| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Chelsea - Valencia
Ndeshja e parė: 03-04 / Prill / 2007
Ndeshja kthyese: 10-11 / Prill / 2007
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 10 Mars 2007 15:39
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Chelsea - Valencia
2 fitore te sigurta per Chelsea
|
|
#2 10 Mars 2007 18:09
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Drogba Mban Nė Lojė Ēelsin
Ēelsi - Valencia 1-1
Shėnues: Drogba 53' / D.Silva 30'
Ēelsi: 1 P.Ēeh, 19 L.Diarra, 6 R.Karvalho, 26 Xh.Terri, 3 E.Kol, 12 Xh.O.Mikel (10-Xh.Kol 75'), 13 M.Balak, 8 F.Lampard, 21 S.Kalu (24-Sh.Rajt-Filips 75'), 11 D.Drogba, 7 A.Shevēenko. Tr: Mourinjo
Valencia: 1 S.Kanizares, 2 Migel, 4 R.Ajala, 4 E.Moreti, 3 A.Del Horno, 15 Hoakuin (16-H.Viana 87'), 6 D.Albelda, 20 R.Albiol, 14 Visente (10-Angulo 58'), 21 D.Silva, 7 D.Vila. Tr: Flores
Gjqytar: Frenk De Bleker (Belgjikė)
Kartonė tė verdhė: Drogba, Diarra, D.Silva, Albelda, Ajala
Shikues: 48.000
Ēerekfinalja mes Ēelsit dhe Valencias mbetet ende e pavendosur pas barazimit 1-1, nė "Stemford Bridxh". Valencia mori kryesimin nė minutėn e 30-tė mė anė tė David Silvas, por sulmuesi i Bregut tė Fildishtė, Didier Drogba ka arritur tė zhvlerėsojė golin e spanjollėve, duke realizur nė pjesėn e dytė pas njė harkimi tė Eshli Kol. Tė besuarit e Hose Mourinjos do tė kenė nėvojė pėr njė gol mė shumė nėse duan tė eleminojnė Valencian dhe tė ndeshen me fituesit e ēiftit Liverpul-PSV Eindhoven nė gjysėmfinale.
Tė dyja skuadrat i janė afruar shumė golit nė pjesėn e parė. Valencia me anė tė David Vilės, ndėrkohė qė njė goditje e Eshli Kolit ka krijuar njė rast tė pastėr pėr Dider Drogbanė, por nė kėtė rast topi i gjatė ka qenė i paaritshėm pėr sulmuesin afrikan. Salomon Kalu ka qenė shumė pranė shėnimit tė golit tė parė nė minutėn e dhjetė, kur goditja e tij nga hyrja e zonės sė rreptėsisė ka "qethur" traversėn e portės sė Kanizaresit. Andrei Shevēenko ka qenė protagonsit i njė momenti kur Ēelsi mund tė pretendojė pėr penalltinė tė paakorduar. Silva ka patur rastin pėr tė shėnuar qė nė minutėn e 20-tė, kur ka pėrfituar nga kthimi i topit nė kėmbėt e tij pas goditjes sė Hoakin, por pėr fatin e mirė tė Petr Ēehut, topi ka kaluar nė tė djathtė tė portės. Mbas njė goditje tė Lampardit ka qenė David Silva ai qė ka shtangur tė pranishmit nė "Stemford Bridxh". Mesfushori ka shėnuar njė gol tė mrekullueshėm nga krahu i majtė, nga jashtė zone. Ēeh nuk ka patur asnjė shans pėr tė devijuar topin e goditur nga spanjolli. Ēelsi ka kėrkuar njė kundėrpėrgjigje