Shqipėtarise nė shekuj, ēdoher shkėlqeu para ēdo stuhie tė madhe apo tė vogėl dhe e tha fjalėn e saj me grykė tė pushkės ashtu siē e kishte zakon kjo bi krenare e Shqipėrise.Malesia e Madhe si shume vende tjera te Shqipėris, perjetoi nji padrejtėsi te madhe historike kur nė mėnyre tė pamėshirshme u nda me kufi nga fuqitė e mėdha me insistimin e sėrbo-malazezėve por nė kėt drejtim ndihmuan dhe kolaboratorėt malėsor qe i shiten keto troje per napolonat e knjaz Nikolles dhe nė vend tė qeleshes sė bardh vune nė kokat e tyre shishaket e zi te Cetines. Si rezultat afro nji e treta e Malesis u aneksua nga Mali i Zi qe tokat shqipetare i donte, por ato i donte tė zbrazta, pra pa shqipetarė. Kjo Malesi qe aq shume derdhi gjak per Shqipni, e kishte shume te veshtire te pajtohej me kete fat tė hidhur qė ju imponua nga ata qė ishin mė tė fuqishem. Ky kufi tentio tė ndaj familje te pandara, fise, bajraqe e male qė kurrė skishin kėnė tė ndara, e gjaku, tradita, dhe historia e perbashkėt kjene ma tė medha e ma tė thedha se kufini artificial i sllavėve e Malesia jone mbeti e pandare e kurr nuk e njofti e as se rrespektoi ate kufi por e shkeli dhe e theu her mas here e shume malesore e lane me gjakune vet kete kufi dhe e paguan me jet thyerjen e e tij cila gja vazhdon edhe ne ditet tona. Keta malesoret jetonin dhe jetojn me shpres qe nji dite e gjith Malesia te jet me Shqipnin aty ku e kishte dhe e ka vendin e merituar. Padrejtesia e madhe historike ndaj kombit shqipetar la jashte kufijve administrative te Shqipnis gjysmėn e Hotit, Gruden, Trieshin, Kojen, e Luharin. Nen Mal te Zi mbeti Bratila e Ded Gjon Lulit ku valoi flamuri i pare Shqiptar mbas kohes se Gjergj Kastriotit.
Pra mbeti nen Mal te Zi Deēiqi i flamurit ku heroikisht rane shume trima nga te gjitha malet e Malesis ne kryengritjen e vitit 1911, e cila kryengritje i tregoi Evropes dhe botes mbare se Shqipnia kishte Shqiptar te vertet e nuk ishte nji bastion turk siē e paraqitnin popujt fqinj. U aneksua poashtu Rzharnica ku u thye Mark Milani me ushtrine Malazeze, u nda nga trungu arberor dhe Qafa e Ugles e shume vende te tjera te Malesis se Madhe qe u lane me gjak nga bijt e saj per nji Shqipni te pavarur e te bashkuar. Vitet ne mes te luftrave boterore ishin vite te renda per malesoret nen Mal te Zi. Ndaj popullates shqipetare ushtrohej represion i vazhdueshem. Ky popull i pambrojtur ishte ne shenjester te serbomedhenjeve qe punonin dhe zbatonin urdherat e akademise se shkencave te Serbisė te tipave te Cubrilloviqit, Pashiqit e te tjereve qe cak perfundimtar kishin zhdukjen e shqipetareve nga keto troje ku ata jotonin me shekuj, dhe ato vise tė populloheshin nga kolon Serb e Malazez. Represioni askund sishte me i madh sesa ne Hot, ku edhe rrezistenca ishte me e dukshme. Hoti gjate ketyre viteve digjet dhe plackitet disa here nga sllavet.
Atyre mundoheshin qe tua banin te pamundur qendrimin dhe jetesen ne ato troje te veta. Digjeshin kullat e ksollat, gruri e kodhomoqi ne bashtina, sana dhe gjethi ne stogje, e plaēkiteshin ato pak vegla pune e orendi shpijake qe malesorit i kishin ne konaqet e veta me shekuj, pa te cilat smund te jetohej ne ate ambient. Perpos shkaterrimit dhe plaēkitjes te asaj pak pasurie qe malesoret posedonin, serbo-malazezet poashtu perdoren dhe dhunen me ekstreme ndaj popullit autokton malesor, pra zhdukjen fizike permes masakrave ku u vranė nji numer i madhė burrash nga ushtria shoviniste serbo- malazeze. Masakra me madhe ndolli ne dhjetor te vitit 1919 kur diten e Krishlindjes forcat ushtarake Malazeze te pa provokuar dhe ne befasi u futen neper shtepijat e Hotianeve e i grumbullojn te gjithė burrat qe munden ti kapin. Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shtadhjete e kater burra malesor te cilet i muaren me vehte te cilet i torturuan e mandej i pushkatuan mbrenda kufirit te Shqipenis ne Hot ne vendin e quajtur Gjytetza ku trupat e tyre u varrosen ne nji grope gelqereje qe ateher u shendrrue ne vorreze masive. Keta te shtadhjete e kater burra ishin te gjithe nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe pjeset tjera te Rapshes se Hotit. Ne mes te te vrareve ishin edhe dy burra nga Kastrati qe fshiheshin ne Hot per pune gjaku. Pra te jesh malesor nen Mal te Zi ne kete kohe ishte teper e veshtire. Sllavet ju kishin vure lagun ne qafe dhe gradualisht shkonin drejt zhdukjes se malesoreve qe nuk gjunezoheshin e nuk beheshin sherbtor te tyre. Pra mund te thuhet se Malesia ishte shendrrua ne nji kopsht gjuetie per bandat slave qe vritnin e pritnin pa i dhane kujt asnji dhoj dhogarie. Me fillimin e luftes se dyte boterore qiedhi i malesis sikur filloi te hapej pake.
