Qyteti i Durresit u themelua ne vitin 627 para Krishtit, si nje koloni greke me emrin Epidamnus dhe perben nje nga shkaqet per fillimin e luftes se Peloponezit ne shekullin e 5-te para Krishtit. Me vone, u njoh me emrin Dyrracium dhe u be vendqendrimi kyc i perandorise Romake. Gjate kesaj kohe u be porti dhe qendra me e rendesishme tregtare pergjate brigjeve te Adriatikut. Ne mesjete eshte synuar nga shume pushtues te tjere nga e gjithe Europa. Fakti qe ky qytet ka qene i banuar gjate gjithe historise se tij, do te thote qe shume pak eshte zbuluar nga qyteti i lashte, por ai ekziston nen qytetin e ri. Megjithate muzeu arkeologjik eshte i sistemuar dhe i prezantueshem. Oratori i famshem Cicero e quajti Durresin nje qytet te admirueshem, kurse poeti Catullus e quajti ate taverne te Adriatikut.
Nga Kulla Veneziane qe ndodhet mbi port, rruga te con drejt amfiteatrit, me i madhi ne gadishullin e Ballkanit me (kapacitet 15.000 spektatore) i cili daton ne shekullin e dyte para Krishtit. Ne te ruhet nje mbishkrim kristian i hershem dhe nje mozaik i rralle mural. Vlen te vizitohet Muzeu Arkeologjik, Qendra e Kultures dhe Teatri "Aleksander Moisiu", Muzeu Historik, dhe shtepia e familjes se Aleksander Moisiut. Sot Durresi eshte nje nga qytetet me te medha dhe porti me i madh ne Shqiperi.
Kjo faqe permban hotele ne Durres. Hotelet nuk jane larg nga Aeroporti Nderkombetar i Shqiperise dhe mund te perdoren si nje baze per udhetime te shkrutra per ne Tirane, Kruje, Berat etj, si dhe per pushime verore.
____________

