tė shpejtė me anė tė njė godite tė lirė tė ekzekutuar nga Drogba, e cila ka qenė tepėr e fortė, por ka pėrfunduar drejtpėrdrejt nė duart e portierit Santiago Kanizares. Lampard dhe Mikael Balak kanė goditur me kokė dy herė portėn e Kanizares, por pa rezultuar tė rrezikshėm. Drogba ka shpėtuar edhe njė herė tjetėr Ēelsin nga katastrofa, pas njė topi tė gjatė tė mbrojtėsit tė majtė Eshli Kol. Afrikani e ka gjetur mbrojtjen e Valencias tė papėrgatitur dhe ka goditur topin me kokė pasi ai kishte prekur vetėm njėherė tokėn, duke kaluar Kanizaresin me njė trajektore parabėl. Ky ėshtė goli i tij i 30-tė kėtė sezon. Lampard ka goditur edhe njėherė tjetėr nė kėrkim tė golit tė fitores, por edhe kėtė herė pa rezultat. Valencia ėshtė ndjerė e qetė dhe i ka lėnė "blutė" tė sulmojnė. Nė minutėn e 74-t, Hose Mourinjo ka futur nė fushė dy lojtarė tė rrezikshėm, duke pėrforcuar repartin sulmues. Xho Kol shėnoi rikthimin pas katėr muajsh mungesė, ndėrsa ka patur vend edhe pėr Shon-Rajt Filipsit. Gjithsesi, Ēelsi tregoi se nuk kishte forcėn e duhur pėr tė gjetur golin e fitores. Nė "Mestaja" nuk do tė jetė e pamundur pėr tė besuarit e Mourinjos, por sigurisht do tė jetė shumė mė e vėshtirė sesa mbrėmė nė Londėr. Duket se presidenti, Roman Abramoviē, nuk ka ndėrmend tė falė gabime tė tjera.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 05 Prill 2007 18:40
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hoze Mourinjo Pėrgatit Arratisjen
Gjėrat sa vijnė e qartėsohen: Hoze Mourinjos i ka ardhur nė majė tė hundės te Ēelsi dhe po pėrgatitet pėr t'u larguar. Nė anėn tjetėr, mendohet se tashmė marrėdhėniet e tij me pronarin rus janė prishur dhe janė tė parikuperueshme, dhe ka ardhur koha qė kėtė verė ai tė largohet pėr tė kėrkuar fatin gjetkė nė kėtė kontinent". Nuk ėshtė aspak surprizė, pasi trajneri portugez ėshtė kapur nga paparacėt nė Angli, duke blerė njė Porshe Kajen me timon nga krahu i majtė.
Madrid Natyrisht, nė Angli timoni ėshtė nė krah tė djathtė dhe pėr tė marrė njė makinė me timon nga krahu i majtė, duhet ta porosisėsh prej disa kohėsh dhe tė presėsh shumė. Ėshtė e qartė qė trajneri portugez e ka kryer me njė qėllim kėtė porosi, nė mėnyrė qė ta pėrdorė makinėn nė ndonjė shtet tjetėr, ku timoni ėshtė nė krahun tjetėr. 44-vjeēari Mourinjo, i cili ka fituar dy sezone radhazi Premier Ligėn dhe qė ėshtė nė garė pėr tė tretin, pėrveē Ligės sė Kampioneve dhe Kupės sė Anglisė duket se nė kohėt e fundit ka humbur nga ai shpirt konkurrues dhe i fitores qė e karakterizonte qė nga mbėrritja e tij nė Angli.