Ajo re qe i kishte marre frymen ketij vendi e populli per tri dekada sikur nisi te shuhej ngadale dhe Malesoret te ndihmuar nga disa faktore munden qe te merrnin fryme me lirshem. Shume pjes te Malesis u bane nji perseri gjate viteve te luftes. Pra ishin zona te lira sepse Italia megjithse ishte okupatore ajo na e njohu Shqipnin etnike qe ishte endrra me shejt e gjithe brezėrive shqiptare. Ne anen tjeter Sllavet kishin me qerue hesape te veta ideologjike me njeni tjetrin dhe sikur kishin hequr pak dore nga Malesia. Por nji faktor tjeter shume i rendesishem ishte edhe fakti se tani as pushket e municioni nuk mungonin ma ne Malesi, e Shqipetaret kur kane arme i dalin zot vetit bukur mire. Gjate viteve 1941-1945 Malesoret nen Mal te Zi, bane nji rrezistence te shkelqyeshme kunder Serbo-Malazezve qofshin ata komunista te Titos apo ushtare te Mbreterise Serbe. Gjate ketyre viteve ne perleshje me sllavet por edhe nga masakra te reja mbeten te vrare 57 burra nga Hoti, Gruda, Trieshi e Koja. Viti i humbjeve me te medha qe perjetuan malesoret ishte viti 1941 kur ushtria Serbe kishte humbur luften me Italinė e ishin ne ikje nga Shqiperia. Kur ata po kalonin neper territorin e Malesis, perseri sikur ne vitin 1919 kapen kend munden dhe i eksekutuan vetem per arsye se ishin Shqipėtar. Nji nga keto masakra u ba ne Bozhaj te Drumes ku u pushkatuan 27 malesor nga Hoti dhe vendet tjera te Malesis. Nder te ekzekutuarit ishin: Luc Keqi Gjonaj, Lek Gjetja Junēaj, Marash Uci Dedvukaj, Lulet Paloka Juncaj, Mark Pjetri Gjonaj, Prek Gjoni Junēaj e tjer. Mbas vitit 1941 Malesoret nen Mal te Zi ēdo muaj e me teper beheshin zot te vetvehtes dhe rrezistenca e tyre rritej dhe behej ne menyre me te organizuar. Luftetaret malesor ju perngjajshin Minutemenve American te luftes per Independence te Amerikes. Pra diten dhe naten ishin gati per lufte dhe ne nji minute mund te behishin gati e ti pergjigjeshin kushtrimit dhe ti delnin para armikut. Pra Malesia ngadal lirohej nga prangat slave. Kur Italia fashiste okupoi Malin e Zi, Malesia e Madhe anti komuniste beri marreveshje me Italianet qė tė bashkpunonin nė lufte kunder komunisteve sllavė. Italianet i armatosen malesoret dhe Malesia qe ishte nen Mal te Zi me pare tani ishte e ēliruar dhe ketu nuk shkelte dot kambe sllave.
Gjenerali Italian Kostull Stermega bani marrveshje me priftin nacionalist te Hotit Pader Zefin dhe figura te shquara te Malesis si ishin Mul Delia e Tom Nika i Hotit e tjer. Ata ran dakord qe te bashpunojn ne luft kunder armikut te perbashket komunist. Ne vitin 1942 malesoret e sidomos luftetaret nga Hoti vendosin te kalojn ne ofanzive kunder slavo komunisteve te Zetes. Kete plan e aprovon dhe prifti patriot Pader Zefi, por edhe ushtria fashiste ju jep malesorve te drejt te sulmojn Zeten per 24 ore per te kapur komunistat zeqan, por Hotjanet kishin edhe qellime hakmarrje per torturat dhe plaēkitjet qe ata paten nga malazezet disa here. Pader Zefi urdheroi qe ne Zete mos te baheshin plackitje as krime te tjera por vetem te kapen Komunistat qe fshiheshin aty. Malesoret Bashkohen ne Vrane me 1942 prej ku kalojn kufirin e hyjn ne Zete. Perpos Hotjaneve, mbas qe u dha kushtrimi aty erdhen edhe mjaft burra nga malet tjera. Kishte vudhnetar nga Gruda, Kastrati, Shkreli e Reēi. Malesoret nuk paten ndoni sukses te madh ne kapjen e komunistave te Zetes. Ata sodhen me vehte ne Tuz rreth njiqind malazez zeqan por shumica e tyre nuk ishin Komunista. Ata duhej tju dorezoheshin Italianeve por me intervenimin e priftit te kishes se Tuzit Don Palit ata u liruan qe te ktheheshin ne vendin e tyre. Ne Shtator te vitit 1943, ne Kojė te Malesis qe ishte mu ne goje te ujkut, pra krejt ne kufi me shkja u ba nji lufte e vertet.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 14 Prill 2007 17:14
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
Partizanet sllav nga Kuēi provuan te hynin ne Koje e ta zaptojn atė. Por Kojasit komunistat i priten me barot. Kuēi kishte sulmua Kojen shume here ne dekadat e kaluara por tani kjo pjes e Malesis nuk ishte ma e pambrojtur dhe pa arme. Aty u bane luftime te rrepta qe zgjaten disa ditė, e komunistat u thyen dhe smunden te depertonin ne Kojen Shqiptare. Kojasve ju erdhen ne ndihme dhjetra vullnetar nga viset tjera te Malesis. Ne kete betej moren pjes mjaft luftetar nga Hoti, Gruda, Trieshi dhe Kastrati qe Kojen e vogel e bane shume te madhe para ushtris Malazeze e cila nuk hyni dot ne Kojė.
Pader Zefi i Hotit u ra kumoneve te kishes se Traboinit per te kushtrimua malesoret qe te ju shkojn ne ndihme Kojes ne luft kunder malazezeve. Nji vit ma vone, perseri ne muajin Shtator pra tani viti 1944, brigada partizane e Kuēit sulmon Kojen e Malesis ne perpjekje qe ta fuse ate perseri ne duart e Mal te Zi siē kishte ken para luftes. Malesoret trima edhe kesaj here i dolen perpara dhe me gjakun e vet mbrojten keto troje. As kesaj here sllavet komunista nuk depertuan ne Kojė. ojes perseri i erdhėn ne ndihme luftėtare nga Hoti e Gruda. Ne Luften e Kojes te viteve 1943 dhe 1944 u vranė Gjek Prėēi Marashaj nga Koja, Marash Ujka Lulgjuraj nga Gruda dhe vritet gjashtemdhet vjeēarja Katrinė Gjeloshja Gjokaj nga Koja. Numri i tė plagosurve ishte shumė mė i madh. Nga koja u plagosen Nik Paloka Ulaj, Fran Zeka Ulaj, Dokė Marashi Ivanaj, Gjon Shaba Gorvokaj, Lek Deda Nucullaj, Nike Zeka Ulaj i cili u plagos dy here pra ne luften e 43-tes dhe te 44-tes. Mandej Pjeter Nika Nucullaj, dhe Tereze Nikollja Ulaj. Te gjithe kėta nga Koja. Nga Hoti u plagosen Gjok Marash Uci dhe Prek Marash Uci Dedvukaj. Kurse nga gruda u plagos Mark Zef Miliqi Lulgjuraj. Nga Selca u plagos Zef Kola Lumaj qe gjindej tek dajat qe i kishte ne Kojė. e keto perleshje kishte te vrare dhe te plagosur edhe me teper nga ana e komunistave Malazez, por numri i sakt nuk ishte ne dispozicionin tone kesaj here.