|
|
#4 06 Prill 2007 15:16
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ēelsi, Frikė Nga "precedenti Inter"
Ēelsi ėshtė pėrballė tė njėjtit fat si viktima e fundit, Interi, pasi spanjollėt kanė arritur tė marrin njė barazim 1-1 nė ndeshjen e parė ēerekfinale me anglezėt. Valencia ėshtė njė skuadėr e mrekullueshme kur luan nė "Mestaja", ku ata kanė humbur vetėm njė ndeshje nė shtėpinė e tyre gjatė tė gjithė sezonit, duke e ndėrtuar suksesin mbi njė stil pak sa "katenaēo" nė mbrojtje dhe duke pėrfituar nga kundėrsulmi. Valencia u dha fund shpresave tė Interit nė raundin e parė duke barazuar 2-2 nė Itali dhe kontrolloi lojėn nė "Mestaja" duke barazuar 0-0, ndeshje qė pėrfundoi me njė "sherr klasik" mes lojtarėve tė tė dyja skuadrave. Ashtu si Interi, i cili dėshtoi nė pėrpjekjet e tij, tashmė Ēelsi duhet tė shkojė nė Spanjė me mendimin pėr tė shėnuar tė paktėn njė gol dhe tė parandalojė ndonjė gol tė Valencias. Ka qenė goli i David Silvas shkaktari i kėsaj matematike qė do tė "torturojė" Ēelsin nė ndeshjen e kthimit tė javės tjetėr. "Blutė" kanė barazuar pas njė gabimi tė mbrojtjes sė Valencias, ku Eshli Kol harkoi njė top vertikal pėr Didiė Drogbanė, i cili u gjend i vetėm para Kanizaresit. Por pėr fatin e tyre tė keq, Ēelsi nuk ka arritur tė shėnojė njė tjetėr gol qė do t'ia lehtėsonte detyrėn nė ndeshjen e kthimit. Mbrojtja e Valencias u ėshtė pėrgjigjur shumė mirė sulmueve tė Ēelsit pas barazimit, ndėrkohė qė ka rrezikuar disa herė me anė tė David Vilės. Trajneri Kike Sanēez Flores pret qė nė javėn tjetėr skuadra e tij tė sulmojė mė shumė, por pritet qė Valencia tė mos ndryshojė asnjė lojtar nė formacion dhe as modelin e lojės. "Mendoj se do tė luajmė nė tė njėjtėn mėnyrė si nė ndeshjen e dytė kundėr Interit, - tha ai pėr gazetarėt. - Imagjinuam vetėm se nuk kishim shėnuar nė ndeshjen e parė dhe luajtėm nė atė mėnyrė. Mendoj se do tė gabojmė nėse do tė qėndrojmė nė mbrojtje kundėr njė skuadre si Ēelsi. Kėshtu qė s'do ta bėjmė diēka tė tillė". Anglezėt duhet tė jenė mė tė freskėt javės qė vjen, pėr tė mundur mbrojtjen e Valencias dhe dėmtimi i Arjen Robenit do tė jetė njė minus i madh pėr "Blutė". Edhe pse Xho Kol, njė tjetėr lojtar sulmues i Ēelsit, u rikthye pasi mungonte qė nga muaji nėntor, ėshtė shumė larg formės sė mirė fizike dhe ka luajtur ndaj Valencias vetėm 15 minuta. "Mė vjen mirė, por kam nevojė pėr Xho Kolin e vėrtetė, - tha trajneri Hoze Mourinjo. - Ai ėshtė njė djalosh fantastik dhe luftoi shumė pėr t'u rikthyer te ne. Mendoj se do tė vazhdojė ta bėjė. Kemi ende njė muaj e gjysmė pėr tė luftuar dhe do tė kemi nevojė pėr tė, pėr kėtė ndihem i lumtur. Por duhet tė jemi pragmatistė... ai nuk ishte gati pėr mė shumė se 15 minuta". Koli nuk mendohet se do tė zėrė menjėherė njė vend nė formacion pas njė mungese aq tė gjatė, e cila e lė detyrėn pėr tė shėnuar pėrsėri mbi shpatullat e Drogbasė dhe tė Shevēenkos. Megjithatė, Mourinjo ka paralajmėruar Valencian tė mos gėzohet para kohe. "Nėse do tė isha nė vendin e tyre, do tė isha tepėr i kujdesshėm, - tha ai. - Por nėse kemi njė gjyqtar tė mirė, i cili nuk do tė ndikohet nga atmosfera, ēfarė na mungon tė marrim rezultatin qė duam atje?" Mourinjo shtoi se nėse Ēelsi do tė eliminohet atė natė, ai do t'i ēojė fėmijėt e tij tė shohin keē. "Nėse fitojmė, atėherė do tė kemi arritur nė gjysmėfinale, nėse humbasim, do tė ēoj fėmijėt e mi tė shohin ndeshje keēi mė 24 prill".
|
|
#5 06 Prill 2007 15:17
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Valencia: Arritėm Atė Qė Deshėm
Valencia ka besim se ky barazim 1-1 ndaj Ēelsit do t'i ndihmojė ata tė kualifikohen nė gjysmėfinale. "Na ka lėnė njė shije tė mirė, - tha mesfushori David Albelda pėr gazetarėt. - Na ka vendosur nė pozitė mė tė mirė pėr ndeshjen e kthimit. Para ndeshjes tė gjithė kėrkonim njė rezultat tė tillė. Kundėr Interit barazuam nė "San Siro" dhe arritėm tė kualifikohemi pa pėsuar gol nė "Mestaja". Do tė na duhet tė zhvillojmė njė tjetėr ndeshje tė madhe, nė mėnyrė qė tė avancojmė nė gjysmėfinale", - shtoi ai. Ish-mbrojtėsi i Ēelsit, Asier del Horno, tha: "Arritėm rezultatin qė kėrkonim". David Silva ka kaluar Valencian nė avantazh nė minutėn e 30-tė, pas njė goditjeje tė mrekullueshme nga 25 metra. Por Ēelsi ka barazuar nė tė 53-ėn me anė tė Didiė Drogbasė, i cili ka shėnuar golin e 30-tė nė kėtė sezon. "Duhet tė jesh i pėrqendruar pėr tė luajtur nė ndeshje tė nivelit tė tillė dhe i vetmi gabim qė bėmė nė 90 minuta, na kushtoi fitoren", - deklaroi Albelda. Ndėrkohė qė tė kėnaqur me rezultatin, lojtarėt e Valencias kanė pranuar tė gjithė se do tė jenė tė kujdesshėm nė ndeshjen e kthimit. "Kualifikimi pėr ne ėshtė 51% i mundur, - tha drejtori teknik i Valencias, Amedeo Karboni. - Ēelsi ėshtė njė skuadėr e madhe, me shumė stil italian nė lojė dhe pėrqendrohet mė sė shumti nė mesfushė. Kjo do tė thotė se nė Mestaja ata do tė jenė mė tė rrezikshėm". Njė nga lojtarėt qė mund t'u mungojė spanjollėve nė ndeshjen e kthimit, ėshtė Visente. Mediat spanjolle kanė shkruar se ai do tė mungojė pėr rreth njė muaj. "Nuk do ta kemi Visenten nė dispozicion pėr disa ndeshje. Ėshtė dėshpėruese, pasi ai ėshtė tepėr i talentuar dhe kur ai nuk ėshtė, mungesa e tij ndihet shumė", - tha trajneri i Valencias, Kike Sanēez Flores.
|
|
#6 06 Prill 2007 15:17
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Chelsea - Valencia
Besoj se me kete rezultat ka me shume shpresa Valancia qe te kualifikohet.
|
|
#7 07 Prill 2007 10:32
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kol Beson Te Fitorja Nė Valencia
Eshli Kol ndihet optimist se Ēelsi do tė shkojė nė Valencia dhe do tė arrijė kualifikimin nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampioneve. Spanjollėt e kanė ndalur Ēelsin nė barazim 1-1 nė "Stemford Bridge", duke e lėnė kėtė pėrballje ende tė pavendosur. Ēelsi duhet tė shėnojė tė paktėn njė herė nėse kėrkon tė kualifikohet dhe mbrojtėsi i pėrfaqėsueses angleze, Eshli Kol, mendon se Hose Mourinjo mund t'i drejtojė ata drejt fitores nė "Mestaja". "Kjo pėrballje do tė jetė tepėr e vėshtirė dhe si lojtar duhet tė kesh gjithmonė besim te vetja dhe te shoku qė ke nė krah, - tha Koli. - Mendoj se do tė shkojmė nė Spanjė dhe do tė kthehemi me fitore. Ēfarėdolloj loje qė ata do tė aplikojnė, ne nuk do ta kemi problem. Do tė shkojmė atje pėr tė fituar. Ata do tė mblidhen nė mbrojtje pėr t'u mbrojtur nga goli ynė, ndėrsa ne do ta arrijmė fitoren me ēdo kusht".
|
|
#8 09 Prill 2007 20:43
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Mestaja" pret 90 minutat e sakrificės!