Mbas kapitullimit te Italise, Malesia nen Mal te Zi gjindej midis dy zjarresh. Ne njanen ane ishin komunistat shqipetar e ne anen tjeter ata sllav. Cdo dite e me teper behej e qarte se komunizmi po triumfonte dhe se dite te veshtira e pritnin Malesin qe me gjith shpirt e kundeshtoj kete idologji per kater vjet. Ketu tani mbreteronte nji pasiguri e madhe. Shume familje malesore kishin strehua ushtare Italiane per ti shpetua ata nga serbo-malazezet. Familja GjoNik Shabaj ne Drume kishte strehua shtat ushtar Italian, e nji nga ata ishte doktor ushtarak i cili ndihmoi shume ne sherimin e mjaft njerezve nga e gjithe malesia qe ne kete kohe ishin te kapluar nga shume semundje. Raste ku malesoret strehojn Italianet kishte me qindra. Malesia e Madhe nen Mal te Zi me ne fund zaptohet nga Komunistat dhe shendrrohet prap ne nji kopsht gjuetie per bandat sllavo-komuniste dhe ato shqiptaro-komuniste. Ne njanen ane vepronte Bajo Stanku, komunisti nga Zeta qe me pretekset te kerkimit tė armeve terrorizonte malesoret dhe vrau figura te rendesishme te Malesis.
Ai me forca te medha rrethoi fshatrat e Malesis ku bashkoi edhe pushke e automatike, por qedhimi i tij kryesor ishte qe te hakmerrej ndaj Malesorve. Se pari filloi ne Vuksanaj e mandej ne Drume, Spi e Traboin e ma vone kaloi neper Grud. Ne Vuksan-Lekaj ai mori Vasel Mirashin Camaj. Ne Spi kapi Pjeter Zekun Camaj dhe tentoi te kapi dhe Prek Gjokun Camaj por ai pati fatin e iku dhe shpetoi. Mbasandej Bajo Stanku me komunistat e tij dalin ne Traboin te kisha per te kap Pader Zefin. Pader Zefin e gjeten mrėn ne Kishe, nga ku ai zdonte te largohej megjithese mjaft njerez me pare i kishin sugjerua atij te largohej sepse ishte ne rrezik te madh nga komunistat. Por Pader Zefi ju pergjegj atyre se ketu eshte vendi imė ne Kish, e kesaj zdo ti largohem kurrė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 14 Prill 2007 17:15
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Historia e Malėsisė
SHQIPTARĖT E MALĖSISĖ MIDIS NEOKOLONIALIZMIT MALAZEZ DHE RAJONIZIMIT EVRODEMOKRATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Kohėve tė fundit, si rrjedhim i rikatualizimit tė statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, propaganda dhe politika zyrtare e Podgoricės dhe e Beogradit nė mėnyrė tė bashkėrenduar dhe intensive kanė filluar agjitacionin dhe anatemat kundėr qenies autoktone shqiptare, me qėllim tė fundit qė edhe mė tej nė fillimshekullin XXI (sipas hieroglifeve tė falsifikuara tė historiografisė serbomalazeze dhe tė kishės bizantine serbomadhe) ēėshten e pazgjidhur koloniale tė Malėsisė shqiptare, ta konisderojė si pronė tė ligjshme tė paprekur tė shtetit serbomalazez. Mirėpo, pavarėsisht nga metastaza dhe vampirizimi i neokolonializmit dhe i apartedit malazez nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė Malėsisė sė tyre stėrgjyshore, fati i shqiptarėve dhe i trojeve tė tyre etnike tė Malėsisė, nuk kanė mė asnjė gjasė reale, qė tė ngelin si mallra konsumi tė mėnysė sė politikės ditore serbomalazeze sepse kjo tanimė nuk ėshtė vetėm ēėshtje e brendshme e Malit tė Zi, pėrkatėsisht e Unionit tė SMZ-sė, por edhe ēėshtje e jashme ndėrkombėtare mbase kombit shqiptar nė Mal tė Zi nė vazhdimėsinė historike (1878-2004) i janė mohuar, dhe po i mohohen edhe sot tė drejtat dhe liritė elementare tė ekzistencės sė tij, gjė qė kjo ėshtė nė kundėrshtim flagrant jo vetėm me tė drejtėn natyrore e historike tė shqiptarėve, tė ngulitur me shekuj nė trojet e tyre etnike tė Malėsisė, por edhe me konventat dhe me traktatet e sė drejtės dhe tė sistemit pozitiv juridik ndėrkombėtar, tė cilat e pėrbėjnė bazėn e ligjeve dhe tė ligjshmėrive tė proceseve dhe tė vlerave bashkėkohore mbi lirinė, demokracinė dhe civilizimin botėror.
Prandaj, duke marrė pėr bazė Deklaratėn universale pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut (10.XII.1948), si dhe tė gjitha aktet e tjera themelore ndėrkombėtare tė mėpastajme, tė cilat janė ndėrtuar dhe miratuar nė frymėn e kėsaj deklarate (konventat, protokollet, deklaratat dhe rezolucionet e Asamblesė sė Pėrgjishme tė Kombeve tė Bashkuara, tė Kėshillit tė Evropės(qė nga miratimi i Statutit tė tij mė 1949), si dhe tė KSBE-sė, pėrkatėsisht tė OSBE-sė qė nga Akti pėrfundimtar i Konferencės sė Helsinkit mė 1975 e deri mė sot) provojnė se tė drejtat dhe liritė e njeriut nuk janė mė vetėm objekt-ēėshtje e brendshme e sė drejtės vendore tė nodnjė shteti, por janė subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare. Kėto argumente tė pakontestueshme ligjore dhe shkencore tė sė drejtės ndėrkombėtare, pa tjetėr duhet ti marrė nė konsideratė regjimi aktual neokolonialist malazez i Podgoricės, pėrkatėsisht i Unionit tė SMZ-sė, kur ėshtė fjala pėr realizimin dhe njohjen e tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve si nė Mal tė Zi, ashtu edhe dhe tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, tė cilėt sipas sė drejtės ndėrkombėtare gėzojnė tė drejtėn e plotė ligjore dhe demokratike pėr rajonizimin e tyre nė kuptimin territorial, etnik, ekonomik, kulturor dhe shoqėror.