Valencia shpreson qė ndeshja e sakrifikuar kundėr Atletiko Bilbaos, do tė ketė vlerat e saj nė sfidėn e kthimit kundėr anglezėve tė Ēelsit. Trajneri Kike Sanēez Flores ka lėnė pushim gjashtė lojtarė nė ndeshjen e "San Mames" dhe ka paguar ēmimin kur skuadra e tij ka kaluar nė disavantazh tė njė goli kundėr baskėve. Trajneri i Valencias ka treguar dėshpėrimin e tij nga kjo humbje, e cila i ka nxjerrė ata nga katėr skuadrat e para tė Primera Divizionit. Ai ka fajėsuar gjyqtarin Mehuto Gonzales pėr kėtė humbje. "Bėmė aq sa mundėm pėr ta fituar kėtė ndeshje, por jam i nervozuar me gjykimin, - tha ai pėr gazetarėt. - Jam i mėrzitur dhe i nervozuar me tė". E vėrteta ėshtė se Flores sakrifikoi disa lojtarė tė formacionit bazė pėr t'i ruajtur nė sfidėn kundėr Ēelsit, pas barazimit 1-1 nė "Stemford Bridge" javėn e kaluar. Ashtu si kundėrshtari i tij, Hose Mourinjo, ai ėshtė njė mjeshtėr i taktikės, duke hequr trysninė nga lojtarėt e tij. Objektivi i tij ka qenė ndeshja kundėr Ēelsit. "Duhet tė lujamė ēdo tri ditė dhe nuk mund tė hedhim nė fushė tė njėjtėn skuadėr sa herė qė luajmė, - shtoi trajneri nė konferencė pėr shtyp. - Lojtarėt tanė do tė kenė nevojė tė jenė nė maksimumin e tyre pėr ndeshjen e sotme".
Rekordi - Valencia ka shumė besim nė shanset e saj pėr kualifikim kundrejt Ēelsit, duke marrė parasysh pėrballjet e tyre tė fundit me klubet angleze si dhe rekordin pozitiv nė shtėpi. Ata nuk janė mundur nė 10 ndeshjet e fundit kundėr skuadrave angleze. Ata mundėn Arsenalin dhe Lidsin nė rrugėn drejt finales sė 2001-shit. Eliminuan Liverpulin nga faza e grupit dhe e pėrsėritėn tė njėjtėn gjė kundėr Arsenalit edhe nė sezonin tjetėr. Ata kanė pėsuar vetėm njė gol nė pesė ndeshjet e tyre nė shtėpi pėr kėtė sezon tė Ligės sė Kampioneve dhe nė kėtė pikėpamje ata duhet tė ndihen tė qetė. Qendėrmbrojtėsi Karlos Marēena ėshtė pėrsėri i pezulluar pėr incidentet nė fund tė ndeshjes kundėr Interit dhe do tė zėvendėsohet nga Raul Albiol, ndėrkohė qė Vinsente do tė mungojė pėr shkak tė dėmtimit. Fernando Morientes, golashėnuesi mė i mirė i Valencias nė Europė, me pesė gola, do tė presė rezultatet e testit pėr shpatullėn e dėmtuar.
Ēelsi - Duke lėnė mėnjanė statistikat pozitive tė Valencias kundėr klubeve angleze, Ēelsi nuk mndohet se do tė ndikohet nga e kaluara e klubeve tė tjera. Ata kanė udhėtuar drejt Spanjės nė gjendje tė mirė, pasi kanė mundur Totenhemin 1-0, fitorja e tyre e tetė radhazi pa pėsuar gol. Gjithashtu, kjo fitore ka shėrbyer pėr tė ngushtuar nė vetėm tri pikė diferencėn me Manēesterin dhe nė tė gjitha kompeticionet ata nuk munden prej 17 ndeshjesh radhazi. Pas ndeshjes sė tė martės, ata do tė pėrballen me Blekbėrnin nė gjysmėfinalen e FA Cup tė dielėn. Trajneri Mourinjo nuk ka deklaruar ndonjė lojtar tė dėmtuar pas fitores ndaj Totenhemit. Valencia do tė jetė disi mė e avantazhuar nė sajė tė rregullit pėr golin nė fushė kundėrshtare, por Ēelsi duket njė skuadėr mė e kompletuar dhe ka mundėsi tė bėjė atė qė kėrkohet pėr t'u kualifikuar. Fituesit e kėtij ēifti do tė ndeshen me fituesin e ēiftit Liverpul-PSV Eindhoven.
Driten VISHA
(20:45) Valencia - Ēelsi (1-1)
Formacionet e mundshme:
Valencia: Kanizares, Migel, Ajala, Moreti, Del Horno, Hoakin, Albelda, R.Albiol, Angulo, Silva, Vila. Tr: Sanēez Flores
Ēelsi: Ēeh, Bridxh, Karvalho, Terri, E.Kol, Makelele, Xh.Kol, Balak, Lampard, Drogba, Shevēenko. Tr: Hoze Mourinjo
Gjyqtar: Kyros Vassaras (Greece)
Gjendja disiplinore
Tė skualifikuar: K.Marēena, D.Navarro (Valencia)
Nuk luan nė gjysmėfinale nėse merr karton tė verdhė: Angulo (Valencia) / Xh.Kol, Esien, Roben, Diarra, Drogba
Shifra dhe fakte
Bilanci: 1 ndeshje
Fitore Valencia: 0
Barazime: 1
Fitore Ēelsi: 0
04.04.07 Ēelsi - Valencia 1-1
Pjesėmarrje nė gjysmėfinalet e Kupave tė Europės:
Ēelsi: 7 herė
Valencia: 7 herė
- Valencia ka pėsuar vetėm njė gol nė gjashtė ndeshjet e fundit nė Europė, por nuk ka fituar nė katėr tė fundit, si jashtė dhe brenda. - Valencia ka bilanc pozitiv kundėr klubeve angleze, ku ėshtė pėrballur 13 herė me njė klub anglez, duke humbur vetėm dy herė. Ata nuk janė mundur nė dhjetė takimet e fundit ndaj klubeve ishullore.
- Ēelsi ka pėsuar vetėm njė humbje nė gjashtė takimet e fundit nė transfertė.
- Ēelsi ėshtė mundur nė shtatė nga dhjetė ndeshjet e luajtura nė Spanjė. Fitorja e fundit, ajo kundėr Real Betisit nė ēerekfinalen Kupės sė Kupave.
Valencia: Tė ndalim Drogbanė
Trajneri i Valencias, Kike Sanēez Flores, ka parashikuar njė takim tepėr tė fortė pėr ndeshjen e kthimit kundėr Ēelsit, qė kėtė herė do tė luhet nė fushėn e spanjollėve. Rivaliteti ėshtė i madh, duke marrė parasysh qė rezultati i ndeshjes sė parė ėshtė 1-1 dhe ku Valencia ka njė avantazh tė lehtė ndaj anglezėve, nė sajė tė golit nė fushė kundėrshtare. "U larguam nga Londra me idenė se ende nuk kemi siguruar asgjė. Shanset janė ende tė barabarta, - tha trajneri Flores nė konferencė pėr shtyp ditėn e hėnė. - Parashikoj se do tė jetė njė ndeshje pak a shumė e ngjashme me atė nė Londėr. Do tė jetė tepėr fizike, shumė agresive dhe do tė vendoset nga disa detaje tė vogla. Asgjė nuk do tė vendoset pa pėrfunduar i gjithė takimi". Kike Sanēez Flores tha se sulmuesi Fernando Morientes, golashėnuesi mė i mirė i spanjollėve nė Europė, ėshtė rikuperuar nga dėmtimi nė shpatull qė i kushtoi mospjesėmarrjen nė ndeshjen e parė. "Morientes ėshtė i gatshėm pėr t'u futur nė fushė, - tha ai. - Tashmė ėshtė nė dorėn tonė tė vendosim nėse ai do tė luajė qė nga minuta e parė". Trajneri ka pranuar se ėshtė mė shumė i shqetėsuar pėr mėnyrėn se si do tė ndalė sulmuesin e Ēelsit, Didiė Drogba, autori i golit nė Londėr. "Do tė na duhet ta markojmė nga afėr dhe tė mbetemi tė fokusuar, - tha ai. - Duhet tė qėndrojmė gjatė gjithė kohės pas tij dhe ta mbajmė sa mė larg portės". Valencia humbi dy sezone radhazi shansin pėr tė fituar Ligėn e Kampioneve, pasi arriti nė 2000-shin dhe 2001-shin finalen dhe kapiteni David Albelda ka deklaruar se eksperienca e sė kaluarės shėrben vetėm pėr tė treguar se sa e vėshtirė ėshtė tė fitosh kėtė kompeticion. "Humbėm dy finale radhazi, por pėr njė klub si Valencia do tė ishte njė mrekulli e vėrtetė nėse do tė fitonte kėtė trofe. Gjithsesi, nuk na ėshtė kthyer nė fiksim, ėshtė thjesht njė dėshirė qė duhet realizuar".