Ndėrrimi i tezave historike dhe juridike-politike ndėrkombėtare nė disfavor tė shqiptarėve, dhe tė vetė demokratizimit dhe tė stabilizimit tė Malit tė Zi Ska dilemė se tanimė ka filluar tė demistifikohet tema tabu e shqiptarėve tė Malėsisė, statusi i sė cilės ėshtė i pandyrshuar qė nga vitet 1878( sipas vendimeve tė njėanshme dhe tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit territoret e Malėsisė sė madhe tė Mbishkodrės i dhurohen Malit tė Zi, kurse territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike: Kosova, Anamorava dhe Ilirida i dhurohen Serbisė) dhe 1912, kur nė saje tė gjenocidit dhe tė politikės sė forcės serbomalazeze shkėputet nga trungu i Shqipėrisė Etnike, dhe bėhet pronė koloniale e Mbretėrisė sė Malit tė Zi, mėpastaj e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene(1918) dhe, definitivisht mė 1943 pėrfundon nė pronėsinė koloniale tė ish-RSFJ-sė sė Titos. Pothuajse, brenda kėsaj periudhe njėqindvjeēare nėn sundimin e mbretėrėve, tė vojvodėve, tė fashistėve, tė ēetnikėve tė ashtuqujatur socialisto-komunistė serbomalazezė etj., qenia shqiptare e Malėsisė iu nėnshtrua formave mė drastike tė pastrimit etnik (ca nė heshtje, ca botėrisht) dhe tė shkretėrimit ekonomik, kulturor dhe shoqėror, nė pėrgjithėsi. Si rrjedhim grafiku i pėriqndjes mbi 7% i popullatės sotme shqiptare nė Mal tė Zi, e provon mė se besnikėrisht kėtė gjendje tragjike tė shqiptarėve nė shekuj.
Duke mos u pajtuar assesi me njė gjendje tė kėtillė katastrofike tė shqiptarėve tė diskriminuar dhe tė kolonizuar nga ana e Malit tė Zi, Lidhja Shqiptare-Amerikane me nė krye Xhozef Diagardin, si dhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan nėn drejtimin e Martin Vulajt, kryetar (natyrisht, nė saje tė iniciativės dhe tė kontributit tė madh tė gjithmbatrshėm, tė pareshtur kombėtar patriotik shumėvjeēar tė diaspores sė Malėsisė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės) kėtė status tė papranueshėm pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, nė formė tė argumentuar dokumentuese, e kanė parashtruar edhe nė qarqet politike tė Kongresit amerikan, me ērast ėshtė konstatuar se shqiptarėt nė Mal tė Zi janė ndėr popujt mė tė diskriminuar nė Evropė nga aparteidi i egėr sundues malazias. Edhe kjo ēasje problemit serioz tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, ėshtė edhe njė argument mė shumė pėr zbatimin e sė drejtės ndėrkombėtare nė favor tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Mal tė Zi, gjė qė vė nė dukje faktin se, ky tanimė ka hyrė nė binarėt e ndėrkombėtarizimit si i tillė, pavarėsisht se kėtė, nė mėnyrė shpėrfillėse dhe arrogante, qeveria e Malit tė Zi me pushtetarėt e saj, dhe me kryeministrin Milo Gjukanoviq, janė duke i ndėrruar tezat historike, juridike dhe politike nė disfavor jo vetėm tė shqiptarėve dhe tė Malėsisė sė Shqipėrisė Etnike, por edhe tė vetė demokratizimit, tė stabilizimit dhe tė integrimit rajonal dhe evropian tė Malit tė Zi.
Ridallgėzimin euforik dhe emocioanl antishqiptar tė disa udhėheqėsve tė subjekteve politike dhe tė qarqeve zyrtare tė Malit tė Zi, e nxori nė sipėrfaqe iniciativa e shqiptarėve tė Malėsisė pėr rajonizimin e tyre nė kuadrin e kėtij shteti malazias. Edhe pse kjo kėrkesė e shqiptarėve pėr rajonizimin e Malėsisė ėshtė e ligjshme dhe nė frymėn e standardeve tė integrimeve, tė rajonizimit dhe tė demokratizimit tė Evropės Juglindore, nė kuadrin e sė cilės ėshtė pėrfshirė edhe Ballkani Perėndimor(domethėnė edhe Mali i Zi dhe Serbia krahas Shqipėrisė, Kroacisė, Bosnjės dhe IRJM-sė) si nocion politik pėrbrenda rrethit tė katėrt koncentrik tė zgjerimit tė Bashkimit Evropian sipas Agjendės sė vitit 2000, kryetari i qeverisė malazeze, Milo Gjukanoviq (pas dėshtimit tė Slobodan Milosheviqit nė rikrijimin e Serbisė sė Madhe, i ekspozuar me pikėpamje mė demokratike proevropiane, dikur aleat besnik i ballvanrevolucije dhe i jogurt revolucije tė Slobodan Milosheviqit me ndihmėn dhe me bashkėpunim direkt dhe indirekt tė makinerisė sė tij tė totalitarizmit komunisto-scilaist, tė drejtuar nga qendra komanduese e Beogradit, erdhi nė krye tė pushteit malazias sė bashku me prototipin e tij, Momir Bulatoviq, kėtu e 14 vjet mė parė) kategorikisht e ka hudhur poshtė atė si tė papranueshme, duke nėnvizuar se definitivisht Mali i Zi nuk ka nevojė pėr diē tė tillė ngase ky nė periudhėn e kaluar e ka dhėnė provimin e pjekurisė nė aspektin e multietnikes, prandaj edhe duhet tė mbetet si i tillė(Vijesti,21.1.2004).