Mourinjo: Do tė kualifikohemi
Hoze Mourinjo mendon se Ēelsi i tij ka njė mundėsi tė mirė pėr tė arritur nė gjysmėfinalet e Championsit, pavarėsisht nga barazimi 1-1 nė ndeshjen e parė tė luajtur nė "Mestaja". Nė ndeshjen e parė, Drogba barazoi golin e David Silvės dhe kjo i mban ende nė lojė
"blutė" pėr 90-minutėshin e kthimit. "Na duhet tė luajmė ēdo tri ditė, - tha trajneri portugez i kampionėve tė Anglisė, - gjithsesi mendoj se skuadra do tė jetė gati pėr ndeshjen e nesėrme (sotme). Do tė kualifikohemi. Normalisht ndeshjen e parė duhet ta kishim fituar, sepse presupozohet qė nė "Stamford Bridxh" duhet tė fitojmė gjithmonė, por barazimi ka lėnė gjithēka tė hapur. Kemi treguar se mund tė fitojmė nė transfertė dhe pėr kėtė besojmė me otimizėm te kualifikimi. Ata e ndiejnė veten tė favorizuar nga fakti se do tė luajnė nė fushėn e tyre, por ne jemi gati pėr ēdo lloj atmosfere. Duhet tė shėnojmė njė gol mė shumė se kundėrshtari, qoftė edhe nė kohėn shtesė..." Ka tė ngjarė qė "blutė", tė cilėt tė shtunėn fituan 1-0 ndaj Totenhemit nė Premier Ligė, ta nisin ndeshjen me njė formacion sulmues, ku Xho Kol pritet tė luajė nė vend tė Mikael Esieni, i cili nuk ėshtė nė 100% tė mundėsive fizike. Mourinjo ėshtė mjaftuar me dy fjali: "Rikthimi i Kolit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn. Ai nuk ka ende 90 minuta nė kėmbėn e tij, mund tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm nė "Mestaja". Ēelsi ka mundėsi tė bėjė atė qė nuk e ka bėrė askush mė parė nė historinė e futbollit europian: tė fitojė katėr trofe. "Carling Cup" ėshtė nė kasafortė, ndėrsa titulli nė Angli, Liga e Kampioneve dhe Kupa e Ligės janė ende tė arritshme.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 10 Prill 2007 19:05
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ēelsi, pėrmbysja sjell gjysmėfinalen
Valencia - Ēelsi 1-2 (1-1)
Shėnues: F.Morientes 32' / A.Shevēenko 52', Esien 90'
Valencia: 1 S.Kanizares, 2 Migel, 4 R.Ajala, 24 E.Moreti, 3 A.Del Horno, 15 Hoakin, 6 D.Albelda, 20 R.Albiol (16 H.Viana 72'), 21 D.Silva, 7 D.Vila, 9 F.Morientes (10 M.A.Angulo 65'). Tr: Flores
Ēelsi: 1 P.Ēeh, 19 L.Diarra (10 Xh.Kol 45'), 6 R.Karvalho, 26 Xh.Terri, 3 E.Kol, 5 M.Balak, 12-Xh.O.Mikel, 8 F.Lampard, (4 K.Makelele 90'), 11 D.Drogba, 7 A.Shevēenko (21 S.Kalu 92'). Tr: Mourinjo
Gjyqtar: K.Vasaras (Greqi)
Kartonė tė verdhė: Del Horno, Albelda, Ajala, Moreti, Esien, Balak
Njė gol i minutės sė 90-tė me autor Mikael Esien ka ndihmuar Ēelsin tė rikuperojė dhe tė mundė Valencian 2-1 nė "Mestaja", duke i drejtuar kampionėt e Anglisė drejt gjysmėfinales sė Ligės sė Kampioneve, pėr herė tė tretė nė katėr sezonet e fundit.
Pjesa e dytė Pas barazimit 1-1 nė "Stemford Bridge", skuadra angleze dukej se kishte shanse tė pakta pėr t'u kualifikuar, kur Fernando Morientes ka kaluar nė minutėn e 16-tė vendėsit nė avantazh. Megjithatė, Andrei Shevēenko ka barazuar rezultatin nga distanca e afėrt nė pjesėn e dytė dhe Ēelsi arriti tė korrė fitoren pas pėrpjekjeve tė shumta, nė sekondat e fundit, ku Esieni arriti tė mposhtė portierin Kanizares me njė goditje tė harkuar, por tė ulėt nga toka. Tashmė kampionėt e Anglisė do tė pėrballen nė gjysmėfinale me fituesin e ēiftit ēerekfinalist PSV Eindhoven-Liverpul.
Goditjet e kėndit Mourinjo mund tė jetė i dėshpėruar qė nuk ka arritur tė dalė nė avantazh nė 20 minutat e para. Edhe pse tė dyja skuadrat janė treguar shumė tė kujdesshme, Ēelsi nuk ka arritur tė pėrfitojė me anė tė goditjeve nga kėndi, dy prej tė cilave tė goditura nga Lamprardi mund tė kishin sjellė golin e fitores. Nė tė parėn, Rikardo Karvalho ka pasur mundėsi tė shėnojė njė gol tė sigurt, por ka goditur larg shtyllės. Ndėrsa Mikael Balak ka kaluar nė shkėputje mbrojtėsin italian Emiliano Moreti, por nuk ka arritur tė shkundė rrjetėn e Kanizaresit.
Vila Fakti qė Ēelsi nė mesfushė po fitonte shumicėn e dueleve, ka qenė ndihmesa mė e madhe pėr kampionėt e Anglisė. Tė besuarit e Mourinjos janė trembur disi, pasi David Albelda ka shėrbyer pėr Vilėn nė krahun e majtė. Sulmuesi i Spanjės ka kaluar disa mbrojtės dhe ka shėrbyer pėr Morientesin, goditja e tė cilit ka mposhtur portierin Petr Ēeh.
Goli i Morientes Valencia u fut shumė shpejt nė lojė dhe pėrfitoi nga njė ēast, ku as Xhon Terri, Xhon Obi Mikel ose Rikardo Karvalho nuk mund tė ndalonin harkimin e Hoakin Sanēez. Kėmba e djathtė e Morientesit ka ngritur peshė tė gjithė "Mestajėn". Disa momente mė pas, Vila ka kombinuar me Morientesin, por kėtė herė Eshli Kol ėshtė treguar vendimtar.
Shpėrblimi Loja e Ēelsit ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm, pasi Mourinjo ka ndryshuar rreshtimin nė 4-3-3 dhe mė pas ka futur Xho Kolin nė krahun e djathtė tė mbrojtjes. Ndryshimi u duk menjėherė. Kol dhe Drogba u lidhėn nė mėnyrė perfekte me njėri-tjetrin. Shtatė minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, Drogba devijoi me kokė harkimin e Esienit, por edhe pse Luis Miguel dhe Roberto Ajala mposhtėn sulmuesin afrikan, topi ra nė kėmbėt e Shevēenkos, i cili me lehtėsi mundi Kanizaresin nga njė distancė e vogėl. Mbrojtja e Valencias filloi tė kryente disa gabime dhe njė top i kthyer gabimisht nė kėmbėt e Drogbasė nė minutėn e 66-tė, ėshtė ndaluar vetėm nga Kanizares.
Goli i Esienit Duke lėnė mėnjanė faktin qė Ēelsi e kishte fituar kontrollin e ndeshjes, njė goditje e Miguel Angel Angulo mund tė kishte firmosur "tragjedinė" pėr kampionėt e Anglisė. Mė pas Kanizares ka qenė edhe njė herė tjetėr shpėtimtar i goditjes sė rrezikshme tė Balakut, por ai nuk ka arritur tė ndalė goditjen e Esienit, qė u siguroi londinezėve pėr herė tė parė avantazhin ndaj Valencias. Ēelsi do tė ndeshet nė gjysmėfinale me fituesin e ēiftit ēerekfinalist PSV Eindhoven-Liverpul.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 11 Prill 2007 17:36
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|