Sipas kėsaj deklarate zyrtare tė premierit Milo Gjukanoviq, dhėnė Televizionit MBC tė Podgoricės, pozita e shqiptarėve dhe statusi i tyre territorial, politik, ekonomik dhe kombėtar, duhet tė ngelė edhe mė tej i pandryshueshėm, nė varėsinė e apartedit dhe tė neokolonializmit tė sundimit tė deritashėm tė regjimit tė Malit tė Zi. Lind pyetja, cilat ishin njėsitė e tėrėsisė mėsimore tė provimit tė pjekurisė politike dhe multietnike tė Qeverisė sė Milo Gjukanoviqit nė lidhje me realzimin e tė drejtave dhe lirive mė elementare (sipas kritereve dhe standardeve evropiane dhe ndėrkombėtare) tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, kur dihet se edhe gjatė qeverisjes sė pushtetit tė tij tė deritashėm (1990-2004) janė diskriminuar si nė aspektin politik, kushtetues, ekonomik, arsimor, ashtu edhe nė atė nacional. Si rrjedhojė e njė gjendjeje tė kėtillė tė sundimit tė egėr kolonial malazias, shumica dėrrmuese e popullsisė shqiptare ka qenė e detyruar ti nėnshtrohet ekzodit permanent, duke kėrkuar strehim nė vende tė ndryshme tė Evropės, dhe kryeshisht nė Amerikė pėr ti shpėtuar asimilimit dhe shfarosjes biologjike tė tij. Mos vallė, sipas M.Gjukanoviqit, ky ėshtė promovimi i pjekurisė politike dhe multietnike i shtetit tė tij centralist antishqiptar?! Jo, assesi, kjo nuk ka kurrfarė lidhjeje me teorinė, as me praktikėn e realizimit tė drejtave dhe lirive elementare tė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike tė Malėsisė. Pėr mė tepėr, tė gjitha format dhe praktika e deritashme shfrytėzuese kolonialiste e regjimit tė
vetėproklamuar demokratik+pluralist tė Malit tė Zi ndaj etnikumit shqiptar tė Malėsisė, tė drejtuar nga Milo Gjukanoviq dhe garanitura e tij udhėheqėse politike, nė esencė pėrbėjnė shkelje flagrante tė tė gjitha akteve ndėrkombėtare, qė kanė tė bėjnė me tė drejtat dhe liritė e njeriut. Sa ėshtė i qėndrueshėm konstatimi politik i kryeministrit Milo Gjukanoviq, se qeveria e tij malaziase e ka kaluar provimin e pjekurisė politiko-multietnike nė favor tė jetėsimit tė lirive dhe tė drejtave tė ekzistencės sė shqiptarėve, flet edhe ky konstatim i Tahir Gjonbalajt (kryetar i Kėshillit Komunal tė Plavės, i cili me plot tė drejtė ka pohuar se :Republika e Malit tė Zi qėmoti i ka harruar shqiptarėt, kėshtu qė gjatė 50 viteve tė shkuara asgjė nuk ka investuar nė viset e banuara me shqiptarė. Ne, definitivisht jemi qytetarė tė rendit tė dytė ose tė tretė nė krahasim me qytetarėt e tjerė tė Malit tė Zi(Glas Javnosti,12.01.2004). Kėtė deklaratė zyrtare, Tahir Gjon Balaj, e ka ilustruar edhe me kėto fakte, tė cilat sheshit e pėrgėnjeshtrojnė deklaratėn e theksuar tė kryeministrit Milo Gjukanoviq, duke nėvizuar se: mbi 200 policė tė punėsuar prej tyre vetėm njė (1) ėshtė shqiptar. Duke qenė se tani nga ushtria e dikurshme jugosllave, rripin e kufirit tė Malit tė Zi, qė kufizohet me Shqipėrinė e ka marrė pėr sipėr policia malazeze, mirėpo nė strukturėn e saj nuk bėn pjesė asnjė shqiptar. Gjithashtu, Sektorin e Sigurimit e pėrbėjnė 70% tė malazezėve (17% nė komunėn e Plavės), kurse nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Malit tė Zi 30% janė tė zėnė me punė pjesėtarėt e pėrkatėsisė boshnjake. Po ashtu edhe nė sistemin e gjyqėsisė nga 50 tė punėsuar, nė Plavė, nė mesin e tyre nuk ka asnjė shqiptar.(Po aty). Krahas kėtij observimi objektiv dhe kritik, tė argumentuar tė Tahir Gjonbalajt nga Plava e Malėsisė lidhur me realitetin e hidhur tė qenies shqiptare nė Mal tė Zi dikur dhe sot, kryeministrit malazias Milo Gjukanoviq, i shtrohen edhe kėto pyetje relevante nga materia e sė drejtės ndėrkombėtare, pse pikėsėapri qeveria e Malit tė Zi i ka cenuar pa precedencė tė gjitha nenet e Deklaratės sė pėrgjithshme mbi tė drejtat e njeriut (qytetare, politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shkencore dhe nacionale), kur dihet se nėnshkruese e kėsaj Rezolute historike mbi tė drejtat e njeriut ishte edhe Jugosllavia socialiste e Titos?
Pse instancat e caktuara politike tė Malit tė Zi, kėrkesėn e ligjshme pėr rajonizimin e Malėsisė e kanė kualifikuar si material epidemik, kur dihet se kjo ka bazėn e saj historike dhe ligjore, qė pėrputhet me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe evropiane?! Me njė fjalė tė gjitha reagimet e kėtilla tė papeshuara as politikisht, as historikisht e as juridikisht tė politikės zyrtare tė Malit tė Zi ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare, nė mėnyrė imediate dhe permanente imponojnė mobilizimin e pėrgjitshėm politik kombėtar tė tė gjitha subjekteve politike shqiptare, jo vetėm nė Mal tė Zi, por edhe mė gjerė, nė mėnyrė qė me kohė tė pezullohen tė gjitha shpifjet, gėnjeshtrat, anatemat dhe i tėrė fallsiteti i strategjisė dhe i taktikės sė politikės zyrtare kolonialiste tė Malit tė Zi ndaj sė vėrtetės sė dhimbshme shekullore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Ndryshe, si pasojė e indiferentizmit dhe e dispersionit tė faktorit tė pėrgjithshėm politik shqiptar, do tė ringjallet fantazma e topuzit poetik tė politikės antishqiptare tė Petar P.Njegoshit, e cila do tė pretendojė, jo vetėm qė tė mohojė identitetin kombėtar dhe territorial tė shqiptarėve nė Malėsi, por do tė tentojė ta rikthejė rrotėn historike prapa, duke ushqyer ambicie, qė ta pushtojė sėrish vilajetin e Shkodrės sikurse nė vitin 1913(!)
Kėtė rrezik eventual e paralajmėron edhe propaganda e fshehtė e nėndheshme serbomalazeze, e lansuar pėrmes tė ashuquajturės Shoqata e luftėtarėve dhe e vullnetarėve tė viteve 1912-1918 e Andrijevicės sė Malit tė Zi, e cila nė mėnyrė indirekte, nė shenjė tė solidarizimit unanim me subjketet politike dhe institucionet zyrtare shtetėrore tė Malit tė Zi, jo vetėm se nė heshtje e hudhė poshtė, si tė dėmshme dhe tė pavlerėshme kėrkesėn e shqiptarėve pėr formimin e Rajonit tė Malėsisė, por nė mėnyrė tė rafinuar hidhet edhe nė njė absurd tjetėr, duke kėrkuar qė kjo qytezė tė fitojė statusin e njė repubike tė pavarur, tė cilin e paska pasur dikur nė kohėn e artė tė sundimit tė Petar P.Njegoshit(!?) Ja, se ēthotė deklarata e tyre decidive: Ne vasojeviqėt kėrkojmė mėvetėsinė e plotė pėr ish-qarkun e Andrijevicės, pėrkatėsisht statusin e republikės, tė cilin e ka pasur gjatė kohės sė sundimit tė Njegoshit. Ne, sė bashku me pasardhėsit dhe adhuruesit e Andrijevicės planifikojmė, qė ti rikthejmė pjesėt e territorit tė Malit tė Zi: Pejėn dhe Gjakovėn, tė cilat i janė grabitur pa tė drejtė.(Vesti,18.01.2004). Ja, kjo ėshtė sėmundja e pashėrueshme e politikės dhe e historisė malazeze sllave, se sado qė shtiren para Evropės dhe Amerikės, pėrkatėsisht bashkėsisė ndėrkombėtare si demokratė paqėsorė dhe aleatė tė tyre me prirje evroperėndimore, malazezėt, as serbėt, kurrė nuk mund tė tjetėrsohen nė demokratė tė njėmendtė as evropianė e as amerikanė ngase me shekuj janė tė stėrvitur, qė nė Ballkan ti pushtojnė dhe kolonizojnė territoret etnike tė shteteve fqinje, pikėspari tė Shqipėrisė, tė Kroacisė, tė Bosnjės, tė Hungarisė dhe tė Bullgarisė.Kėshtu, tė paktėn flet historia dhe politika e marrėdhėnieve tė vendeve dhe popujve tė Gadishullit Ballkanik, tė cilėn histori, natyrisht, qė nga koha e Bizantit e deri mė sot nuk e njeh, as nuk e pranon as logjika sllave serbomalazeze, as shkenca, as politika, e as Kisha Ortodokėse Serbe, pėr kėtė arsye, edhe nė fillim tė dekadės sė fundme tė shekullit XX (1990-1999) u ripėrsėrit historia grabitēare dhe gjenocidi serbomalazez ndaj ricopėtimit dhe pushtimit tė territorit tė Kroacisė, tė Bosnjės dhe tė Kosovės. Mirėpo, si rezultat i luftėrave ēlirimtare kombėtare mbrojtėse tė kėtyre tre vendeve, si dhe nga mbėshtetja e drejtpėrdrejtė e NATO-s, sė prirė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dhe aleatėve tė saj mė besėnikė nė kuadrin e Aleancės sė Atlantikut Verior, pėrnjėherėsh, dhe pse mos tė thuhet pėrgjithmonė u pre nė embrion tradita historiko-politike, militare dhe paramilitare e sėmundjes kolektive paranoide serbomalazeze pėr tė pushtuar dhe sunduar territore tė huaja tė vendeve fqinje ballkanike.
Kėtė ridefinim tė politikės dhe tė diplomacisė evroperėndimore nė Ballkan, qarqet politike zyrtare tė Unionit tė SMZ-sė, duhet ta vlerėsojnė realisht si nė sfondin e sė drejtės historike, ashtu edhe tė asaj evropiane dhe ndėrkombėtare, pėrndryshe as Serbia e as Mali i zi, nuk do tė kenė asnjė gjasė reale, qė si partnerė me tė drejta tė barabarta tė integrohen nė Bashkimin Evropian, as nė asociacionet intgeruese me karakter rajonal. Mė thejsht, me bagazhin e tanishėm kolonial tė shqiptarėve as Mali i Zi, as Serbia nuk mund tė llogarisin nė normalizimin e marrėdhėnieve me shqiptarėt nė Ballkan, pavarėsisht se nominativisht Unioni i SMZ-sė ka marrėdhėnie (goxha tė mira, tė ngrohta dhe miqėsore) diplomatike me politikėn e jashtme tė regjimit tė Fatos Nanos.
Megjithatė, ska dyshim se njė idil romantik i diplomacisė bilaterale (joreciproke, pėr shkak se asnjė problem i shqiptarėve tė kolonizuar nėn Serbi, Mal tė Zi dhe IRJM nuk ėshtė zgjidhur deri tani nė pėrputhje me tė drejtėn historike tė shqiptarėve dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare) ndėrmjet Shqipėrisė dhe Unionit tė SMZ-sė, realisht nuk mund tė ketė karakter afatgjatė sepse ėshtė i mbarėsuar nga recidivi kolonial serbomalazez, i cili ende ėshtė i pashėrueshėm ngase zgjedhja e terapisė sė zhdukjes sė tij efikase dhe pėrfundimtare ende ėshtė stereotipe, dhe plotėsisht e gabuar sepse ėshtė e pėrshkruar nga recetat bizantine tė mjekėsisė popullore serbomalazeze, relikte kėto, qė u pėrkasin shekujve XVIII, XIX dhe XX tė formimit tė shteteve njėnacionale nė Evropė, nė saje tė rreshtimit tė aleancave tė ndryshme tė mbretėrėve dhe tė carėve tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės, qė kishin pėr qėllim pėr tė pushtuar dhe pėrthithur popuj dhe vende tė vegjėl, natyrisht me dhunė dhe me luftėra e agresione tė pėrgjakshme gjenocidale.
Mjetet dhe tė gjitha instrumentet e njė mjekėsie tė tillė tė startegjisė sė ndyshkur tė Evropės sė vjetėr si Serbia, ashtu edhe Mali i Zi, e sė kėndejmi, tė gjitha vendet ballkanike, duhet ta eliminojnė nga pėrvoja e tyre e deritashme dokrinare dhe praktike, sepse ėshtė plotėsisht me pėrmbajtje toksikologjike, dhe nė asnjė segment nuk pėrputhet me projektet e rajonizimit, tė integrimit dhe tė globalizimit tė strategjisė sė Evropės sė re. Ėshtė i pakrahasueshėm dallimi i Evropės sė re dhe i Evropės sė vjetėr ngaqė e sotmja pėr objekt ka ndėrtimin e tashėm dhe tė ardhmėrisė sė saj pa luftėra dhe nė mėnyrė paqėsore. Kėshtu, duhet kuptuar thelbin e Evropės sė re, e cila zuri tė hapėrojė qė nga rrėzimi i Murit tė Berlinit (1989), pėrkatėsisht nga pėrfundimi i luftės sė ftohtė dhe i politikės bipolare tė dy superfuqive botėrore(SHBA-sė dhe ish-BRSS-sė), me ērast pėrfundimisht pėrmbyset pėrgjithmonė pernadoria e kuqe sovjetike, e cila ishte barriera kryesore e ndėrtimit tė njė Evrope tė lirė, demokratike dhe pluraliste, sepse pjesa e saj lindore ishte nėn tutelėn e kampit socialist tė ish-Bashkimit Sovjetik.
Jo urbanizim stereotip komunal malazias, por rajonizim integrues-demokratik evropian tė Malėsisė shqiptare! Problematizimi i nėnshkrimit tė Peticionit tė shqiptarėve pėr formimin e rajonit tė Malėsisė (Tuz, Plavė, Guci, Ulqin dhe Krajė) shqiptare nga ana autoriteve tė qeverisė sė Malit tė Zi, politikisht ėshtė i dėmshėm dhe juridikisht i papranueshėm, sepse para sė gjithash ėshtė nė kundėrshtim me konceptet dhe me standardet strategjike tė intergimit dhe tė rajonizimit tė Evropės Qendrore dhe tė asaj Juglindore. Pavarėsisht nga shfaqja e panikut dhe e intrigave tė politikės propagandistike tė Podgoricės, se iniciativa e shqiptarėve pėr rajonizimin e Malit tė Zi ėshtė akt anticivilizues joligjor ( kjo akuzė, duhet kuptuar vetėm si ndryshim i tezave historike-politike dhe si floskulė propagandistike e strategjisė sė frikėsimit tė regjimit aktual kolonialist malazez ndaj ekzistencės dhe veprimit demokratik tė faktorit politik shqiptar nė Mal tė Zi), tė gjitha subjektet politike shqiptare, si dhe e tėrė popullata vendore e Malėsisė, sė bashku me diasporėn shqiptare nė mbarė botėn, nuk duhet tė heqin dorė nga kėrkesa e tyre e parashtruar pėr rajonizimin e territorit shqiptar si nė kuptimin ekonomik, politik, kulturor dhe territorial, sepse kjo nė esencė ėshtė kėrkesė demokratike, e drejtė, dhe e ligjshme si nga aspekti i sė drejtės historike, ashtu edhe nga aspekti i sė drejtės evropiane sipas sė cilės janė ndėrtuar dhe funksionojnė nė praktikė mekanizmat e integrimit dhe tė rajonizimit tė teritoreve tė ndryshme tė Evropės, qė sot i pėrkasin Bashkimit Evropian(BE). Natyrisht, ėshtė e kuptueshme pse qarqet e pushtetit malazez e kontestojnė njėsimin e territoreve shqiptare nė kuadrin e rajonoit tė Malėsisė, sepse edhe mė tej duan ti mbajnė shqiptarėt si pengjė tė rendit tė dytė, pa status tė pėrcaktuar politik, ekonomik, kombėtar dhe territorial, qė nga ankesimi i tyre mė 1878, 1912, 1913 dhe 1943. Mirėpo, partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi, nė asnjė mėnyrė nuk kanė arsye, qė tė mos e mbėshtesin iniciativėn pėr formimin e rajonit tė Malėsisė ngase nė kėtė mėnyrė, do tė vepronin nė kundėrshtim me tė drejtėn natyrore historike tė identitetit tė tyre autokton kombėtar dhe territorial, si dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, tė cilat janė nė favor tė rajonizimit dhe tė integrimit tė shqiptarėve nė kuadrin e Malėsisė sė tyre.
Fundja, pėr rrumbullakėsimin e kėsaj kėrkese racionale nė dobi tė formimit tė rajonit tė njėsuar tė Malėsisė nė kuadrin e Malit tė Zi, do tė ishte e udhės, qė popullatės shqiptare tė kėsaj krahine ti jepej mundėsia e ligjshme dhe demokratike, qė pėr kėtė ēėshtje vitale tė tyre, tė deklarohen me referendum, i cili do tė organizohej dhe monitorohej drejtpėrdrejt nga pėrfaqėsuesit pėrkatės tė OKB-sė dhe tė OSBE-sė, duke pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Shtruarja e kėrkesės sė shqiptarėve tė kolonizuar tė Malit tė Zi pėr formimin e rajonit tė Malėsisė sė Madhe, ėshtė njė nga format mė oportune dhe mė racionale pėr tė ruajtur ekuilibrin ndėretnik dhe, ėshtė nė funksion tė stabilizmit dhe tė demokratizimit tė shtetit tė Malit tė Zi, dhe jo tė shthurjes sė tij si shtet, ashtu siē po trumbeton politika propagandistike e Malit tė Zi. Pėrkundėr faktit se, si Mali i Zi, ashtu edhe Serbia tradicionalisht janė tė zhveshura nga prirjet dhe praktika e rajonizimit ndėretnik, nėse kėto, vėrtet prtendojnė tė jenė shtete demokratike tė familjes evroperėndimore, ashtu siē janė deklaruar botėrisht para institucioneve dhe mekanizmave tė Bashkimit Evropian(BE) dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, atėherė nuk iu mbetet rrugė tjetėr veēse tė instruktohen dhe tė mėsojnė nga shembujt e shteteve evropiane, tė cilat qėmoti e kanė tejkaluar kėtė sėmundje tė fruthit, kur ėshtė fjala pėr rajonizimin dhe integrimin e tyre rajonal. Prandaj, nė vend tė zbatimit tė formulave tė vjetra tė politikės kolonizatore dhe gjenocidale(vazhdimisht duke i ndėrruar tezat historike tė autoktonisė shqiptare nė Ballkan nė favorin e politikės ekspansioniste serbomalazeze, qeveria e Malit tė Zi nė krye me Milo Gjukanoviqin, duhet tė ndjekė pėrvojėn e derisotme tė rajonizimit tė Evropės Perėndimore, nė mėnyrė qė, nė tė ardhmen tė mund tė identifikohet si pjesė pėrbėrėse e evorajoneve, tė cilat nė esencė janė njėsi rajonale tė Bashkimit Evropian.
Nė rastin konkret tė parashtrimit tė kėrkesės sė shqiptarėve pėr rajonizimin e Malėsisė nė kuadrin e shtetit tė Malit tė Zi, qeveria dhe politika malazeze nuk kanė asnjė arsye qoftė morale, politike a ligjore, qė ta bllokojnė atė (ashtu siē kanė filluar tani me propagandėn e tyre fyese antishqiptare, por nėse vėrtet janė tė interesuara, qė edhe mė tej tė kanė marrėdhėnie tė mira me shqiptarėt dhe me Evropėn dhe Amerikėn demokratike, atėherė nė mėnyrė imediate, duhet ta pėrqafojnė inciativėn e shqiptarėve pėr krijimin e rajonit tė Malėsisė, sepse kjo ėshtė formula mė e kapshme politike, demokratike dhe ligjore, qė shpie nė rrugėn e zbutjes sė problemit ekzistues shqiptar nė Mal tė Zi, pėrkatėsisht tė decentralizimit, tė sigurisė dhe tė stabilitetit tė shtetit pluralist tė Malit tė Zi.
Rajonizimi i Malėsisė shqiptare-vizė garantuese e Malit tė Zi pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian (BE) Vėrtet, po qe se politika e qeverisė sė Milo Gjukanoviqit e kupton drejt shtruarjen e kėrkesės sė shqiptarėve pėr rajonizimin e Malit tė Zi, atėherė ska asnjė fije dyshimi se do tė davariten tė gjitha pėrpjekjet tendencioze, tė njėanshme, subjektive dhe antishqiptare tė pėrfaqėsuesve tė partive politike dhe parlamentare tė Malit tė Zi, tė cilat nė mėnyrėn mė perfide dhe intriguese po tentojnė ta bindin opinion malazez dhe atė ndėrkombėtar se formimi i rajonit tė Malėsisė shqiptare ėshtė nė kolizion me dispozitat e Kushtetutės dhe tė sovranitetit tė Republikės sė Malit tė Zi ngase sipas Velizar Kalugjeroviqit(pėrfaqėsues i Partisė Popullore Socialiste iniciativa e theksuar shqiptare ėshtė jo vetėm absurde, por edhe antidemokratike, anticivilizuese dhe e rrezikshme. (MINA, 10.01.2004).
Ky vlerėsim politik i kėtij funksionari socialist tė Malit tė Zi nuk ka tė bėjė fare me pėrmbajtjen e kėrkesės sė theksuar shqiptare pėr formimin e rajonit tė Malėsisė, sepse ajo nė asnjė pargraf tė saj nuk e rrezikon ligjshmėrinė, kushtetushmėrinė, e as sovranitetin e Malit tė Zi. Pėrkundrazi, nė kuptimin e ngushtė ėshtė nė favor tė demokratizimit dhe tė artikulimit tė interesave tė pėrbashkėta si tė qytetarėve, ashtu edhe tė shtetėsisė sė Malit tė Zi, kurse nė kuptimin e gjerė pėrbėn bazėn themelore tė politikės integruese dhe globale evropiane. Sipas vlerėsimeve shkencore tė ekspertėve tė sė drejtės evropiane dhe tė politikės ndėrkombėtare, krijimi i evorajoneve dhe i nėnrajoneve nuk janė kategori tė reja administrativo-politike, tė cilat i absorbojnė funksionet dhe atributet shtetėrore dhe parashtetėrore.
Pėrkundrazi rajonizimet e tilla janė nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė integrimit, tė respektimit tė kufijve ekzistues shtetėrorė, por orvaten qė kėta kufijė ti liberalizojnė dhe ti bėjnė tė kalueshėm dhe papengesa si pėr lėvizjen e njerėzve, ashtu edhe tė qarkullimit tė mallrave nė tė gjitha fushat me interes tė pėrgjithshėm tė qytetarėve, qė aspirojnė tė integrohen nė rajone tė caktuara, sepse nė kėtė mėnyrė arrihet zbutja e trysnive tė jetės sė pėrditshme dhe e fėrkimeve ndėrmjet etnive tė ndryshme si nė planin politik, ashtu edhe nė atė tė zhvillimit dhe tė prosperitetit ekonomik e shoqėror. Si paradigmė karakteristike pozitive e procesit tė rajonizimit, nė tė shumtėn e rasteve merret Tiroli, ( edhe pse ėshtė shtet konstituiv i Federatės Austriake, dhe, gjithashtu, edhe pjesė e Italisė Veriore me popullėsi tė pėrzier etnike, e cila flet gjuhėn italiane dhe gjermane) i cili ka arritur prosperitet tė konsiderueshėm ekonomik, si rrjedhim i decentralzimit dhe i rajonizimit.
Sa mė sipėr, qeveria e Malit tė Zi nevojitet, qė nė sistemin e saj kushtetues dhe politik, sa mė parė ta sanksionojė kėrkesėn e palės shqiptare pėr rajonizimin e Malit tė Zi, sepse kjo ėshtė e drejtė e patjetėrsueshme e saj dhe, nuk mund tė injorohet as tė hudhet poshtė si nonsens i sovranitetit shtetėror tė malit tė Zi, kur dihet se ky nocion ka pėsuar transformim evolutiv gjatė historisė sė tij, e sidomos me tė pėrfunduar lufta e ftohtė(1990), kur respektimi dhe mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė njeriut fitojnė epėrsinė ndaj tij, si kategori juridike ndėrkombėtare, e cila si e tillė mė nuk ėshtė vetėm ēėshtje e brendshme e shteteve, por edhe e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Ēdo qasje tjetėr e iniciativės paqėsore dhe demokratike tė shqiptarėve tė Malėsisė pėr rajonizimin e Malit tė Zi, do tė minonin stabilitetin dhe sigurinė e kėtij shteti multietnik, duke ēuar kėshtu nė konfrontime tė paparashikuara ndėretnike, tė cilat, pa dyshim, do tia mbyllnin dyert kėsaj republike, qė tė aderojė (sipas parashikimeve) nė Bashkimin Evropian, si dhe nė integrimet rajonale tė Ballkanit Perėndimor.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 14 Prill 2007 17:16
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
| |